{"id":427039,"date":"2026-02-09T11:09:32","date_gmt":"2026-02-09T10:09:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=427039"},"modified":"2026-02-09T11:09:35","modified_gmt":"2026-02-09T10:09:35","slug":"analogji-e-frikshme-apo-paralajmerim-a-rrezikon-spak-u-te-kete-te-njejtin-fat-si-prokuroria-ne-serbi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/analogji-e-frikshme-apo-paralajmerim-a-rrezikon-spak-u-te-kete-te-njejtin-fat-si-prokuroria-ne-serbi\/","title":{"rendered":"Analogji e frikshme apo paralajm\u00ebrim? A rrezikon SPAK-u t\u00eb ket\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin fat si prokuroria n\u00eb Serbi"},"content":{"rendered":"<p>Nga&nbsp;<strong>Zef Pre\u00e7i<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00ebm nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, Asambleja Komb\u00ebtare (Parlamenti) e Serbis\u00eb miratoi ndryshimet n\u00eb ligjet kryesore gjyq\u00ebsore, t\u00eb propozuara nga nj\u00eb deputet i Partis\u00eb Progresive Serbe (SNS) n\u00eb pushtet (U. Mrdi\u0107).<\/p>\n\n\n\n<p>Kritik\u00ebt n\u00eb Serbi pretendojn\u00eb se k\u00ebto ndryshime, t\u00eb miratuara shpejt dhe pa konsultime publike, do t\u00eb kufizojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e gjykatave dhe prokuror\u00ebve; dob\u00ebsojn\u00eb kompetencat e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, si dhe do t\u00eb rikthejn\u00eb n\u00eb prokurorit\u00eb nga t\u00eb cilat ishin transferuar p\u00ebrkoh\u00ebsisht 11 nga 20 prokuror\u00ebt q\u00eb aktualisht punojn\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb Publike p\u00ebr Krimin e Organizuar (TOK), prokuroria homologe e SPAK-ut ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pasi k\u00ebto ndryshime u njoftuan&nbsp;publikisht, TOK l\u00ebshoi nj\u00eb deklarat\u00eb, e cila vler\u00ebsoi se miratimi i tyre do t\u00eb paralizonte pun\u00ebn e saj dhe \u201cdo t\u00eb bllokonte plot\u00ebsisht procedurat n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet penale m\u00eb komplekse dhe t\u00eb ndjeshme\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas mendimit tim, analogjia e stuhis\u00eb s\u00eb paralajm\u00ebruar nga mazhoranca socialiste kund\u00ebr SPAK me k\u00ebt\u00eb rast nuk mund t\u00eb injorohet.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Serbi, Partia Progresive Serbe (SNS) \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet q\u00eb nga viti 2012, nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebri PS \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet q\u00eb nga viti 2013. Dometh\u00ebn\u00eb, n\u00eb t\u00eb dyja vendet, mazhorancat jan\u00eb n\u00eb pushtet prej nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb dyja vendet jan\u00eb n\u00eb procesin e integrimit n\u00eb BE, gj\u00eb q\u00eb n\u00ebnkupton monitorim nga af\u00ebr t\u00eb ecuris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij procesi nga ana e strukturave t\u00eb Komisionit Evropian.<\/p>\n\n\n\n<p>Zyra e Prokurorit Publik p\u00ebr Krimin e Organizuar (TOK) n\u00eb Serbi \u00ebsht\u00eb ngritur q\u00eb n\u00eb vitin 2002, por i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar ndryshimeve ligjore n\u00eb periudh\u00ebn pas vitit 2016; dometh\u00ebn\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi e mb\u00ebshtetur nga BE dhe ka nj\u00eb funksion t\u00eb ngjash\u00ebm me SPAK n\u00eb procesin hetimor, e fokusuar n\u00eb krimin e organizuar dhe korrupsionin e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit.<\/p>\n\n\n\n<p>Mb\u00ebshtetja me burime njer\u00ebzore e TOK n\u00eb Serbi, sipas k\u00ebtij akti t\u00eb Parlamentit serb, \u00ebsht\u00eb kufizuar, gj\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb mos \u00e7oj\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsimin e p\u00ebrmbushjes s\u00eb detyrave kushtetuese t\u00eb k\u00ebtij institucioni. N\u00eb Shqip\u00ebri pak \u00ebsht\u00eb debatuar publikisht mbi kufizimet q\u00eb Parlamenti vendosi p\u00ebr burimet financiare dhe njer\u00ebzore n\u00eb dispozicion t\u00eb SPAK-ut. K\u00ebshtu, edhe pse parashikimet kushtetuese k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb \u201cProkuroria e Posa\u00e7me p\u00ebrb\u00ebhet nga t\u00eb pakt\u00ebn 10 prokuror\u00eb\u201d (Neni 148\/dh), nd\u00ebrsa volumet e pun\u00ebs duket se jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha edhe p\u00ebr 17 prokuror\u00ebt q\u00eb jan\u00eb aktualisht, sulmet e p\u00ebrs\u00ebritura publike mediatike t\u00eb kryeministrit Rama p\u00ebr pagat e tyre t\u00eb larta nuk b\u00ebjn\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se ngjallin zem\u00ebrim publik ndaj tyre, edhe pse SPAK nuk \u00ebsht\u00eb aspak p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr stokun e dosjeve n\u00eb sistemin shqiptar t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe vonesat e pafundme, pasi SPAK merret me nj\u00eb num\u00ebr tejet t\u00eb vog\u00ebl \u00e7\u00ebshtjesh penale \u2013 ato q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me korrupsionin e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb dhe krimin e organizuar n\u00eb vend \u2013 por q\u00eb ky dallim pak ose aspak b\u00ebhet nga \u201cqytetari mesatar\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse n\u00eb Shqip\u00ebri SPAK ka n\u00eb dor\u00eb disa dosje hetimore t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb vendit dhe vitin e kaluar u mor n\u00eb hetim penal edhe z\u00ebvend\u00ebskryeministrja dhe ministrja e Infrastruktur\u00ebs, Belinda Balluku, n\u00eb Serbi po vitin e kaluar TOK ngriti akuza ndaj ish-ministrave t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb SNS-s\u00eb, G. Vesi\u0107 dhe T. Momirovi\u0107, t\u00eb cil\u00ebt dyshohen p\u00ebr korrupsion n\u00eb rastin e rind\u00ebrtimit t\u00eb hekurudh\u00ebs Beograd-Budapest. Gjithashtu, edhe ministri aktual i Kultur\u00ebs dhe an\u00ebtari i lart\u00eb i SNS-s\u00eb, N. Selakovi\u0107, u akuzua p\u00ebr falsifikim dokumentesh dhe shp\u00ebrdorim detyre n\u00eb rastin e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Akuzat e TOK p\u00ebr korrupsion ose shp\u00ebrdorim detyre ndaj ish-ministrave ose ministrave aktual\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb serbe jan\u00eb p\u00ebrballur me nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb gjer\u00eb kund\u00ebr k\u00ebsaj prokurorie nga ana e mediave pro-qeveritare, si dhe puna e gjyq\u00ebsorit \u00ebsht\u00eb kritikuar ashp\u00ebr nga figurat kryesore t\u00eb qeveris\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Presidentin A. Vu\u00e7i\u00e7. Nj\u00eb situat\u00eb e ngjashme po ndodh edhe n\u00eb Shqip\u00ebri me sulmet e koordinuara t\u00eb maxhoranc\u00ebs, nj\u00eb pjese t\u00eb opozit\u00ebs ndaj SPAK-ut, si dhe t\u00eb vet\u00eb KM Rama ndaj gjyq\u00ebsorit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe deklarimin m\u00eb t\u00eb fundit, sipas t\u00eb cilit Gjykata Kushtetuese \u201cnuk gjeti forc\u00ebn\u201d p\u00ebr t\u00eb mos lejuar, sipas tij, \u201crimarrjen peng t\u00eb qeveris\u00eb\u201d p\u00ebrmes nj\u00eb mekanizmi t\u00eb pazakont\u00eb\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>Burimet e medias b\u00ebjn\u00eb me dije se n\u00eb Serbi, amendamentet ligjore t\u00eb sip\u00ebrcituara kan\u00eb ngjallur shqet\u00ebsim t\u00eb madh n\u00eb Bruksel, aq sa Komisioni Evropian i deklaroi nj\u00eb medie serbe se \u201ck\u00ebto ndryshime mund t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm prapa n\u00eb angazhimin e Serbis\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE\u201d. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite, propozuesi formalisht i k\u00ebtyre amendimeve ligjore n\u00eb Serbi shkoi m\u00eb larg duke deklaruar se miratimi i nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ligjesh gjyq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb \u201chapi i par\u00eb drejt kthimit t\u00eb gjyq\u00ebsorit t\u00eb rr\u00ebmbyer te shteti dhe populli i Serbis\u00eb\u201d, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ai t\u00eb mos drejtohet m\u00eb nga \u201cqendra t\u00eb alienuara n\u00ebn kontrollin e qendrave t\u00eb huaja t\u00eb pushtetit\u201d\u2026 Nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre deklarimeve publike ngjasojn\u00eb duksh\u00ebm me q\u00ebndrimet institucionale dhe publike t\u00eb mazhoranc\u00ebs socialiste t\u00eb drejtuar nga z. Rama. K\u00ebshtu, duke shpjeguar propozimin p\u00ebr ndryshimin e Ligjit p\u00ebr Prokurorin\u00eb Publike, propozuesi i amendimeve n\u00eb Serbi theksoi \u201cnevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ndryshuar disa vendime q\u00eb lidhen me kompetenc\u00ebn p\u00ebr vendimmarrje, p\u00ebr referimin e prokuror\u00ebve publik\u00eb n\u00eb prokurori t\u00eb tjera publike\u2026\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb e paqart\u00eb skema q\u00eb do t\u00eb ndjek\u00eb mazhoranca n\u00eb pushtet n\u00eb Shqip\u00ebri dhe kryeministri Rama n\u00eb hapat p\u00ebr kufizimin e veprimtaris\u00eb s\u00eb SPAK-ut, por ajo q\u00eb dihet me siguri \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u201cqeveria\u201d e prokuroris\u00eb (K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb) dhe \u201cqeveria\u201d e gjyq\u00ebsorit (K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor) jan\u00eb plot\u00ebsisht n\u00ebn kontrollin politik t\u00eb tyre dhe, s\u00eb bashku me Gjykat\u00ebn Kushtetuese, po p\u00ebrgatiten p\u00ebr nj\u00eb kryq\u00ebzat\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ndaj SPAK-ut.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, mazhoranca socialiste n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb heshtje ka refuzuar k\u00ebrkes\u00ebn e p\u00ebrs\u00ebritur gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit t\u00eb drejtuesit t\u00eb SPAK-ut q\u00eb Kuvendi t\u00eb shihte mund\u00ebsin\u00eb e ndryshimeve kushtetuese n\u00eb lidhje me kufizimin e mandatit t\u00eb prokuror\u00ebve t\u00eb SPAK-ut, duke u dh\u00ebn\u00eb atyre mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb rikandidonin p\u00ebr nj\u00eb mandat tjet\u00ebr. Kjo k\u00ebrkes\u00eb ka qen\u00eb artikuluar publikisht edhe nga zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit.<\/p>\n\n\n\n<p>Me sa duket, pezullimi i zbatimit dhe t\u00ebrheqja nga amendamentet kontraverse n\u00eb ligjet kryesore p\u00ebr gjyq\u00ebsorin q\u00eb deputet\u00ebt serb\u00eb miratuan nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, i\u00a0k\u00ebrkuar fuqimisht nga Michael McGrath, Komisioneri i Bashkimit Evropian p\u00ebr Drejt\u00ebsin\u00eb, dhe vendimmarrjet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe Kuvendit mbi \u00e7\u00ebshtjen Balluku n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb jet\u00eb edhe \u201cguri i prov\u00ebs\u201d p\u00ebr dinamik\u00ebn jo vet\u00ebm t\u00eb vendosjes s\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb t\u00eb dyja vendet, por posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr procesin e integrimit t\u00eb tyre n\u00eb BE.\/BIRN\/<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga&nbsp;Zef Pre\u00e7i Vet\u00ebm nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, Asambleja Komb\u00ebtare (Parlamenti) e Serbis\u00eb miratoi ndryshimet n\u00eb ligjet kryesore gjyq\u00ebsore, t\u00eb propozuara nga nj\u00eb deputet i Partis\u00eb Progresive Serbe (SNS) n\u00eb pushtet (U. Mrdi\u0107). Kritik\u00ebt n\u00eb Serbi pretendojn\u00eb se k\u00ebto ndryshime, t\u00eb miratuara shpejt dhe pa konsultime publike, do t\u00eb kufizojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e gjykatave dhe prokuror\u00ebve; dob\u00ebsojn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":427040,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-427039","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427039","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=427039"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427039\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":427041,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427039\/revisions\/427041"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/427040"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=427039"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=427039"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=427039"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}