{"id":426739,"date":"2026-01-21T12:48:20","date_gmt":"2026-01-21T11:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=426739"},"modified":"2026-01-21T12:48:23","modified_gmt":"2026-01-21T11:48:23","slug":"pervec-shkarkimit-nga-detyra-cfare-tjeter-rrezikon-gjyqtarja-e-gjkko-se-irena-gjoka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/pervec-shkarkimit-nga-detyra-cfare-tjeter-rrezikon-gjyqtarja-e-gjkko-se-irena-gjoka\/","title":{"rendered":"P\u00ebrve\u00e7 shkarkimit nga detyra, \u00e7far\u00eb tjet\u00ebr rrezikon gjyqtarja e GJKKO-s\u00eb Irena Gjoka"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Posa\u00e7me, Irena Gjoka, rezulton e d\u00ebnuar n\u00eb Greqi p\u00ebr \u201cfalsifikim vizash\u201d, sipas nj\u00eb konfirmimi nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Tashm\u00eb, dokumentet e administruar nga Sektori i Dekriminalizimit n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme i jan\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr vler\u00ebsim K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, struktura p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr hetimin disiplinor t\u00eb gjyqtar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Institucioni kryesor i Akuz\u00ebs njoftoi zyrtarisht se \u201c<em>n\u00eb dat\u00eb 19.01.2026, ka vendosur miratimin e rezultateve t\u00eb verifikimit, vendim t\u00eb cilin po k\u00ebt\u00eb dat\u00eb ja ka p\u00ebrcjell\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor si organ p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr verifikimin e kushteve t\u00eb ndalimit n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit nr.138\/2015 \u201cP\u00ebr garantimin e integritetit t\u00eb personave q\u00eb zgjidhen, em\u00ebrohen ose ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, dhe Vendimit t\u00eb Kuvendit nr.17\/2016 \u201cP\u00ebr p\u00ebrcaktimin e rregullave t\u00eb detajuara mbi zbatimin e ndalimeve t\u00eb parashikuara n\u00eb ligjin nr.138\/2015 \u201cP\u00ebr garantimin e integritetit t\u00eb personave q\u00eb zgjidhen, em\u00ebrohen ose ushtrojn\u00eb funksione publike<\/em>\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Prokuroria e P\u00ebrgjithshme nisi hetim t\u00eb thelluar mbi gjyqtaren Irena Gjoka, mbi baz\u00ebn e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Zhvillimit t\u00eb Karrier\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, m\u00eb dat\u00eb 08.05.2024.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ndodh m\u00eb pas?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Dekriminalizimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i nd\u00ebrlikuar dhe nd\u00ebrthur brenda vetes element\u00eb t\u00eb shkeljeve disiplinore dhe penale.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb rastin konkret, Prokuroria e P\u00ebrgjithshme ka konstatuar se gjyqtarja Irena Gjoka nuk ka deklaruar n\u00eb formularin e Dekriminalizimit nj\u00eb vendim d\u00ebnimi t\u00eb vitit 2005 n\u00eb Greqi, nj\u00eb vend i Bashkimit Europian.<\/p>\n\n\n\n<p>Ligji p\u00ebr \u201cDekriminalizimin\u201d e konsideron fshehjen e t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb formular si shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb disiplinore, e cila pasohet me shkarkim nga detyra t\u00eb subjektit deklarues.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, tashm\u00eb rasti pritet t\u00eb shqyrtohet nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00e7\u00ebshtja e Irena Gjok\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim edhe nga Prokuroria e Posa\u00e7me (SPAK), pas nj\u00eb kall\u00ebzimi p\u00ebr falsifikim formular\u00ebsh, t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb maj 2024 nga Partia Demokratike n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb shkelje disiplinore?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat zyrtare, tregojn\u00eb se gjyqtarja Irena Gjoka \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar penalisht nga Gjykata e Janin\u00ebs me gjob\u00eb p\u00ebr \u201cfalsifikimin e viz\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor do t\u00eb duhet t\u00eb shqyrtoj\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn dy element\u00eb thelb\u00ebsore; (1) A p\u00ebrfshihet d\u00ebnimi i Irena Gjok\u00ebs n\u00eb kushtet e ndalimit t\u00eb ligjit t\u00eb Dekriminalizimit; dhe (2) A p\u00ebrb\u00ebn fshehje, me pasoj\u00eb shkarkim nga detyra, fakti q\u00eb gjyqtarja Gjoka nuk e ka sh\u00ebnuar k\u00ebt\u00eb vendim d\u00ebnimi n\u00eb formularin e Dekriminalizimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Ligji \u201cP\u00ebr integritetin e zyrtar\u00ebve\u2026\u201d (Dekriminalizimi) parashikon se zyrtar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb shpallur fajtor dhe d\u00ebnuar penalisht me nj\u00eb vendim d\u00ebnimi me burg mbi 6 muaj (pavar\u00ebsisht n\u00ebse ai \u00ebsht\u00eb pezulluar apo konvertuar), ndalohen t\u00eb em\u00ebrohen ose t\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike. P\u00ebr zyrtar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb n\u00eb detyr\u00eb dhe gjenden n\u00eb k\u00ebto kushte, ata shkarkohen nga detyra.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Irena Gjoka rezulton se \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me gjob\u00eb nga Gjykata e Janin\u00ebs. Pra, K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor do t\u00eb shqyrtoj\u00eb n\u00ebse gjyqtarja \u00ebsht\u00eb ose jo n\u00eb kushtet e ndalimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, pika m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e shqyrtimit t\u00eb KLGJ-s\u00eb pritet t\u00eb jet\u00eb diskutimi n\u00ebse do t\u00eb konsiderohet ose jo shkelje disiplinore fakti q\u00eb Irena Gjoka nuk e ka sh\u00ebnuar k\u00ebt\u00eb vendim n\u00eb formularin p\u00ebrkat\u00ebs. N\u00eb raste t\u00eb ngjashme, zyrtar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, p\u00ebrfshir\u00eb deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, jan\u00eb larguar nga detyra dhe kan\u00eb humbur mandatin, p\u00ebr shkak t\u00eb \u201crefuzimit\u201d ose \u201cfshehjes\u201d s\u00eb nj\u00eb d\u00ebnimi penal, pavar\u00ebsisht llojit t\u00eb d\u00ebnimit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb shkelje penale?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb maj t\u00eb vitit 2024, Partia Demokratike dor\u00ebzoi nj\u00eb kall\u00ebzim penal n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs ndaj gjyqtares Irena Gjoka, p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cfalsifikimit t\u00eb formularit\u201d t\u00eb Dekriminalizimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Rasti iu p\u00ebrcoll m\u00eb tej SPAK-ut, si struktura kompetente p\u00ebr hetimin e gjyqtar\u00ebve t\u00eb posa\u00e7\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Thelbi i hetimit \u00ebsht\u00eb n\u00ebse gjyqtarja Gjoka ka kryer falsifikimin e formularit, duke mos e deklaruar vendimin e d\u00ebnimit nga Gjykata e Janin\u00ebs n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjyqtarja Gjoka ka dor\u00ebzuar formularin e Dekriminalizimit n\u00eb vitin 2016, menj\u00ebher\u00eb pas nisjes s\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit 138\/2015 \u201cP\u00ebr garantimin e integritetit t\u00eb zyrtar\u00ebve q\u00eb zgjidhen, em\u00ebrohen ose kryejn\u00eb funksione publike\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Neni 190 i Kodit Penal parashikon se \u201cFalsifikimi ose p\u00ebrdorimi i vulave, i stampave apo i formular\u00ebve t\u00eb falsifikuar ose paraqitja e rrethanave t\u00eb rreme n\u00eb k\u00ebto t\u00eb fundit, q\u00eb u drejtohen organeve shtet\u00ebrore, d\u00ebnohet me burgim nga gjasht\u00eb muaj&nbsp;deri n\u00eb kat\u00ebr vjet\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo vep\u00ebr penale, e cila ka d\u00ebnimin maksimal 4 vjet burgim, parashkruhet brenda 5 viteve, n\u00ebse nuk konstatohet nga momenti i kryerjes ose nuk \u00ebsht\u00eb vendosur d\u00ebnimi me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pra, n\u00eb rastin e Irena Gjok\u00ebs, vepra penale, edhe n\u00ebse konstatohet, duket se \u00ebsht\u00eb parashkruar 5 vjet pas kryerjes s\u00eb saj, n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb rastin konkret, ka nj\u00eb situat\u00eb specifike, e cila mund t\u00eb vler\u00ebsohet nga Prokuroria e Posa\u00e7me e mund t\u00eb arrihet n\u00eb p\u00ebrfundimin se nuk \u00ebsht\u00eb parashkruar.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjyqtarja Irena Gjoka, faktin e d\u00ebnimit n\u00eb Greqi e ka fshehur, si n\u00eb formularin e Dekriminalizimit, po ashtu edhe gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar (Vetingut).<\/p>\n\n\n\n<p>Gjyqtarja e Posa\u00e7me, Gjoka, u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb me vendim t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit (KPK) n\u00eb Shkurt t\u00eb vitit 2020. N\u00eb vijim, Komisioneri Publik ushtroi ankim mbi at\u00eb vendim. Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit (KPA), n\u00eb 14 qershor 2022, vendosi p\u00ebrfundimisht konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga kjo rrethan\u00eb, kuptohet qart\u00ebsisht se Irena Gjoka, n\u00ebp\u00ebrmjet mosdeklarimit t\u00eb d\u00ebnimit n\u00eb Greqi, ka fshehur (ka p\u00ebrdorur) rrethana t\u00eb rreme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, t\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb qershor 2022, kur ajo ka marr\u00eb konfirmimin p\u00ebrfundimtar nga KPA.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb rast se ajo do t\u00eb kishte deklaruar vendimin e d\u00ebnimit penal n\u00eb Greqi, me shum\u00eb mund\u00ebsi, do t\u00eb ishte shkarkuar nga trupat e Vetingut, p\u00ebr mos-p\u00ebrmbushjen e kriterit t\u00eb integritetit personal.<\/p>\n\n\n\n<p>Me q\u00ebllim shmangien nga shkarkimi, Irena Gjoka ka fshehur\/refuzuar p\u00ebr t\u00eb informuar institucionet zyrtare p\u00ebr d\u00ebnimin penal nga Gjykata e Janin\u00ebs, duke p\u00ebrdorur rrethana t\u00eb rreme deri n\u00eb vendimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb KPA-s\u00eb. \u00c7\u2019ka do t\u00eb thot\u00eb se, Prokuroria e Posa\u00e7me, mund t\u00eb konstatoj\u00eb se Irena Gjoka ka kryer falsifikim dokumentash deri n\u00eb qershor 2022.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb, vepra penale e konsumuar nga Irena Gjoka tashm\u00eb do t\u00eb ket\u00eb afat parashikrimi vitin 2027 dhe, rrjedhimisht, ajo mund t\u00eb p\u00ebrballet me procesin gjyq\u00ebsor penal p\u00ebr \u201cfalsifikim formular\u00ebsh\u201d.\/<a href=\"https:\/\/boldnews.al\/2026\/01\/20\/irena-gjoka-fshehu-denimin-ne-greqi-cfare-rrezikon-gjyqtarja-e-posacme\/\">Boldnews.al<\/a><a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/sharer\/sharer.php?u=https%3A%2F%2Falfapress.al%2Faktualitet%2Fpervec-shkarkimit-nga-detyra-gjyqtarja-e-gjkko-se-irena-gjoka-rreziko-i183470\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\"><\/a><a href=\"https:\/\/api.whatsapp.com\/send?text=P%C3%ABrve%C3%A7%20shkarkimit%20nga%20detyra%2C%20%C3%A7far%C3%AB%20tjet%C3%ABr%20rrezikon%20gjyqtarja%20e%20GJKKO-s%C3%AB%20Irena%20Gjoka%20-%20AKTUALITET...https%3A%2F%2Falfapress.al%2Faktualitet%2Fpervec-shkarkimit-nga-detyra-gjyqtarja-e-gjkko-se-irena-gjoka-rreziko-i183470\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\"><\/a><a href=\"https:\/\/twitter.com\/intent\/tweet?text=P%C3%ABrve%C3%A7%20shkarkimit%20nga%20detyra%2C%20%C3%A7far%C3%AB%20tjet%C3%ABr%20rrezikon%20gjyqtarja%20e%20GJKKO-s%C3%AB%20Irena%20Gjoka%20-%20AKTUALITET...https%3A%2F%2Falfapress.al%2Faktualitet%2Fpervec-shkarkimit-nga-detyra-gjyqtarja-e-gjkko-se-irena-gjoka-rreziko-i183470\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\"><\/a><a href=\"https:\/\/www.linkedin.com\/sharing\/share-offsite\/?url=https%3A%2F%2Falfapress.al%2Faktualitet%2Fpervec-shkarkimit-nga-detyra-gjyqtarja-e-gjkko-se-irena-gjoka-rreziko-i183470\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\"><\/a><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Posa\u00e7me, Irena Gjoka, rezulton e d\u00ebnuar n\u00eb Greqi p\u00ebr \u201cfalsifikim vizash\u201d, sipas nj\u00eb konfirmimi nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme.&nbsp; Tashm\u00eb, dokumentet e administruar nga Sektori i Dekriminalizimit n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme i jan\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr vler\u00ebsim K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, struktura p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr hetimin disiplinor t\u00eb gjyqtar\u00ebve. Institucioni kryesor i Akuz\u00ebs njoftoi zyrtarisht se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":426740,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-426739","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426739","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=426739"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426739\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":426741,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426739\/revisions\/426741"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/426740"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=426739"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=426739"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=426739"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}