{"id":416084,"date":"2025-07-16T09:12:10","date_gmt":"2025-07-16T07:12:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=416084"},"modified":"2025-07-16T09:12:13","modified_gmt":"2025-07-16T07:12:13","slug":"fatura-qe-po-shteron-qumeshtin-fermeret-e-vegjel-perjashtohen-nga-tregu-mes-konfuzionit-ligjor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/fatura-qe-po-shteron-qumeshtin-fermeret-e-vegjel-perjashtohen-nga-tregu-mes-konfuzionit-ligjor\/","title":{"rendered":"Fatura q\u00eb po shteron qum\u00ebshtin\/ Fermer\u00ebt e vegj\u00ebl p\u00ebrjashtohen nga tregu mes konfuzionit ligjor"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nebiu<\/strong>* vjen \u00e7do m\u00ebngjes nga Gjiri i Lalzit n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb bagazhin e makin\u00ebs s\u00eb tij nuk ka as fruta deti, as peshk dhe as produkte t\u00eb&nbsp;importit me ambalazhe shum\u00ebngjyr\u00ebshe. Ka vet\u00ebm bidon\u00eb t\u00eb mbushur me&nbsp;qum\u00ebshtin e pes\u00eb lop\u00ebve, q\u00eb rrit me mund. Nj\u00eb rutin\u00eb q\u00eb nuk i kishte ndryshuar prej vitesh: ndalej te dyqani i Valit, n\u00eb nj\u00eb lagje t\u00eb kryeqytetit, linte qum\u00ebshtin p\u00ebr klient\u00ebt e tij besnik\u00eb dhe kthehej n\u00eb sht\u00ebpi me ca para q\u00eb i siguronin jetes\u00ebn. Kjo, deri k\u00ebt\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Vali, pronarja e dyqanit, nuk i\u2019a pranon m\u00eb&nbsp;qum\u00ebshtin.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cM\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb fatur\u00eb. S\u2019dua t\u00eb kem pun\u00eb me tatimet,\u201d i tha ajo shkurt Nebiut. Dhe ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i izoluar.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fshatin Baldushk,&nbsp;<strong>Agroni<\/strong>* mban nj\u00eb tuf\u00eb dhish. Prej koh\u00ebsh qum\u00ebshtin e \u00e7onte te nj\u00eb agroturiz\u00ebm q\u00eb e kthente n\u00eb djath\u00eb. \u201cTani m\u00eb than\u00eb duhet fatur\u00eb,\u201d rr\u00ebfen ai. Veterinari i zon\u00ebs, i vetmi q\u00eb e ka vizituar ferm\u00ebn e vog\u00ebl t\u00eb Agronit p\u00ebr ndonj\u00eb sh\u00ebrbim, i tha tro\u00e7: \u201cNuk e pret kush fatur\u00ebn. Ti s\u2019je subjekt\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb beft\u00eb, k\u00ebt\u00eb fillim korriku, qeveria\u00a0lajm\u00ebroi\u00a0nisjen e nj\u00eb aksioni t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt mes Ministris\u00eb s\u00eb Financave, Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Administrat\u00ebs Tatimore me fokus sigurin\u00eb ushqimore dhe informalitetin n\u00eb sektorin ushqimor dhe bujq\u00ebsor. Aksioni synon formalizimin e ekonomis\u00eb agroushqimore, rritjen e gjurmueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb produkteve bujq\u00ebsore, si dhe garantimin e t\u00eb drejtave t\u00eb konsumatorit p\u00ebr produkte t\u00eb kontrolluara dhe t\u00eb sigurta.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cNuk mund t\u00eb lejohet m\u00eb q\u00eb t\u2019iu shiten konsumator\u00ebve tan\u00eb prodhimeve ushqimore t\u00eb pa faturuara\u201d,<\/em>\u00a0deklaroi\u00a0kryeministri Edi Rama m\u00eb 2 korrik, gjat\u00eb nj\u00eb dialogu p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb dhe zhvillimin rural.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cDhe pas nj\u00eb periudhe jo t\u00eb gjat\u00eb, dy javore sensibilizimi, duhet t\u00eb filloj\u00eb sekuestrimi i t\u00eb gjitha mallrave ushqimore\u201d,<\/em>\u00a0shtoi\u00a0Rama.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Aksion pa nd\u00ebrgjegj\u00ebsim<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Por ndryshe nga sa deklaroi kryeministri,\u00a0administrata tatimore\u00a0u mjaftua me nj\u00eb periudh\u00eb 1-javore sensibilizimi.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cDuke filluar nga sot (dat\u00eb 7 korrik 2025) Administrata Tatimore b\u00ebn me dije se pasi ka analizuar t\u00eb dh\u00ebnat mbi aktivitetin tregtar t\u00eb k\u00ebtij sektori, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 1-javore do t\u00eb sensibilizoj\u00eb bizneset n\u00ebp\u00ebrmjet kanaleve t\u00eb saj t\u00eb komunikimit apo vizitave informuese n\u00eb terren p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e detyrimit ligjor p\u00ebr t\u00eb l\u00ebshuar fatur\u00eb t\u00eb fiskalizuar p\u00ebr produktet q\u00eb tregtojn\u00eb\u201d,<\/em>\u00a0theksonte\u00a0njoftimi i tatimeve.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, nga kula\u00e7i kaluam tek k\u00ebrba\u00e7i.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cKa hyr\u00eb n\u00eb fuqi detyrimi p\u00ebr l\u00ebshimin e fatur\u00ebs tatimore p\u00ebr \u00e7do shitje t\u00eb produkteve ushqimore, p\u00ebrfshir\u00eb ato bujq\u00ebsore dhe blegtorale, edhe nga fermer\u00ebt\u201d,<\/em>\u00a0lajm\u00ebronte\u00a0ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural.<\/p>\n\n\n\n<p>Nisma parashikon se \u00e7do operator i biznesit ushqimor (p\u00ebrfshir\u00eb fermer\u00ebt q\u00eb tregtojn\u00eb prodhimin e tyre) t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb fatur\u00eb tatimore p\u00ebr \u00e7do shitje. Ekspert\u00ebt e fush\u00ebs shpjegojn\u00eb se k\u00ebto \u2018aksione\u2019 jan\u00eb detyrime ligjore q\u00eb vijn\u00eb nga integrimi evropian.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cJan\u00eb kat\u00ebr faza q\u00eb politika bujq\u00ebsore n\u00eb koordinim me BE-n\u00eb ka hartuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb marrja e statusit vend an\u00ebtar t\u00eb rezultoj\u00eb me sa m\u00eb pak humbje biznesesh. Integrimi Europian n\u00eb Poloni, Bullgari, Rumani, Kroaci ka rezultuar me mbyllje t\u00eb rreth 80% t\u00eb operator\u00ebve p\u00ebrpunues\u201d<\/em>, shpjegon Ilir Pilku.<\/p>\n\n\n\n<p>Po si mund t\u00eb shmanget kjo situat\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri? Pilku i m\u00ebshon nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cOrganizimi i fushatave t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit p\u00ebr p\u00ebrpunuesit e vegj\u00ebl mbi standardet e BE-s\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb Rregulloren p\u00ebr higjien\u00ebn, p\u00ebr produktet me origjin\u00eb shtazore dhe kontrollin zyrtar. E dyta, realizimi i inspektimeve paraprake vullnetare nga AKU ose bashkit\u00eb p\u00ebr t\u00eb identifikuar boshll\u00ebqet n\u00eb infrastruktur\u00eb dhe procedura. S\u00eb treti, trajnimi i stafit mbi higjien\u00ebn personale, praktikat e mira t\u00eb prodhimit, gjurmueshm\u00ebrin\u00eb dhe bazat e sistemit HA\u00c7P. Dhe e fundit, ngritja e rrjeteve t\u00eb komunikimit p\u00ebr ndarjen e praktikave t\u00eb mira nd\u00ebrmjet p\u00ebrpunuesve\u201d,<\/em>&nbsp;p\u00ebrfundon Pilku.<\/p>\n\n\n\n<p>Mir\u00ebpo fermer\u00ebt, tregtar\u00ebt por edhe konsumator\u00ebt jan\u00eb gjetur t\u00eb pa-informuar. Dhe k\u00ebt\u00eb e v\u00ebrtetoi m\u00eb s\u00eb miri jo vet\u00ebm Nebiu dhe Agroni por edhe\u00a0video\u00a0virale e treg\u00ebtares s\u00eb rigonit n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Fatur\u00eb, fatur\u00eb, fatur\u00eb\u2026<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sipas\u00a0ligjit\u00a0nr. 92\/2014 \u201cP\u00ebr Tatimin mbi Vler\u00ebn e Shtuar\u201d,\u00a0fermer\u00ebt\u00a0q\u00eb shesin produkte bujq\u00ebsore nuk jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb l\u00ebshojn\u00eb fatur\u00eb tatimore. Ata regjistrohen vet\u00ebm pran\u00eb tatimeve, pa qen\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb regjistrohen si biznese n\u00eb QKB, t\u00eb mbajn\u00eb kontabilitet apo t\u00eb l\u00ebshojn\u00eb fatur\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky p\u00ebrjashtim \u00ebsht\u00eb konfirmuar edhe n\u00eb ligjin nr. 87\/2019 \u201cP\u00ebr fatur\u00ebn dhe sistemin e monitorimit t\u00eb qarkullimit\u201d, ku p\u00ebrcaktohet se detyrimin p\u00ebr l\u00ebshimin e fatur\u00ebs e ka bler\u00ebsi i produktit q\u00eb zakonisht \u00ebsht\u00eb grumbulluesi, baxhoja ose p\u00ebrpunuesi.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads.adsense.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=138&amp;loc=https%3A%2F%2Fboldnews.al%2F2025%2F07%2F15%2Ffatura-qe-po-shteron-qumeshtin-fermeret-e-vegjel-perjashtohen-nga-tregu-mes-konfuzionit-ligjor%2F&amp;referer=https%3A%2F%2Fboldnews.al%2Fcategory%2Fpolitike%2F&amp;cb=5e4007ddec\" alt=\"\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>Autofatura l\u00ebshohet nga bler\u00ebsi (p\u00ebrpunuesi apo grumbulluesi), n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shit\u00ebsit (fermerit), n\u00eb rastet kur fermeri \u00ebsht\u00eb i pajisur me NIPT dhe b\u00ebn shitje pa fatur\u00eb TVSH-je p\u00ebr xhiron me vler\u00eb deri 10 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vit.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb praktik\u00eb, shum\u00eb prej tyre refuzojn\u00eb t\u00eb l\u00ebshojn\u00eb autofatura pasi nuk p\u00ebrfitojn\u00eb m\u00eb nga skema e m\u00ebparshme e kompensimit t\u00eb TVSH-s\u00eb. Me ndryshimet e fundit, blerjet nga fermer\u00ebt jan\u00eb me TVSH 0%, nd\u00ebrsa shitja \u00ebsht\u00eb me 20%. Kjo ka \u00e7uar n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku grumbulluesit dhe p\u00ebrpunuesit nuk arrijn\u00eb t\u00eb rimbursojn\u00eb TVSH-n\u00eb dhe shmangin formalizimin, duke i mbyllur rrug\u00ebn prodhuesit.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndaj, aksioni i nd\u00ebrmarr\u00eb s\u00eb fundmi prek drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti p\u00ebrpunuesit dhe grumbulluesit e produkteve bujq\u00ebsore. Sipas\u00a0udh\u00ebzimeve\u00a0t\u00eb administrat\u00ebs tatimore, k\u00ebta subjekte jan\u00eb t\u00eb detyruar q\u00eb, gjat\u00eb blerjes s\u00eb produkteve nga fermer\u00ebt, t\u00eb p\u00ebrdorin autofatur\u00ebn si mjet p\u00ebr dokumentimin e transaksionit, ku informaliteti tek ta ka rezultuar i lart\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrfundimi<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga viti 2014, numri i&nbsp;bag\u00ebtive&nbsp;n\u00eb Shqip\u00ebri ka r\u00ebn\u00eb me mbi 45%. Vendi ka gjithnj\u00eb e m\u00eb pak lop\u00eb, m\u00eb pak dele, m\u00eb pak dhi, m\u00eb pak mish e qum\u00ebsht. Por mesa duket do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb fatura. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb prodhimin vendas, shteti k\u00ebrkon llogari p\u00ebr nj\u00eb sistem q\u00eb, sipas ligjit, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e bujkut, por e grumbulluesit apo p\u00ebrpunuesit. Vet\u00ebm se k\u00ebta t\u00eb fundit nuk duan t\u00eb l\u00ebshojn\u00eb fatura sepse humbasin para nga skema e TVSH-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb strukture q\u00eb mb\u00ebshtet prodhuesin e vog\u00ebl, Shqip\u00ebria po shkon drejt importit t\u00eb bulmetrave dhe shkat\u00ebrrimit t\u00eb&nbsp;blegtoris\u00eb&nbsp;s\u00eb mbetur.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa, aksioni i nd\u00ebrmarr\u00eb, pa fushata t\u00eb v\u00ebrteta informimi, pa trajnime, pa nj\u00eb kalendar tranzicioni t\u00eb qart\u00eb dhe pa asnj\u00eb ndihm\u00eb teknike apo financiare p\u00ebr fermerin do t\u00eb prodhoj\u00eb penalizime. Dhe n\u00eb nj\u00eb terren ku vet\u00eb institucionet kan\u00eb d\u00ebshtuar p\u00ebr vite me radh\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb formalizimi, k\u00ebrkesa kaq e prer\u00eb p\u00ebr fatur\u00eb kthehet n\u00eb barr\u00eb. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit, zbatimi i ligjit i ngjan m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb nd\u00ebshkimi sesa nj\u00eb reforme. Dhe si \u00e7do aksion q\u00eb nis me forc\u00eb dhe jo me kuptim, rrezikon t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb q\u00ebllimin, por edhe \u2018drejt\u00ebsin\u00eb\u2019 q\u00eb pretendon t\u00eb sjell\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><em>*Emrat jan\u00eb nd\u00ebrruar p\u00ebr t\u00eb ruajtur privat\u00ebsin\u00eb e fermer\u00ebve q\u00eb ndan\u00eb historin\u00eb e tyre.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>\/ Esmeralda Alla \/\u00a0Faktoje<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nebiu* vjen \u00e7do m\u00ebngjes nga Gjiri i Lalzit n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb bagazhin e makin\u00ebs s\u00eb tij nuk ka as fruta deti, as peshk dhe as produkte t\u00eb&nbsp;importit me ambalazhe shum\u00ebngjyr\u00ebshe. Ka vet\u00ebm bidon\u00eb t\u00eb mbushur me&nbsp;qum\u00ebshtin e pes\u00eb lop\u00ebve, q\u00eb rrit me mund. Nj\u00eb rutin\u00eb q\u00eb nuk i kishte ndryshuar prej vitesh: ndalej te dyqani [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":416085,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,6032,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-416084","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize-en","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/416084","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=416084"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/416084\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":416086,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/416084\/revisions\/416086"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/416085"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=416084"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=416084"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=416084"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}