{"id":426565,"date":"2026-01-10T14:29:42","date_gmt":"2026-01-10T13:29:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=426565"},"modified":"2026-01-10T14:29:44","modified_gmt":"2026-01-10T13:29:44","slug":"benet-beci-ne-gjyq-trofeu-elektoral-i-rames-u-fundos-nga-sms-te-e-vis-berberit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/benet-beci-ne-gjyq-trofeu-elektoral-i-rames-u-fundos-nga-sms-te-e-vis-berberit\/","title":{"rendered":"Benet Beci n\u00eb gjyq\/ Trofeu elektoral i Ram\u00ebs u fundos nga SMS-t\u00eb e Vis Berberit"},"content":{"rendered":"<p>SPAK ka hapur der\u00ebn e gjykat\u00ebs p\u00ebr Benet Becin, kryebashkiakun e Shkodr\u00ebs q\u00eb p\u00ebr socialist\u00ebt ishte nj\u00eb \u201ctrofe elektoral\u201d n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2023, kur fitoi me 11 mij\u00eb vota m\u00eb shum\u00eb n\u00eb bastionin e demokrat\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Po t\u00eb kthehesh pas n\u00eb koh\u00eb, n\u00eb periudh\u00ebn e zgjedhjeve lokale, Beci iu shit shkodran\u00ebve si nj\u00eb prurje nga Partia Demokratike p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs s\u00eb tij, nj\u00eb kandidat q\u00eb synonte ta zbuste ekstremitetin politik n\u00eb Shkod\u00ebr, sipas nj\u00eb strategjie q\u00eb pretendonte te sillte vota blu n\u00eb gjirin e Partis\u00eb Socialiste. N\u00eb arkivat e dy viteve m\u00eb par\u00eb gjen deklarata t\u00eb Edi Ram\u00ebs q\u00eb e vizatonte kandidatur\u00ebn e Benet Becit si ajo e nj\u00eb intelektuali q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb zgjedhjet e tij p\u00ebrtej partive politike.<\/p>\n\n\n\n<p>Jo m\u00eb kot, Rama shprehej at\u00ebher\u00eb se nuk e vinte dor\u00ebn n\u00eb zjarr se p\u00ebr k\u00eb kishte votuar Benet Beci n\u00eb zgjedhje, Partin\u00eb Socialiste apo Partin\u00eb Demokratike, si p\u00ebr t\u2019u shitur shkodran\u00ebve p\u00ebrrall\u00ebn e profesionist\u00ebve apolitik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Por nga t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb jan\u00eb publike nga dosja e SPAK del nj\u00eb realitet tjet\u00ebr. M\u00eb shum\u00eb se administratori puntor dhe apolitik, Beci ngjan me pehlivanin e radh\u00ebs t\u00eb fondeve publike. K\u00ebtu duket se ajo \u00e7far\u00eb e hodhi Benet Becin n\u00eb preh\u00ebrin e socialist\u00ebve ishte nj\u00eb emocion m\u00eb i fort\u00eb se bindjet politike; ishte adrenalina p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb para, duke i futur duart n\u00eb xhepat e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Si p\u00ebrfundim, k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte, dosja e kryebashkiakut t\u00eb Shkodr\u00ebs kaloi n\u00eb gjykat\u00eb dhe Beci \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e t\u00eb pandehurve p\u00ebr shkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera, nd\u00ebrsa objekt i hetimit \u00ebsht\u00eb tenderi me objekt&nbsp;<strong>\u201cZhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt K\u00ebrkimor)\u201d&nbsp;&nbsp;<\/strong>me fond limit&nbsp;<strong>69,500,000 (gjasht\u00ebdhjet\u00eb e n\u00ebnt\u00eb milion\u00eb e pes\u00ebqind mij\u00eb) lek\u00eb\u201d.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\"><strong>Benet Beci, si viktim\u00eb kolaterale e celularit t\u00eb Evis Berberit<\/strong><\/h3>\n\n\n\n<p>Mes shum\u00eb zullumeve q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb me fondet publike, ish-drejtori i Autoritetit Rrugor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe krahu i djatht\u00eb i Belinda Ballukut i ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nder taksapaguesve shqiptar\u00eb, kur ruajti t\u00eb gjitha mesazhet kompromentuese me profesionist\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb Rilindjes.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb planet e tij, Berberi mund t\u00eb ket\u00eb menduar se mesazhet do t\u2019i duheshin n\u00eb dit\u00eb t\u00eb k\u00ebqia p\u00ebr t\u00eb shantazhuar njer\u00ebzit me t\u00eb cil\u00ebt bashk\u00ebpunoi p\u00ebr t\u00eb vjedhur parat\u00eb e buxhetit. Por e ardhmja sjell p\u00ebrher\u00eb surpriza.<\/p>\n\n\n\n<p>Berberi jo vet\u00ebm nuk e shp\u00ebtoi veten, por mori n\u00eb qaf\u00eb rrethin e njer\u00ebzve me t\u00eb cil\u00ebt ishte pasuruar. Ai p\u00ebrfundoi i pari n\u00eb burg dhe n\u00eb celular\u00ebt e tij u gjet\u00ebn biseda t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb zbuluar nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb ndarjes s\u00eb tenderave t\u00eb rrug\u00ebve, q\u00eb jan\u00eb edhe indiciet kryesore t\u00eb hetimit p\u00ebr arrestimin e Belinda Ballukut.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndodhi k\u00ebshtu, q\u00eb nj\u00eb prej aparateve t\u00eb sekuestruar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Vis Berberit ishte p\u00ebrdorur nga bashk\u00ebshortja e tij Adela Ruko. Pik\u00ebrisht tek aparati i saj u zbuluan&nbsp;mesazhet mes Vis Berberi dhe Benet Becit, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ky i fundit ishte drejtor i Korporat\u00ebs Elektroenergjitike Shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\"><strong>Si i b\u00ebnin pazaret Berberi dhe Beci p\u00ebr tenderin 700 milion lek\u00eb t\u00eb KESH<\/strong><\/h3>\n\n\n\n<p>Biseda zhvillohet n\u00eb vitin 2020. Adela Ruko ishte at\u00ebhere kryetare e Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave p\u00ebr tenderin e Korporat\u00ebs Elektroenergjitike Shqiptare dhe vart\u00ebse direkte e Benet Becit.<\/p>\n\n\n\n<p>Tenderi kishte si objekt&nbsp;<strong>\u201cZhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik\u201d,<\/strong>&nbsp;nj\u00eb projekt k\u00ebrkimor me fond limit&nbsp;<strong>69.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb rinj<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>Teorikisht duhet t\u00eb ishte nj\u00eb studim strategjik. Por n\u00eb praktik\u00eb u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb allishverish p\u00ebr t\u2019u fituar nga nj\u00eb kompani e vetme, me 99.8 p\u00ebr qind t\u00eb fondit limit, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur strategjia e sektorit energjetik ekzistonte tashm\u00eb, e hartuar nga Ministria e Energjis\u00eb me ndihm\u00ebn e donator\u00ebve t\u00eb huaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga telefoni i sekuestruar dol\u00ebn biseda q\u00eb nuk l\u00ebn\u00eb vend p\u00ebr keqkuptime. Celulari i Adela Rukos p\u00ebrdorej nga bashk\u00ebshorti i saj, Evis Berberi, p\u00ebr t\u00eb komunikuar drejtp\u00ebrdrejt me Benet Becin, shefin e institucionit ku gruaja e tij drejtonte komisionin e tenderit.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb nga mesazhet, i cituar fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb n\u00eb materialet hetimore, \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebsi p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si shihej fondi publik:&nbsp;<strong>\u201c500 mij\u00eb euro p\u00ebr profesor\u00ebt e Harvardit, 320 mij\u00eb euro p\u00ebr ne me dy klas\u00eb shkoll\u00eb\u201d&nbsp;<\/strong>i shkruan Vis Berberi n\u00eb mesazhe Benet Becit.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga kjo llogari del se gati&nbsp;<strong>40 p\u00ebr qind<\/strong>&nbsp;e shum\u00ebs totale prej&nbsp;<strong>834 mij\u00eb eurosh<\/strong>&nbsp;diskutohej hapur si pjes\u00eb p\u00ebr t\u2019u ndar\u00eb mes atyre q\u00eb, formalisht, duhet t\u00eb garantonin ligjshm\u00ebrin\u00eb e procedur\u00ebs. Sipas SPAK, gjith\u00e7ka vijoi sipas k\u00ebtij skenari, nga hartimi i termave t\u00eb referenc\u00ebs deri te vler\u00ebsimi i ofert\u00ebs s\u00eb vetme.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\"><strong>Raporti i KLSH: Strategjia e energjis\u00eb ekzistonte m\u00eb par\u00eb<\/strong><\/h3>\n\n\n\n<p>Por pazarit q\u00eb kryenin mes tyre Benet Beci dhe Vis Berberi i shtohet edhe nj\u00eb detaj tjet\u00ebr. N\u00eb vitin 2022, Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit kishte ngritur dyshime serioze p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb prokurimi. KLSH theksonte se tenderi i zhvilluar n\u00eb janar 2021 ishte i panevojsh\u00ebm,&nbsp;<strong>pasi strategjia ekzistonte,<\/strong>&nbsp;dhe se dokumenti i p\u00ebrgatitur nga \u201cprofesor\u00ebt e Harvardit\u201d p\u00ebrmbante kryesisht t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb marra nga institucionet shqiptare, t\u00eb cilat i ishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion vet\u00eb nga KESH.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, raporti i KLSH ra n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr. Nuk pati as hetim penal dhe as ndonj\u00eb reagim administrativ. Dosja u harrua, derisa nj\u00eb telefon i sekuestruar nxori gjith\u00e7ka n\u00eb sip\u00ebrfaqe.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndodhi k\u00ebshtu q\u00eb imazhi i njeriut q\u00eb \u201ci mori vota PD-s\u00eb dhe ia \u00e7oi PS-s\u00eb\u201d, tekniku i qet\u00eb dhe administratori i besuesh\u00ebm degradoi tek&nbsp;rraca m\u00eb e r\u00ebndomt\u00eb e rilindjes, q\u00eb jan\u00eb zyrtar\u00ebt&nbsp;q\u00eb nuk i reziston dot vjedhjes s\u00eb parave publike&nbsp;dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundoi sot n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, m\u00eb dat\u00eb 08.01.2026, ka paraqitur k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr gjykimin e procedimit penal nr. 196 t\u00eb vitit 2024, n\u00eb ngarkim t\u00eb t\u00eb pandehurve: Benet Beci, Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti, Rudin Gjoni, t\u00eb akuzuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale&nbsp;<strong>\u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d,<\/strong>&nbsp;n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n\n\n\n<p>Objekt i k\u00ebtij hetimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb prokurimi e zhvilluar nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., me objekt \u201cZhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt K\u00ebrkimor)\u201d, me nr. REF-46463-12-18-2019, me fond limit 69,500,000 (<strong>gjasht\u00ebdhjet\u00eb e n\u00ebnt\u00eb milion\u00eb e pes\u00ebqind mij\u00eb) lek\u00eb<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>Hetimi \u00ebsht\u00eb nisur kryesisht mbi baz\u00ebn e referimit t\u00eb akteve nga hetues t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit (BKH).<\/p>\n\n\n\n<p>Nga aktet e administruara ka rezultuar se, gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb k\u00ebsaj procedure prokurimi, jan\u00eb evidentuar rrethana fakti p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb&nbsp;<strong>shkeljes s\u00eb barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike<\/strong>, n\u00eb lidhje me veprimet e kund\u00ebrligjshme t\u00eb titullarit t\u00eb autoritetit kontraktor, an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb prokurimit dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komisionit t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb ofertave. K\u00ebto veprime kan\u00eb konsistuar n\u00eb p\u00ebrllogaritjen e fondit limit, hartimin e termave t\u00eb referenc\u00ebs, p\u00ebrcaktimin e kritereve n\u00eb dokumentacionin standard t\u00eb tenderit, si dhe n\u00eb faz\u00ebn e vler\u00ebsimit t\u00eb ofertave.<\/p>\n\n\n\n<p>Konkretisht, nga analizimi i provave t\u00eb siguruara p\u00ebrmes p\u00ebrdorimit t\u00eb teknikave t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb hetimit, provave materiale t\u00eb sekuestruara gjat\u00eb kontrollit n\u00eb banes\u00ebn e personit t\u00eb marr\u00eb si i pandehur n\u00eb nj\u00eb procedim tjet\u00ebr, shtetasit<strong>&nbsp;Evis Berberi<\/strong>&nbsp;(bashk\u00ebshorti i t\u00eb pandehur\u00ebs Adela Ruko), si dhe nga kryerja e veprimeve t\u00eb tjera hetimore n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij hetimi, ka rezultuar se:<\/p>\n\n\n\n<p>I pandehuri Benet Beci, n\u00eb detyr\u00ebn e<strong>&nbsp;Administratorit t\u00eb Korporat\u00ebs Elektroenergjitike Shqiptare sh.a.<\/strong>, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e titullarit t\u00eb autoritetit kontraktor, n\u00eb bashk\u00ebpunim me an\u00ebtar\u00ebt e nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb prokurimit, t\u00eb pandehurit&nbsp;<strong>Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku<\/strong>, si dhe me an\u00ebtar\u00ebt e komisionit t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb ofertave, t\u00eb pandehurit&nbsp;<strong>Adela Ruko, Rudin Gjoni, Premtim Dauti,<\/strong>&nbsp;kan\u00eb paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje t\u00eb padrejta p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb fituese t\u00eb k\u00ebsaj procedure prokurimi,&nbsp;<strong>\u201cConsulting &amp; Management Albania\u201d sh.p.k.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb prokurimi jan\u00eb evidentuar veprime n\u00eb kund\u00ebrshtim me nenet 1, 2, 20, 24 dhe 46 t\u00eb ligjit nr. 9643, dat\u00eb 20.11.2006, \u201c<strong>P\u00ebr prokurimin publik\u201d<\/strong>, i ndryshuar, si dhe me nenet 28 dhe 61 t\u00eb VKM nr. 914, dat\u00eb 29.12.2014,\u00a0<strong>\u201cP\u00ebr miratimin e rregullave t\u00eb prokurimit publik\u201d.<\/strong>\/Lapsi.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SPAK ka hapur der\u00ebn e gjykat\u00ebs p\u00ebr Benet Becin, kryebashkiakun e Shkodr\u00ebs q\u00eb p\u00ebr socialist\u00ebt ishte nj\u00eb \u201ctrofe elektoral\u201d n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2023, kur fitoi me 11 mij\u00eb vota m\u00eb shum\u00eb n\u00eb bastionin e demokrat\u00ebve. Po t\u00eb kthehesh pas n\u00eb koh\u00eb, n\u00eb periudh\u00ebn e zgjedhjeve lokale, Beci iu shit shkodran\u00ebve si nj\u00eb prurje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":426566,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-426565","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426565","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=426565"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426565\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":426567,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426565\/revisions\/426567"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/426566"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=426565"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=426565"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=426565"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}