{"id":426015,"date":"2025-11-28T10:30:59","date_gmt":"2025-11-28T09:30:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=426015"},"modified":"2025-11-28T13:20:51","modified_gmt":"2025-11-28T12:20:51","slug":"shqiperia-feston-113-vjetorin-e-shpalljes-se-pavaresise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/shqiperia-feston-113-vjetorin-e-shpalljes-se-pavaresise\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria feston 113 vjetorin e shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Sot Shqip\u00ebria feston 113-vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb. Shqiptar\u00ebt e t\u00eb gjitha trevave e nderojn\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb si nj\u00eb nga momentet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb vendit. N\u00eb t\u00eb gjitha qytetet zhvillohen aktivitete festive, me n\u00eb qend\u00ebr n\u00eb Vlor\u00eb, aty ku Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi m\u00eb 28 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1912.<\/p>\n\n\n\n<p>28 n\u00ebntori&nbsp;p\u00ebrkon edhe me dit\u00ebn kur Gjergj Kastriot Sk\u00ebnderbeu ngriti m\u00eb 1443 flamurin e Kastriot\u00ebve n\u00eb Kruj\u00eb, duke udh\u00ebhequr rezistenc\u00ebn kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Pavar\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb&nbsp;u shpall m\u00eb 28 n\u00ebntor 1912&nbsp;&nbsp;nga Ismail Qemali n\u00eb Vlor\u00eb. N\u00eb Kuvend&nbsp;mor\u00ebn pjes\u00eb 83 delegat\u00eb nga t\u00eb gjitha trevat shqiptare, dhe 40 prej tyre n\u00ebnshkruan Aktin e Pavar\u00ebsis\u00eb. Menj\u00ebher\u00eb m\u00eb pas, Asambleja formoi qeverin\u00eb e par\u00eb t\u00eb pavarur, t\u00eb kryesuar nga Ismail Qemali, si dhe K\u00ebshillin e t\u00eb Urt\u00ebve t\u00eb njohur ndryshe edhe si Pleq\u00ebsia. Me vendimin e Kuvendit t\u00eb Vlor\u00ebs, kombi shqiptar fitoi t\u00eb drejt\u00ebn e tij t\u00eb pamohueshme p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i lir\u00eb e i pavarur.<\/p>\n\n\n\n<p>I pari q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb urim ka qen\u00eb kryeministri Edi Rama.&nbsp;\u201cG\u00ebzuar Dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb\u201d, ka shkruar ai krahas nj\u00eb fotoje.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar, do t\u00eb mbahen nj\u00eb s\u00ebr\u00eb aktivitetesh n\u00eb vend. N\u00eb Vlor\u00eb, aktivitetet p\u00ebrfshijn\u00eb ceremonin\u00eb zyrtare t\u00eb ngritjes s\u00eb flamurit q\u00eb pritet t\u00eb nis\u00eb n\u00eb or\u00ebn 10:00, nderime te varri i Ismail Qemalit, parada, ekspozita, panaire, shfaqje folklorike, koncerte rinore e simfonike, si dhe Koncertin e Madh Festiv n\u00eb mbr\u00ebmje.<\/p>\n\n\n\n<p>Po ashtu edhe Tirana do t\u00eb jet\u00eb e mbushur me aktivitete. Festa nis n\u00eb or\u00ebn 10:00, me ceremonin\u00eb e Nderimit t\u00eb Flamurit. M\u00eb pas, Pazari i Ri do t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb madhe festive me aktivitete tradicionale, ku t\u00eb rritur e f\u00ebmij\u00eb do t\u00eb shijojn\u00eb gatime shqiptare, performanca folklorike dhe muzik\u00eb live.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb bulevard, tek instalacioni \u201cTrumpeta\u201d, Ansambli Popullor i Tiran\u00ebs do t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb performanc\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb premton emocione dhe atmosfer\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb. Nj\u00eb koncert i dedikuar f\u00ebmij\u00ebve do t\u00eb zhvillohet n\u00eb Kopshtin Zoologjik, nd\u00ebrsa Parku Rinia do t\u00eb pres\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb aktivitetesh t\u00eb hapura p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb publikun.<\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>113 vite shtet, kryeministri Rama uron: G\u00ebzuar Dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb!<\/strong><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Kryeministri Edi Rama ka uruar 113 vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb vendit. N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjete sociale ai shkruan:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMir\u00ebm\u00ebngjes dhe G\u00ebzuar Dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>Mesazhi i Kryetarit t\u00eb Kuvendit: Trash\u00ebgimia e themeluesve, udh\u00ebrr\u00ebfyes p\u00ebr t\u00eb ardhmen<\/strong><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka uruar sot t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai thekson se kjo dit\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb reflektuar mbi trash\u00ebgimin\u00eb e themeluesve dhe p\u00ebr t\u00eb riafirmuar angazhimin ton\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb p\u00ebrparuar dhe europiane.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNga faqet q\u00eb shkruajn\u00eb historin\u00eb, te dita q\u00eb na bashkon t\u00eb gjith\u00ebve! Dokumentet themeluese t\u00eb shtetit shqiptar mbeten busulla jon\u00eb historike, duke na kujtuar se liria dhe shtet\u00ebsia jon\u00eb nis\u00ebn pik\u00ebrisht nga k\u00ebto faqe q\u00eb i dhan\u00eb form\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ato sh\u00ebnojn\u00eb momentet tona m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme identitare dhe ambicien p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb lir\u00eb, sovrane dhe europiane. Nderim p\u00ebr themeluesit tan\u00eb dhe rrug\u00ebn shtetformuese q\u00eb ata shtruan me vizion e guxim\u201d, shkruan Kryetari Peleshi.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, Kryetari i Kuvendit ka publikuar edhe nj\u00eb video simbolike, ku shfaqet libri me Aktet Themeluese t\u00eb Shtetit Shqiptar 1912-1922, duke rikujtuar momentet ky\u00e7e t\u00eb shtetformimit dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e dokumenteve historike si udh\u00ebrr\u00ebfyes p\u00ebr brezat e rinj.<\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>Osmani: Historia jon\u00eb, e shkruar me gjak! Sot, Kosova e Shqip\u00ebria ecin krah p\u00ebr krah<\/strong><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani ka uruar Fest\u00ebn e 28 N\u00ebntorit, duke u shprehur se historia e shqiptar\u00ebve&nbsp;\u00ebsht\u00eb shkruar me gjak.<\/p>\n\n\n\n<p>Postimi i plot\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>Dita e Flamurit, e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e lindjes s\u00eb Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe e daljes s\u00eb par\u00eb publike t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, jan\u00eb kat\u00ebr ngjarje q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb boshtin e krenaris\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga Kruja e Sk\u00ebnderbeut, te Vlora e Ismail Qemalit dhe Prekazi i Jasharajve, historia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar me gjak, guxim dhe besim. Sot, Kosova e Shqip\u00ebria ecin krah p\u00ebr krah: dy shtete, nj\u00eb komb, dy flamuj, nj\u00eb zem\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>G\u00ebzuar Dit\u00ebn e Flamurit!<\/p>\n\n\n\n<p>G\u00ebzuar Pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>Lavdi Komandantit Adem Jashari dhe t\u00eb gjith\u00eb heronjve, d\u00ebshmor\u00ebve e martir\u00ebve t\u00eb kombit ton\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>Kurti uron 113-vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb: T&#8217;i kthejm\u00eb syt\u00eb nga &#8216;N\u00ebntori i Tret\u00eb&#8217;<\/strong><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb i Kosov\u00ebs, Albin Kurti ka uruar p\u00ebrmes nj\u00eb postimi t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb rrjete sociale t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr 113-vjetorin e Pvar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kurti, teksa kthehet pas n\u00eb histori, thekson se duhet t&#8217;i kthejm\u00eb syt\u00eb nga nj\u00eb &#8220;n\u00ebntor i tret\u00eb&#8221;,&nbsp;q\u00eb duhet t\u00eb vij\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrpjekjeve tona, pun\u00ebs dhe p\u00ebrkushtimit ton\u00eb t\u00eb vazhduesh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Reagimi i plot\u00eb i Kurtit:&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk dihet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr komb n\u00eb bot\u00eb q\u00eb fati i tij t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebrthurur kaq pazgjidhshm\u00ebrisht me nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb caktuar ashtu si\u00e7 g\u00ebrshetohet data 28 N\u00ebntor me fatin e kombit ton\u00eb. Kjo dit\u00eb e 28-t\u00eb e muajit t\u00eb nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb v\u00ebrtet ishte nj\u00eb aksident historik i vitit 1443, por nj\u00eb aksident i k\u00ebtill\u00eb, i p\u00ebrs\u00ebritur me kaq ngulm p\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb, doemos u kthye dhe u b\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb e shenjt\u00eb e kalendarit ton\u00eb komb\u00ebtar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb, mbi K\u00ebshtjell\u00ebn e Kruj\u00ebs, u ngrit flamuri kuq e zi i Kastriot\u00ebve, q\u00eb u kthy e u b\u00eb edhe flamur yni komb\u00ebtar. K\u00ebshtu nisi rrug\u00ebtimi i n\u00ebntor\u00ebve tan\u00eb q\u00eb erdh\u00ebn e u lidh\u00ebn si hallka t\u00eb nj\u00eb zinxhiri t\u00eb pashk\u00ebputsh\u00ebm, duke sh\u00ebnuar jo vet\u00ebm data kalendari, por edhe rrug\u00ebn e liris\u00eb son\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas shum\u00eb shekujsh, m\u00eb 28 n\u00ebntor 1912, ky flamur u ngrit prap\u00eb n\u00eb Vlor\u00ebn e Lab\u00ebris\u00eb, kur u shpall m\u00ebvet\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb sotme Administrative. Ky ishte N\u00ebntori yn\u00eb i Dyt\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shpallje u nj\u00ebmend\u00ebsua nj\u00eb pjes\u00eb e projektit larpam\u00ebs t\u00eb Sami Frash\u00ebrit, i cili kishte parapar\u00eb nj\u00eb&nbsp;Shqip\u00ebri&nbsp;n\u00eb kufijt\u00eb e p\u00ebraf\u00ebrt t\u00eb kat\u00ebr vilajeteve. Ai theksonte qart\u00eb q\u00eb \u201cq\u00ebllimi i vet\u00ebm i shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb t\u00eb ruajn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb mos cop\u00ebtohet prej t\u00eb huajve, t\u00eb mbajn\u00eb gjuh\u00ebn e komb\u00ebsin\u00eb e tyre\u201d. Por kjo, p\u00ebr fat t\u00eb keq, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb u arrit vet\u00ebm pjes\u00ebrisht. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb kujtimet e tij, n\u00eb p\u00ebrvjetorin e par\u00eb t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, n\u00eb vitin 1913, Luigj Gurakuqi shprehej se \u201cn\u00eb jet\u00ebn e kombevet, si edhe n\u00eb jet\u00ebn e njer\u00ebzve ndodhin hera-her\u00eb disa rasa t\u00eb paprituna, q\u00eb trazojn\u00eb rrjedh\u00ebn e pun\u00ebve dhe shkaktojn\u00eb disa ngjarje, q\u00eb as nuk pritej, as nuk shpresohej t\u00eb ndodhnin. Ashtu kishte ngjar\u00eb n\u00eb vitin 1912, mot i mbushur me mjerime e me p\u00ebsime, por q\u00eb, n\u00eb mes t\u00eb trazimeve e t\u00eb ligave t\u00eb panjohura, kishte sjell\u00eb edhe nji send t\u00eb pashpresuar e t\u00eb pa\u00e7muesh\u00ebm, dmth. lirin\u00eb, bashkimin dhe pavarsin\u00eb e Atdheut!\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00ebk\u00ebto, historia e n\u00ebntor\u00ebve tan\u00eb nuk mbaron k\u00ebtu. N\u00eb po k\u00ebt\u00eb dat\u00eb, n\u00eb vitin 1955, n\u00eb kullat e Jashar\u00ebve n\u00eb Prekaz lindi Kryekomandanti i U\u00c7K-s\u00eb, Adem Jashari, njeriu q\u00eb do t\u00eb vihej n\u00eb ball\u00eb t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs. Po ashtu, m\u00eb 28 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1997, U\u00c7K-ja, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, doli publikisht p\u00ebr t\u2019ia b\u00ebr\u00eb me dije bot\u00ebs se ky popull ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebnte \u00e7do flijim dhe nuk do t\u00eb hiqte dor\u00eb kurr\u00eb nga lufta p\u00ebr liri. Gjith\u00eb k\u00ebto p\u00ebrpjekje, luft\u00ebra e flijime t\u00eb atdhetar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00ebp\u00ebr shekuj jan\u00eb kuror\u00ebzuar sot me Shqip\u00ebrin\u00eb e pavarur dhe me Kosov\u00ebn e pavarur.<\/p>\n\n\n\n<p>Natyrisht, si komb evropian, syt\u00eb i kemi t\u00eb kthyer kah e ardhmja, kah nj\u00eb N\u00ebntor i Tret\u00eb, q\u00eb duhet t\u00eb vij\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrpjekjeve tona, pun\u00ebs dhe p\u00ebrkushtimit ton\u00eb t\u00eb vazhduesh\u00ebm. Ky N\u00ebntor i Tret\u00eb, edhe n\u00ebse nuk do t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, edhe n\u00ebse nuk do t\u00eb jet\u00eb muaj i n\u00ebntorit, ne mund ta pag\u00ebzojm\u00eb q\u00eb sot si 28 N\u00ebntori yn\u00eb i Tret\u00eb. At\u00ebher\u00eb amaneti i t\u00eb gjith\u00eb atdhetar\u00ebve shqiptar\u00eb, t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb vdekur, do t\u00eb p\u00ebrmbushet. Urojm\u00eb q\u00eb kjo dit\u00eb t\u00eb vij\u00eb sa m\u00eb shpejt!<\/p>\n\n\n\n<p>V\u00ebllez\u00ebr shqiptar\u00eb e motra shqiptare, kudo q\u00eb gjendeni, mes familjeve e miqve tuaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb g\u00ebzimi e feste: G\u00ebzofshi 28 N\u00ebntorin, Dit\u00ebn e Flamurit!<\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>&nbsp;Meta uron nga qelia: P\u00ebrulemi me respekt para atyre q\u00eb mbrojt\u00ebn identitetin dhe dinjitetin e kombit<\/strong><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Kreu i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta ka uruar 113 vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb. N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjete sociale, ish-presidenti shprehet se p\u00ebrulen me respekt dhe nderim para Gjergj Kastriotit, Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Adem Jasharit dhe figurave t\u00eb tjera q\u00eb mbrojt\u00ebn identitetin dhe dinjitetin e kombit shqiptar.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;G\u00ebzuar Dit\u00ebn e Flamurit Komb\u00ebtar, simbolit m\u00eb p\u00ebrbashkues, m\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb dashur p\u00ebr \u00e7do shqiptar kudo ndodhet. Si \u00e7do 28 N\u00ebntor, p\u00ebrulemi me respekt dhe nderim t\u00eb thell\u00eb para vepr\u00ebs s\u00eb pavdekshme t\u00eb Gjergj Kastriot Sk\u00ebnderbeut, Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Adem Jasharit, q\u00eb me q\u00ebndres\u00eb, sakrifica sublime dhe vizion mbrojt\u00ebn identitetin dhe dinjitetin e kombit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrjet\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs Atit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe themeluesit t\u00eb shtetit ton\u00eb modern, Ismail Qemalit, i cili 113 vite m\u00eb par\u00eb, s\u00eb bashku me Et\u00ebrit e Pavar\u00ebsis\u00eb, shpall\u00ebn n\u00eb Vlor\u00eb m\u00eb 28 N\u00ebntor 1912 Pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Patriotizmi, sakrificat dhe gjaku i derdhur p\u00ebr Flamurin Komb\u00ebtar duhet t\u00eb mbeten pishtari yn\u00eb i p\u00ebrhersh\u00ebm, drita q\u00eb na ndri\u00e7on mendjet, na hap syt\u00eb dhe na udh\u00ebheq drejt rrug\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Shqip\u00ebrin\u00eb, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, ku sot dhe mot pas moti shqiptar\u00ebt dhe f\u00ebmij\u00ebt e tyre meritojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb liri, me dinjitet, krenar\u00eb dhe t\u00eb begat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>G\u00ebzuar Dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb, Shqip\u00ebria jon\u00eb e dashur! &#8220;, shkruan Meta.&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot Shqip\u00ebria feston 113-vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb. Shqiptar\u00ebt e t\u00eb gjitha trevave e nderojn\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb si nj\u00eb nga momentet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb vendit. N\u00eb t\u00eb gjitha qytetet zhvillohen aktivitete festive, me n\u00eb qend\u00ebr n\u00eb Vlor\u00eb, aty ku Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi m\u00eb 28 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1912. 28 n\u00ebntori&nbsp;p\u00ebrkon edhe me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":426016,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-426015","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426015","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=426015"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426015\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":426017,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426015\/revisions\/426017"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/426016"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=426015"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=426015"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=426015"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}