{"id":424744,"date":"2025-09-16T13:31:57","date_gmt":"2025-09-16T11:31:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=424744"},"modified":"2025-09-16T13:32:01","modified_gmt":"2025-09-16T11:32:01","slug":"nga-joana-e-parave-te-frika-nga-brace-si-funksiononte-skema-mashtruese-xuex","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/nga-joana-e-parave-te-frika-nga-brace-si-funksiononte-skema-mashtruese-xuex\/","title":{"rendered":"Nga \u201cJoana e Parave\u201d te frika nga Bra\u00e7e, si funksiononte skema mashtruese \u201cXuex\u201d"},"content":{"rendered":"<p>an\u00eb zbardhur detaje t\u00eb reja mbi funksionimin e skem\u00ebs mashtruese \u201cXuex\u201d, e cila operonte p\u00ebrmes reklamave dhe grupeve n\u00eb aplikacione komunikimi, duke premtuar \u201cfitime t\u00eb p\u00ebrjetshme\u201d p\u00ebr investime fillestare nga 1,000 deri n\u00eb 5,000 dollar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas dosjes hetimore, propaganda e skem\u00ebs shfaqej edhe n\u00eb ambiente publike: pran\u00eb hyrjes s\u00eb qytetit t\u00eb Lushnj\u00ebs, n\u00eb lokalin \u201cLa Bonta\u201c ishte vendosur poster reklamues me sloganin \u201cInvestim nj\u00ebher\u00eb = P\u00ebrfitime t\u00eb P\u00ebrjetshme\u201d dhe referenca \u201cEG Group Investment XUEX\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb komunikimet e zbardhura p\u00ebrmenden pseudonime si \u201cProfesori\u201d dhe \u201cJoana e Parave\u201d, t\u00eb cil\u00ebt prezantoheshin si \u201cekspert\u00eb\u201d t\u00eb fitimeve pasive. N\u00eb nj\u00eb nga bisedat thuhet: \u201c\u00c7do gj\u00eb ta m\u00ebson Profesori. Dhe Joana p\u00ebr parat\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Hetuesit tregojn\u00eb se rekrutimi b\u00ebhej p\u00ebrmes aplikacioneve si Telegram dhe p\u00ebrmes kontakteve t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb lokaleve, ku interesant\u00ebt udh\u00ebzoheshin t\u00eb regjistroheshin dhe t\u00eb depozitonin shum\u00ebn minimale prej 1,000 dollar\u00ebsh. Pjes\u00ebmarr\u00ebsit e regjistruar raportohej se rrisnin nd\u00ebrlidhjen e investimit me rritje t\u00eb p\u00ebrfitimit prej 1% n\u00eb dit\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00ebrheqjet kryheshin \u00e7do 45 dit\u00eb p\u00ebrmes llogarive t\u00eb lidhura n\u00eb Binance dhe m\u00eb pas transferoheshin n\u00eb banka shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb dosjes p\u00ebrmendet edhe p\u00ebrfshirja e Ereledio Shebekut, i cili ra n\u00eb kurthin e agjent\u00ebve t\u00eb infiltruar. Ata u takuan me t\u00eb m\u00eb 30 gusht 2025 n\u00eb nj\u00eb lokal, ku Shebeku premtoi t\u2019i fuste n\u00eb grupin e Telegramit t\u00eb drejtuar nga nj\u00eb person me pseudonimin \u201cLeo Smith\u201d. Megjithat\u00eb, ai i regjistroi agjent\u00ebt vet\u00ebm n\u00eb platform\u00ebn Binance, pasi ishte i frik\u00ebsuar. N\u00eb dosje sqarohet se ky pasiguri lidhej me faktin q\u00eb emri i tij ishte p\u00ebrmendur publikisht n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook nga deputeti Erion Bra\u00e7e, gj\u00eb q\u00eb e kishte v\u00ebn\u00eb n\u00ebn presion t\u00eb shtuar.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pjes\u00eb nga dosja&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>Nga verifikimet e kryera n\u00eb terren u konstatua se n\u00e8 hyrje te qytetit t\u00eb Lushnj\u00ebs n\u00eb rrug\u00ebn \u201cSh\u00e9titorja e Palmave\u201d, ndodhet bar-restorant \u201cLa Bonta\u201d. N\u00eb hyrje t\u00ea k\u00ebtij subjekti n\u00ea pjesen e vitrines se xhamit ishin t\u00eb ngjitura dy postera, te cil\u00ebt reklamonin platform\u00ebn \u201cXuex\u201d. N\u00eb njer\u00ean reklame eshte postuar \u201cEG Group Investment XUEX \u201d Investim nj\u00ea here = Perfitime te Perjetshme\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Po ashtu edhe tek reklama tjeter shkruhej \u201cEG Group Investment XUEX<\/em><br><em>\u201cProjekt investimi afagjat\u00e9, Pun\u00e8 ekipore, Sinjale tregtare, Shum\u00e8 shp\u00e8rblime\u201d.<\/em><br><em>N\u00eb ambjentin e p\u00ebrshkruar sipas t\u00ea dhenave behen investime n\u00eb platformen<\/em><br><em>\u201cXuex\u201d, e cila dyshohet se esht\u00eb nje skem\u00eb mashtruese piramidale.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Pas gjith\u00eb k\u00ebtyre informacioneve ka lindur nevoja q\u00eb t\u00eb kryhen nga ana jon\u00eb veprime simuluese, ku agjent\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb punonj\u00ebsit e policis\u00eb&nbsp;me kod 27\/11, 27\/12 dhe 27\/13.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Agjenti me kod 27\/11, do t\u00eb p\u00ebrdor aparatin celular t\u00eb markes \u201cSamsung\u201d,&nbsp;me ngjyre blu t\u00eb err\u00ebt,&nbsp;me IMEI1: 353099644671765 dhe IMEI2: 355434784671762,&nbsp;n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb vendosur numri celuluar i kompanis\u00eb ONE, 0684097188, n\u00eb veprimin e simuluar .<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Gjithashtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb aparat celular ka qen\u00eb i instaluar programi \u201cAZ Screen Recorder\u201d, kur \u00ebsht\u00eb realizuar veprimi simulues. Ky program ka qen\u00eb ndihmues n\u00eb k\u00ebqyrjen e m\u00ebvonshme t\u00eb aparatit celular dhe evidentimin e veprimeve q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga personat e dyshuar dhe agjent\u00ebt.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb verifikimeve pas autorizimit t\u00eb prokurorit t\u00eb c\u00ebshtjes p\u00ebr kryerjen e veprimeve simuluese, agjent\u00ebt e policis\u00eb kan\u00eb shkuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb bar restorant, me date 27.08.2025 ora 17:30 dhe kan\u00eb marr kontakt me kamarierin dhe e kan\u00eb pyetur per posterin qe ishte afishuar ne deren kryesore te lokalit, se si funksionon dhe si mund te b\u00ebhen pjes\u00eb e k\u00ebsaj platforme. Kamarieri i identifikuar nga ana jon\u00eb si shtetasi Emanuel Taullau, i ka then\u00eb se ai ishte pjes\u00eb e platformes dhe mund ti bente dhe agjen\u00ebt\u00eb pjes\u00eb te saj ose mund ti ndihmonte nje person tjeter te cilit nuk i permendi emer por tha qe eshte pronari lokalit dhe theksoi per personin ne fjal\u00eb se i flisnin me pseudonimin \u201cProfesori\u201d. Punonj\u00ebsit e policis\u00eb kan\u00eb pyetur kamarierin rreth shumes qe duhet te depozitohej per te hapur platformen dhe kamarieri shtetasi Emanuel Taullau, ju ka then se :\u201dMinimum i shumes qe duhet te depozitosh qe te jesh pjes\u00eb e platformes eshte shuma minimale rreth 1000 dollar (nje mije dollar).\u201d Gjithashtu ky shtetas ju ka treguar se mund ti gjenim dhe ne disa grupe ne rrjetin social Telegram. Gjate bisedes kamarieri ju ka treguar se ne zonen e Divjakes, ku theksoi se ishte qendra e platformes kishte nje pjesmarje te madhe individesh. Punonj\u00ebsit e policis\u00eb i kan\u00eb k\u00ebrkuar kamarierit informacion se ku mund te hyjn\u00eb ne platformen \u201cXUEX\u201d dhe ai i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur se :\u201dMund te merrni kontakt me mua ne cdo moment te mundshem.\u201d Gjithashtu ky shtetas ju ka treguar se eshte perdit\u00eb ne pun\u00eb n\u00eb lokalin e lartpermendur.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb veprimeve simuluese, m\u00eb dat\u00eb 28.08.2025, agjent\u00ebt e policis\u00eb kan\u00eb shkuar s\u00ebrisht n\u00eb bar restorant \u201cLa Bonta\u201d, ku kan\u00eb marr\u00eb kontakt me kamarierin shtetasin Emanuel Taullau, i cili ju ka dh\u00ebn\u00eb edhe numrin e tij t\u00eb telefonit dhe m\u00eb konkretisht 0677271760. Shtetasi Emanuel, i ka prezantuar agjen\u00ebtve edhe shtetasin e identifikuar nga ana jon\u00eb si Flavio Mukaj, i cili po ashtu ishte i pun\u00ebsuar si kamarier n\u00eb bar restorant La Bonta, por ishte dhe personi q\u00eb do ti b\u00ebnte pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb grupi n\u00eb rrjetin social \u201cTelegram\u201d dhe numri celular i p\u00ebrdorur nga ky shtetas n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrjet social \u00ebsht\u00eb 0685218741.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb momentin q\u00eb shtetasit Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb regjistrimin e agjentit n\u00eb Binance dhe e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb t\u00eb grupeve n\u00eb aplikacionin Telegram, duhej b\u00ebr\u00eb pagesa prej 1000 (nj\u00eb mij\u00eb) dollar\u00ebsh, n\u00eb platform\u00ebn Xuex. Shtetasi Emanuel Taullau, ishte personi q\u00eb b\u00ebri transferimin e parave nga llogaria e tij n\u00eb platform\u00ebn Xuex, ku 100 (nj\u00ebqind) dollar\u00eb i mori nga llogaria e shtetasit Flavio Mukaj dhe i hodhi n\u00eb llogarin\u00eb e tij. M\u00eb pas nga llogaria e tij b\u00ebri transferimin e 1000 (nj\u00eb mij\u00eb) dollar\u00ebve n\u00eb total, n\u00eb llogarin\u00eb e agjenit, n\u00eb platform\u00ebn Xuex. Agjenti i policis\u00eb i dha n\u00eb dor\u00eb kamarierit q\u00eb ishte n\u00eb turn m\u00eb dat\u00eb 28.08.2025, n\u00eb ato momente n\u00eb bar restorant La Bonta, shtetasit Emanuel Taullau, shum\u00ebn prej 100.000 (nj\u00ebqind mij\u00eb) lek\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Agjent\u00ebt e policis\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pajisur me teknik\u00eb p\u00ebr regjistrimin audio dhe video t\u00eb veprimit simulues. K\u00ebto materiale jan\u00eb hedhur edhe n\u00eb disk dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpiluar kqyrja e tyre.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Gjithashtu nga verifikimet e kryera n\u00eb qytetin e Divjak\u00ebs, dyshohet se shtetasi&nbsp;Ereledio Shebeku&nbsp;i biri i Sifi dhe Vangj\u00eb, i dat\u00eblindjes 10.08.1990, lindur n\u00eb Lushnj\u00eb dhe banues n\u00eb lagjen \u201cNr.2\u201d, Divjak\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet aplikacionit \u201cTelegram\u201d, ka t\u00eb instaluar nj\u00eb platform\u00eb p\u00ebr treg\u00ebtimin e kriptomonedhave, e cila mban emrin \u201cXUEX\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb faqe online ky shtetas ka hapur nj\u00eb grup me pes\u00eb persona, ku secili prej tyre investon vlera monetare n\u00eb shumat q\u00eb variojn\u00eb nga 1.000 deri n\u00eb 5.000 dollar\u00eb. Shtetasi Ereledio Shebeku n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij aplikacioni merr mesazhe nga nj\u00eb person q\u00eb \u00ebsht\u00eb identifikuar si&nbsp;\u201cLeo Smith\u201d, i cili dyshohet se \u00ebsht\u00eb shtetas britanik, ku i fton t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit q\u00eb t\u00eb futen n\u00eb k\u00ebt\u00eb platform\u00eb n\u00eb or\u00ebn 14:20 dhe n\u00eb or\u00ebn 19:20 t\u00eb \u00e7do dite, duke i k\u00ebrkuar q\u00eb ti b\u00ebjn \u201clike\u201d faqeve q\u00eb ju d\u00ebrgon ky shtetas n\u00eb aplikacionin \u201cTelegram\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Nga ky investim t\u00eb gjith\u00eb personat q\u00eb luajn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb platform\u00eb dhe b\u00ebjn\u00eb like p\u00ebrfitojn\u00eb shum\u00ebn prej 1% t\u00eb investimit t\u00eb tyre. Pra \u00e7do dit\u00eb e shtojn\u00eb investimin e tyre me 1% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb investuar. Investimin q\u00eb disponojn\u00eb n\u00eb telefon n\u00eb platform\u00ebn \u201cXUEX\u201d, shum\u00ebn q\u00eb duan t\u00eb t\u00ebrheqin e transferojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb llogari n\u00eb \u201cBinanc\u00eb bank\u00eb\u201d dhe nga kjo llogari k\u00ebt\u00eb shum\u00eb e transferojn\u00eb n\u00eb llogarit\u00eb e tyre n\u00eb bankat e nivelit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe m\u00eb pas kryejn\u00eb t\u00ebrheqjen e parave rregullisht, ku banka ju mban komision p\u00ebr k\u00ebto t\u00ebrheqje dhe ju jep kopje t\u00eb mandatit t\u00eb t\u00ebrheqjes s\u00eb parave. T\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit q\u00eb jan\u00eb regjistruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb platform\u00eb, parat\u00eb i derdhin n\u00eb bank\u00eb n\u00eb llogarit\u00eb e tyre bankare me pretendim se duan t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb shitblerjen e kriptomendhave dhe blerje online.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Sipas informacionit n\u00eb Bashkin\u00eb Divjak\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb platform\u00eb jan\u00eb regjistruar rreth 580 persona, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb investuar vlera q\u00eb variojn\u00eb nga 1,000 (nj\u00ebmij\u00eb) dollar deri n\u00eb 5,000 (pes\u00eb mij\u00eb) dollar dhe t\u00eb ardhurat e fituara n\u00eb k\u00ebt\u00eb platform\u00eb t\u00ebrhiqen \u00e7do 45 dit\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Sipas informacionit shtetasi Ereledio Shebeku, ka futur n\u00eb k\u00ebt\u00eb platform\u00eb familjar\u00ebt e tij dhe shum\u00eb persona t\u00eb tjer\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb platform\u00eb \u00ebsht\u00eb futur shtetasja&nbsp;Brunilda Stefan Ndini, e dat\u00eblindjes 29.09.1986, banuese n\u00eb Divjak\u00eb, e cila ka futur familjar\u00ebt e saj dhe shum\u00eb persona t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb jan\u00eb punonj\u00ebs n\u00eb Bashkin\u00eb Divjak\u00eb, por edhe banor\u00eb t\u00eb qytetit t\u00eb Divjak\u00ebs, si dhe nga fshatrat e Nj\u00ebsis\u00eb Administrative T\u00ebrbuf.<\/em><\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads.adsense.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=138&amp;loc=https%3A%2F%2Fboldnews.al%2F2025%2F09%2F16%2Fnga-joana-e-parave-te-frika-nga-brace-si-funksiononte-skema-mashtruese-xuex%2F&amp;referer=https%3A%2F%2Fboldnews.al%2Fcategory%2Faktualitet%2F&amp;cb=6a0539825e\" alt=\"\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p><em>Gjithashtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb platform\u00eb jan\u00eb futur edhe shtetasit Medi Myrto Kajo, banues n\u00eb fshatin Xeng Divjak\u00eb, Fadil Ferit Balliu, banues n\u00eb fshatin \u00c7erm\u00eb Sektor, Sokrat Uani Lapi, i dat\u00eblindjes 22.06.1962, banues n\u00eb Divjak\u00eb dhe Anila Filip Lapi, e dat\u00eblindjes 15.08.1967, po ashtu banuese n\u00eb Divjak\u00eb, Farie Skender Maci, e dat\u00eblindjes 22.01.1968, banuese n\u00eb fshatin Remas, Evgjeni Stavri Kokoneshi, e dat\u00eblindjes 18.09.1966, banuese n\u00eb Divjak\u00eb dhe Brunilda Sifi Todi, e dat\u00eblindjes 29.12.1986, banuese n\u00eb Divjak\u00eb, Alban Lulzim Noreci, i dat\u00eblindjes 24.04.1991, po ashtu banues n\u00eb Divjak\u00eb,&nbsp; t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb investuar n\u00eb shuma deri rreth 5,000 (pes\u00eb mij\u00eb) dollar\u00eb. Shum\u00eb prej k\u00ebtyre personave kan\u00eb aplikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb platform\u00eb me familjar\u00eb t\u00eb tyre si bashk\u00ebshortet, f\u00ebmij\u00ebt dhe v\u00ebllez\u00ebrit.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>K\u00ebta persona dyshohet se jan\u00eb n\u00eb rolin e menaxher\u00ebve kryesor, pasi nga informacionet e marra n\u00eb rrug\u00eb operative rekrutojn\u00eb dhe sigurojn\u00eb persona t\u00eb ndrysh\u00ebm, ku shtojn\u00eb grupe njer\u00ebzish dyt\u00ebsor dhe tret\u00ebsor, me q\u00ebllim rritjen e fitimeve t\u00eb tyre, duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu t\u00eb mundur funksionimin e skem\u00ebs piramidale, t\u00eb dyshuara mashtruese.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb lidhje me situat\u00ebn e p\u00ebrshkruar m\u00ebsip\u00ebr sipas t\u00eb dh\u00ebnave b\u00ebhen investime n\u00eb platform\u00ebn \u201cXuex\u201d, e cila dyshohet se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skem\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb mashtruese.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Pas gjith\u00eb k\u00ebtyre informacioneve ka lindur nevoja q\u00eb t\u00eb kryhen nga ana jon\u00eb veprime simuluese. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb jan\u00eb autorizuar agjent\u00ebt&nbsp;me kod 27\/12 dhe 45. Agjent\u00ebt do t\u00eb p\u00ebrdorin aparatin celular t\u00eb markes \u201cSamsung\u201d, me ngjyre blu t\u00eb err\u00ebt, me IMEI1: 353099642375161 dhe IMEI2: 355434782375168,&nbsp;n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb vendosur numri celuluar i kompanis\u00eb Vodafone, 355697982052, p\u00ebr t\u00eb kryer veprimin e simuluar. Gjithashtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb aparat celular ka qen\u00eb i instaluar programi \u201cAZ Screen Recorder\u201d, kur \u00ebsht\u00eb realizuar veprimi simulues. Ky program ka qen\u00eb ndihmues n\u00eb k\u00ebqyrjen e m\u00ebvonshme t\u00eb aparatit celular dhe evidentimin e veprimeve q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga personi i dyshuar dhe agjenti.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>M\u00eb dat\u00eb 30.08.2025, agjent\u00ebt me kod 27\/12 dhe 45 jan\u00eb takuar n\u00eb bar kafe \u201cPanorama\u201d, me shtetasin Ereledio Shebeku, ku i kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb ti b\u00ebj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb platform\u00ebs \u201cXuex\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Duke qen\u00eb se kjo situat\u00eb u b\u00eb dhe mediatike shtetasi Ereledio Shebeku ishte i frik\u00ebsuar dhe n\u00eb tension pasi deputeti shtetasi Erion Brace e kishte p\u00ebrmendur n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetet e tij sociale. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye shtetasi Ereledio Shebeku, ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur vet\u00ebm regjistrimin n\u00eb platform\u00ebn Binanc, ku ju ka depozituar edhe 700 euro dhe ju ka th\u00ebn\u00eb agjent\u00ebve t\u00eb policis\u00eb se duhet t\u00eb gjenj\u00eb nj\u00eb person tjet\u00ebr q\u00eb ti b\u00ebj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb grupeve n\u00eb aplikacionin Telegram, sepse ai vet nuk mundej pasi i kishte b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb pes\u00eb persona.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Agjent\u00ebt e policis\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pajisur me teknik\u00eb p\u00ebr regjistrimin audio dhe video t\u00eb veprimit simulues, i cili \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb process transkripti p\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb n\u00eb d\u00ebgjim t\u00eb audios. K\u00ebto materiale jan\u00eb hedhur edhe n\u00eb disk. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrpiluar raport v\u00ebzhgimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast nga punonj\u00ebsit e policies, si dhe jan\u00eb kqyrur pamjet filmike.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>\u00cbsht\u00eb p\u00ebrpiluar kqyrja e aparatit celular t\u00eb p\u00ebrdorur nga agjenti n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast dhe m\u00eb konkretisht Objekti i k\u00ebqyrjes: \u00ebsht\u00eb aparati telefonik i mark\u00ebs Samsung Galaxy F05 me num\u00ebr IMEI1: 353099642375161 dhe IMEI2: 355434782375168 dhe model: SM-E055F\/DS me num\u00ebr serial R9ZXA01B13X, p\u00ebr evidentimin e hapjes s\u00eb platform\u00ebs XUEX p\u00ebr hetimin n\u00eb lidhje me vepr\u00ebn penale \u201cMashtrim Kompjuterik\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb veprimeve, Gjykata e Shkalles se Pare t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Fier, ka dh\u00ebn\u00eb vendimin p\u00ebr kontrollin personal, te banes\u00ebs dhe lokalit t\u00eb shtetasit Arber Cela, i cili \u00ebsht\u00eb pronari i bar restorantit \u201cLa Bonta\u201d n\u00eb Lushnje, ku ishte reklamuar platforma \u201cXuex\u201d. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye u ushtrua kontroll personal i k\u00ebtj shtetasi dhe ju gjet\u00eb nj\u00eb aparat celular, i mark\u00ebs Iphone 16 Pro Max, me ngjyr\u00eb t\u00eb zez\u00eb, me kod\u00eb t\u00eb tastier\u00ebs 552002, me kapak t\u00eb zi, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit Arb\u00ebr Cela, i cili u sekuestrua n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs materiale.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>U p\u00ebrpilua kqyrja e aparatit celular dhe rezultoj se objekti i kqyrjes: t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb telefonin e shtetasit Arb\u00ebr \u00c7ela, aparati celular i mark\u00ebs iPhone model 16 Pro Max, me num\u00ebr IMEI 353911407784538.<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>an\u00eb zbardhur detaje t\u00eb reja mbi funksionimin e skem\u00ebs mashtruese \u201cXuex\u201d, e cila operonte p\u00ebrmes reklamave dhe grupeve n\u00eb aplikacione komunikimi, duke premtuar \u201cfitime t\u00eb p\u00ebrjetshme\u201d p\u00ebr investime fillestare nga 1,000 deri n\u00eb 5,000 dollar\u00eb. Sipas dosjes hetimore, propaganda e skem\u00ebs shfaqej edhe n\u00eb ambiente publike: pran\u00eb hyrjes s\u00eb qytetit t\u00eb Lushnj\u00ebs, n\u00eb lokalin \u201cLa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":424745,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-424744","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/424744","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=424744"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/424744\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":424746,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/424744\/revisions\/424746"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/424745"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=424744"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=424744"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=424744"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}