{"id":425761,"date":"2025-11-14T11:15:56","date_gmt":"2025-11-14T10:15:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=425761"},"modified":"2025-11-14T11:16:00","modified_gmt":"2025-11-14T10:16:00","slug":"shba-sanksione-vizitorit-te-zyres-se-rames-luftar-hysa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/shba-sanksione-vizitorit-te-zyres-se-rames-luftar-hysa\/","title":{"rendered":"SHBA sanksione vizitorit t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb Ram\u00ebs, Luftar Hysa"},"content":{"rendered":"<p>Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur t\u00eb sanksionoj\u00eb familjen shqiptare t\u00eb lidhur me kartelin e Sinaloas, ku b\u00ebn pjes\u00eb edhe&nbsp;<strong>Luftar Hysa,<\/strong>&nbsp;njeriu q\u00eb u p\u00ebrfol gjat\u00eb si vizitor i zyr\u00ebs s\u00eb kryeministrit&nbsp;<strong>Edi Rama<\/strong>&nbsp;n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2020.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cThesari amerikan vendosi sanksione ndaj an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes Hysa nga Meksika, duke i akuzuar se kan\u00eb p\u00ebrdorur rrjetin e tyre t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb kazinove dhe restoranteve si mbules\u00eb p\u00ebr&nbsp;<strong>pastrimin e fondeve t\u00eb kartelit t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb Sinaloas\u201d<\/strong>&nbsp;njoftoi agjensia Reuters.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb at\u00eb q\u00eb Thesari e p\u00ebrshkroi si nj\u00eb veprim t\u00eb koordinuar me qeverin\u00eb meksikane, vendosen sanksione ndaj gjasht\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes Hysa dhe nj\u00eb personi tjet\u00ebr, si dhe ndaj bizneseve t\u00eb tyre n\u00eb Meksik\u00eb, Kanada dhe Poloni. Thesari nd\u00ebrmori gjithashtu hapa p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb qasjen e bizneseve t\u00eb dyshuara t\u00eb familjes n\u00eb sistemin financiar amerikan. N\u00eb njoftimin e gjat\u00eb t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb Departamentit t\u00eb Thesarit bien n\u00eb sy dy pasazhe:<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u201cLuftari, me baz\u00eb midis Meksik\u00ebs dhe Kanadas\u00eb, shihet shpesh n\u00eb mediat publike si nj\u00eb an\u00ebtar kryesor i familjes Hysa, duke dh\u00ebn\u00eb intervista publike p\u00ebr bizneset e familjes s\u00eb tij n\u00eb Meksik\u00eb dhe n\u00eb Evrop\u00eb\u201d<\/strong>&nbsp;thuhet n\u00eb t\u00eb parin nd\u00ebrsa vijohet:&nbsp;<strong>\u201cLuftari dhe Arbeni kan\u00eb p\u00ebrdorur nj\u00eb entitet me baz\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr t\u2019u pasuruar nga pastrimi i fondeve t\u00eb paligjshme q\u00eb u p\u00ebrkasin personave t\u00eb dyshuar p\u00ebr trafik droge\u201d.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Emri i k\u00ebtij personazhi q\u00eb sot sanksionohet nga SHBA, krijoi efektin e nj\u00eb bombe n\u00eb Shqip\u00ebri kur gazetari Xhorxhio Motola, i Rai 3 e pyeti drejtp\u00ebrdrejt\u00eb kryeministrin Edi Rama p\u00ebr lidhjet me t\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb intervist\u00ebn me Ram\u00ebn, Motola citoi mediat kanadeze q\u00eb kan\u00eb shkruar se Hysa dyshohet se pastronte parat\u00eb e kartelit meksikan t\u00eb Sinaloas p\u00ebrmes kazinove dhe se ai ka hapur nj\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb. Rama u shtr\u00ebngua t\u00eb jap\u00eb versionin e tij p\u00ebr takimin. \u201c<em>Atje (n\u00eb Vlor\u00eb) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb investim i nj\u00eb familjeje vlonjate. I ati \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person i njohur n\u00eb Vlor\u00eb sepse ishte nj\u00eb nga aktivist\u00ebt e gjelb\u00ebrt kund\u00ebr Petrolifer\u00ebs Italiane. Ai \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i famsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe familja e tij ka investuar n\u00eb nj\u00eb nga hotelet m\u00eb t\u00eb bukura, pak nga pak Marina Bay. Pastaj ata q\u00eb un\u00eb i njoh sepse jam deputet i Vlor\u00ebs&nbsp;<strong>m\u00eb than\u00eb duam t\u00eb t\u00eb takojm\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kush\u00ebri, apo nj\u00eb i njohur, k\u00ebt\u00eb nuk e di, q\u00eb jeton n\u00eb Meksik\u00eb dhe d\u00ebshiron t\u00eb na ndihmoj\u00eb, t\u00eb na jap\u00eb nj\u00eb dor\u00eb p\u00ebr t\u00eb menaxhuar kazinon\u00eb.<\/strong>&nbsp;I thash\u00eb dakord. Hajdeni. Erdh\u00ebn. I takova. M\u00eb than\u00eb thjesht cfar\u00eb.. informacione mbi mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb gj\u00ebje t\u00eb till\u00eb dhe u thash\u00eb ne kemi nj\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebr t\u00eb stimuluar hotelet me 5 yje, q\u00eb nuk kishte n\u00eb Shqip\u00ebri b\u00ebm\u00eb nj\u00eb paket\u00eb pa taksa p\u00ebr 10 vite, TVSH 6%, zero tarifa p\u00ebr lejet e nd\u00ebrtimit\u201d shpjegoi Rama. Pastaj me insistimin e gazetarit kryeministri shtoi: \u201cAi (Hysa) erdhi me ata p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Kjo m\u00eb kujtohet. Nj\u00eb her\u00eb e kam par\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time. M\u00eb pas kam par\u00eb se e kan\u00eb hapur. kaq. A \u00ebsht\u00eb investitor, apo administrator apo.. nuk e di\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00eb gazetari i emisionit \u201cReport\u201d n\u00eb RAI 3, Xhorxhio Motola e rr\u00ebfeu m\u00eb pas k\u00ebshtu k\u00ebt\u00eb episod t\u00eb bised\u00ebs s\u00eb sforcuar me Ram\u00ebn:&nbsp;<em><strong>\u201cKryeministri Rama e pranoi q\u00eb e ka takuar k\u00ebt\u00eb Luftar (Hysa) duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb version ndryshe nga ajo q\u00eb tha Luftari n\u00eb nj\u00eb emision tjet\u00ebr.<\/strong>&nbsp;Ai tha se kishte shkuar p\u00ebr t\u00eb folur me Ram\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr mjedisin. Rama e p\u00ebrg\u00ebnjeshtroi versionin e Luftarit (Hysa). Rama nga ana e vet\u00eb thot\u00eb se nuk e dinte q\u00eb Luftari t\u00eb ishte nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i kartelit t\u00eb Sinalos\u2026\u201d<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p>Versionin e tij n\u00eb takimin me Edi Ram\u00ebn e kishte dh\u00ebn\u00eb edhe vet\u00eb Luftar Hysa n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me Blendi Fevziun n\u00eb studion e Opinion.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c<strong>Kam dashur ta takoj Edi Ram\u00ebn<\/strong>&nbsp;p\u00ebr nj\u00eb histori shum\u00eb t\u00eb bukur q\u00eb m\u00eb p\u00eblqen ta ndaj me ty k\u00ebtu. Un\u00eb kam nj\u00eb mikun tim t\u00eb madh q\u00eb\u00ebsht\u00eb nga Anglia. Faktikisht nga Skocia dhe jeton n\u00eb Lond\u00ebr. Dhe ky miku im e ka emrin Max Miligan. Un\u00eb kam jetu me at\u00eb n\u00eb Peru p\u00ebr tre vjet. Dhe Mak, v\u00ebllai I tij ka qen\u00eb drejtor i SKY NE\u00ebS n\u00eb Angli. Maksi \u00ebsht\u00eb fotograf dhe b\u00ebn libra. B\u00ebn fotografi dhe shkruan libra. Ka b\u00ebr\u00eb libra p\u00ebr Perun\u00eb, Gan\u00ebn, Bregun e Fildisht\u00eb, Island\u00ebn, Rumanin\u00eb dhe ky njeri njeri gjithmon\u00eb donte t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe t\u00eb promovonte turizmin. N\u00eb telefonin tim i kam t\u00eb gjitha edhe mesazhet edhe bisedat me Maksin. Dhe un\u00eb duke k\u00ebrku dhe&nbsp;<strong>duke par\u00eb q\u00eb Rama \u00ebsht\u00eb edhe artist dhe i p\u00eblqen kjo lloj fushe, thash\u00eb q\u00eb e vetmja gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebja \u00ebsht\u00eb t\u2019i propozoj k\u00ebt\u00eb projekt<\/strong>&nbsp;q\u00eb mund ta mb\u00ebshteste. Ram\u00ebn e gjeta p\u00ebrmes nj\u00eb mikun tim gjerman, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mik i mir\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb dhe un\u00eb jam krenar q\u00eb e kam mik. Dhe \u00e7far\u00eb kam fol me at\u00eb q\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr hapjen e negociatave. Ai kishte ardh p\u00ebr pun\u00ebt e veta dhe tha \u201cHajde t\u00eb t\u00eb prezantoj kryeministrin\u201d u shpreh asokohe Luftar Hysa.<\/p>\n\n\n\n<p>Lajmi se n\u00eb kazinot\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb po investoheshin parat\u00eb e kartelit t\u00eb Sinaloas u botua n\u00eb median meksikane El Universal. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb shkrimit ishte Luftar Hysa dhe v\u00ebllez\u00ebrit e tij gj\u00eb q\u00eb tashm\u00eb po v\u00ebrtetohet edhe nga departamenti i thesarit amerikan.<\/p>\n\n\n\n<p>Familja Hysa, me origjin\u00eb nga Shqip\u00ebria, n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ka mohuar publikisht \u00e7do lidhje me krimin e organizuar, v\u00ebren agjensia Reuter e cila vijon<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>\u201cShtetet e Bashkuara dhe Meksika po punojn\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb luftuar pastrimin e parave n\u00eb sektorin e loj\u00ebrave t\u00eb fatit n\u00eb Meksik\u00eb,\u201d<\/em><\/strong>&nbsp;tha Z\u00ebvend\u00ebssekretari i Thesarit, John K. Hurley.&nbsp;<strong>\u201cMesazhi yn\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb mb\u00ebshtesin kartelet \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: Do t\u00eb mbaheni p\u00ebrgjegj\u00ebs.\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Autoritetet amerikane pretendojn\u00eb se Luftar Hysa, me baz\u00eb midis Meksik\u00ebs dhe Kanadas\u00eb, s\u00eb bashku me t\u00eb af\u00ebrmit e tij, kan\u00eb bashk\u00ebpunuar me nj\u00eb person t\u00eb paidentifikuar n\u00eb Shtetet e Bashkuara p\u00ebr t\u00eb transportuar sasi t\u00eb m\u00ebdha parash n\u00eb dor\u00eb nga Meksika drejt SHBA-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Njoftimi i Thesarit vjen nj\u00eb dit\u00eb pasi autoritetet meksikane njoftuan se kishin pezulluar aktivitetin e 13 kazinove t\u00eb dyshuara p\u00ebr pastrim miliona dollar\u00ebsh jasht\u00eb vendit. Nuk ishte menj\u00ebher\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse dy operacionet ishin t\u00eb lidhura.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb kur pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb ndaj nj\u00eb tjet\u00ebr gazetari, emisionit \u201cReport\u201d n\u00eb RAI 3, Sigfrido Ranucci, u b\u00eb nj\u00eb atentat n\u00eb Itali ai nuk p\u00ebrjashtoi q\u00eb goditja ngaj tij t\u00eb kishte ardhur nga krimi i organizuar shqiptar. \u201c<strong>Ne kemi marr\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim nga nj\u00eb avokat nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb kartelin e Sinaloas q\u00eb ishte i lidhur me shqiptar\u00eb. Lidhur me k\u00ebt\u00eb c\u00ebshtje dhe un\u00eb ua kam d\u00ebrguar gjykat\u00ebsve\u201d<\/strong>\u00a0-tha Ranucci.\/Lapsi.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur t\u00eb sanksionoj\u00eb familjen shqiptare t\u00eb lidhur me kartelin e Sinaloas, ku b\u00ebn pjes\u00eb edhe&nbsp;Luftar Hysa,&nbsp;njeriu q\u00eb u p\u00ebrfol gjat\u00eb si vizitor i zyr\u00ebs s\u00eb kryeministrit&nbsp;Edi Rama&nbsp;n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2020. \u201cThesari amerikan vendosi sanksione ndaj an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes Hysa nga Meksika, duke i akuzuar se kan\u00eb p\u00ebrdorur rrjetin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-425761","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-koment-opinion","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/425761","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=425761"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/425761\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":425762,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/425761\/revisions\/425762"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=425761"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=425761"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=425761"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}