{"id":416159,"date":"2025-07-18T12:34:54","date_gmt":"2025-07-18T10:34:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=416159"},"modified":"2025-07-18T12:35:00","modified_gmt":"2025-07-18T10:35:00","slug":"azilet-me-dhne-rrezik-korrupsion-dhe-pa-mjeke-rrefehen-te-moshuarit-drejtoresha-na-vjedh-leket","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/azilet-me-dhne-rrezik-korrupsion-dhe-pa-mjeke-rrefehen-te-moshuarit-drejtoresha-na-vjedh-leket\/","title":{"rendered":"Azilet me dh*n\u00eb, rrezik, korrupsion dhe pa mjek\u00eb! Rr\u00ebfehen t\u00eb moshuarit: Drejtoresha na vjedh lek\u00ebt!"},"content":{"rendered":"<p>Prej shum\u00eb vitesh i moshuari Rrapi Bregu endet rrug\u00ebve t\u00eb kryeqytetit. Pavar\u00ebsisht se ka punuar 40 vite, ai nuk p\u00ebrfiton pension, \u00e7do dit\u00eb nuk e ka t\u00eb sigurt\u00eb n\u00ebse do t\u00eb mbetet gjall\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, Rrapi ka fjetur posht\u00eb urave t\u00eb Lan\u00ebs, n\u00eb ndonj\u00eb stol ose trotuar n\u00eb mes t\u00eb t\u00eb ftohtit t\u00eb dimrit dhe vap\u00ebs s\u00eb ver\u00ebs. 73-vje\u00e7arit pasi i prish\u00ebn vil\u00ebn dykat\u00ebshe q\u00eb ndodhej pran\u00eb Fabrik\u00ebs s\u00eb Miellit, buz\u00eb lumit Lana e shp\u00ebrblyen me nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb ul\u00ebt prej 12 milion\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb vjetra, lek\u00eb me t\u00eb cilat do t\u00eb paguante qiran\u00eb e banes\u00ebs ku do t\u00eb jetonte. Por, p\u00ebrtej munges\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb dhe munges\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb jet\u00ebn e tij, ai tashm\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrballet me humbjen e bashk\u00ebshortes. I moshuari ka jetuar nj\u00eb vit n\u00eb Qendr\u00ebn Sociale \u201cStreh\u00ebza Tiran\u00eb\u201d, por edhe k\u00ebtu do ta shoq\u00ebronte \u201cfati i keq\u201d, e nxor\u00ebn jasht\u00eb duke i treguar rrug\u00ebn. Dhimbje pas dhimbje q\u00eb p\u00ebr Rrapi Bregun \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tragjedi, q\u00eb mund t\u2019i ndodh\u00eb kujtdo, edhe ty q\u00eb po na sheh.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKam 40 vite pun\u00eb por nuk kam t\u00eb regjistruar asnj\u00eb dit\u00eb mbi veten time, m\u00eb kan\u00eb humbur t\u00eb gjitha. Jam interesuar nuk ekziston asgj\u00eb, nd\u00ebrmarrja u b\u00eb copa, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pallate. Jam Rrapi Bregu, kam punuar shofer, m\u00eb vdiq gruaja, f\u00ebmij\u00eb nuk kam. Erdha k\u00ebtu n\u00eb azil n\u00eb k\u00ebt\u00eb qendr\u00ebn sociale q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebtu bashkia, as vitin nuk e mbusha atje, p\u00ebrse m\u00eb ndoq\u00ebn nj\u00eb zot e di, un\u00eb nuk di gj\u00eb. Kam shkuar tek ato drejtoreshat q\u00eb jan\u00eb tek Torre Drini nuk m\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb sakt\u00eb\u201d, tregoi Rrapi Bregu. Pasi e nxor\u00ebn nga Qendra Sociale \u201cStreh\u00ebza Tiran\u00eb\u201d Rrapi u end s\u00ebrish rrug\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs deri sa gjeti nj\u00eb dhom\u00eb 4 m\/2 me nj\u00eb \u00e7ati t\u00eb sajuar me llamarina dhe mushama pran\u00eb ish-Uzin\u00ebs s\u00eb Traktor\u00ebve. 73-vje\u00e7arit do t\u2019i bashkoheshin edhe dy shok\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ishin nxjerr\u00eb jasht\u00eb nga qendra sociale.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>D\u00cbSHMIA<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u201cE gjet\u00ebm k\u00ebt\u00eb k\u00ebshtu, hym\u00eb k\u00ebtu brenda, erdhi ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb si tip p\u00ebrgjegj\u00ebsi k\u00ebtu, nuk donte t\u00eb na linte, jan\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb k\u00ebto, jan\u00eb t\u00eb shtetit. Por i thash\u00eb: \u201cMir\u00eb t\u00eb tjerat q\u00eb m\u00eb humb\u00ebn pensioni, t\u00eb gjitha k\u00ebto, por edhe p\u00ebr t\u00eb fjetur nuk do t\u00eb m\u00eb lini t\u00eb futem k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb kotecin\u201d. \u201cJetojm\u00eb k\u00ebtu tre veta\u201d, tha 73- vje\u00e7ari. Ata jetojn\u00eb pa asnj\u00eb kusht minimal n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku kan\u00eb improvizuar tre krevate t\u00eb nd\u00ebrtuar me sfungjer\u00eb, baleta druri dhe blloqe betoni q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e krevatit. P\u00ebr ushqimin e ndihmojn\u00eb institucionet fetare, por edhe njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb zem\u00ebr t\u00eb mir\u00eb, ku i sigurojn\u00eb nj\u00eb vakt, larjen n\u00eb dush nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jav\u00eb dhe larjen e rrobave.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cK\u00ebtu vet\u00ebm q\u00eb nuk kam kushte, p\u00ebr t\u2019u lar\u00eb shkoj tek motrat katolike nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jav\u00eb. L\u00eb t\u00eb palarat dhe marr t\u00eb larat. Asgj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr\u201d. Tani vete atje tek shkolla e kuqe, dhe buk\u00ebn atje e marr, urdh\u00ebro, na i jep ai i Shkoll\u00ebs s\u00eb Kuqe, e di q\u00eb jemi p\u00ebrjashta na thot\u00eb: \u201cMerreni edhe k\u00ebt\u00eb ta hani p\u00ebr dark\u00eb, buk\u00eb that\u00eb\u201d. Po t\u00eb kemi ndonj\u00eb makarona ose vez\u00eb, i kemi edhe k\u00ebto, bombola nuk ka gaz, nuk kemi lek\u00eb ta mbushim m\u00eb, nuk gatuajm\u00eb dot\u201d, rr\u00ebfeu i moshuari Rrapi Bregu. Brenda streh\u00ebs ku fle i moshuari dhe dy shok\u00ebt e tij shikon baleta me d\u00ebrrasa, sfungjer q\u00eb ka improvizuar krevatin. Nj\u00eb skamje q\u00eb t\u00eb trishton, kalon kufijt\u00eb e \u00e7do dhimbjeje njer\u00ebzore. Fatkeq\u00ebsisht askush nuk ka v\u00ebn\u00eb dor\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr dhe ta ndihmoj\u00eb me nj\u00eb streh\u00eb q\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb vitet e pleq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKam nj\u00eb cop\u00eb sfungjeri k\u00ebtu, shtruar edhe k\u00ebt\u00eb batanijen, edhe k\u00ebto dy baletat shtruar dy d\u00ebrrasat posht\u00eb, ndonj\u00eb bllok dhe asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Bie shi k\u00ebtu bie shiu ku \u00ebsht\u00eb ajo goca, nga lart\u00eb prap\u00eb, bie shi, mblodha ca mbushma andej dhe i solla k\u00ebtu, kur t\u00eb mbarojn\u00eb k\u00ebta marangoz\u00ebt do t\u2019iu lutem kur t\u00eb mos ken\u00eb pun\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00eb ndihmojn\u00eb t\u2019i vendosin nj\u00eb \u00e7ik lart se un\u00eb nuk jam i zoti, as un\u00eb as k\u00ebta\u201d, shpjegoi 73-vje\u00e7ari.<\/p>\n\n\n\n<p>I moshuari p\u00ebrballet edhe me probleme sh\u00ebndet\u00ebsore, \u00e7do muaj i duhen 150 mij\u00eb lek\u00eb ila\u00e7e, para t\u00eb cilat nuk i siguron dot. P\u00ebr pak koh\u00eb do t\u2019i n\u00ebnshtrohet nj\u00eb operacioni p\u00ebr zemr\u00ebn, i cili \u00ebsht\u00eb vendimtar p\u00ebr jet\u00ebn e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cUn\u00eb jam i s\u00ebmur\u00eb nga zemra kam nj\u00eb valvul me defekt, valvul\u00ebn e majt\u00eb, pres t\u00eb m\u00eb fusin n\u00eb operacion, por se kur do t\u00eb vij\u00eb dita q\u00eb do t\u00eb m\u00eb fusin n\u00eb operacion nuk e di. Me tension dhe t\u00eb gjitha, kam qesen me ila\u00e7e, marr 150 mij\u00eb lek\u00eb ila\u00e7e n\u00eb muaj. Ato ila\u00e7e dy her\u00eb m\u2019i ka bler\u00eb prifti i kish\u00ebs ortodokse, nj\u00ebher\u00eb m\u2019i blen\u00eb ato katoliket, por nuk mund t\u00eb k\u00ebrkoj aty \u00e7do muaj lek\u00eb p\u00ebr ila\u00e7et se dhe ato jan\u00eb me kushte t\u00eb v\u00ebshtira. 150 mij\u00eb lek\u00eb nuk jan\u00eb pak ila\u00e7et. Nga qeveria k\u00ebrkoj t\u00eb m\u00eb ndihmojn\u00eb t\u00eb b\u00ebhem operacion dhe po t\u00eb munden t\u00eb m\u00eb fusin diku n\u00eb nj\u00eb garsoniere q\u00eb t\u00eb kem nj\u00eb banj\u00eb t\u00eb lahem\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKjo ishte jeta ime, p\u00ebrfundoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb kotecin k\u00ebtu si\u00e7 e shikoni juve\u201d, tha Rrapi Bregu.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>PREJ STREH\u00cbS N\u00cb GREMIN\u00cb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, ekzistojn\u00eb aktualisht gjasht\u00eb qendra rezidenciale publike p\u00ebr t\u00eb moshuar n\u00eb Tiran\u00eb, Shkod\u00ebr, Kavaj\u00eb, Fier, Gjirokast\u00ebr dhe Poli\u00e7an. K\u00ebto institucione, t\u00eb krijuara p\u00ebr t\u00eb ofruar p\u00ebrkujdesje bazike, jetes\u00eb t\u00eb sigurt dhe ndihm\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore, kan\u00eb vite q\u00eb p\u00ebrballen me munges\u00eb fondesh, munges\u00eb stafesh t\u00eb trajnuara dhe infrastruktur\u00eb t\u00eb degraduar. Azilet private p\u00ebr t\u00eb moshuarit jan\u00eb me kosto t\u00eb lart\u00eb pagese mbi 50 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja, vet\u00ebm pak persona mund ta p\u00ebrballojn\u00eb shpenzime t\u00eb tilla. Pamund\u00ebsia financiare, jetesa vet\u00ebm me nj\u00eb pension minimal i detyron t\u2019i drejtohen si zgjidhje azileve publike.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cK\u00ebtu jemi t\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb jemi n\u00eb pragun e (shenj\u00eb d.m.th vdekjes). Jemi t\u00eb s\u00ebmur\u00eb fizikisht, shpirt\u00ebrisht dhe mend\u00ebrisht, dikush m\u00eb shum\u00eb dikush m\u00eb pak, jan\u00eb njer\u00ebz problematik\u00eb\u201d, tregoi i moshuari n\u00eb azilin e Kavaj\u00ebs. \u00c7do dit\u00eb n\u00eb k\u00ebto azile banor\u00ebt p\u00ebrballen me kushte q\u00eb nuk p\u00ebrputhen me asnj\u00eb standard europian t\u00eb p\u00ebrkujdesit social. T\u00eb ulur n\u00eb stolat e oborreve, shum\u00eb prej tyre kalojn\u00eb or\u00eb t\u00eb t\u00ebra n\u00eb heshtje, pa aktivitete, pa shpres\u00eb. Me hapa t\u00eb ngadalt\u00eb dhe z\u00ebra t\u00eb lodhur, p\u00ebrpiqen t\u00eb tregojn\u00eb shqet\u00ebsimet e tyre. Nga pas, gjithmon\u00eb i ndjek frika se nj\u00eb fjal\u00eb e gabuar mund t\u2019i kushtoj\u00eb m\u00eb pak p\u00ebrkujdesje nga stafi.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>SKANDALI ME USHQIMET<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb qendrat rezidenciale p\u00ebr t\u00eb moshuarit nuk mungon kuzhina, por problem \u00ebsht\u00eb ushqimi pa cil\u00ebsi. Supa e holl\u00eb e cila ka m\u00eb shum\u00eb uj\u00eb se sa oriz dhe makarona, gjell\u00eb me fasule q\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se i gjen kokrrat e fasules n\u00eb pjat\u00eb. Qep\u00eb e domate p\u00ebr drek\u00eb nuk mjaftojn\u00eb, q\u00eb t\u00eb moshuarit t\u00eb marrin kalorit\u00eb e&nbsp;mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb kryer l\u00ebvizjet e nevojshme. Shpesh her\u00eb t\u00eb moshuarit, me ato pak qindarka q\u00eb iu mbeten dalin nga azilet dhe blejn\u00eb vet\u00eb ushqime n\u00eb dyqanet m\u00eb t\u00eb af\u00ebrta. \u201cDjath\u00eb, na bien nj\u00eb djath\u00eb shum\u00eb t\u00eb keq me krip, nuk hahet\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMarrin tek ai Mireli, ai qum\u00ebshti \u00ebsht\u00eb gjysm\u00eb p\u00ebr gjysm\u00eb me uj\u201d. Edhe gjalpin q\u00eb japin \u00ebsht\u00eb margarin\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb gjalp\u00eb\u201d, tregoi i moshuari i azilit n\u00eb \u201cAli Demi\u201d. Gati shumica e t\u00eb moshuarve e kan\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb kujdesen p\u00ebr veten, t\u00eb gatuajn\u00eb, t\u00eb lajn\u00eb rrobat, t\u00eb pastrojn\u00eb. Ata i kan\u00eb syt\u00eb e tyre tek personeli i azilit, i cili ofron sh\u00ebrbim sipas fondeve q\u00eb ofrohen nga Sh\u00ebrbimi Social Shtet\u00ebror, Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Bashkit\u00eb. \u201cSi n\u00eb azil jemi, azil \u00ebsht\u00eb\u201d. \u201cAzili si azil \u00ebsht\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb t\u00eb them\u201d, tha nj\u00eb i moshuar i azilit t\u00eb Fierit. Shpesh her\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb ushqimeve me cil\u00ebsi t\u00eb dob\u00ebt, banor\u00ebt e k\u00ebtyre azileve s\u00ebmuren dhe p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb spitale dhe p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs q\u00eb mbizot\u00ebron n\u00eb k\u00ebto ambiente jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb \u201cky\u00e7in\u201d goj\u00ebn. \u201cUshqimin na e japin keq, sesi e b\u00ebjn\u00eb nuk e di\u201d \u201cM\u00eb vjen p\u00ebr t\u00eb vjell\u00eb\u201d. \u201cKam pir\u00eb ila\u00e7e kam qen\u00eb duke vdekur, m\u00eb mori Fatosi m\u00eb \u00e7oi tek spitali, mora ila\u00e7e\u201d, tregoi nj\u00eb tjet\u00ebr banor i azilit t\u00eb Kavaj\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>MUNGESA E AUTOAMBULANC\u00cbS N\u00cb URGJENC\u00cb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb nga problemet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb konstatuara \u00ebsht\u00eb mungesa totale e mjeteve t\u00eb transportit mjek\u00ebsor. N\u00eb rast se nj\u00eb i moshuar s\u00ebmuret r\u00ebnd\u00eb, institucionet nuk kan\u00eb ambulanca apo automjete p\u00ebr ta d\u00ebrguar n\u00eb spital. N\u00eb disa raste, punonj\u00ebsit jan\u00eb detyruar t\u00eb th\u00ebrrasin ndihm\u00ebn e shpejt\u00eb nga qyteti ose t\u00eb presin or\u00eb t\u00eb t\u00ebra p\u00ebr nj\u00eb mjet transporti. Kthimi n\u00eb institucion pas rehabilitimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr sfid\u00eb. N\u00eb shum\u00eb raste, t\u00eb moshuarit jan\u00eb detyruar t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019duhet n\u00eb spitale publike, p\u00ebr shkak se azili nuk mund t\u2019i t\u00ebrheq\u00eb me mjetet e veta, por vet\u00ebm kur i sjell\u00eb ambulanca. Ky fakt konfirmohet nga vet\u00eb t\u00eb moshuarit n\u00eb Tiran\u00eb, Fier, Poli\u00e7an dhe Kavaj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Gazetari: Azili a ka vet\u00eb ambulanc\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>I moshuari: Jo, nuk ka fare<\/p>\n\n\n\n<p>I moshuari: Jo! Doktor nuk kemi, infermiere, po, ka<\/p>\n\n\n\n<p>Gazetari: Po p\u00ebr dentist si ia b\u00ebni? Kemi apo nuk keni?<\/p>\n\n\n\n<p>I moshuari: Jo, nuk kemi dentist<\/p>\n\n\n\n<p>Gazetari: Po kontrolle me dentist a ju b\u00ebjn\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>I moshuari: Jo, nuk na b\u00ebjn\u00eb kontrolle<\/p>\n\n\n\n<p>I moshuari: Mua nuk m\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb protezat, i thash\u00eb drejtoresh\u00ebs. M\u00eb tha: Ka ngjit\u00ebse n\u00eb farmaci, ngjiti me at\u00eb. Asnj\u00eb kontroll, Asnj\u00eb parandalim dhe kujdesi sh\u00ebndet\u00ebsor i pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Problemet sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb mosh\u00ebn e tret\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb rralla. Por \u00e7far\u00eb ndodh kur askush nuk kujdeset p\u00ebr ta? Sipas Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, shumica e institucioneve nuk ofrojn\u00eb vizita t\u00eb rregullta mjek\u00ebsore, nuk kan\u00eb mjek\u00eb t\u00eb angazhuar me kontrat\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe mungojn\u00eb totalisht trajnimet mbi geriatrin\u00eb dhe gerontologjin\u00eb. Geriatrina \u00ebsht\u00eb specialiteti mjek\u00ebsor i dedikuar p\u00ebr ofrimin e kujdesit me cil\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb me fokus sh\u00ebrbimin ndaj pacient\u00ebve t\u00eb moshuar. N\u00eb vendin ton\u00eb, edhe&nbsp;pse numri i t\u00eb moshuarve po vjen gjithnj\u00eb e n\u00eb rritje, personeli mjek\u00ebsor nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrgatitur p\u00ebr sh\u00ebrbime ndaj k\u00ebsaj kategorie. Pas t\u00eb 60-ve kostoja mjek\u00ebsore e jetes\u00ebs rritet shum\u00eb, sidomos te 70-80-vje\u00e7ar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbim intensiv. Ky problem rrit nevojat p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb mjek\u00eb dhe infermier\u00eb, sidomos p\u00ebr Geriartri. Rreth 40% e t\u00eb moshuarve n\u00eb Shqip\u00ebri vuajn\u00eb nga s\u00ebmundje kronike dhe jetojn\u00eb n\u00eb varf\u00ebri, duke p\u00ebrkeq\u00ebsuar sfidat e tyre sh\u00ebndet\u00ebsore. Nevoja p\u00ebr kujdes t\u00eb vazhduesh\u00ebm po rritet me shpejt\u00ebsi, por m\u00eb shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb fakti se ky problem nuk ka arritur ende n\u00eb vesh\u00ebt e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Duhet evidentuar se kjo e fundit nuk \u00ebsht\u00eb se ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt. S\u00ebmundjet m\u00eb t\u00eb shpeshta nga t\u00eb cilat vuajn\u00eb t\u00eb moshuarit jan\u00eb diabeti, tensioni i lart\u00eb i gjakut, s\u00ebmundjet e zemr\u00ebs dhe problemet respirator\u00eb. M\u00eb keq akoma, vizitat dentare jan\u00eb inekzistente. Higjiena orale, q\u00eb \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr sh\u00ebndetin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm, nuk promovohet, nuk monitorohet dhe nuk konsiderohet prioritet. Burime zyrtare pohojn\u00eb se qendrat rezidenciale p\u00ebr t\u00eb moshuarit nuk disponojn\u00eb sh\u00ebrbim dentar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kategori dhe ata duhet t\u00eb shkojn\u00eb privatisht tek dentisti me shpenzimet e tyre. N\u00eb dosjet e personelit mjek\u00ebsor mungojn\u00eb kontratat, certifikatat e trajnimeve dhe vler\u00ebsimet periodike. Mungesa i detyron t\u00eb moshuarit t\u00eb paguajn\u00eb nga xhepi i tyre p\u00ebr marrjen e sh\u00ebrbimit sepse n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt rrezikojn\u00eb t\u00eb ngelen pa mjekim. Trajtimi mjek\u00ebsor n\u00eb klinikat private ka kosto t\u00eb lart\u00eb, duke i detyruar ata t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb borxhe pasi me pensionin e tyre mezi nxjerrin muajin.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>MOSRESPEKTIMI I LIGJIT P\u00cbR PENSIONIN SOCIAL<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto institucione, t\u00eb moshuarit q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb ardhura p\u00ebrfitojn\u00eb pension social prej 6 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb muaj. Ky p\u00ebrfitim nuk p\u00ebrputhet me mosh\u00ebn ligjore p\u00ebr p\u00ebrfitimin e pensionit, q\u00eb sipas ligjit \u00ebsht\u00eb 70 vje\u00e7 dhe bie ndesh me ligjin p\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore. Nd\u00ebrsa diferenca n\u00eb mosh\u00eb mund t\u00eb duket teknike, n\u00eb praktik\u00eb ajo krijon precedent\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm dhe \u00e7on n\u00eb keqadministrimin e fondeve publike. \u201cMe nivelin e pensioneve dhe n\u00eb nivelin maksimal n\u00eb fakt n\u00eb Shqip\u00ebri e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb nevojat baz\u00eb. Dhe jo t\u00eb mendosh q\u00eb nj\u00eb pension diku tek 100 euro ti mbash 40% q\u00eb i bie t\u2019i l\u00ebsh 60 euro p\u00ebr shpenzime t\u00eb tjera. Me 60 euro nj\u00eb pensionist nuk mund t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb nevojat as p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamundur p\u00ebr tre dit\u00eb dhe jo t\u00eb mendosh t\u00eb p\u00ebrmbushen nevojat e nj\u00eb muaji\u201d,- shpjegoi ekspertja e ekonomis\u00eb Romina Radoshiq.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>STAF I PAMJAFTUESH\u00cbM DHE PA TRAJNIME<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sh\u00ebrbimi i kujdestaris\u00eb n\u00eb qendrat rezidenciale \u00ebsht\u00eb jetik. N\u00eb realitet, raporti i kujdestarit me banor\u00ebt \u00ebsht\u00eb shpesh 1 me 8 apo m\u00eb shum\u00eb, ndon\u00ebse standardi k\u00ebrkon 1 me 5. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, shumica e stafit \u00ebsht\u00eb me koh\u00eb t\u00eb pjesshme, pa trajnim t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr trajtimin e t\u00eb moshuarve me s\u00ebmundje kronike, me \u00e7rregullime mendore apo me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara. Sipas auditit, dosjet e stafit shpesh nuk p\u00ebrmbajn\u00eb dokumentacion t\u00eb&nbsp;plot\u00eb, mungojn\u00eb vler\u00ebsimet vjetore dhe nuk ka ndonj\u00eb sistem p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin profesional t\u00eb punonj\u00ebsve.<\/p>\n\n\n\n<p>Jet\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, dhoma t\u00eb mbipopulluara. Shumica e k\u00ebtyre institucioneve, t\u00eb moshuarit jan\u00eb t\u00eb vendosur n\u00eb dhoma me 3 ose 4 shtret\u00ebr, ndon\u00ebse sipas standardeve, nj\u00eb dhom\u00eb me tre shtret\u00ebr duhet t\u00eb ket\u00eb minimumi 18 m2 hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorshme. N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, nuk respektohet as hap\u00ebsira minimale, as privat\u00ebsia e nevojshme p\u00ebr dinjitet njer\u00ebzor. T\u00eb moshuarit ndajn\u00eb gjith\u00e7ka dhom\u00ebn, ambientet sanitare, dhimbjet dhe heshtjen. Godinat jan\u00eb t\u00eb vjetruara, jo gjithmon\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatura p\u00ebr njer\u00ebz me l\u00ebvizshm\u00ebri t\u00eb kufizuar dhe kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr investime urgjente n\u00eb infrastruktur\u00eb. \u201c\u00c7a vendi, kudo vendi krimbur \u00ebsht\u00eb. K\u00ebtu (Fier) kan\u00eb qen\u00eb nga Berati dhe kan\u00eb ikur, nga Poshnja ishte nj\u00ebri, iku po b\u00ebn\u00eb dy muaj. Nuk i p\u00eblqeu kushtet\u201d, tregoi nj\u00eb prej t\u00eb moshuarve t\u00eb azilit t\u00eb Fierit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>RASTE DHUNE DHE KUJDES MENDOR I MUNGUAR<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e banor\u00ebve n\u00eb k\u00ebto qendra vuajn\u00eb nga \u00e7rregullime mendore, demenc\u00eb, depresion, \u00e7rregullime ankthi apo sjellje agresive. Nga verifikimet e \u201cVetting\u201d rezulton se azilet nuk kan\u00eb t\u00eb angazhuar psikiat\u00ebr dhe nuk ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kategori. T\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt bashk\u00ebjetojn\u00eb, pavar\u00ebsisht gjendjes s\u00eb tyre mendore, gj\u00eb e cila rrit rrezikun p\u00ebr konflikte dhe p\u00ebrkeq\u00ebson gjendjen e t\u00eb gjith\u00eb komunitetit. Kategoria q\u00eb ka probleme t\u00eb sh\u00ebndetit mendor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem serioz, q\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb azilant\u00ebt e tjer\u00eb p\u00ebrmes zhurm\u00ebs s\u00eb vazhdueshme gjat\u00eb or\u00ebve t\u00eb nat\u00ebs. N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve i vendosin disa persona t\u00eb s\u00ebmur\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dhom\u00eb p\u00ebr or\u00eb ose dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra, duke pasur edhe raste dhune. \u201cPrivati nuk t\u00eb lejon po t\u00eb jesh i s\u00ebmur\u00eb mend\u00ebrisht nuk t\u00eb qasin n\u00eb azil. Kurse k\u00ebtu (azili shtet\u00ebror) \u00e7far\u00eb nuk hyn\u00eb! K\u00ebtu jan\u00eb gati 20 (persona me probleme t\u00eb sh\u00ebndetit mendor).\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cB\u00ebjn\u00eb zhurm\u00eb, zihen, u bien dyerve, ata (infermieri) iu b\u00ebn\u00eb qet\u00ebsues. Un\u00eb po them t\u00eb s\u00ebmur\u00eb mendor, ti thua\u2026\u201d tregoi nj\u00eb tjet\u00ebr i moshuar i azilit t\u00eb Fierit. \u201cI l\u00ebn\u00eb ve\u00e7 e ve\u00e7 apo bashk\u00eb n\u00eb dhom\u00eb (t\u00eb moshuarit me probleme te shendetit mendor). Nuk ka kushte ve\u00e7 e ve\u00e7, bashk\u00eb si n\u00eb kooperativ\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb k\u00ebshtu i mbledhin bashke n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb\u201d, citoi i moshuari. I moshuari n\u00eb azilin e \u201cAli Demit\u201d n\u00eb Tiran\u00eb tregon se \u00ebsht\u00eb dhunuar nga shoku i tij i dhom\u00ebs, i cili ka probleme t\u00eb sh\u00ebndetit mendor. Pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb ankuar tek drejtuesja e k\u00ebtij institucioni, ndaj tij nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb. \u201cK\u00ebshtu ka njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb me probleme mendore, nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb skizofren e rrahu shokun e dhom\u00ebs dhe nuk e qas n\u00eb dhom\u00eb edhe policia nuk ka \u00e7far\u00eb ti b\u00ebj\u00eb. \u00cbsht\u00eb psikopat, pijanec, i dhunsh\u00ebm. Ja shenja e dhun\u00ebs q\u00eb kam n\u00eb krah (*tregon mavijosjen e krahut nga dhuna)\u201d, rr\u00ebfen i moshuari i Ali Demit.<\/p>\n\n\n\n<p>******<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kompania \u20184S\u2019 e Xhino Sinanit fituese e 74 tender\u00ebve me flamur t\u00eb kuq<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Por p\u00ebrve\u00e7 dhun\u00ebs, n\u00eb qendrat rezidenciale publike jan\u00eb konstatuar parregullsi me fondet publike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kategori si munges\u00eb transparence me tender\u00ebt p\u00ebr ushqim, ila\u00e7e dhe pajisje.<\/p>\n\n\n\n<p>Disa qendra raportojn\u00eb munges\u00eb materialesh si detergjent\u00eb p\u00ebr rrobat, produkte higjienike dhe sende t\u00eb domosdoshme p\u00ebr p\u00ebrkujdesjen e p\u00ebrditshme. Por kur parat\u00eb mungojn\u00eb, mungon edhe shpresa. Nj\u00eb nga k\u00ebta tender\u00eb \u00ebsht\u00eb ka si objekt \u201cFurnizim me ushqime\u201d p\u00ebr Sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb Moshuarve n\u00eb Kavaj\u00eb me fond limit prej 8 milion\u00eb lek\u00ebsh. Procedura e tenderimit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar me \u201cflamur t\u00eb kuq\u201d, \u00ebsht\u00eb realizuar nga drejtori Fisnik Krasniqi, nj\u00eb funksionar n\u00ebn juridiksionin e Bashkis\u00eb Kavaj\u00eb. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga \u201cOpenprocurement.al\u201d nj\u00eb sh\u00ebrbim i AIS, tender\u00eb me flamur t\u00eb kuq paraqesin indicie p\u00ebr korrupsion dhe favorizim t\u00eb kompanive n\u00eb fush\u00ebn e prokurimeve publike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast procedura \u00ebsht\u00eb zhvilluar me vet\u00ebm nj\u00eb operator ekonomik, gj\u00eb q\u00eb ngre dyshime t\u00eb forta p\u00ebr favorizim dhe munges\u00eb gare.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cProblematika t\u00eb tilla do t\u00eb sjellin probleme jo vet\u00ebm me kequshqyerjen, por do t\u00eb sjellin pasoja direkte n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e jetes\u00ebs n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb moshuarve. Sht\u00ebpia e t\u00eb moshuarve duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e p\u00ebrgjegjshme, dhe k\u00ebtu ka vend p\u00ebr hetim p\u00ebr t\u00eb par\u00eb si \u00ebsht\u00eb procesi i tenderimit dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb sasie dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb vlere \u00ebsht\u00eb ky proces\u201d, tha Romina Radoshiq. Me k\u00ebto fonde do t\u00eb furnizohej p\u00ebr 1 vit kuzhina me produktet e nevojshme p\u00ebr gatim. Tenderi u publikua m\u00eb 29 janar 2025 dhe u mbyll n\u00eb 10 shkurt. Procesi p\u00ebrfundoi pa konkurrenc\u00eb me vet\u00ebm nj\u00eb kompani, e cila u shpall automatikisht fituese. Kompani fituese ishte \u201c4 S\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Xhino Sinanit. \u201c4 S\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga firmat m\u00eb aktive n\u00eb tregun e furnizimeve publike, nga konviktet e deri te institucionet e burgjeve dhe prej koh\u00ebsh dyshohet p\u00ebr monopolizimin e k\u00ebtij sektori.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>NJ\u00cb KLIENT I RREGULLT I BASHKIS\u00cb KAVAJ\u00cb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00ebm gjat\u00eb vitit 2024, \u201c4 S\u201d ka fituar 74 tender\u00eb nga nj\u00ebsit\u00eb e qeverisjes vendore, shumica e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb identifikuar me \u201cflamur t\u00eb kuq\u201d. Bashkia e Kavaj\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga institucionet q\u00eb ka lidhje t\u00eb vazhdueshme me k\u00ebt\u00eb kompani. N\u00eb prill 2024, firma fitoi nj\u00eb kontrat\u00eb 12- mujore me vler\u00eb 1.8 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr furnizimin me mish p\u00ebr Sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb Moshuarve. Po at\u00eb dit\u00eb, iu dha edhe nj\u00eb kontrat\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr bulmet, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb dhe koh\u00ebzgjatje. P\u00ebrve\u00e7 ushqimeve, bashkia i ka dh\u00ebn\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb Sinanit edhe tenderin p\u00ebr furnizim me l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse si dru zjarri dhe pelet. Nd\u00ebrsa nevoja p\u00ebr strehim p\u00ebr t\u00eb moshuarit rritet \u00e7do vit, numri i vendeve n\u00eb dispozicion mbetet i kufizuar. Qindra aplikime b\u00ebhen \u00e7do muaj, por shum\u00eb t\u00eb moshuar mbeten jasht\u00eb. T\u00eb braktisur nga t\u00eb af\u00ebrmit por edhe nga shteti, i cili duhet t\u00eb mund\u00ebsonte m\u00eb shum\u00eb qendra rezidenciale publike q\u00eb t\u00eb kujdeseshin p\u00ebr t\u00eb moshuarit q\u00eb nuk mund t\u00eb jetojn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpi ku rrezikojn\u00eb t\u00eb vdesin t\u00eb harruar.<\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00ebm dy prej k\u00ebtyre institucioneve jan\u00eb n\u00ebn administrimin e Sh\u00ebrbimit Social Shtet\u00ebror, nd\u00ebrsa t\u00eb tjerat jan\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb nj\u00ebsive vendore, q\u00eb shpesh nuk kan\u00eb as kapacitetet as burimet p\u00ebr t\u2019i menaxhuar.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb jetosh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb. Por t\u00eb plakesh me dinjitet nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrgjegj\u00ebsi personale, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim moral i shoq\u00ebris\u00eb. Madje edhe n\u00ebse shoq\u00ebria e humbet moralin, ekzistojn\u00eb institucione dhe ligje q\u00eb nuk e p\u00ebrjashtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb shtres\u00eb nga p\u00ebrkujdesi. N\u00eb Shqip\u00ebri, sistemi i p\u00ebrkujdesit p\u00ebr t\u00eb moshuarit \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb. Nga mungesa e fondeve, e deri te mungesa e trajtimit njer\u00ebzor, azilet tona po b\u00ebhen vendq\u00ebndrimi i hidhur i nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb ka harruar t\u00eb vjetrit. N\u00eb nj\u00eb vend ku respektohet m\u00eb shum\u00eb rruga sesa njeriu, t\u00eb moshuarit jan\u00eb kthyer n\u00eb statistika t\u00eb heshtura. Por pas \u00e7do numri, ka nj\u00eb histori, nj\u00eb jet\u00eb. Nj\u00eb z\u00eb q\u00eb meriton t\u00eb d\u00ebgjohet nga institucionet t\u00eb cilat duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\/Gazeta Panorama<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prej shum\u00eb vitesh i moshuari Rrapi Bregu endet rrug\u00ebve t\u00eb kryeqytetit. Pavar\u00ebsisht se ka punuar 40 vite, ai nuk p\u00ebrfiton pension, \u00e7do dit\u00eb nuk e ka t\u00eb sigurt\u00eb n\u00ebse do t\u00eb mbetet gjall\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, Rrapi ka fjetur posht\u00eb urave t\u00eb Lan\u00ebs, n\u00eb ndonj\u00eb stol ose trotuar n\u00eb mes t\u00eb t\u00eb ftohtit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":416160,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-416159","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/416159","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=416159"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/416159\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":416161,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/416159\/revisions\/416161"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/416160"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=416159"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=416159"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=416159"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}