{"id":416324,"date":"2025-07-24T14:19:05","date_gmt":"2025-07-24T12:19:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=416324"},"modified":"2025-07-24T14:19:08","modified_gmt":"2025-07-24T12:19:08","slug":"i-dha-telefonin-veliajt-zbardhet-deshmia-e-policit-ja-plani-b-i-kryebashkiakut-per-te-dal-nga-burgu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/i-dha-telefonin-veliajt-zbardhet-deshmia-e-policit-ja-plani-b-i-kryebashkiakut-per-te-dal-nga-burgu\/","title":{"rendered":"I dha telefonin Veliajt, zbardhet d\u00ebshmia e policit: Ja plani B i kryebashkiakut p\u00ebr t\u00eb dal nga burgu"},"content":{"rendered":"<p>D\u00ebshmi t\u00eb reja jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike n\u00eb lidhje me sjelljen dhe deklaratat e kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb ndalimit t\u00eb tij. N\u00eb dokumentet e hetimit, t\u00eb siguruara nga gazetarja Klodiana Lala, polici Fatjon Baci ka dh\u00ebn\u00eb holl\u00ebsi p\u00ebr disa komunikime telefonike t\u00eb kryera nga Veliaj, n\u00eb momente para dhe pas seancave gjyq\u00ebsore n\u00eb mars t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb Bacit, Veliaj i ka k\u00ebrkuar t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb telefonin e tij disa her\u00eb, me pretendimin se donte t\u00eb komunikonte me v\u00ebllain dhe m\u00eb pas me bashk\u00ebshorten. Telefonatat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb transportit nga gjykata p\u00ebr n\u00eb Institucionin e Ekzekutimit t\u00eb Vendimeve Penale n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cErioni foli p\u00ebr 2-3 minuta me v\u00ebllain, dhe m\u00eb pas me bashk\u00ebshorten. Fliste p\u00ebr seanc\u00ebn, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kishin th\u00ebn\u00eb avokat\u00ebt e prokurori dhe gjyqtari, duke th\u00ebn\u00eb se kishte shpresa q\u00eb t\u00eb dilte, edhe pse ishte i shqet\u00ebsuar q\u00eb vendimi u shty\u201d,<\/em>&nbsp;ka deklaruar Baci.<\/p>\n\n\n\n<p>Por m\u00eb tej, d\u00ebshmia e Bacit merr ton\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, pasi p\u00ebrmendet nj\u00eb \u201cPlan B\u201d p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar burgut.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cErioni tha se duhej t\u00eb sakrifikonin nj\u00eb nga student\u00ebt p\u00ebr t\u2019u futur si deputet, q\u00eb ai t\u00eb merrte mandatin dhe t\u2019i shp\u00ebtonte SPAK-ut. P\u00ebrmendi emra si T\u00ebrmet Peci dhe dik\u00eb me mbiem\u00ebr Malaj, q\u00eb sipas tij po b\u00ebheshin deputet\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur ndjekjen penale\u201d,<\/em>&nbsp;thuhet m\u00eb tej n\u00eb d\u00ebshmi.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pjese nga dosja hetimore&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>Fatjon Baci shpjegon se pas mbarimit t\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore t\u00eb dat\u00ebs 11.03.2025<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201c\u2026N\u00eb momentin q\u00eb \u00ebsht\u00eb nisur furgoni, 5-10 minuta pasi ishim nisur, pran\u00eb shinave te lumi i Tiran\u00ebs, Erioni m\u00eb tha q\u00eb a mund t\u2019i b\u00ebja nj\u00eb nder se donte t\u00eb merrte v\u00ebllain e tij n\u00eb telefon, pasi ndihej keq. Un\u00eb n\u00eb ato moment, kam qen\u00eb i prer\u00eb, dhe ja dhash\u00eb telefonin. Numrat me t\u00eb cil\u00ebt komunikoi, i ka formuar Erioni vet\u00eb. Bised\u00ebn e par\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb me v\u00ebllain e tij, emrin e s\u00eb cilit nuk e di. N\u00eb bised\u00eb, un\u00eb d\u00ebgjova q\u00eb Erioni tha: \u201cfol\u00ebn avokat\u00ebt, foli prokurori dhe gjyqtari.\u201d Erioni n\u00eb bised\u00eb i thoshte se ishte shum\u00eb i shqet\u00ebsuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb. N\u00eb dijenin\u00eb time dhe si\u00e7 m\u00eb tha Erion Veliaj, ai do t\u00eb bisedonte vet\u00ebm me v\u00ebllain. Nga ana juaj kam kuptuar q\u00eb at\u00eb dite kishte folur edhe me nusen e tij. Un\u00eb nuk arrita ta kuptoja kur u mbyll telefonata e par\u00eb dhe kur nisi telefonata e dyt\u00eb, p\u00ebr shkak se n\u00eb rrug\u00eb kishte zhurm\u00eb. Erioni e ka p\u00ebrdorur telefonin tim p\u00ebr 2-3 minuta\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb lidhje me shoq\u00ebrimin e t\u00eb paraburgosurit Erion Veliaj, shtetasi Fatjon Baci ka shpjeguar nd\u00ebr t\u00eb tjera se i ka k\u00ebrkuar telefonin para mb\u00ebrritjes n\u00eb SPAK dhe pas mbarimit t\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore. Shtetasi n\u00ebn hetim shpjegon se n\u00eb komunikimin e dat\u00ebs 12.03.2025, para se t\u00eb shkonte n\u00eb SPAK, nuk e ka d\u00ebgjuar se cfar\u00eb ka biseduar. Nd\u00ebrsa pas mbarimit t\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore, personi n\u00ebn hetim deklaron se: \u201c\u2026 Mbaj mend se e kemi pritur dhe pasi mbaroi seanca, nuk e mbaj mend or\u00ebn fiks, por pasi ka dal\u00eb nga gjyqi e kemi hipur n\u00eb furgon ku jemi nisur p\u00ebr n\u00eb IEVP Durr\u00ebs. Para se t\u00eb kalonim shinat e trenit, pran\u00eb SPAK-ut, m\u00eb ka k\u00ebrkuar prap\u00eb telefonin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb telefonat\u00eb me v\u00ebllain. Un\u00eb ia kam dh\u00ebn\u00eb nisur nga frika q\u00eb kisha, p\u00ebr shkak t\u00eb pushtetit dhe personit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte. N\u00eb telefonat\u00eb, ai ka folur me v\u00ebllai ku thoshte se avokat\u00ebt i kishin th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb seanc\u00eb ke folur 10\/10, pra shk\u00eblqyesh\u00ebm, edhe Erioni i thoshte v\u00ebllait se avokat\u00ebt kishin th\u00ebn\u00eb se nuk kishin par\u00eb njeri kaq t\u00eb p\u00ebrgatitur. Gjat\u00eb komunikimit me v\u00ebllain, Erioni i ka th\u00ebn\u00eb se mund t\u00eb kishte shpresa q\u00eb t\u00eb dilte, pasi vendimi ishte shtyr\u00eb p\u00ebr dit\u00eb tjet\u00ebr. Erioni i shprehej se nuk ishte i k\u00ebnaqur q\u00eb shpallja e vendimit ishte shtyr\u00eb p\u00ebr dit\u00ebn tjet\u00ebr. Mesa kujtoj, pasi mbaroi bised\u00ebn me v\u00ebllain, Erioni nuk ma ktheu telefonin se b\u00ebri telefonat\u00eb tjet\u00ebr, pa m\u00eb th\u00ebn\u00eb mua. Kujtoj se ka biseduar me gruan, e tij. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e kuptova se u d\u00ebgjua nj\u00eb z\u00eb femre. Me gruan e tij, foli t\u00eb nj\u00ebjtat gj\u00ebra si me v\u00ebllain. Erioni i thoshte gruas s\u00eb tij, se n\u00eb seanc\u00eb kishte folur edhe p\u00ebr p\u00ebrgjimet q\u00eb i kishin b\u00ebr\u00eb. Po k\u00ebshtu, gjat\u00eb bised\u00ebs me bashk\u00ebshorten, Erioni i thoshte q\u00eb t\u00eb shkonte t\u00eb takonte avokatin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb prokur\u00eb apo kontrat\u00eb, q\u00eb mos t\u2019i vinte aforfe. Pra, k\u00ebrkonte q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte kontrat\u00ebn p\u00ebr \u00e7mimin e avokatit. Pasi foli me gruan, m\u00eb tha n\u00ebse mund ta p\u00ebrdorte telefonin edhe p\u00ebr disa minuta, pasi donte t\u00eb lexonte lajmet. Un\u00eb ia lash\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim p\u00ebr rreth 5 minuta, shfletoi internetin n\u00eb Safari, ku hapi faqen Top Channel dhe Tema, lexoi artikujt dhe ma ktheu telefonin. Kur m\u00eb ktheu telefonin, nuk m\u00eb tha asgj\u00eb. As faleminderit. Kam dor\u00ebzuar Erionin n\u00eb IEVP dhe jam larguar p\u00ebr n\u00eb banes\u00eb. Gjat\u00eb rrug\u00ebs, verifikova numrat, q\u00eb ishin po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt q\u00eb kishte biseduar nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb para. Pra dy numrat, v\u00ebllai dhe bashk\u00ebshortja. Numrin tjet\u00ebr q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb sip\u00ebr q\u00eb kishte \u201c21\u201d nuk e gjeta. Kam fshir\u00eb thirrjet dhe kam vijuar programin tim ditor\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb dat\u00eb 13.03.2025, shtetasi Fatjon Baci ka shpjeguar se Erion Veliaj i ka k\u00ebrkuar dhe ka aksesuar aparatin e tij telefonik para mb\u00ebrritjes n\u00eb SPAK dhe pas daljes s\u00eb tij nga ambientet ku u njoh me vendimin. Ky shtetas shpjegon se \u201cSa kemi kaluar shinat, n\u00eb vendin ku ka qen\u00eb nj\u00eb Pazar q\u00eb shiteshin gj\u00ebra t\u00eb vjetra, Erioni m\u00eb k\u00ebrkoi telefonin q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb telefonat\u00eb. Un\u00eb ia dhash\u00eb, dhe foli m\u00eb v\u00ebllain e tij. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e di se e kam verifikuar m\u00eb von\u00eb. V\u00ebllait i thoshte: \u201cS\u2019kam ca t\u00eb them, e kan\u00eb me mua personale\u201d. Nuk i mbaj mend detajet e tjera, por di q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb dhe nj\u00eb telefonat\u00eb tjet\u00ebr me bashk\u00ebshorten e tij, ku i tha q\u00eb t\u00eb kujdesej p\u00ebr djalin dhe un\u00eb d\u00ebgjova Erionin q\u00eb po qante. I thoshte q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb djali t\u00eb rritet vet\u00ebm, nuk i kam b\u00ebr\u00eb keq njeriu, nuk ka t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb mirin. Nuk e mbaj mend fiks se me k\u00eb, p\u00ebr shkak se edhe un\u00eb jam i ngarkuar, por Erioni i ka th\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshortes ose v\u00ebllait se: \u201cT\u00eb sakrifikonin nj\u00eb nga student\u00ebt p\u00ebr deputet, sikur t\u00eb ishin s\u00ebmur\u00eb apo nuk ndiheshin mir\u00eb nga gjendja sh\u00ebndet\u00ebsore, dhe q\u00eb t\u00eb futej Erioni si kandidat p\u00ebr deputet, q\u00eb t\u2019i shp\u00ebtonte burgut\u201d. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e thoshte se \u00ebsht\u00eb Plani B, plani i vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar. Ai mbaj mend se m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se edhe disa kryebashkiak\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si T\u00ebrmet Peci apo nj\u00eb me mbiem\u00ebr Malaj, po b\u00ebhen deputet\u00eb q\u00eb t\u2019i shp\u00ebtojn\u00eb SPAKUT. Po k\u00ebshtu, Erioni gjat\u00eb bised\u00ebs me gruan ose v\u00ebllain, thoshte se Ulsiun e ka nxjerr\u00eb ai deputet nga Paskuqani ose Lapraka, por nuk e dinte q\u00eb mbante an\u00ebn e SPAK-ut, i thoshte Erioni se Ulsiun e dinte q\u00eb e kishte mik. Pasi mbaroi bisedat telefonike, Erioni m\u00eb k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb lexonte lajmet\u201d.<\/em>\/Panorama.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>D\u00ebshmi t\u00eb reja jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike n\u00eb lidhje me sjelljen dhe deklaratat e kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb ndalimit t\u00eb tij. N\u00eb dokumentet e hetimit, t\u00eb siguruara nga gazetarja Klodiana Lala, polici Fatjon Baci ka dh\u00ebn\u00eb holl\u00ebsi p\u00ebr disa komunikime telefonike t\u00eb kryera nga Veliaj, n\u00eb momente para dhe pas seancave gjyq\u00ebsore [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":416325,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-416324","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/416324","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=416324"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/416324\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":416326,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/416324\/revisions\/416326"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/416325"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=416324"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=416324"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=416324"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}