{"id":425568,"date":"2025-10-31T11:50:12","date_gmt":"2025-10-31T10:50:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=425568"},"modified":"2025-10-31T11:50:14","modified_gmt":"2025-10-31T10:50:14","slug":"erion-veliaj-flet-ne-kushtetuese-goditja-me-erdhi-nga-bashkepunetoret-e-mi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/erion-veliaj-flet-ne-kushtetuese-goditja-me-erdhi-nga-bashkepunetoret-e-mi\/","title":{"rendered":"Erion Veliaj flet n\u00eb Kushtetuese: Goditja m\u00eb erdhi nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e mi"},"content":{"rendered":"<p>Erion Veliaj, ka marr\u00eb fjal\u00ebn gjat\u00eb seanc\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, ku po shqyrtohet shkarkimi i tij nga kryetar Bashkie i Tiran\u00ebs dhe dekreti i Presidentit p\u00ebr zgjedhjet e kryeqytetit.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Veliaj i k\u00ebrkoi Gjykat\u00ebs Kushtetuese, t\u00eb mbrojn\u00eb s\u00ebbashku &#8220;demokracin\u00eb&#8221;, duke argumentuar se&nbsp;\u00ebsht\u00eb i zgjedhur me votat e qytetar\u00ebve dhe nuk mund t\u00eb largohet nga detyra me urdhra.<\/p>\n\n\n\n<p>Veliaj p\u00ebrmendi gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij edhe &#8220;kulisat politike&#8221;.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>FJALA E PLOTE E ERION VELIAJT<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>E nderuar Kryetare e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, T\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Edhe pse e di mir\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb e drejta ime kushtetuese, dua t\u2019ju falenderoj me respekt q\u00eb m\u00eb keni dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb jem sot i pranish\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb ushtruar t\u00eb drejt\u00ebn time, p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar para Jush dhe para gjith\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Beteja ime p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar prej jush vjen pas nj\u00eb sage t\u00eb gjat\u00eb zhg\u00ebnjyese, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar se \u00e7far\u00eb kam b\u00ebr\u00eb, q\u00eb jam rr\u00ebmbyer nga zyra, ku m\u00eb kan\u00eb zgjedhur qytetar\u00ebt, dhe jam mbyllur n\u00eb nj\u00eb qeli me regjim burgosjeje m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb se vras\u00ebsit serial\u00eb. Kam p\u00ebrjetuar nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, t\u00eb mbushur me shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb mia themelore si qytetar i k\u00ebsaj Republike, por mbi t\u00eb gjitha, nj\u00eb periudh\u00eb denigrimi dhe p\u00ebrpjekjeje p\u00ebr t\u00eb heshtur z\u00ebrin e nj\u00eb t\u00eb zgjedhuri, tre her\u00eb radhazi nga qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb m\u00eb denigruar mua, por \u00ebsht\u00eb p\u00ebr\u00e7mim ndaj vet\u00eb vot\u00ebs, ndaj gj\u00ebs\u00eb m\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb q\u00eb ka demokracia. Dhe p\u00ebr\u00e7mimi ndaj saj \u00ebsht\u00eb p\u00ebr\u00e7mim ndaj forc\u00ebs q\u00eb kan\u00eb qytetar\u00ebt; \u00ebsht\u00eb p\u00ebr\u00e7mim i fuqis\u00eb q\u00eb populli i jep Republik\u00ebs p\u00ebr ta drejtuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij.\u2028 Si\u00e7 thoshte Martin Luther King:&nbsp;\u201cHarku i Universit Moral \u00ebsht\u00eb i gjat\u00eb dhe rraskapit\u00ebs, por n\u00eb fund anon nga e drejta.\u201d Ndaj, jam sot k\u00ebtu, p\u00ebrpara Jush, si Kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, qytetit m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb kombit ton\u00eb, me t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb ma kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb 160 mij\u00eb vota qytetar\u00ebsh t\u00eb lir\u00eb t\u00eb k\u00ebtij qyteti, n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij harku 9-mujor n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Nuk jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten, sepse nuk kam kryer asnj\u00eb shkelje. Jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u2019ju drejtuar me gjith\u00eb respektin q\u00eb meriton detyra Juaj e lart\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019ju k\u00ebrkuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb vetme: t\u00eb mbrojm\u00eb s\u00eb bashku demokracin\u00eb q\u00eb po vihet n\u00eb sprov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Demokracin\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn, si un\u00eb, ashtu edhe Ju, t\u00eb nderuar gjyqtar\u00eb, jemi betuar ta mbrojm\u00eb \u2014 jo n\u00eb let\u00ebr, por me veprim, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb, sot. Ky mandat nuk \u00ebsht\u00eb i imi. Ky mandat \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bes\u00eblidhje publike, nj\u00eb kontrat\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs ma kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb me vullnetin e tyre t\u00eb lir\u00eb. Kjo bes\u00eblidhje \u00ebsht\u00eb nderi i jet\u00ebs sime dhe p\u00ebr mbrojtjen e saj un\u00eb do t\u00eb b\u00ebj gjith\u00e7ka q\u00eb m\u00eb lejon ligji, fuqia e mendjes dhe forca e zemr\u00ebs sime.\u2028 Do ta mbroj deri n\u00eb fund sepse nuk po mbroj nj\u00eb karrige, por shpirtin e nj\u00eb lidhjeje t\u00eb shenjt\u00eb midis qytetarit dhe t\u00eb zgjedhurit t\u00eb tij. Populli i k\u00ebtij vendi, p\u00ebrmes Kushtetut\u00ebs s\u00eb tij, ka vendosur qart\u00eb se askush nuk mund ta nd\u00ebrpres\u00eb mandatin e nj\u00eb t\u00eb zgjedhuri vendor p\u00ebrpara afatit, p\u00ebrve\u00e7se kur ai ka kryer shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb Kushtetut\u00ebs ose t\u00eb ligjit.\u2028<\/p>\n\n\n\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zbulim i ri; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb premtim solemn i Republik\u00ebs ndaj vetvetes, nj\u00eb kufi moral dhe ligjor q\u00eb askush \u2014 as un\u00eb dhe as Ju \u2014 nuk duhet ta shkel\u00eb pa rr\u00ebzuar m\u00eb par\u00eb themelet e besimit publik mbi t\u00eb cilat ngrihet vet\u00eb shteti. Prandaj, me respekt t\u00eb plot\u00eb dhe solemn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Gjykat\u00eb, pyes sot:\u2028 Cil\u00ebn shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs apo t\u00eb ligjit kam kryer un\u00eb, n\u00eb ushtrimin e mandatit kushtetues t\u00eb Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs? P\u00ebrpjekja ime p\u00ebr t\u00eb mbrojtur bes\u00eblidhjen me qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs, edhe n\u00eb kushtet e rr\u00ebmbimit n\u00eb qeli, \u00ebsht\u00eb detyrim imi ndaj qytetar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Besimi im se vota e lir\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se kulisat politike \u00ebsht\u00eb fuqia q\u00eb m\u00eb shtyn t\u00eb b\u00ebj k\u00ebt\u00eb betej\u00eb. \u2028Bindja ime se drejt\u00ebsia duhet t\u00eb buroj\u00eb nga Kushtetuta dhe jo nga protagonizmi politik apo etja p\u00ebr karrier\u00eb mbi kurriz t\u00eb lirive themelore t\u00eb qytetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb e pal\u00ebkundur. Ato \u00e7far\u00eb Kushtetuta i mbron, shpresoj q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb t\u00eb thuhen me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb arsyetohen nga Ju dhe t\u00eb d\u00ebgjohen nga \u00e7do shqiptar q\u00eb ende beson se ligji duhet t\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb, jo t\u00eb t\u00eb sulmoj\u00eb padrejt\u00ebsisht.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nderuar gjyqtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, N\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb nuk po shqyrtohet nj\u00eb vend pune. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb historike, q\u00eb shqyrton vet\u00eb demokracin\u00eb shqiptare, themelet mbi t\u00eb cilat q\u00ebndron shteti yn\u00eb.\u2028 Sepse q\u00eb nga dita kur miratuam Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe pranuam demokracin\u00eb, si vler\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb ushtrimit t\u00eb pushtetit nga sovrani \u2014 nga populli \u2014 t\u00eb gjith\u00eb ne, qytetar\u00eb, politikan\u00eb, n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb shtetit dhe Ju, t\u00eb nderuar gjyqtar\u00eb, jemi betuar ta respektojm\u00eb dhe ta mbrojm\u00eb at\u00eb vler\u00eb. Ne jemi betuar t\u00eb mbrojm\u00eb demokracin\u00eb, jo ta p\u00ebrdorim at\u00eb. T\u00eb ruajm\u00eb si pasurin\u00eb m\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs, jo ta sakrifikojm\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb momentit, p\u00ebr rehati politike apo p\u00ebr urdhra t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm, q\u00eb bien ndesh me ligjin e p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja gjyq\u00ebsore q\u00eb p\u00ebrcakton n\u00ebse pushteti do t\u2019u p\u00ebrkas\u00eb ende qytetar\u00ebve apo do t\u2019u merret atyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb e hileqare, pas perdeve t\u00eb loj\u00ebrave me nene dhe germa t\u00eb ligjit. N\u00ebse ligji do t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb mbrojtur demokracin\u00eb apo p\u00ebr ta p\u00ebrmbysur at\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb formalizmave.\u2028 Sepse kur pushteti q\u00eb buron nga vota tjet\u00ebrsohet me taktika p\u00ebr t\u00eb anashkaluar vet\u00eb vullnetin e vot\u00ebs, at\u00ebher\u00eb besimi i qytetar\u00ebve kthehet n\u00eb tradhti morale. Pushteti q\u00eb ata na kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebrbyer, p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u2019i sunduar, me t\u00eb nj\u00ebjtat mjete q\u00eb na ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr t\u2019i mbrojtur. E at\u00ebher\u00eb, Republika nuk rrezikohet nga asnj\u00eb armik i jasht\u00ebm, por nga vet\u00eb ata q\u00eb, n\u00ebn betimin p\u00ebr ta mbrojtur, e p\u00ebrdorin p\u00ebr ta n\u00ebnshtruar. \u201cBetohem n\u00eb nderin tim se do t\u00eb kryej me nd\u00ebrgjegje detyr\u00ebn e Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb dhe do t\u2019i bindem Kushtetut\u00ebs dhe ligjeve.\u201d Ky ishte nj\u00eb fragment nga formula e betimit tim si Kryetar Bashkie, tre her\u00eb i zgjedhur.\u2028<\/p>\n\n\n\n<p>Ndaj, jam sot k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb mbrojtur deri n\u00eb fund betimin tim \u2014 kontrat\u00ebn time me qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs. Nj\u00eb kontrat\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn time n\u00eb \u00e7do or\u00eb pune, n\u00eb \u00e7do m\u00ebngjes dhe \u00e7do mbr\u00ebmje, n\u00eb diell e n\u00eb shi, n\u00eb \u00e7do rrug\u00eb t\u00eb shtruar, n\u00eb \u00e7do k\u00ebnd loj\u00ebrash, n\u00eb \u00e7do shkoll\u00eb, kop\u00ebsht, \u00e7erdhe, apo bulevard, kala, shesh e park q\u00eb ka ndryshuar Tiran\u00ebn \u2014 nga pandemia e kobshme, ku \u00e7onim ndihma t\u00eb izoluarve, te t\u00ebrmeti kur nd\u00ebrtuam sht\u00ebpit\u00eb e mij\u00ebra familjeve. E do ta mbroj edhe k\u00ebtu, p\u00ebrpara jush, deri n\u00eb fund. Sepse nuk besoj se ka di\u00e7ka m\u00eb fisnike p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb, as di\u00e7ka m\u00eb frym\u00ebzuese p\u00ebr nj\u00eb njeri q\u00eb i sh\u00ebrben publikut, sesa t\u00eb mbroj\u00eb besimin q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb me vot\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Besimin p\u00ebr t\u00eb drejtuar jo vet\u00ebm kryeqytetin e Shqip\u00ebris\u00eb, por kryeqytetin e gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, nj\u00eb qytet q\u00eb rreh me pulsin e gjith\u00eb kombit. E kur beson se ke dh\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mandat t\u00eb qytetar\u00ebve, vjen arsyeja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb largojn\u00eb nga detyra: \u201cMosprezenca n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tre muaj.\u201d Nuk kishin si t\u00eb m\u00eb fyenin m\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Ishte m\u00eb e r\u00ebnda e jet\u00ebs sime publike, sepse erdhi nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e mi, nga njer\u00ebz q\u00eb m\u00eb njohin m\u00eb mir\u00eb se kushdo tjet\u00ebr dhe q\u00eb nuk denjuan as t\u00eb m\u00eb d\u00ebgjonin. \u2028Zoti i falt\u00eb! Lutem \u00e7do nat\u00eb p\u00ebr ta:&nbsp;Zot, fali, se nuk din\u00eb \u00e7\u2019kan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Kjo \u201cakuz\u00eb\u201d nuk m\u00eb l\u00ebndon p\u00ebr fjal\u00ebn dhe shkresat e shkreta, por p\u00ebr padrejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb ajo p\u00ebrfaq\u00ebson. Si\u00e7 thot\u00eb shprehja:&nbsp;Dy padrejt\u00ebsi nuk prodhojn\u00eb drejt\u00ebsi.\u2028 Padrejt\u00ebsia e shkarkimit mbi padrejt\u00ebsin\u00eb e ndalimit nuk jan\u00eb zgjidhje. Sepse t\u00eb thuash se Erion Veliaj ka munguar n\u00eb detyr\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht ciniz\u00ebm me Erion Veliajn, por me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe me ligjin.\u2028 Mbi t\u00eb gjitha, e th\u00ebn\u00eb nga ata q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb rr\u00ebmbimit nga zyra pa asnj\u00eb akuz\u00eb, ngjan si nj\u00eb mesazh pasigurie p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebnjestrohet p\u00ebr arsye politike. Ngjan si nj\u00eb mesazh se n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend sundon d\u00ebshira dhe vullneti politik, dhe jo ligji. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb dikush q\u00eb mund t\u00eb ankohet p\u00ebr munges\u00ebn time, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00ebna dhe familja ime \u2014 p\u00ebr nj\u00eb munges\u00eb 10-vje\u00e7are, askush tjet\u00ebr. \u2028Ata i kam takuar m\u00eb shum\u00eb n\u00eb burg se n\u00eb liri, ku prej pun\u00ebs i lija dhe i gjeja n\u00eb gjum\u00eb. Fort t\u00eb nderuar,\u2028<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb nga dita e par\u00eb kur u betova n\u00eb vitin 2015 si Kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, jeta ime \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00ebsh me k\u00ebt\u00eb qytet. E kam drejtuar me gjith\u00eb forc\u00ebn time shpirt\u00ebrore, mendore dhe fizike, pa kursyer asgj\u00eb nga vetja. Ky qytet ka qen\u00eb familja ime e madhe.\u2028 Nuk pretendoj se \u00e7do gj\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb mir\u00eb, apo se \u00e7do gj\u00eb q\u00eb kam dashur ta b\u00ebj, kam mundur ta b\u00ebj. Por, nj\u00eb gj\u00eb e di me siguri:&nbsp;Askush&nbsp;nuk mund t\u00eb m\u00eb \u201cakuzoj\u00eb\u201d se nuk kam qen\u00eb n\u00eb detyr\u00eb. Sepse kush thot\u00eb se un\u00eb kam munguar, fyen inteligjenc\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb m\u00eb kan\u00eb besuar tre her\u00eb me radh\u00eb, pik\u00ebrisht sepse e pan\u00eb me syt\u00eb e tyre p\u00ebrkushtimin tim, dashurin\u00eb time p\u00ebr pun\u00ebn dhe p\u00ebr qytetin. Pun\u00eb nga e cila m\u00eb shk\u00ebput\u00ebn padrejt\u00ebsisht dhe pabesisht ata q\u00eb donin t\u00eb m\u00eb shihnin me pranga n\u00eb duar e jo me lopat\u00eb n\u00eb duar; ata q\u00eb nuk m\u00eb donin mua n\u00eb at\u00eb zyr\u00eb, sepse ajo zyr\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb simbol i dashuris\u00eb p\u00ebr qytetin dhe pun\u00ebn \u2014 epiqend\u00ebr e optimizmit dhe nj\u00eb energjie pozitive t\u00eb pafundme. Mund ta burgos\u00ebsh nj\u00eb njeri, por jo t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e tij. Dhe e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se mosprezenca ime nuk ka qen\u00eb zgjedhje, por pasoj\u00eb e nj\u00eb izolimi t\u00eb imponuar nga shteti, p\u00ebrmes nj\u00eb vendimi disproporcional, nga letra anonime dhe zell persekutues, q\u00eb m\u00eb privoi jo vet\u00ebm nga liria, por edhe nga qyteti im, p\u00ebrpara se t\u00eb provohej \u00e7do faj\u00ebsi. Si mund t\u00eb quhet \u201cshkelje\u201d mungesa e nj\u00eb Kryetari Bashkie q\u00eb \u00ebsht\u00eb fizikisht i ndaluar nga vet\u00eb organet e shtetit, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendimi q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>A mos vall\u00eb duam t\u00eb legjitimojm\u00eb iden\u00eb se \u00e7do funksionar i zgjedhur mund t\u00eb largohet nga detyra p\u00ebrmes nj\u00eb arrestimi t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm, pa vendim faj\u00ebsie, duke i marr\u00eb popullit mandatin q\u00eb ai vet\u00eb ia ka dh\u00ebn\u00eb me vot\u00eb t\u00eb lir\u00eb? N\u00ebse kjo pranohet, at\u00ebher\u00eb \u00e7do mandat i zgjedhur nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb garanci e sovranitetit qytetar, por nj\u00eb leje q\u00eb mund t\u00eb t\u00eb hiqet n\u00eb \u00e7do koh\u00eb nga vullneti politik.\u2028 N\u00ebse pranohet nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, at\u00ebher\u00eb parimi i prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb humbet kuptimin, dhe nd\u00ebshkimi pa vendim gjyq\u00ebsor kthehet n\u00eb praktik\u00eb t\u00eb zakonshme. Kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb rr\u00ebshqitje e rrezikshme nga shteti i s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb shtetin e paragjykimit. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb padrejt\u00ebsi njer\u00ebzore, por nj\u00eb kontradikt\u00eb e hapur kushtetuese, sepse m\u00eb nd\u00ebshkon p\u00ebr nj\u00eb fakt q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb as veprim, as shkelje, por nj\u00eb gjendje e imponuar me forc\u00ebn disproporcionale t\u00eb vet\u00eb shtetit.\u2028 N\u00ebse kjo kthehet n\u00eb precedent, at\u00ebher\u00eb \u00e7do qytetar i k\u00ebtij vendi do t\u00eb jetoj\u00eb me frik\u00ebn se mund t\u00eb nd\u00ebshkohet jo p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, por p\u00ebr at\u00eb q\u00eb cilido pushtet vendos t\u2019i faturoj\u00eb apriori.<\/p>\n\n\n\n<p>E nderuar Gjykat\u00eb, N\u00ebse pranohet q\u00eb nj\u00eb kryebashkiak i zgjedhur me vot\u00ebn e popullit mund t\u00eb hiqet nga detyra pa vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, at\u00ebher\u00eb nga nes\u00ebr \u00e7do qytet, \u00e7do bashki dhe \u00e7do mandat popullor mund t\u00eb bjer\u00eb pre e vendimeve politike t\u00eb momentit.\u2028 N\u00eb at\u00eb \u00e7ast, zgjedhjet humbin kuptimin, vota humbet pesh\u00ebn dhe sovraniteti qytetar z\u00ebvend\u00ebsohet nga vullneti i atyre q\u00eb duan t\u00eb sundojn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ligjit, por duke e p\u00ebrmbysur vet\u00eb ligjin. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb demokraci.\u2028 Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbysje e demokracis\u00eb.\u2028 Ky nuk \u00ebsht\u00eb prezumim pafaj\u00ebsie, por prezumim faj\u00ebsie, dhe aty ku pafaj\u00ebsia z\u00ebvend\u00ebsohet nga paragjykimi, drejt\u00ebsia pushon s\u00eb ekzistuari. Un\u00eb nuk jam sot k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar m\u00ebshir\u00eb apo privilegj. Vij p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar drejt\u00ebsi kushtetuese.\u2028<\/p>\n\n\n\n<p>Drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb mburoja morale dhe fundore e Republik\u00ebs, ajo q\u00eb mbron rregullin q\u00eb na mban bashk\u00eb si shoq\u00ebri.\u2028 Ajo q\u00eb e ndan shtetin e drejt\u00eb nga shteti i frik\u00ebs, ligjin nga arbitrariteti dhe Republik\u00ebn nga \u00e7do form\u00eb sundimi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment vendimtar, Ju nuk jeni thjesht nj\u00eb gjykat\u00eb q\u00eb shqyrton nj\u00eb shkarkim nga detyra t\u00eb nj\u00eb kryebashkiaku.\u2028 Ju jeni \u2014 si\u00e7 e ka p\u00ebrshkruar Alexander Hamilton, nj\u00eb nga et\u00ebrit themelues t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara \u2014 \u201ctrupi nd\u00ebrmjet\u00ebs midis popullit dhe pushtetit\u201d, i krijuar p\u00ebr ta mbajtur pushtetin brenda kufijve q\u00eb i ka caktuar Kushtetuta. Kur pushteti e tejkalon veten, kur vullneti politik k\u00ebrkon t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb ligjin, vet\u00ebm gjykata juaj Kushtetuese ka fuqin\u00eb dhe detyr\u00ebn ta ndaloj\u00eb.\u2028<\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00ebm kjo gjykat\u00eb mund ta rikthej\u00eb shtetin n\u00eb binar\u00ebt e Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb mbroj\u00eb qytetarin nga abuzimi i pushtetit q\u00eb ai vet\u00eb ia ka dh\u00ebn\u00eb.<a href=\"https:\/\/www.tpz.al\/aktualitet\/shoku-i-tij-perplasi-me-makine-efektivin-e-policise-ndersa-ai-e-kerce-i302611\"><\/a><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Erion Veliaj, ka marr\u00eb fjal\u00ebn gjat\u00eb seanc\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, ku po shqyrtohet shkarkimi i tij nga kryetar Bashkie i Tiran\u00ebs dhe dekreti i Presidentit p\u00ebr zgjedhjet e kryeqytetit.&nbsp; Veliaj i k\u00ebrkoi Gjykat\u00ebs Kushtetuese, t\u00eb mbrojn\u00eb s\u00ebbashku &#8220;demokracin\u00eb&#8221;, duke argumentuar se&nbsp;\u00ebsht\u00eb i zgjedhur me votat e qytetar\u00ebve dhe nuk mund t\u00eb largohet nga detyra me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-425568","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-koment-opinion","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/425568","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=425568"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/425568\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":425569,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/425568\/revisions\/425569"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=425568"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=425568"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=425568"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}