{"id":426076,"date":"2025-12-03T11:16:45","date_gmt":"2025-12-03T10:16:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=426076"},"modified":"2025-12-03T11:16:52","modified_gmt":"2025-12-03T10:16:52","slug":"pse-u-ndalua-mogherini-mbeshtetesja-e-zjarrte-e-reformes-ne-drejtesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/pse-u-ndalua-mogherini-mbeshtetesja-e-zjarrte-e-reformes-ne-drejtesi\/","title":{"rendered":"Pse u ndalua Mogherini, mb\u00ebshtet\u00ebsja e zjarrt\u00eb e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi"},"content":{"rendered":"<p><em>Arrestohet Federica Mogherini, ish-p\u00ebrfaq\u00ebsuese e Lart\u00eb e BE-s\u00eb p\u00ebr Politik\u00ebn e Jashtme dhe Sigurin\u00eb dhe n\u00ebnkryetare e Komisionit Europian.&nbsp;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Arrestimi i Mogherinit ka efektin e nj\u00eb t\u00ebrmeti politik n\u00eb mbar\u00eb Europ\u00ebn, por sidomos n\u00eb Shqip\u00ebri, ku p\u00ebr vite me radh\u00eb ajo u shfaq si garantja e madhe e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi, njeriu q\u00eb qeveria Rama e p\u00ebrdorte si vul\u00eb besueshm\u00ebrie p\u00ebr \u00e7do nd\u00ebrhyrje institucionale. Sot, zonja q\u00eb predikonte standarde, pavar\u00ebsi dhe antikorrupsion \u00ebsht\u00eb vet\u00eb n\u00ebn hetim p\u00ebr mashtrim, korrupsion dhe manipulim tender\u00ebsh n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb BE-s\u00eb.&nbsp;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Aktualisht rektorja e Kolegjit t\u00eb Europ\u00ebs n\u00eb Bryzh, Mogherini \u00ebsht\u00eb arrestuar sot s\u00eb bashku me dy zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb.&nbsp;Bastisjet u kryen nga Prokuroria Europiane (EPPO), e cila dyshon p\u00ebr manipulim t\u00eb nj\u00eb tenderi milionash q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb institucionit q\u00eb ajo drejton, Kolegjit t\u00eb Europ\u00ebs.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb hetimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb program 9-mujor trajnimi p\u00ebr diplomat\u00ebt e rinj t\u00eb BE-s\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb prestigjioze, me pesh\u00eb t\u00eb madhe financiare dhe institucionale. Gjat\u00eb viteve 2021\u20132022, Sh\u00ebrbimi Diplomatik i BE-s\u00eb (EEAS) i dha k\u00ebt\u00eb projekt (tender) Kolegjit t\u00eb Europ\u00ebs, por EPPO dyshon se procesi nuk ka qen\u00eb i past\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Dyshimi kryesor \u00ebsht\u00eb se&nbsp;Kolegji i Europ\u00ebs, q\u00eb ka seli edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, i drejtuar nga Mogherini, mund t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb informacion t\u00eb brendsh\u00ebm p\u00ebr kriteret e tenderit p\u00ebrpara se ato t\u00eb b\u00ebheshin publike. Pra, mund t\u00eb ket\u00eb pasur paranjohuri q\u00eb i dha avantazh t\u00eb padrejt\u00eb dhe q\u00eb, n\u00ebse konfirmohet, p\u00ebrb\u00ebn favorizim dhe shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb konkurrenc\u00ebs s\u00eb ndershme.<\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Mogherini po hetohet p\u00ebr rolin e saj. Nuk ka prova t\u00eb shpallura publikisht se ka marr\u00eb para ose ka dh\u00ebn\u00eb urdhra t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, por EPPO beson se ajo&nbsp;<strong>ka ditur, ka lejuar ose ka p\u00ebrfituar<\/strong>&nbsp;nga qarkullimi i informacionit konfidencial.<\/p>\n\n\n\n<p>Mes t\u00eb arrestuarve \u00ebsht\u00eb edhe&nbsp;<strong>Stefano Sannino<\/strong>, ish-Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i EEAS, institucioni q\u00eb organizoi vet\u00eb tenderin. P\u00ebr shkak t\u00eb pozicionit t\u00eb tij, ai kishte akses t\u00eb plot\u00eb n\u00eb dosje dhe kriteret e p\u00ebrzgjedhjes. Hetuesit po p\u00ebrpiqen t\u00eb zbulojn\u00eb n\u00ebse ai ka ndar\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme k\u00ebto kritere me Mogherinin dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e saj.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ajo q\u00eb hetohet p\u00ebr momentin p\u00ebrfshin&nbsp;<\/strong>mashtrim n\u00eb tender\u00eb publik\u00eb, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje t\u00eb sekretit profesional.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb vazhduar hetimet, Prokuroria Europiane ka k\u00ebrkuar edhe heqjen e imunitetit p\u00ebr disa prej personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Operacioni \u00ebsht\u00eb drejtuar nga nj\u00eb gjyqtar belg dhe EPPO, nd\u00ebrsa policia federale belge ka kryer bastisjet n\u00eb Bruksel, Bryzh dhe n\u00eb banesat e t\u00eb dyshuarve. P\u00ebr nga profili i t\u00eb arrestuarve, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga aksionet m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb EPPO-s ndaj figurave t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb brenda institucioneve t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Federica Mogherini nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i zakonsh\u00ebm. Ajo ka qen\u00eb ministre e Jashtme e Italis\u00eb dhe p\u00ebr 5 vite P\u00ebrfaq\u00ebsuese e Lart\u00eb e BE-s\u00eb p\u00ebr Politik\u00ebn e Jashtme, pozicioni m\u00eb i lart\u00eb diplomatik i Unionit.<\/p>\n\n\n\n<p>Arrestimi i Mogherinit bie ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb sy n\u00eb Shqip\u00ebri, ku ajo p\u00ebr vite me radh\u00eb u pa si person pran\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe qeveris\u00eb socialiste. Kolegji Europian, p\u00ebr t\u00eb cilin Mogherini u rreshtua, hapi edhe nj\u00eb deg\u00eb\/seli ne Tiran\u00eb. Edi Rama e promovoi fort k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke qen\u00eb se Kolegji i Europ\u00ebs sapo ishte hapur dhe dega e tret\u00eb erdhi u hap n\u00eb Tiran\u00eb pas Bryzhit dhe Varshav\u00ebs, pati hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr dyshimin e arsyesh\u00ebm se Mogherini vazhdonte t\u2019i sh\u00ebrbente marr\u00ebdh\u00ebnies me Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Kujtojm\u00eb se Mogherini u paraqit si nj\u00eb nga&nbsp;<strong>mb\u00ebshtet\u00ebset m\u00eb t\u00eb forta politike t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi<\/strong>&nbsp;dhe procesit t\u00eb vettingut. Mogherini e quante reform\u00ebn shqiptare shembull p\u00ebr rajonin, nj\u00eb model q\u00eb duhej ndjekur nga vendet e Ballkanit, nd\u00ebrsa sot ajo vet\u00eb po hetohet p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb parimeve q\u00eb predikonte.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri ajo u akuzua shpesh p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm politik, p\u00ebr af\u00ebrsi me qeverin\u00eb e Edi Ram\u00ebs dhe p\u00ebr mbyllje sysh ndaj kapjes s\u00eb institucioneve nga ekzekutivi. Kritik\u00ebt e saj e akuzuan se ajo p\u00ebrdori retorik\u00ebn e anti-korrupsionit p\u00ebr t\u00eb legjitimuar nj\u00eb reform\u00eb q\u00eb n\u00eb shum\u00eb aspekte prodhoi m\u00eb shum\u00eb kontroll politik sesa pavar\u00ebsi institucionale.<\/p>\n\n\n\n<p>Mogherini ishte kontroverse edhe n\u00eb Kosov\u00eb, ku ajo nuk e p\u00ebrjashtoi publikisht iden\u00eb e&nbsp;<strong>shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve&nbsp;<\/strong>mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, nj\u00eb tez\u00eb q\u00eb tronditi diplomacin\u00eb europiane, q\u00eb mbolli pasiguri dhe destabilizoi rajonin ato vite. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ajo humbi shum\u00eb kredibilitet p\u00ebrve\u00e7 Tiran\u00ebs, edhe n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Shkup, ku u konsiderua si promotore e ideve t\u00eb rrezikshme p\u00ebr kufijt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Tani, me arrestimin e saj, kritikat e vjetra n\u00eb Shqip\u00ebri dhe rajon marrin nj\u00eb dimension t\u00eb ri, nj\u00eb zyrtare q\u00eb p\u00ebr vite k\u00ebrkoi standarde, vler\u00ebsoi reforma dhe k\u00ebrkoi besim nga vendet e Ballkanit, sot akuzohet se vet\u00eb ka thyer rregullat themelore t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Arrestimi i saj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb goditje e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr imazhin e institucioneve europiane dhe nj\u00eb sinjal se Prokuroria e BE-s\u00eb nuk po kursen ask\u00ebnd, pavar\u00ebsisht statusit apo emrit.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr momentin, \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00eb hetimore, por implikimet politike dhe institucionale jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Skandali i Mogherinit rrezikon t\u00eb hap\u00eb nj\u00eb nga kapitujt m\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tender\u00ebve t\u00eb BE-s\u00eb, pik\u00ebrisht n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb establishmentit europian.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>LAPSI.al\u00a0<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arrestohet Federica Mogherini, ish-p\u00ebrfaq\u00ebsuese e Lart\u00eb e BE-s\u00eb p\u00ebr Politik\u00ebn e Jashtme dhe Sigurin\u00eb dhe n\u00ebnkryetare e Komisionit Europian.&nbsp; Arrestimi i Mogherinit ka efektin e nj\u00eb t\u00ebrmeti politik n\u00eb mbar\u00eb Europ\u00ebn, por sidomos n\u00eb Shqip\u00ebri, ku p\u00ebr vite me radh\u00eb ajo u shfaq si garantja e madhe e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi, njeriu q\u00eb qeveria Rama [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":426077,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-426076","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426076","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=426076"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426076\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":426078,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426076\/revisions\/426078"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/426077"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=426076"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=426076"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=426076"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}