{"id":426931,"date":"2026-02-03T11:15:11","date_gmt":"2026-02-03T10:15:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=426931"},"modified":"2026-02-03T11:15:13","modified_gmt":"2026-02-03T10:15:13","slug":"artan-fuga-per-palo-reformat-pushteti-dhe-opozita","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/artan-fuga-per-palo-reformat-pushteti-dhe-opozita\/","title":{"rendered":"Artan Fuga: P\u00ebr palo-reformat, pushteti dhe opozita"},"content":{"rendered":"
Nga Artan Fuga <\/strong><\/p>\n\n\n\n
Lajm i aktualitetit u b\u00eb si gjithmon\u00eb ai q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb lajm. Pra, u vu n\u00eb rend t\u00eb dit\u00ebs t\u00eb informacioneve masive a do t\u00eb merrte pjes\u00eb apo jo opozita n\u00eb komisionin e reform\u00ebs territoriale apo jo?
Po pse kush ishte lajmi?

Lajmi gjithmon\u00eb, sikurse e ka shkruajtur bukur Alexis Jones, \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb mungon:

A ka opozita ndonj\u00eb platform\u00eb t\u00eb studiuar, t\u00eb krahasuar, t\u00eb diskutuar, t\u00eb aprovuar, t\u00eb legjitimuar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb quhet paturp\u00ebsisht reforma territoriale?

A thua se na preku atje ku na dh\u00ebmb ne qytetar\u00ebve kur diskutojn\u00eb a duhet t\u00eb marrin pjes\u00eb apo jo n\u00eb komision!!!

A thua se nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si t\u00eb marrin pjes\u00eb apo t\u00eb mos marrin pjes\u00eb? A thua se aty \u00ebsht\u00eb puna! Se po nuk morr\u00ebn pjes\u00eb l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsira boshe p\u00ebr pushtetin!!!

Se nuk mund t’i shprehin idet\u00eb e tyre n\u00eb media, me elektoratin, n\u00eb seanca plenare t\u00eb Kuvendit, n\u00eb komisionet e p\u00ebrhershme, n\u00eb kongrese, a rrug\u00ebve si predikator\u00eb evangjelist\u00eb?

Iu duhet patjet\u00ebr t\u00eb jen\u00eb n\u00eb komisionin e asaj q\u00eb paturp\u00ebsisht quhet reforma territoriale.

N\u00eb fakt p\u00ebrs\u00ebri opozita jep mesazhe kontradiktore: Nga nj\u00ebra an\u00eb b\u00ebn thirrje p\u00ebr nj\u00eb protest\u00eb madh\u00ebshtore n\u00eb kat\u00ebr a nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb shkurt, kund\u00ebr pushtetit, pik\u00ebrisht sepse nuk gjen hap\u00ebsir\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb institucione, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr diskuton se duhet t\u00eb vej\u00eb n\u00eb komisionin e reform\u00ebs elektorale. Ata e din\u00eb vet\u00eb, un\u00eb nuk e di, por q\u00eb mesazhet jan\u00eb kontradiktore, duhet t\u00eb jesh idiot mos e v\u00ebsh re.

Dhe pastaj qahen se p\u00ebrse kan\u00eb nj\u00eb popull q\u00eb disa prej tyre kan\u00eb filluar ta quajn\u00eb “t\u00eb keq”, intelektual\u00eb “t\u00eb k\u00ebqinj”.
Para nj\u00eb muaji deklarojn\u00eb se nuk do t\u00eb ken\u00eb asnj\u00eb kontakt bashk\u00ebpunimi a dialogu me pushtetin, pas k\u00ebsaj, diskutojn\u00eb vajtjen n\u00eb komisionin e asaj q\u00eb paturp\u00ebsisht quhet reforma elektorale.

Nuk ka t\u00eb keqe t\u00eb shkojn\u00eb, por si i b\u00ebhet me deklaratat e m\u00ebparshme, jo para nj\u00eb viti, por para dhjet\u00eb dit\u00ebsh.

Cfar\u00eb ndryshoi? Apo thuaj, hajde fol, se mos d\u00ebgjon njeri!!! E kan\u00eb gabim! Elektorati edhe n\u00ebse nuk d\u00ebgjon me v\u00ebmendje, nuk i duhet shum\u00eb koh\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb vesh ato q\u00eb i interesojn\u00eb. P\u00ebr t\u00eb tjerat as ta v\u00eb veshin.

Pushteti premton reform\u00eb territoriale, em\u00ebr i turpsh\u00ebm po t\u00eb nisesh se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb.

Nuk e di n\u00ebse pushteti e di se popullsia periferike, rurale, ka zbrazur territorin m\u00eb keq se m\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebto vite?

Ka lidhje kjo apo nuk ka me at\u00eb palo reform\u00eb elektorale q\u00eb gjoja u krye pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb a ku di un\u00eb m\u00eb par\u00eb?

Di gj\u00eb njeri nga pushtetar\u00ebt p\u00ebrse kryetar\u00eb t\u00eb pushtetit lokal jan\u00eb n\u00ebn hetim nga jugu n\u00eb veri, ose jan\u00eb d\u00ebnuar?

Di gj\u00eb njeri p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e fondeve n\u00eb pushtetin lokal midis urbanizimit n\u00eb qendrat urbane dhe investimet n\u00eb zonat rurale?

Di gj\u00eb njeri se sa p\u00ebrfaq\u00ebsohet n\u00eb k\u00ebshillat e pushtetit lokal popullsia rurale, ose e periferive t\u00eb qyteteve?

Di gj\u00eb njeri n\u00ebse ka pavar\u00ebsi, ose autonomi pushteti lokal nga kryeministria?

Di gj\u00eb njeri se \u00e7’b\u00ebhet me rrug\u00ebt, furnizimin me uj\u00eb, energji elektrike, etj? Ka studime, ka t\u00eb dh\u00ebna pushteti? Po opozita?

A e din\u00eb deputet\u00ebt e opozit\u00ebs dhe kryesia e tyre se n\u00ebse jan\u00eb n\u00eb gjendjen e humb\u00ebsit permanent dhe n\u00eb kriz\u00ebn brenda partis\u00eb prej pes\u00eb a gjasht\u00eb vitesh, arsyeja themelore \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht e paturpshmja reform\u00eb territoriale?

A e din\u00eb se jan\u00eb t\u00eb zhytur n\u00eb nj\u00eb rreth vicioz ku pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb asaj q\u00eb paturp\u00ebsisht e quajn\u00eb reform\u00eb territoriale ata nxjerrin gjithnj\u00eb e m\u00eb pak deputet\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb nxjerrin aq deputet\u00eb sa duan kryetar\u00ebt e bashkive, dhe pasi vijn\u00eb t\u00eb humbur n\u00eb Kuvend, pik\u00ebrisht prej reform\u00ebs territoriale, diskutojn\u00eb n\u00eb komisionin e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr reform\u00ebn territoriale, ku nuk i d\u00ebgjon njeri sepse nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb n\u00eb k\u00ebto kushte nj\u00eb faktor politik?

E din\u00eb apo jo k\u00ebt\u00eb rreth vicioz ku jan\u00eb zhytur? Se nuk i d\u00ebgjoj t\u00eb ken\u00eb analiz\u00eb. B\u00ebjn\u00eb loj\u00eb batutash me pal\u00ebn kund\u00ebrshtare q\u00eb b\u00ebn pall\u00eb n\u00eb Kuvend.

B\u00ebjn\u00eb ato q\u00eb quhen fitore orale q\u00eb nuk i duhen as dreqit.

Pse \u00ebsht\u00eb e turpshme fjala “reform\u00eb territoriale”?

Sepse nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje thjesht ndarje kufijsh mes fshatrash, mes qytetesh. Ku nis Peqini, dhe ku mbaron Rrogozhina, ku nis Rroskoveci dhe ku nis Lapardhaja.

Problemet jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb thella:

1. Cilat jan\u00eb t\u00eb drejtat e qytetarit n\u00eb pushtetin lokal?

2. Si do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet politikisht popullsia rurale dhe periferike n\u00eb pushtetin lokal?

3. Cilat do t\u00eb jen\u00eb kompetencat e bashkive p\u00ebr t’i decentralizuar ato?

4. Cilat jan\u00eb burimet financiare t\u00eb pushtetit lokal?

5. P\u00ebrse nuk ka referendume lokale?

6. Cilat jan\u00eb nivelet dhe si duhet t\u00eb jen\u00eb ato n\u00eb pushtetin lokal?

7. Si do t\u00eb b\u00ebhet q\u00eb bashkit\u00eb t\u00eb mos jen\u00eb si komitetet e dikurshme ekzekutive q\u00eb t\u00eb administrojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rrethin?

8. Si do t\u00eb rishikohen kompetencat midis k\u00ebshillave bashkiake dhe kryetar\u00ebve t\u00eb bashkive?

9. Si mund t\u00eb ndryshohet gjendja e mjeruar, l\u00ebpir\u00ebse, mediokre e mediave lokale dhe t\u00eb mos jen\u00eb m\u00eb altoparlante t\u00eb bashkis\u00eb?

10. N\u00eb \u00e7’raport do t\u00eb jen\u00eb drejtorit\u00eb qendrore me pushtetin lokal?

11. Si do t\u00eb b\u00ebhet transparente puna e n\u00ebpun\u00ebsve lokal\u00eb?

12. Si do t\u00eb b\u00ebhet q\u00eb punonj\u00ebsit q\u00eb kontrollohen nga bashkia t\u00eb mos jen\u00eb mekanizmi elektoral q\u00eb kontrollon balanc\u00ebn elektorale n\u00eb qytet dhe n\u00eb rreth?

13. N\u00eb \u00e7’gjendje t\u00eb mjeruar jan\u00eb sh\u00ebrbimet p\u00ebr qytetarin nga ana e bashkive?

14. Si do t\u00eb zgjidhen k\u00ebshilltar\u00ebt bashkiak\u00eb, me list\u00eb, me \u00e7far\u00eb sistemi, kush kandidon, etj? Apo do t\u00eb jen\u00eb si sot kur pushteti qendror ka monopolin e pushtetit lokal dhe partia demokratike ka n\u00ebp\u00ebr bashki monopolin e opozit\u00ebs?

15. Cili do t\u00eb jet\u00eb statusi i n\u00ebpun\u00ebsit n\u00eb pushtetin lokal, apo do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ngjaj\u00eb me nj\u00eb leck\u00eb q\u00eb pasi e p\u00ebrdor t\u00eb fshish xhamat e makin\u00ebs, mund ta hedh\u00ebsh n\u00eb koshin m\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb mbeturinave?

16. Cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia e pushtetit lokal p\u00ebr mjedisin, ekologjin\u00eb, mbrojtjen nga zjarri, estetik\u00ebn e rrug\u00ebve, gardheve, kopshteve, fasadave?

17. Cilat jan\u00eb t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb pron\u00eb, investime n\u00eb territor, por nuk jan\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb atij territori?

18. A mund t\u00eb votoj\u00eb si n\u00eb Evrop\u00eb dikush q\u00eb banon ta zem\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr pushtetin lokal n\u00eb Durr\u00ebs n\u00ebse atje ka nj\u00eb investim \u00e7fardo, sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb par\u00ebve, nj\u00eb banes\u00eb, apo varret e t\u00eb par\u00ebve? Ta zem\u00eb n\u00eb Tropoj\u00eb, n\u00eb Sarand\u00eb? etj.

19. Do t\u00eb vazhdoj\u00eb nj\u00eb emigrant q\u00eb jeton n\u00eb Toronto t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr komun\u00ebn e Rroskovecit? Apo t\u00eb Velabishtit?

20. Si i b\u00ebhet q\u00eb megjith\u00eb respektin tim p\u00ebr ndonj\u00eb kryetar a kryetare t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb bashkie, si i b\u00ebhet q\u00eb kryetari i bashkis\u00eb t\u00eb mos i ngjaj\u00eb nj\u00eb potentati mesjetar, nj\u00eb mytesarifi anadollak, nj\u00eb kryetari komiteti ekzekutiv proletar, nj\u00eb valiu, a nj\u00eb personi q\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh \u00ebsht\u00eb edhe kryetar bashkie, edhe kryearkitekt, edhe inagurues rrug\u00ebsh dhe parqesh, edhe kryetar de facto i k\u00ebshillit bashkiak, edhe kryetari de facto i partis\u00eb, edhe shefi i fushat\u00ebs elektorale, edhe kryetari i mediave lokale, edhe lepe-peqeja kryesor i kryeministrit n\u00eb at\u00eb territor, edhe dh\u00ebn\u00ebsi i lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit, edhe shefi i shijeve estetike t\u00eb qytetit, edhe trajneri i klubit t\u00eb futbollit! Edhe ai q\u00eb organizon karnavalet n\u00eb qytet, edhe ai q\u00eb prish nd\u00ebrtimet pa leje, edhe ai q\u00eb b\u00ebn skenarin e koncertit t\u00eb orkestr\u00ebs s\u00eb qytetit n\u00eb parakalimin e 1 majit!

Pse \u00e7\u00ebshtje territoriale jan\u00eb k\u00ebto, kur bashkit\u00eb iu ngjajn\u00eb bunker\u00ebve ku vet\u00ebm t\u00eb futesh, n\u00eb u futsh dot, t\u00eb sheh me inat polici bashkiak, t\u00eb tall n\u00ebpun\u00ebsi, s’ta v\u00ebrshellen fare kryetari q\u00eb futet shpejt n\u00eb zyr\u00eb nga porta e pasme?

Se n\u00ebse pushteti lokal qenka si duhet, autonom, si shpjegohet q\u00eb aq vjet sa \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qeveri n\u00eb pushtet te Bulevardi i D\u00ebshmor\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb, aq \u00ebsht\u00eb edhe n\u00ebp\u00ebr bashki?

Qindra jan\u00eb problemet p\u00ebr t’u zgjidhur. Mjafton q\u00eb quhet reform\u00eb territoriale dhe e kupton se vet\u00ebm reform\u00eb nuk duket se deri tani do t\u00eb jet\u00eb!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Nga Artan Fuga  Lajm i aktualitetit u b\u00eb si gjithmon\u00eb ai q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb lajm. Pra, u vu n\u00eb rend t\u00eb dit\u00ebs t\u00eb informacioneve masive a do t\u00eb merrte pjes\u00eb apo jo opozita n\u00eb komisionin e reform\u00ebs territoriale apo jo?Po pse kush ishte lajmi? Lajmi gjithmon\u00eb, sikurse e ka shkruajtur bukur Alexis Jones, \u00ebsht\u00eb ai […]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":426932,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-426931","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426931","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=426931"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426931\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":426933,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426931\/revisions\/426933"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/426932"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=426931"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=426931"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=426931"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}