{"id":416730,"date":"2025-08-23T10:42:26","date_gmt":"2025-08-23T08:42:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=416730"},"modified":"2025-08-23T10:42:30","modified_gmt":"2025-08-23T08:42:30","slug":"mes-inskenimit-dhe-rrembimit-mafioz-daniel-shima-deshmitari-qe-u-zhduk-ne-tirane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/mes-inskenimit-dhe-rrembimit-mafioz-daniel-shima-deshmitari-qe-u-zhduk-ne-tirane\/","title":{"rendered":"Mes inskenimit dhe rr\u00ebmbimit mafioz\/ Daniel Shima, d\u00ebshmitari q\u00eb u zhduk n\u00eb Tiran\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kthimi n\u00eb sht\u00ebpi i Daniel Shim\u00ebs dhe shpjegimi banal q\u00eb dha se ishte larguar p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb grindjeje me t\u00eb dashur\u00ebn nuk i ka zbehur dyshime se zhdukja e ish-numrit dy t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit mund t\u00eb ket\u00eb ndodhur p\u00ebr arsye t\u00eb tjera, q\u00eb lidhen me t\u00eb shkuar\u00ebn e tij tek AKSHI dhe konfliktin me peshat e r\u00ebnda q\u00eb kontrollojn\u00eb tenderat e k\u00ebtij institucioni.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>S\u00eb pari,<\/strong>&nbsp;dyshimet se Shima g\u00ebnjen i shton mesazhi i tij i fundit \u201cPo m\u00eb arrestojn\u00eb\u201d. N\u00ebse ai do t\u00eb ishte grindur me t\u00eb dashur\u00ebn, si\u00e7 thot\u00eb, nuk kishte pse t\u2019i d\u00ebrgonte asaj nj\u00eb alarm t\u00eb till\u00eb i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se po e orientonte drejt policis\u00eb. Mesazhi \u201cPo m\u00eb arrestojn\u00eb\u201d ngjan m\u00eb shum\u00eb me nj\u00eb thirrje t\u00eb fundit p\u00ebr ndihm\u00eb, nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb aktivizuar l\u00ebvizjen e autoriteteve.<\/p>\n\n\n\n<p>Ashtu si\u00e7 ndodhi; n\u00eb mesdit\u00eb, e \u00ebma e Danielit shkoi n\u00eb polici dhe rreth or\u00ebs 17:00 b\u00ebri denoncim p\u00ebr zhdukjen e t\u00eb birit. Lajmi m\u00eb pas u shp\u00ebrnda menjeher\u00eb n\u00eb media\u2026<\/p>\n\n\n\n<p><strong>S\u00eb dyti<\/strong>, pik\u00ebpyetje e madhe \u00ebsht\u00eb destinacioni i tij n\u00eb 10 or\u00ebt q\u00eb u konsiderua i zhdukur. Kamerat e siguris\u00eb e kan\u00eb regjistruar automjetin e Shim\u00ebs teksa largohej nga Qyteti Studenti dhe kalonte tunelin e rrug\u00ebs Tiran\u00eb\u2013Elbasan dhe nga aty nuk ka m\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb tjera. Ai u rikthye 10 or\u00eb m\u00eb pas, por ende nuk ka provase ku q\u00ebndroi p\u00ebr 10 or\u00eb, megjith\u00ebse n\u00eb media ishte shp\u00ebrndar\u00eb tashm\u00eb lajmi p\u00ebr zhdukjen e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>E \u00e7uditshme \u00ebsht\u00eb se n\u00eb k\u00ebto 10 or\u00eb, edhe pse lajmi p\u00ebr zhdukjen e tij kishte mbushur portalet dhe televizionet, nuk pati asnj\u00eb reagim nga Shima, duke ngritur dyshime t\u00eb forta p\u00ebr variantin q\u00eb tregon ai n\u00eb polici.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>S\u00eb treti,<\/strong>&nbsp;shpjegimi p\u00ebr nj\u00eb sherr banal me t\u00eb dashur\u00ebn dhe mesazhi q\u00eb e d\u00ebrgoi at\u00eb n\u00eb polici b\u00ebhet akoma m\u00eb i pabesuesh\u00ebm n\u00ebse llogarit se p\u00ebr Daniel Shim\u00ebn kishte folur ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili kishte th\u00ebn\u00eb se \u201cDanieli \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar nga Edi Rama\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke pasur nj\u00eb v\u00ebm\u00ebndje t\u00eb till\u00eb mbi vete, pas presioneve t\u00eb shumta p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij, d\u00ebrgimi i familjar\u00ebve n\u00eb polici p\u00ebr nj\u00eb zhdukje t\u00eb mundshme t\u00eb tij, duket nj\u00eb akt jasht\u00eb logjik\u00ebs, nj\u00eb shaka e rrezikshme q\u00eb e tejkalon nj\u00eb sherr banal me t\u00eb dashur\u00ebn e radh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr kreun e PD-s\u00eb, Sali Berish\u00ebn nuk ka dyshime se Shima \u00ebsht\u00eb i rr\u00ebmbyer. Pik\u00ebpyetja q\u00eb ka Berisha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr. \u201cA p\u00ebrfundoi Shima n\u00eb bodrumet e Suel \u00c7el\u00ebs apo n\u00eb tunelet e Dajtit t\u00eb Surrelit, k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk mund ta themi me siguri. Por nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb absolute e sigurt, se ai u rr\u00ebmbye\u201d u shpreh ai n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr mediat.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\"><strong>Paralajm\u00ebrimi i Ahmetajt: \u201cDanieli u k\u00ebrc\u00ebnua nga drejtp\u00ebrdrejt nga Edi Rama\u201d<\/strong><\/h4>\n\n\n\n<p>Por si ndodhi q\u00eb Daniel Shima u gjend n\u00eb konflikt me kryeministrin Edi Rama?<\/p>\n\n\n\n<p>Emri i Daniel Shim\u00ebs nuk do t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb buj\u00eb edhe p\u00ebr denoncimin e familjar\u00ebve t\u00eb tij, sikur Arben Ahmetaj, ish-zv.kryeministri i larguar n\u00eb Zvic\u00ebr t\u00eb mos e kishte p\u00ebrmendur n\u00eb nj\u00eb nga intervistat e tij p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimet direkte q\u00eb kishte marr\u00eb Danieli nga kryeministri Edi Rama.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb her\u00ebt, Shima ishte shkarkuar si zv.drejtues nga AKSHI n\u00eb mars 2024. Shima nuk konsiderohej nj\u00eb figur\u00eb publike dhe l\u00ebvizja e nj\u00eb zv.drejtori n\u00eb administrat\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht nuk p\u00ebrb\u00ebn lajm.<\/p>\n\n\n\n<p>Por fakti q\u00eb firma e shkarkimit t\u00eb tij nga puna u hodh n\u00eb 19 mars 2024 dit\u00ebn q\u00eb Mirlinda Kar\u00e7anaj u mor n\u00eb pyetje nga SPAK \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detaj q\u00eb nuk mund t\u00eb anashkalohet, pasi konfirmon p\u00ebrplasjen e brendshme mes tij dhe Kar\u00e7anajt p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje korrupsionin n\u00ebn hetim.<\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht korrupsioni tek AKSHI dhe d\u00ebshmia e Shim\u00ebs n\u00eb SPAK jan\u00eb arsyet e k\u00ebrc\u00ebnimit nga Rama, sipas Arben Ahmetajt.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cAKSHI \u00ebsht\u00eb tmerr. Danieli \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar. Tani ata q\u00eb e kuptojn\u00eb e din\u00eb shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb mbylli goj\u00ebn.&nbsp;<strong>Danieli \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar nga vet\u00eb kryeministri q\u00eb t\u00eb mbyll\u00eb goj\u00ebn<\/strong>. Le t\u00eb dal\u00eb e t\u00eb b\u00ebj\u00eb batuta, jo tha\u2026 Po, drejt p\u00ebr s\u00eb drejti. Ta thash\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb, le t\u00eb dal\u00eb me batuta. Ky i k\u00ebrkuari, ky derri n\u00eb pyll, ky pa atdhe\u201d deklaroi at\u00ebher\u00eb Ahmetaj.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr akuz\u00ebn se ka k\u00ebrc\u00ebnuar personalisht nj\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs, kryeministri Edi Rama nuk ka folur asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Por Ahmetaj e sqaroi se Danieli p\u00ebrve\u00e7 postit drejtues tek AKSHI ishte edhe \u201cish-punonj\u00ebs i ABS\u201d, nj\u00eb em\u00ebr me t\u00eb cil\u00ebn iu referua kompanis\u00eb \u201cAdvanced Business Solutions\u201d. Kjo kompani i p\u00ebrket baxhanakut t\u00eb Edi Ram\u00ebs, Armand Fangu.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Milionat e AKSHI-q\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb te familja e Ram\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb q\u00eb dha n\u00eb janar t\u00eb 2025, ish zv\/kryeministri Arben Ahmetaj shpjegoi se Edi Rama ka nd\u00ebrhyr\u00eb personalisht, sepse n\u00ebse do t\u00eb ndiqej paraja nga SPAK, rruga do t\u2019i \u00e7onte hetuesit n\u00eb Surrel.<\/p>\n\n\n\n<p>Ish zv\/kryeministri ka treguar tek \u201c\u00c7im Peka live\u201d fakte dhe t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb projekt plot 15 milion euro, at\u00eb p\u00ebr laborator\u00ebt e AKSHI-t, t\u00eb cilin e ka fituar kompania, q\u00eb rezulton e baxhanakut t\u00eb kryeministrit Rama. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb afer\u00eb skandaloze, Ahemtaj tha se SPAK nuk pati k\u00ebllqe t\u00eb hetoj\u00eb deri n\u00eb fund dhe se n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024 u gris\u00ebn dy flet\u00eb- arreste, si pasoj\u00eb e ndikimit t\u00eb kryeministrit mbi organet e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr rastin n\u00eb fjal\u00eb Ahmetaj evidentoi dy aspekte.<strong>&nbsp;S\u00eb pari<\/strong>&nbsp;q\u00eb projekti 15 milion euro rezulton nj\u00eb vjedhje e frikshme dhe&nbsp;<strong>s\u00eb dyti,<\/strong>&nbsp;se parat\u00eb e grabitura t\u00eb \u00e7ojn\u00eb te familja e Edi Ram\u00ebs. P\u00ebr faktin se projekti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grabitje, Ahmetaj tha se mjafton t\u00eb shihen regjistrat doganor\u00eb p\u00ebr t\u00eb konstatuar se me \u00e7far\u00eb \u00e7mimi jan\u00eb futur n\u00eb Shqip\u00ebri pajisjet e laborator\u00ebve dhe se m\u00eb pas jan\u00eb faturuar dhjet\u00eb fish m\u00eb shum\u00eb. \u201c<em>G\u00ebrmoni k\u00ebto, shkoni n\u00eb dogan\u00eb, po qe se nuk gjeni 10-fishin e kostos si fitim at\u00ebher\u00eb kthehuni tek un\u00eb\u201d,<\/em>&nbsp;deklaroi Ahmetaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Ish numri i dy i qeveris\u00eb Rama, denoncoi gjithashtu se projekti 15 milion euro \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pa tender t\u00eb hapur, madje nuk \u00ebsht\u00eb botuar fare si thirrje p\u00ebr aplikim. \u201c<em>Gjejeni t\u00eb botuar! E ka marr\u00eb kompania First dhe \u2018follo\u00eb the money\u2019\u201d,<\/em>&nbsp;tha Ahmetaj duke sjell\u00eb m\u00eb pas t\u00eb dh\u00ebna se kjo kompani \u00ebsht\u00eb e lidhur me kryeministrin Edi Rama.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cAKSHI \u00ebsht\u00eb kopshti privat i kryeministrit, ku njer\u00ebz t\u00eb lidhur me familjen e tij, b\u00ebjn\u00eb \u00e7far\u00eb ju do qejfi\u2026 Kam nj\u00eb ekstrakt tatimesh. Ju them gazetar\u00ebve investigativ\u00eb, \u2018follo\u00eb the money\u2019, le t\u00eb thot\u00eb Rama do ta gri maskarain, p\u00ebr mua, dhe le t\u00eb thot\u00eb Altin Dumani e kam personale. Pyetje p\u00ebr gazetar\u00ebt investigativ\u00eb: Si \u00ebsht\u00eb fshehur ish- kompania ABS tek kompania AIBS? Mund t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb kontroll se te SPAK-u s\u2019kam besim. Kompania e baxhanakut\u201d, deklaoi Ahmetaj, i cili b\u00ebri dhe nj\u00eb skanim t\u00eb fitimeve dhjetra fish t\u00eb kompanis\u00eb n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cShikoni sa interesante. N\u00eb vitin 2021, kjo kompania q\u00eb thash\u00eb si \u00ebsht\u00eb fshehur ABS n\u00eb AIBS, ka pas t\u00eb ardhura totale n\u00eb 2021 af\u00ebrsisht 2 milion\u00eb dollar\u00eb dhe shpenzime totale i ka 200 mij\u00eb dollar\u00eb.&nbsp;<strong>N\u00eb \u00e7\u2019vend t\u00eb bot\u00ebs keni par\u00eb ju q\u00eb t\u00eb harxhosh 200 mij\u00eb dollar\u00eb dhe t\u00eb fitosh 2 milion\u00eb?<\/strong>&nbsp;E kuptoni, 10 fishin e kostos? Pastaj n\u00eb 2022 t\u00eb ardhurat totale shkojn\u00eb tek 3.1 milion\u00eb dollar\u00eb, shpenzimet totale i ka vet\u00ebm 97 mij\u00eb dollar\u00eb, pra fitimi \u00ebsht\u00eb 2.9 milion\u00eb dollar\u00eb.&nbsp;<strong>Ku keni par\u00eb q\u00eb t\u00eb shpenzosh 1 euro dhe t\u00eb fitosh 10 euro.<\/strong>&nbsp;Po pse mo, Elon Musk jan\u00eb k\u00ebta? Korrupsion i hapur\u201d, tha Ahmetaj n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb tez\u00ebs s\u00eb tij se AKSHI \u00ebsht\u00eb kopshti privat i Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMeq\u00eb skeptik\u00ebt desh\u00ebn fakte. Merrini, ndiqni k\u00ebto. \u2018follo\u00eb the money\u2019 q\u00eb t\u2019u \u00e7oj\u00eb tek familja\u201d, ishte sfida e Ahmetajt.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb her\u00ebt, Ahmetaj kishte deklaruar se ekziston nj\u00eb p\u00ebrgjim ambjental q\u00eb implikonte familjar\u00eb t\u00eb kryeministrit dhe q\u00eb gjendej n\u00eb SPAK, ku d\u00ebshmohej qart\u00eb ndikimi mbi drejtuesit kukulla t\u00eb Agjensis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKa 8 muaj q\u00eb investigohet AKSHI.&nbsp;<strong>\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjim ambiental<\/strong>&nbsp;q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb SPAK. Mund ta zhdukin po dikush e ka nj\u00eb kopje t\u00eb k\u00ebsajdhe m\u00eb ka garantuar q\u00eb nj\u00eb kopje e saj \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb kuti. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgjim ambiental ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb familja e kryeministrit te AKSHI, 43 milion\u00eb euro me prestanome. I \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur emri p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra. Q\u00eb nga ajo dit\u00eb, ABS q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prestanome e kryeministrit iu k\u00ebput filli se u thirr n\u00eb SPAK dhe deponoi. Un\u00eb e di se \u00e7far\u00eb ka th\u00ebn\u00eb. Tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb kontroll t\u00eb dikujt tjet\u00ebr AKSHI. Danieli, nj\u00eb ish-punonj\u00ebs \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar q\u00eb t\u00eb mbyll\u00eb goj\u00ebn. Nga kryeministri vet\u00eb.\u201d \u2013 tha Ahmetaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Ahmetaj nuk sqaroi n\u00ebse p\u00ebrgjimi ishte p\u00ebr baxhanakun e kryeministit Rama, Armand Fangun apo p\u00ebr bashk\u00ebshorten e tij Linda Ram\u00ebn, por ai p\u00ebrfshiu n\u00eb k\u00ebto akuza edhe eminenc\u00ebn gri t\u00eb kryeministrit, Ergys Agasi, p\u00ebr t\u00eb cilin tha se komandon praktikisht gjith\u00eb aktivitetin e AKSHI-t.<\/p>\n\n\n\n<p>Askush nuk mund t\u00eb flas\u00eb me siguri sot p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e Daniel Shim\u00ebs, por zhdukja e tij p\u00ebr gati 10 or\u00eb dhe kthimi me nj\u00eb arsyetim t\u00ebr\u00ebsisht banal, l\u00ebn\u00eb pas pik\u00ebpyetje t\u00eb forta. T\u00eb pak\u00ebtn p\u00ebr nj\u00eb d\u00ebshmitar q\u00eb ka guxuar t\u00eb flas\u00eb n\u00eb SPAK kund\u00ebr korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, por q\u00eb tashm\u00eb e ka kuptuar sa e leht\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb zhdukesh rrug\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs, ashtu si\u00e7 ka ndodhur edhe me t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm t\u00eb tij.\/ Lapsi.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kthimi n\u00eb sht\u00ebpi i Daniel Shim\u00ebs dhe shpjegimi banal q\u00eb dha se ishte larguar p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb grindjeje me t\u00eb dashur\u00ebn nuk i ka zbehur dyshime se zhdukja e ish-numrit dy t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit mund t\u00eb ket\u00eb ndodhur p\u00ebr arsye t\u00eb tjera, q\u00eb lidhen me t\u00eb shkuar\u00ebn e tij tek [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":416709,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-416730","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/416730","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=416730"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/416730\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":416731,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/416730\/revisions\/416731"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/416709"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=416730"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=416730"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=416730"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}