{"id":426953,"date":"2026-02-04T12:44:46","date_gmt":"2026-02-04T11:44:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=426953"},"modified":"2026-02-04T12:44:49","modified_gmt":"2026-02-04T11:44:49","slug":"dosja-kurum-dhjetera-mijera-ton-mbetje-u-zhduken-pa-gjurme-ne-elbasan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/dosja-kurum-dhjetera-mijera-ton-mbetje-u-zhduken-pa-gjurme-ne-elbasan\/","title":{"rendered":"Dosja \u201cKurum\u201d\/ Dhjet\u00ebra mij\u00ebra ton mbetje u zhduk\u00ebn pa gjurm\u00eb n\u00eb Elbasan"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga<\/strong>&nbsp;<strong>Dorian Kodra<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Me 33 flet\u00eb-arresti t\u00eb firmosura, 26 p\u00ebr burg dhe 7 p\u00ebr arrest sht\u00ebpie, prokuroria e Durr\u00ebsit i dha fund hetimeve q\u00eb nis\u00ebn p\u00ebr 2800 ton mbetje t\u00eb rrezikshme t\u00eb prodhuara nga Kurum International n\u00eb Elbasan dhe u nis\u00ebn me anije drejt Tajland\u00ebs duke p\u00ebrdorur dokumenta t\u00eb falsifikuara.<\/p>\n\n\n\n<p>Por dosja q\u00eb ka siguruar Lapsi.al jo vet\u00ebm provon se ato 2800 ton mbetje ishin t\u00eb rrezikshme, por nxjerr n\u00eb drit\u00eb nj\u00eb skandal t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb frikshme, shum\u00eb her\u00eb m\u00eb i madh se ai q\u00eb denoncoi \u201cBasel Action Network\u201d, organizata mjedisore me qend\u00ebr n\u00eb Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga hetimet del se&nbsp;<strong>Kurum prodhoi qindra mij\u00ebra tonelata mbetje n\u00eb vitet e fundit,<\/strong>&nbsp;q\u00eb u menaxhuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kriminale, madje disa&nbsp;<strong>dhjet\u00ebra mij\u00ebra prej tyre humb\u00ebn pa gjurm\u00eb n\u00eb Elbasan.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Faktet tregojn\u00eb se 2800 ton mbetjet e nisura drejt Tajland\u00ebs ishin vet\u00ebm maja e ajsbergut. Sepse n\u00eb realitet tonelatat me mbetje t\u00eb rrezikshm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri magazinohen n\u00eb mjedise t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, trafikohen me dokumenta t\u00eb falsifikuara, madje edhe zhduken pa l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb gjurm\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Zyrtarja m\u00eb e lart\u00eb e arrestuar \u00ebsht\u00eb ish-drejtoresha e Autoritetit Komb\u00ebtar t\u00eb Mjedisit, Arta Dollani. N\u00eb media ajo p\u00ebrflitet si nj\u00eb nga njer\u00ebzit e besuar t\u00eb ish-ministres Mirela Kumbaro, por \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb kuptohet se lidhjet e biznesmen\u00ebve q\u00eb merren me transportin e mbetjeve t\u00eb Kurum shkojn\u00eb shum\u00eb m\u00eb lart. Nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb ata veprojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb pakontrolluar, ku shteti nuk ekziston dhe ku ligji p\u00ebrkulet duke toleruar nj\u00eb treg kriminal t\u00eb transportit t\u00eb mbetjeve.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb faqen 70 t\u00eb dosjes, prokuroria shkruan se Agjencia Komb\u00ebtare e Mjedisit&nbsp;<strong>\u201crezulton se nuk ka kryer inspektime n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin pran\u00eb shoq\u00ebris\u00eb Kurum International sha, Alliance Resource shpk, Sokolaj shpak dhe ESM APO\u201d<\/strong>&nbsp;P\u00ebr pasoj\u00eb, vazhdojn\u00eb hetuesit, \u00ebsht\u00eb lejuar grumbullimi, transportimi dhe m\u00eb pas kontrabandimi e mbetjeve t\u00eb rrezikshme, t\u00eb cilat&nbsp;<strong>\u201csipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb administruara nga Prokuroria, n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 4 vitet e fundit jan\u00eb transportuar me qindra mij\u00ebra tonelata n\u00eb vit<\/strong>\u201c.<\/p>\n\n\n\n<p>Sasia gjigande me mbetje q\u00eb p\u00ebrmendin prokuror\u00ebt \u00ebsht\u00eb trondit\u00ebs, por tregon p\u00ebrmasat e v\u00ebrteta t\u00eb paligjshm\u00ebris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb let\u00ebr rezulton se kompania turke Kurum International ka prodhuar vet\u00ebm&nbsp;<strong>1000 ton mbetje t\u00eb rrezikshme<\/strong>, por sqaron prokuroria e Durr\u00ebsit \u201cnga t\u00eb dh\u00ebnat rezulton se ka tregtuar vet\u00ebm tek Sokolaj shpk n\u00ebp\u00ebrmjet 4 faturave n\u00eb vitin 2023 dhe 2024 mbi&nbsp;<strong>4122 Ton mbetje te rrezikshme\u201d.<\/strong>&nbsp;Kjo p\u00ebrplasje shifrash me 4 mij\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa deklarohej, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi se sa larg ka shkuar abuzimi me dokumentat shtet\u00ebror\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ekspertimi kimik mjedisor i p\u00ebrmendur n\u00eb aktet e prokuroris\u00eb sillet kryesisht n\u00eb dy p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb materialit tregtar, nj\u00eb p\u00ebrzierje tipike e pluhurit t\u00eb furr\u00ebs elektrike t\u00eb \u00e7elikut, EAF dust, e cila p\u00ebrmban metale t\u00eb r\u00ebnda, oksid hekuri apo oksid zinku.<\/p>\n\n\n\n<p>Vlen t\u00eb citohet nj\u00eb d\u00ebshmi brenda uzin\u00ebs e nj\u00eb personi t\u00eb quajtur Rami Bunga, i cituar si specialist pran\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb mjedisit te Kurum International. Ai shpjegon se prodhimi i oksidit t\u00eb zinkut,&nbsp;<strong>\u201cp\u00ebr 4 ose 5 vitet e fundit ka qen\u00eb rreth 25.000 deri n\u00eb 30.000 ton\u201d.&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sasit\u00eb e m\u00ebdha q\u00eb prodhohen \u00e7do vit tregojn\u00eb se rasti i denoncuar i Tajland\u00ebs ishte thjesht nj\u00eb destinacion ku u ndez sirena.<\/p>\n\n\n\n<p>Mbi k\u00ebt\u00eb sfond, Prokuroria ka ngritur akuza p\u00ebr drejtues t\u00eb Kurum International, t\u00eb kompanive q\u00eb merreshin me transportin e l\u00ebnd\u00ebve kimike dhe p\u00ebr zyrtar\u00eb t\u00eb Agjencia Komb\u00ebtare e Mjedisit, Dogan\u00ebs, Autoritetit Portual dhe operatorit t\u00eb terminalit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, sipas struktur\u00ebs s\u00eb dosjes, tre kompani dalin si nyje ku mbetjet kalonin p\u00ebrpara se t\u00eb humbnin gjurm\u00ebt ose t\u00eb dilnin jasht\u00eb, Alliance Resource sh.p.k., Bajrami N sh.p.k., Sokolaj sh.p.k..<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Sokolaj sh.p.k<\/strong>. \u00ebsht\u00eb kompania q\u00eb falsifikoi dokumentat p\u00ebr 2800 ton mbetje t\u00eb rrezikshme q\u00eb ishin nisur drejt Tajland\u00ebs por sipas prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, kjo ishte nj\u00eb skem\u00eb q\u00eb zbatohej prej vitesh.<\/p>\n\n\n\n<p>Faturat e gjetura n\u00eb kompanin\u00eb Kurum d\u00ebshmonin p\u00ebr prodhimin e mbetjeve t\u00eb rrezikshme, por n\u00eb fund t\u00eb procedurave, nga porti i Durr\u00ebsit rezultonte se eksportohej mbetje e parrezikshme. Faturat manipuloheshin rrug\u00ebs, por p\u00ebr t\u00eb kuptuar sasit\u00eb e m\u00ebdha q\u00eb ka eksportuar kjo kompani jasht\u00eb vendit prokuroria ka sekuestruar disa kontrata.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej tyre, q\u00eb vlen t\u00eb citohet n\u00eb faqen 40 t\u00eb dosjes thuhet: \u201cN\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e dat\u00ebs 19.08.2022, Sokolaj shprehet se bazuar n\u00eb kontrat\u00ebn me gjeneruesin e mbetjeve Kurum International sh.a., angazhohet ti blej\u00eb mbetjet me kod 10 02 07*,&nbsp;<strong>me sasi vjetore 25.000 ton n\u00eb vit,<\/strong>&nbsp;me vend origjine Kurum, Elbasan.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr sasi mbetjesh t\u00eb rrezikshme t\u00eb cilat ishin stok pran\u00eb kompanis\u00eb Kurum n\u00eb Bradashesh t\u00eb Elbasanit. Prokuroria vazhdon:&nbsp;<strong>\u201cSokolaj nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb Autorizim p\u00ebr eksportim t\u00eb mbetjeve t\u00eb rrezikshme\u2026 p\u00ebr periudh\u00ebn 2022,2024\u201d.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>E nj\u00ebjt\u00eb \u00ebsht\u00eb skema edhe tek kompania&nbsp;<strong>Alliance Resource sh.p.k.<\/strong>&nbsp;Vet\u00ebm se tek kjo kompani jan\u00eb gjetur sasi t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb stok n\u00eb kushte t\u00eb pap\u00ebshtatshme p\u00ebr t\u2019u ruajtur.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cP\u00ebrve\u00e7 faktit q\u00eb nuk ka disponuar dokumentacionin, sasia e mbetjeve \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb stok, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb subjekti marr\u00ebs i mbetjeve t\u00eb rrezikshme ka detyr\u00ebn e trajtimit t\u00eb tyre dhe jo t\u00eb magazinoj\u00eb sasi t\u00eb m\u00ebdha mbetjesh&nbsp;<strong>duke i l\u00ebn\u00eb t\u00eb patrajtuara duke shtuar efektet e rrezikut t\u00eb l\u00ebshimit t\u00eb gazrave toksik\u00eb n\u00eb mjedis e n\u00eb aj\u00ebr\u201d<\/strong>&nbsp;thuhet n\u00eb dosje.<\/p>\n\n\n\n<p>Hetuesit kan\u00eb kryer kontrolle n\u00eb ambjentet e Alliance, por thon\u00eb se kompania nuk ka paraqitur dokumentacion provues se \u00e7far\u00eb ka ndodhur me k\u00ebto mbetje, si jan\u00eb trajtuar, n\u00ebse jan\u00eb transportuar a shitur tek t\u00eb tret\u00eb, apo jan\u00eb eksportuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Dyshimet jan\u00eb se Kurum dhe Alliance&nbsp;<strong>\u201ckan\u00eb shkelur legjislacionin p\u00ebr menaxhimin e mbetjeve duke i transferuar mbetjet tek t\u00eb tret\u00ebt n\u00eb sasi shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, me kosto t\u00eb ul\u00ebt p\u00ebr t\u00eb shmangur kostot e asgj\u00ebsimit\u201d<\/strong>&nbsp;thot\u00eb dosja.<\/p>\n\n\n\n<h5 class=\"wp-block-heading\"><strong>\u201cBajrami N\u201d, dhjet\u00ebra mij\u00ebra ton mbetje t\u00eb zhdukura pa gjurm\u00eb<\/strong><\/h5>\n\n\n\n<p>Por nd\u00ebrsa dy kompanit\u00eb e tjera kishin synim t\u2019i nxirrnin mbetjet jasht\u00eb vendit p\u00ebr t\u2019u trajtuar, nj\u00eb krim akoma m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb duket t\u00eb jet\u00eb konsumuar nga nj\u00eb kompani tjet\u00ebr \u201cBajrami N\u201d sh.p.k. Kjo kompani p\u00ebrmendet n\u00eb dosje p\u00ebr sasi t\u00eb m\u00ebdha mbetjesh t\u00eb parrezikshme, kryesisht skorje q\u00eb jan\u00eb zhdukur pa gjurm\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Hetuesit kan\u00eb gjetur tre kontrata me gjithsek 40 mij\u00eb ton mbetje, t\u00eb cilat kjo kompani synonte t\u2019i trajtonte me impiant betoni dhe t\u2019i p\u00ebrdorte si stabilizant t\u00eb rrug\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Hetimet listojn\u00eb shifra t\u00eb tilla si \u201c<strong>ka shitur 15996 ton\u2026 16253 ton\u2026 dhe 10359 ton\u201d,<\/strong>&nbsp;por q\u00eb shoq\u00ebrohet me humbje t\u00eb gjurm\u00ebs,&nbsp;<strong>\u201cnuk ka asnj\u00eb informacion\u2026 ku jan\u00eb depozituar k\u00ebto mbetje, dhe si jan\u00eb trajtuar\u2026 nuk ka asnj\u00eb regjist\u00ebr\u201d.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga fashikulli i prokuroris\u00eb, kompania Bajrami N shpk del si \u201cvrima e zez\u00eb\u201d e hetimit, ku dhjet\u00ebra mij\u00ebra tonelata me mbetje jan\u00eb zhdukur pa l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u201cBajrami N\u201d sh.p.k. ka lidhur kontrat\u00eb me shoq\u00ebrin\u00eb \u201cKurum International sh.a.\u201d por shoq\u00ebria \u201cBajrami N\u201d sh.p.k. nuk disponon leje p\u00ebr p\u00ebrpunimin\/trajtimin e skorjeve\u2026 Asnj\u00ebri prej kodeve 100201 dhe 100202 nuk p\u00ebrfshihet n\u00eb lejet mjedisore t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie. Nga t\u00eb dh\u00ebnat e administruara nuk ka asnj\u00eb informacion se \u00e7far\u00eb procesi pune ka ndodhur, ku jan\u00eb depozituar k\u00ebto mbetje, dhe si jan\u00eb trajtuar pasi nuk ka asnj\u00eb regjist\u00ebr t\u00eb deklaruar mbi to\u201d<\/strong>&nbsp;citohet prokuroria e Durr\u00ebsit.<\/p>\n\n\n\n<p>Institucioni q\u00eb duhet t\u00eb ishte gardiani i k\u00ebtij tregu delikat dhe me pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr mjedisin, Agjencia Komb\u00ebtare e Mjedisit, p\u00ebrshkruhet si nj\u00eb hallk\u00eb jofunksionale n\u00eb tregun e mbetjeve t\u00eb Kurum.<\/p>\n\n\n\n<p>Drejtuesja e AKM, Arta Dollani akuzohet se \u201c<strong>nuk e ka p\u00ebrmbushur detyr\u00ebn\u2026 nuk ka kryer vler\u00ebsime t\u00eb plota\u2026 dhe rezulton se nuk e ka monitoruar zbatimin e kritereve t\u00eb lejes\u201d<\/strong>. N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr pasazh, prokuroria thot\u00eb se&nbsp;<strong>\u201cnuk ka kryer inspektime n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin\u201d pran\u00eb subjekteve kryesore, Kurum International, Alliance Resource sh.p.k., Sokolaj sh.p.k., dhe ESM APO\u201d.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Autoriteti Komb\u00ebtar i Mjedisit duket se ka k\u00ebrkuar informacion vet\u00ebm \u201cpasi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publik rasti i eksportimit\u201d, n\u00eb Tajland\u00eb, por m\u00eb par\u00eb&nbsp;<strong>\u201cnuk ka kryer asnj\u00eb lloj verifikimi n\u00eb terren\u201d.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb fotografia e bllokimit t\u00eb nj\u00eb mekanizmi t\u00eb vog\u00ebl, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Autoriteti Komb\u00ebtar i Mjedisit. Prokuroria e Durr\u00ebsit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar te ky mekaniz\u00ebm, duke l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb d\u00ebshtimin e aparatit t\u00eb madh shtet\u00ebror, si nj\u00eb organiz\u00ebm q\u00eb zgurdullon syt\u00eb vet\u00ebm kur skandali del n\u00eb media, p\u00ebrp\u00eblitet pak kur nd\u00ebrhyn prokuroria, por rikthehet s\u00ebrish n\u00eb gjum\u00eb me iden\u00eb se \u00e7udia m\u00eb e madhe tre dit\u00eb zgjat.<\/p>\n\n\n\n<p>Mungesa e vullnetit politik p\u00ebr t\u00eb korrigjuar at\u00eb q\u00eb po ndodh me mbetjet u pa kur plasi skandali i anijeve t\u00eb nisura drejt Tajland\u00ebs. Fillimisht dy ministret, Belinda Balluku e Infrastruktur\u00ebs dhe Mirela Kumbaro, ish-ministre e Mjedisit mohuan faktin se mallrat jan\u00eb t\u00eb rrezikshem duke dal\u00eb garant p\u00ebr ngarkes\u00ebn n\u00eb kontenier\u00eb n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Akoma m\u00eb r\u00ebnd\u00eb ishte n\u00eb fjalimin n\u00eb parlament kryeministri Edi Rama. Fajin p\u00ebr mbetjet e rrezikshme q\u00eb prodhohen dhe trafikohen, ai ia faturoi mediave dhe opozit\u00ebs, me pretendimin se skandali u shpik nga kokat e s\u00ebmura q\u00eb jan\u00eb prekur nga \u201c<strong>psikopatologjit\u00eb\u201d,<\/strong>&nbsp;t\u00eb atyre q\u00eb shkruajn\u00eb<strong>&nbsp;\u201cflet\u00ebrrufe\u201d&nbsp;<\/strong>dhe t\u00eb atyre q\u00eb udh\u00ebhiqen nga&nbsp;<strong>\u201cfantazi malinje\u201d<\/strong>, q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim&nbsp;<strong>\u201chelmimin e shqiptar\u00ebve\u201d&nbsp;<\/strong>p\u00ebrmes burimeve dixhitale.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cA \u00ebsht\u00eb kryer eksport i mbetjeve t\u00eb rrezikshme? Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb b\u00ebra me dije publikisht, n\u00eb \u00e7do deklarat\u00eb, e n\u00eb \u00e7do dokument t\u00eb paraqitur nga subjektet private, si pjes\u00eb e procedurave t\u00eb eksportit, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb se eksporti i mallrave n\u00eb fjal\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb eksport mbetjesh t\u00eb rrezikshme\u201d u shpreh kryeministri n\u00eb parlament.<\/p>\n\n\n\n<p>Por tani q\u00eb mbetjet jo vet\u00ebm dol\u00ebn t\u00eb rrezikshme, por q\u00eb u provua se pjes\u00eb e fajit ishte administrata shtet\u00ebrore, tani q\u00eb dhjet\u00ebra mij\u00ebra tonelata me mbetje u zhduk\u00ebn pa l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb, qeveria me siguri do t\u00eb hesht\u00eb. Sepse n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpuntore e biznesmen\u00ebve me paaft\u00ebsin\u00eb e saj, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpuntore e tyre me korrupsionin e saj.\/Lapsi.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga&nbsp;Dorian Kodra Me 33 flet\u00eb-arresti t\u00eb firmosura, 26 p\u00ebr burg dhe 7 p\u00ebr arrest sht\u00ebpie, prokuroria e Durr\u00ebsit i dha fund hetimeve q\u00eb nis\u00ebn p\u00ebr 2800 ton mbetje t\u00eb rrezikshme t\u00eb prodhuara nga Kurum International n\u00eb Elbasan dhe u nis\u00ebn me anije drejt Tajland\u00ebs duke p\u00ebrdorur dokumenta t\u00eb falsifikuara. Por dosja q\u00eb ka siguruar Lapsi.al [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":426954,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-426953","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426953","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=426953"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426953\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":426955,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426953\/revisions\/426955"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/426954"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=426953"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=426953"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=426953"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}