{"id":416654,"date":"2025-08-19T12:50:05","date_gmt":"2025-08-19T10:50:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=416654"},"modified":"2025-08-19T12:50:07","modified_gmt":"2025-08-19T10:50:07","slug":"regjimi-mashtrim-dhunim-shkaterrim-favorizim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/regjimi-mashtrim-dhunim-shkaterrim-favorizim\/","title":{"rendered":"Regjimi \u201cMashtrim, Dhunim, Shkat\u00ebrrim, Favorizim\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Artan Hoxha<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Edi Rama nuk priti shtatorin t\u00eb na tregonte tiparet e regjimit t\u00eb tij, na i demonstroi ato menj\u00ebher\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb 11 majit. Shumica e cil\u00ebsuar me 83+3 deputet\u00eb, ve\u00e7 7 deputet\u00eb larg shumic\u00ebs kushtetuese parlamentare ia jep k\u00ebt\u00eb vet\u00ebbesim por ia dikton edhe k\u00ebt\u00eb nxitim.<\/p>\n\n\n\n<p>Deri k\u00ebtu nuk erdh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb por gradualisht nd\u00ebr vite fal\u00eb veprimit t\u00eb disa shkaqeve e faktor\u00ebve, n\u00eb ve\u00e7anti gabimet strategjike t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb 2017 dhe 2019, p\u00ebr\u00e7arja e saj n\u00eb 2021-24, goditjet e pamerituara marr\u00eb nga faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ve\u00e7an\u00ebrisht ai amerikan, mbi opozit\u00ebn nga nj\u00ebra an\u00eb dhe mb\u00ebshtetja e pamerituar dh\u00ebn\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs nga ky faktor nga ana tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana u prish balanca e forcave, ajo anoi gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, votim pas votimi, n\u00eb favor t\u00eb qeveris\u00eb, e cila, gradualisht mori tiparet e nj\u00eb regjimi autokratik \u2013 t\u00eb gjitha pushtetet n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb, at\u00eb kryeministrore. Hap pas hapi qart\u00ebsimit e forcimit t\u00eb regjimit, ai keqp\u00ebrdori gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00ebfuqin\u00eb e shtetit p\u00ebr dob\u00ebsim e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb opozitarizimit politik dhe shoq\u00ebror, qoft\u00eb p\u00ebrmes kula\u00e7it e qoft\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebrba\u00e7it, duke forcuar k\u00ebsisoj pozitat e veta.<\/p>\n\n\n\n<p>Tashm\u00eb regjimi po na i tregon t\u00eb plota tiparet e tij kryesore, ato t\u00eb mashtrimit, dhun\u00ebs, shkat\u00ebrrimit dhe favorizimit. N\u00eb \u00e7do akt kryesor t\u00eb k\u00ebtij regjimi dallohen k\u00ebto tipare, sipas rastit konkret, njeri tipar m\u00eb fort se t\u00eb tjer\u00ebt a ndonj\u00eb tipar q\u00eb del n\u00eb pah m\u00eb von\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto kat\u00ebr tipare dallohen edhe n\u00eb rastin e aksionit p\u00ebr \u2018sigurin\u00eb ushqimore\u2019 p\u00ebrmes detyrimit p\u00ebr faturim t\u00eb produkteve t\u00eb mishit e bulmetit edhe n\u00eb rastin e aksionit t\u00eb \u2018mbrojtjes s\u00eb bukuris\u00eb natyrore t\u00eb Thethit\u2019 p\u00ebrmes prishjeve rrufe atje; edhe n\u00eb rastin e \u2018mbrojtjes s\u00eb territorit nga nd\u00ebrtimet pa leje\u2019 nisur n\u00eb val\u00eb t\u00eb gjer\u00eb fill pas aksionit n\u00eb Theth edhe n\u00eb aksionin e \u2018gjall\u00ebrimit t\u00eb qeverisjes vendore\u2019 p\u00ebrmes urdh\u00ebrimit t\u00eb dor\u00ebheqjes s\u00eb t\u00eb gjith\u00eb drejtor\u00ebve t\u00eb bashkive dhe z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb tyre, nj\u00eb fare qarkullimi kuadri, si\u00e7 k\u00ebto tipare dalloheshin edhe n\u00eb aksionet e m\u00ebparshme t\u00eb k\u00ebsaj qeverie \u2013 dalin e teprojn\u00eb p\u00ebr ilustrim shembuj t\u00eb incenerator\u00ebve fantazm\u00eb apo e Agon Channel.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto tipare dallohen qart\u00eb edhe n\u00eb aksionin m\u00eb t\u00eb fundit qeveritar, at\u00eb t\u00eb \u2018gjall\u00ebrimit t\u00eb industris\u00eb ushtarake\u2019, prej t\u00eb cilit, n\u00eb da\u00e7 si efekt i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, n\u00eb da\u00e7 si efekt kolateral, u nxor\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb, me staf e mjete, News 24, Gazeta Shqiptare, Gazeta Panorama, Balkanweb dhe derivatet e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky kompleks mediatik, me fokus informimin e p\u00ebrminutsh\u00ebm mbi politiken dhe kronik\u00ebn, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga institucionet m\u00eb kontribuuese n\u00eb sfer\u00ebn e medies shqiptare, pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e historis\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj medie n\u00eb demokraci, nj\u00ebherazi institucion formimi dhe edukimi n\u00eb vijueshm\u00ebri t\u00eb shum\u00eb gazetar\u00ebve nd\u00ebr breza.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb t\u00eb gdhir\u00eb t\u00eb s\u00eb shtun\u00ebs, dat\u00eb 9 gusht, kompania shteterore KAYO, me mb\u00ebshtetjen e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe Policis\u00eb Ushtarake si dhe me mb\u00ebshtetjen juridike t\u00eb Avokatur\u00ebs s\u00eb Shtetit, (shkurt pala shtet) me nje aksion rrufe, fillimisht bllokon dy godinat e grupit mediatik, nd\u00ebrpret energjin\u00eb, p\u00ebr pasoje edhe sinjalin televiziv, e n\u00eb vijim nxjerr jasht\u00eb e largon pajisjet teknike e teknologjike dhe mjete t\u00eb tjera t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb k\u00ebtyre medieve, me gjasa p\u00ebrfshir\u00eb dokumente sensitive t\u00eb mbajtura n\u00eb format elektronik a n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjendja nuk \u00ebsht\u00eb normalizuar as n\u00eb nivelin m\u00eb minimal t\u00eb domosdosh\u00ebm ndon\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u mor, q\u00eb para tri dit\u00ebsh, edhe nj\u00eb vendim sigurimi padie nga Gjykata e Tiran\u00ebs, vendim q\u00eb, h\u00eb p\u00ebr h\u00eb, as nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar dhe duket se as q\u00eb do t\u00eb zbatohet nga pala shtet. N\u00eb k\u00ebto rrethana, edhe si revolt\u00eb edhe si forc\u00eb mbijetese, stafi i k\u00ebsaj medie komplekse po transmeton informacion n\u00eb kushte rrethanore t\u00eb improvizuara aty-p\u00ebr-aty n\u00eb mjedise t\u00eb hapura e n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb pronari i nj\u00eb pasurie t\u00eb paluajtshme ka t\u00eb drejt\u00ebn, n\u00eb llogari t\u00eb fundit e pavar\u00ebsisht q\u00ebllimit, t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdoruesin dhe\/ose destinimin e asaj pasurie, aq m\u00eb shum\u00eb n\u00ebse p\u00ebrdoruesi nuk respekton kushtet e kontrat\u00ebs, k\u00ebt\u00eb nuk e v\u00eb nj\u00ebri n\u00eb diskutim \u2013 k\u00ebshtu duhet t\u00eb jet\u00eb \u2013 por e drejta e pasuris\u00eb mbi t\u00eb paluajtshmen, qoft\u00eb edhe n\u00eb kushtet e nj\u00eb sjelljeje jo korrekte t\u00eb p\u00ebrdoruesit, nuk t\u00eb lejon asesi t\u00eb nd\u00ebrhysh nj\u00eb anshm\u00ebrish e brutalisht, me mjete vet\u00ebgjyq\u00ebsie e vet\u00ebekzekutimi, mbi pasurit\u00eb e luajtshme q\u00eb gjendet n\u00eb pron\u00eb, aq m\u00eb shum\u00eb t\u00eb shkaktosh d\u00ebme edhe materiale edhe morale, me rrezik deri n\u00eb asgj\u00ebsimin e nj\u00eb kompleksi mediatik, si dhe t\u00eb pun\u00ebs, karrier\u00ebs e pasionit t\u00eb shum\u00eb gazetar\u00ebve e stafit tjet\u00ebr, si\u00e7 po ndodh n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa kjo nuk duhet t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rast, qoft\u00eb shteti qoft\u00eb privati pronar, n\u00eb rastin konkret vet\u00ebvendimi i qeveris\u00eb q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn godin\u00eb ia merr nga p\u00ebrdorimi nj\u00eb medie t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb prodhon informacion dhe ia jep nj\u00eb kompanie t\u00eb sapoformuar q\u00eb do prodhoj\u00eb mjete lufte (me k\u00eb, si e \u00e7far\u00eb nuk dihet ende) \u00ebsht\u00eb,n\u00eb thelb dhe simbolikisht, vendim regresiv.<\/p>\n\n\n\n<p>Po t\u00eb konsiderosh k\u00ebtu se edhe n\u00eb at\u00eb ish-kombinat ka zgjidhje tjet\u00ebr alternative p\u00ebr nevoj\u00ebn ushtarake t\u00eb shtetit pa cenuar aktivitetin mediatik ekzistues, le pastaj t\u00eb konsiderosh alternativa n\u00eb shum\u00eb mjedise t\u00eb tjera industriale n\u00eb konservim, n\u00eb Tiran\u00eb e gjetk\u00eb, ky vendim b\u00ebhet i dyshimt\u00eb n\u00eb q\u00ebllimet e v\u00ebrteta t\u00eb tij-tip \u2018me nj\u00eb gur vras dy zogj\u2019.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse konsideron edhe se n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nuk ka mbet ku\u00e7 e ma\u00e7 pa marr\u00eb statusin e investitorit strategjik bashk\u00eb me mij\u00ebra katror\u00eb truall t\u00eb hapur a mjedis t\u00eb mbuluar me \u00e7mim simbolik 1 euro, ti mohosh vijimin e kontrat\u00ebs mbi 20 vje\u00e7are nj\u00eb grupi mediatik n\u00eb mjediset ku ka investuar nd\u00ebr vite s\u2019t\u00eb mbetet gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 t\u00eb mendosh se q\u00ebllimi m\u00eb i par\u00eb, ndon\u00ebse i kamufluar, \u00ebsht\u00eb krijimi i premisave p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo ngjarje nuk \u00ebsht\u00eb as rast\u00ebsi as aksident. Ngjarje t\u00eb k\u00ebtilla jan\u00eb ligj\u00ebsi, do ndodhin shpesh e m\u00eb shpesh, eg\u00ebr e m\u00eb eg\u00ebr. Regjimi i pushtetit n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb do t\u00eb realizoj\u00eb pashmangshm\u00ebrisht natyr\u00ebn e vet. Por i duhet edhe t\u00eb nxitoj\u00eb pasi rrethanat dhe shkaqet q\u00eb e form\u00ebsuan po ndryshojn\u00eb gradualisht. Natyra e v\u00ebrtet\u00eb e regjimit po kuptohet nga gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb si dhe gjithnj\u00eb e me qart\u00eb nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt q\u00eb nuk mbajn\u00eb m\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat q\u00ebndrime si n\u00eb vitet e kaluara, ve\u00e7an\u00ebrisht amerikan\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa m\u00eb fort e eg\u00ebr vepron regjimi aq m\u00eb qart\u00eb e nxjerr natyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb, aq me pak mund t\u00eb kamuflohet, aq m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb kund\u00ebrshtohet.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7do regjim k\u00ebshtu bie, nga trashja e zullumeve t\u00eb veta. Edhe ky.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Artan Hoxha Edi Rama nuk priti shtatorin t\u00eb na tregonte tiparet e regjimit t\u00eb tij, na i demonstroi ato menj\u00ebher\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb 11 majit. Shumica e cil\u00ebsuar me 83+3 deputet\u00eb, ve\u00e7 7 deputet\u00eb larg shumic\u00ebs kushtetuese parlamentare ia jep k\u00ebt\u00eb vet\u00ebbesim por ia dikton edhe k\u00ebt\u00eb nxitim. Deri k\u00ebtu nuk erdh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":416655,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-416654","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/416654","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=416654"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/416654\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":416656,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/416654\/revisions\/416656"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/416655"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=416654"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=416654"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=416654"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}