{"id":425203,"date":"2025-10-08T13:03:12","date_gmt":"2025-10-08T11:03:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=425203"},"modified":"2025-10-08T13:03:15","modified_gmt":"2025-10-08T11:03:15","slug":"te-gjitha-rastet-kur-presidenti-begaj-eshte-sjelle-si-sherbetor-i-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/te-gjitha-rastet-kur-presidenti-begaj-eshte-sjelle-si-sherbetor-i-rames\/","title":{"rendered":"T\u00eb gjitha rastet kur presidenti Begaj \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb si sh\u00ebrb\u00ebtor i Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Shum\u00ebkush e ka ende t\u00eb gjall\u00eb n\u00eb kujtes\u00eb, nj\u00eb fjalim t\u00eb Edi Ram\u00ebs, n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb 2023, n\u00eb dit\u00ebn e aflabetit, kur gjys\u00ebm me humor dhe gjys\u00ebm me provokim kryeministri shqiptar i drejtohej presidentes s\u00eb Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani: \u201cShpresoj q\u00eb Albin Kurti t\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb ty, ashtu sikurse un\u00eb e d\u00ebgjoj presidentin tim\u201d. Fjala nuk qe thjesht\u00eb tek propozimi p\u00ebr ta shpallur k\u00ebt\u00eb dat\u00eb fest\u00eb komb\u00ebtare tek t\u00eb dy vendet. Lajm b\u00ebri fakti se kryeministri shpalli bot\u00ebrisht se ai i\u2019a vinte veshin kreut t\u00eb shtetit, i cili po shkrihej si sheqer nga lumtuaria, nd\u00ebrsa kamera e fiksoi duke d\u00ebgjuar k\u00ebt\u00eb batut\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fakt kronika e ngjarjeve t\u00eb nxjerra nga arkivi 3 vje\u00e7ar i Lapsi.al, tregon krejt t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. D\u00ebgjuesi i bindur ka qen\u00eb vet\u00ebm Bajram Begaj.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Dekretimi i zgjedhjeve t\u00eb parakohshme t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb kund\u00ebrshtim me nenin 115 t\u00eb ligjit themeltar t\u00eb shtetit, q\u00eb e pezullon procesin n\u00eb rastet kur kryebashkiaku i shkarkuar ankohet n\u00eb gjykat\u00ebn kushtetuese, nuk \u00ebsht\u00eb rasti i par\u00eb q\u00eb presidenti vihet n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb nga&nbsp;<strong>shtatori i vitit 2022<\/strong>, kur ai u zgjodh me 78 vota, pothuajse t\u00eb gjitha t\u00eb koalicionit qeveritar, gjeneral Begaj \u00ebsht\u00eb treguar nj\u00eb ushtar i bindur. Madje edhe n\u00eb gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb vogla, nga ato q\u00eb kan\u00eb lidhje me protokollin.<\/p>\n\n\n\n<p>Askush se ka harruar se kur ish presidenti Bill Klinton erdhi n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb&nbsp;<strong>korrik 2023<\/strong>&nbsp;presidenti i vendit mungoi n\u00eb ceremoni. Ai ishte \u201charruar\u201d t\u00eb ftohej nga kryeministri organizator, i cili nd\u00ebrkoh\u00eb kishte rr\u00ebmbyer edhe kompetenc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb dekorata, duke i dh\u00ebn\u00eb ish nism\u00ebtarit t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs nj\u00eb medalje t\u00eb shpikur prej tij, \u201cYllin e mir\u00ebnjohjes\u201d. I turp\u00ebruar dyfish presidenti nuk e hapi goj\u00ebn. Vet\u00ebm pasi mediat e b\u00ebn\u00eb shum\u00eb t\u00eb zhursh\u00ebm k\u00ebt\u00eb lajm, zyra e shtypit t\u00eb presidenc\u00ebs njoftoi se mungesa justifikohej me \u201cshkaqe mjeksore\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb rasti i vet\u00ebm. Sa her\u00eb&nbsp;i \u00ebsht\u00eb dashur Ram\u00ebs, Begaj \u00ebsht\u00eb fshir\u00eb nga pjesmarrja n\u00eb takime apo samite nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ndon\u00ebse n\u00eb tradit\u00ebn e diplomacis\u00eb shqiptare mbret\u00ebron nj\u00eb ligj i pashkruar, q\u00eb vendi p\u00ebrfaq\u00ebsohet n\u00eb samitin e p\u00ebrvitsh\u00ebm t\u00eb OKB-s\u00eb, nj\u00eb her\u00eb nga kreu i shtetit dhe nj\u00eb her\u00eb nga kryeministri, n\u00eb&nbsp;<strong>shtator 2023<\/strong>, Begajt ia dogj\u00ebn radh\u00ebn pa i dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb shpjegim. Po k\u00ebshtu Rama&nbsp;e ka detyruar presidentin ti thot\u00eb jo ftes\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb marr\u00eb nga princi i Emirateve t\u00eb Bashkuara Arabe p\u00ebr samitin e klim\u00ebs n\u00eb&nbsp;<strong>n\u00ebntor 2024.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Episodi m\u00eb mbrsl\u00ebn\u00ebs qe ai i p\u00ebrkujtimit t\u00eb&nbsp;<strong>20 vjetorit t\u00eb samitit historik t\u00eb Selanikut<\/strong>, i cili i hapi rrug\u00ebn drejt BE-s\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Perendimor. Ai u zhvillua n\u00eb kulmin e kriz\u00ebs mes Athin\u00ebs dhe Tiran\u00ebs, q\u00eb pasoi burgosjen politike t\u00eb kryetarit t\u00eb zgjedhur t\u00eb bashkis\u00eb Himar\u00eb, Fredi Beleri. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arrogante autoritetet greke nuk e ftuan kryeministrin Rama, t\u00eb cilin e b\u00ebnin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb makinacion politik. Qeveria Mitsotakis b\u00ebri t\u00eb ditur se ky ishte nj\u00eb distancim politik dhe se si organizator\u00eb ata do t\u00eb ftonin presidentin Begaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky i fundit, q\u00eb nuk guxonte t\u00eb shkonte p\u00ebrpara Ram\u00ebs gjeti justifikimin m\u00eb qesharak t\u00eb mund\u00ebsh\u00ebm, q\u00eb zor se ia besonin edhe familjar\u00ebt e vet: e kishte \u201caxhend\u00ebn t\u00eb ngjeshur\u201d.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Por, roli i Begajt nuk ka sh\u00ebrbyer vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur vanitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Ram\u00ebs, ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur edhe si veg\u00ebl, p\u00ebr manovra meskine t\u00eb brend\u00ebsh\u00ebme.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb kulmin e kriz\u00ebs palrlamentare kur opozita bllokoi p\u00ebr tre muaj parlamentin p\u00ebr arsye se asaj i ishte mohuar e drejta kushtetuese p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ngritjen e komisioneve hetimore, kreu i shtetit u hodh n\u00eb fush\u00eb si nj\u00eb zar n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb mazhoranc\u00ebs. Duke e ditur shum\u00eb mir\u00eb se n\u00eb kuvend nuk mund t\u00eb mbahej seanc\u00eb normale p\u00ebr shkak t\u00eb kaosit t\u00eb krijuar, ai urdh\u00ebrua me urgjenc\u00eb t\u00eb mbante nj\u00eb fjal\u00eb,&nbsp;<strong>n\u00eb 15 janar 2024<\/strong>, p\u00ebrball\u00eb deputet\u00ebve. Natyrisht q\u00eb nuk e b\u00ebri dot. Por q\u00ebllimi ishte p\u00ebr t\u00eb njollosur PD-e cila nuk l\u00ebnk\u00ebrka as presidentin t\u00eb flas\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo u duk qart\u00eb nga interpretimi q\u00eb i b\u00ebri ish kryetarja e kuvendit, Lindita Nikolli k\u00ebtij incidenti: \u201cI k\u00ebrkojm\u00eb ndjes\u00eb presidentit t\u00eb Republik\u00ebs. P\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb krijuar nga deputet\u00ebt e opozit\u00ebs pamund\u00ebsohet q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb ndjekin fjal\u00ebn e tij nga Kuvendi\u201d,- u shpreh ajo. Megjith\u00ebat\u00eb Begaj e mbajti fjal\u00ebn e tij nga selia e presidenc\u00ebs ku nuk shqiptoi dot asnj\u00eb rrokje p\u00ebr respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb opozit\u00ebs, por ku nuk harroi t\u00eb fshikulloj\u00eb at\u00eb: \u201cQytetar\u00ebt shqiptar\u00eb presin t\u00eb shohin nj\u00eb parlament funksional, dhe jo p\u00ebrplasje fizike n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e demokracis\u00eb son\u00eb\u201d.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Lista e sh\u00ebrbesave meskine nuk ka fund. N\u00eb&nbsp;<strong>maj 2023<\/strong>&nbsp;parlamenti i k\u00ebrkoi presidentit t\u00eb dekretonte me procedur\u00eb urgjente, ligjin p\u00ebr rritjen e pagave t\u00eb deputet\u00ebve dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb. Ushtar i bindur ai e zabtoi urdhrin me t\u00eb par\u00ebn, vet\u00ebm pasi vuri nj\u00eb kusht t\u00eb vog\u00ebl. Ma sillni p\u00ebr firm\u00eb paradite se m\u00eb von\u00eb udh\u00ebtoj p\u00ebr n\u00eb Gjermani. Madje karagjozll\u00ebku nuk ka fund, ai ktheu p\u00ebrgjigje zyrtare se do t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, para se votimi t\u00eb kryhej, ndon\u00ebse formalisht ende nuk dihej rezultati i tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Begaj i ka sh\u00ebrbyer me zell edhe lojrave t\u00eb vogla brenda klaneve t\u00eb mazhoranc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kontrolluar prej tyre segmente te drejt\u00ebsis\u00eb. Tipike n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb kapur edhe ato ishuj t\u00eb pakontrolluesh\u00ebm brenda Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Begaj me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb letre, n\u00eb\u00a0<strong>janar t\u00eb k\u00ebtij viti<\/strong>\u00a0i ka k\u00ebrkuar k\u00ebsaj gjykate t\u00eb interpretoj\u00eb n\u00ebse tre nga mandatet e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj duhet t\u00eb mbyllen para mbarimit t\u00eb afatit 9 vje\u00e7ar. N\u00ebn presionin e nj\u00eb militanti, si kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, Sokol Sadushi, Begaj shp\u00ebrfilli edhe dekretin e parardh\u00ebsit t\u00eb tij, duke hedhur nj\u00eb hap q\u00eb u pa me shum\u00eb shqet\u00ebsim edhe n\u00eb raport progresin e Bashkimit Evropian.<\/p>\n\n\n\n<p>Presidenti q\u00eb iu drejtua Kushtetueses at\u00ebher\u00eb kur nuk ishte e nevojshme, tani n\u00eb fund e anashkaloi at\u00eb, kur i k\u00ebrkuan t\u00eb shpallte zgjedhjet e parakoh\u00ebshme n\u00eb Tiran\u00eb. Sepse p\u00ebr ish ushtarakun Begaj urdh\u00ebri mbizot\u00ebron mbi ligjin.<\/p>\n\n\n\n<p>Natyrisht, q\u00eb po t\u00eb shikohet me v\u00ebmendje kjo kronologji e p\u00ebrgatitur nga Lapsi.al, v\u00ebrehet pa v\u00ebshtir\u00ebsi se t\u00eb gjitha cic-micet e Begajt nuk kan\u00eb sjell\u00eb ndonj\u00eb pasoj\u00eb t\u00eb ububushme. Me q\u00ebndrimet, aktet dhe meskinitetin e vet ai as nuk ka b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb d\u00ebm t\u00eb madh, as e ka ndryshuar rrjedh\u00ebn e p\u00ebrcaktuar t\u00eb ngjarjeve q\u00eb do t\u00eb ishin po t\u00eb tilla edhe pa t\u00eb. Thjesht\u00eb ai \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb si nj\u00eb president i vog\u00ebl q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb r\u00ebndomta. Prandaj dhe shum\u00ebkush mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7udi sa her\u00eb kujton at\u00eb th\u00ebnien e Ram\u00ebs se ai e d\u00ebgjon presidnetin e vet.\/<strong>Lapsi.al<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shum\u00ebkush e ka ende t\u00eb gjall\u00eb n\u00eb kujtes\u00eb, nj\u00eb fjalim t\u00eb Edi Ram\u00ebs, n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb 2023, n\u00eb dit\u00ebn e aflabetit, kur gjys\u00ebm me humor dhe gjys\u00ebm me provokim kryeministri shqiptar i drejtohej presidentes s\u00eb Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani: \u201cShpresoj q\u00eb Albin Kurti t\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb ty, ashtu sikurse un\u00eb e d\u00ebgjoj presidentin tim\u201d. Fjala nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":425204,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,6032,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-425203","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize-en","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/425203","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=425203"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/425203\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":425205,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/425203\/revisions\/425205"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/425204"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=425203"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=425203"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=425203"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}