{"id":425604,"date":"2025-11-04T11:13:18","date_gmt":"2025-11-04T10:13:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=425604"},"modified":"2025-11-05T12:53:07","modified_gmt":"2025-11-05T11:53:07","slug":"vrasja-per-kalin-ne-berat-bashkeshortja-e-viktimes-ja-e-verteta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/vrasja-per-kalin-ne-berat-bashkeshortja-e-viktimes-ja-e-verteta\/","title":{"rendered":"Vrasja p\u00ebr kalin n\u00eb Berat, bashk\u00ebshortja e viktim\u00ebs: Ja e v\u00ebrteta&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Blendi Fevziu ka publikuar n\u00eb rrjetet sociale nj\u00eb mesazh nga bashk\u00ebshortja e Keli Hoxh\u00ebs, 42-vje\u00e7arit t\u00eb vrar\u00eb m\u00eb 28 tetor n\u00eb kalan\u00eb e Beratit p\u00ebr nj\u00eb kal\u00eb. Vjola Haxhia ka sqaruar t\u00eb gjith\u00eb dinamik\u00ebn e tragjedis\u00eb s\u00eb asaj dite ku babai i dy f\u00ebmij\u00ebve u vra nga 63-vje\u00e7ari Kristo Mema pas nj\u00eb debati p\u00ebr kalin.<\/p>\n\n\n\n<p>Haxhia thot\u00eb se familja jeton prej 14 vitesh n\u00eb Britani dhe gjendej n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr pushime. Kur ndodheshin n\u00eb kalan\u00eb e Beratit, vajza ka par\u00eb kalin dhe i ka k\u00ebrkuar t\u00eb atit ta prek\u00eb, por 63-vje\u00e7ari nuk ka qen\u00eb aty. Sapo i jan\u00eb afruar kalit, ai \u00ebsht\u00eb shfaqur duke ul\u00ebritur.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse 42-vje\u00e7ari i ka th\u00ebn\u00eb se di si t\u00eb sillet me kuajt, Kristo Mema e ka ofenduar. Kjo bie ndesh me pretendimet e tij se ka qen\u00eb viktima e para q\u00eb e ka fyer. Pasi Keli Hoxha i ka kthyer shpin\u00ebn, ai e ka p\u00ebshtyr\u00eb. S\u00ebrish, 63-vje\u00e7ari ka deklaruar se k\u00ebt\u00eb veprim e ka b\u00ebr\u00eb i ndjeri.<\/p>\n\n\n\n<p>Pasi 42-vje\u00e7ari \u00ebsht\u00eb sulmuar me thik\u00eb, i ka k\u00ebrkuar bashk\u00ebshortes t\u00eb njoftoj\u00eb ambulanc\u00ebn. Ajo rr\u00ebzon plot\u00ebsisht versionin q\u00eb ka qarkulluar se situata ka ndodhur p\u00ebr shkak se nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pagesa. M\u00eb tej, thot\u00eb se nuk ka reagim p\u00ebr situat\u00ebn e saj, nd\u00ebrsa f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb d\u00ebshmuan vrasjen e t\u00eb atit, jan\u00eb n\u00eb gjendje shoku.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cP\u00ebrsh\u00ebndetje zoti Fevziu,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Un\u00eb jam Vjola Haxhia, bashk\u00ebshortja e Keli Hoxh\u00ebs q\u00eb u vra t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb Berat. Fillimisht doja t\u2019ju fal\u00ebnderoja shum\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb keni trajtuar edhe koh\u00ebn q\u00eb i keni kushtuar ngjarjes son\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Ne, familjarisht, kemi 14 vite q\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, kishim ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr pushime dhe nj\u00eb nga destinacionet tona ishte vizita n\u00eb kalan\u00eb e Beratit p\u00ebr t\u2019ju m\u00ebsuar edhe f\u00ebmij\u00ebve m\u00eb shum\u00eb nga historia shqiptare.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Ne vizituam kalan\u00eb me familjen time dhe n\u00ebn\u00ebn e bashk\u00ebshortit, diku nga qendra e kalas\u00eb ishte nj\u00eb kal\u00eb i lidhur n\u00eb shtyll\u00eb q\u00eb vajza ime 8-vje\u00e7are, Sevia, e pa dhe i tha babait t\u00eb saj: \u2018A mund t\u00eb afrohem ta prek pak kalin?\u2019 Theksoj q\u00eb n\u00eb at\u00eb moment kali ishte vet\u00ebm, nuk kishte t\u00eb zotin aty. Keli, bashk\u00eb me vajz\u00ebn, u afruan ta preknin kalin nga gusha, n\u00eb at\u00eb moment shfaqet pronari i kalit duke ul\u00ebritur direkt q\u00eb mos ta preknin kalin sepse acarohet. Burri i tha: \u2018Mos u shqet\u00ebso, sepse un\u00eb jam rritur n\u00eb fshat, ku kisha edhe kal\u00eb dhe di si ta trajtoj.\u2019<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Ai filloi t\u00eb debatoj\u00eb me bashk\u00ebshortin tim n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb shum\u00eb vulgare. Bashk\u00ebshorti im i tha se ishte n\u00eb mosh\u00ebn e gjyshit tim dhe nuk po merrem t\u00eb debatoj me ty. Theksoj se n\u00eb ato momente Keli ishte dor\u00eb p\u00ebr dore me vajz\u00ebn.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Ai u kthye me shpin\u00eb dhe u nis t\u00eb vinte nga ne. N\u00eb at\u00eb moment ai e p\u00ebshtyu nga mbrapa burrin tim tri her\u00eb dhe e ofendoi nga familja. Burri im u kthye dhe iu afrua, por n\u00eb sekond\u00eb direkt u kthye nga un\u00eb dhe, me dor\u00eb n\u00eb bark, m\u00eb tha: \u2018Shpirt, njofto ambulanc\u00ebn se m\u00eb vrau me thik\u00eb\u2019, dhe ra n\u00eb tok\u00eb i mbuluar me gjak. Aty kishte mbi 100 turist\u00eb q\u00eb po shikonin dhe mund t\u00eb keni mjaftuesh\u00ebm d\u00ebshmitar\u00eb p\u00ebr ta konfirmuar.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Kam lexuar n\u00eb disa media q\u00eb u vra sepse nuk b\u00ebri pages\u00ebn. E kund\u00ebrshtoj rrept\u00ebsisht nj\u00eb lajm t\u00eb till\u00eb, sepse nuk b\u00ebri asnj\u00eb foto.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Pse mediat nuk flasin apo shteti nuk interesohet si jan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e mi? Q\u00eb jan\u00eb n\u00eb shok, q\u00eb mund t\u00eb m\u00eb ishte vrar\u00eb edhe f\u00ebmija me thik\u00eb n\u00eb ato momente. F\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb n\u00eb gjendje shoku. Nuk flen\u00eb, nuk han\u00eb, nuk flasin.\u201d<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Blendi Fevziu ka publikuar n\u00eb rrjetet sociale nj\u00eb mesazh nga bashk\u00ebshortja e Keli Hoxh\u00ebs, 42-vje\u00e7arit t\u00eb vrar\u00eb m\u00eb 28 tetor n\u00eb kalan\u00eb e Beratit p\u00ebr nj\u00eb kal\u00eb. Vjola Haxhia ka sqaruar t\u00eb gjith\u00eb dinamik\u00ebn e tragjedis\u00eb s\u00eb asaj dite ku babai i dy f\u00ebmij\u00ebve u vra nga 63-vje\u00e7ari Kristo Mema pas nj\u00eb debati p\u00ebr kalin. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":425619,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,323,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-425604","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kronika-e-zeze","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/425604","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=425604"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/425604\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":425605,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/425604\/revisions\/425605"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/425619"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=425604"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=425604"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=425604"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}