{"id":427107,"date":"2026-02-11T15:51:32","date_gmt":"2026-02-11T14:51:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=427107"},"modified":"2026-02-11T15:51:59","modified_gmt":"2026-02-11T14:51:59","slug":"keshilli-i-ambasadoreve-shqiptare-i-zhgenjyer-nga-votimi-i-projektligjit-per-sherbimin-e-jashtem-ne-komisionet-parlamentare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/keshilli-i-ambasadoreve-shqiptare-i-zhgenjyer-nga-votimi-i-projektligjit-per-sherbimin-e-jashtem-ne-komisionet-parlamentare\/","title":{"rendered":"K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb i zhg\u00ebnjyer nga votimi i projektligjit p\u00ebr sh\u00ebrbimin e jasht\u00ebm n\u00eb komisionet parlamentare"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb (KASH) ndoqi me v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb diskutimet e zhvilluara n\u00eb Komisionin e Ligjeve dhe n\u00eb Komisionin p\u00ebr Politik\u00ebn e Jashtme mbi projektligjin p\u00ebr Sh\u00ebrbimin e Jasht\u00ebm dhe shpreh shqet\u00ebsimin dhe keqardhjen e thell\u00eb q\u00eb asnj\u00eb nga shqet\u00ebsimet dhe sugjerimet e ngritura gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit nga KASH, si dhe nga personalitete t\u00eb shquara t\u00eb diplomacis\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nuk u mor\u00ebn n\u00eb konsiderat\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Ministris\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme dhe nga deputet\u00ebt e shumic\u00ebs parlamentare.<\/p>\n\n\n\n<p>KASH shpreh gjithashtu keqardhje p\u00ebr munges\u00ebn e vullnetit politik nga ana e qeveris\u00eb dhe shumic\u00ebs parlamentare p\u00ebr ta trajtuar k\u00ebt\u00eb projektligj me konsensus dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb bipartizane, duke pasur parasysh se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ligj me interes t\u00eb lart\u00eb komb\u00ebtar dhe shtet\u00ebror, e jo thjesht partiak.<\/p>\n\n\n\n<p>KASH vler\u00ebson se, ashtu si edhe me miratimin e ligjit n\u00eb vitin 2015, shumica parlamentare vijon ta trajtoj\u00eb dhe ta konsideroj\u00eb Sh\u00ebrbimin e Jasht\u00ebm si pjes\u00eb t\u00eb saj, duke shprehur qartazi kund\u00ebrshtin\u00eb ndaj nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbimi diplomatik profesional, t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe me mb\u00ebshtetje konsensuale e bipartizane. Trupa diplomatike duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave shtet\u00ebrore dhe komb\u00ebtare t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe jo t\u00eb partive n\u00eb pushtet.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb, nj\u00eb organizat\u00eb shum\u00eb profesionale, me kontribute t\u00eb spikatura n\u00eb fush\u00ebn e diplomacis\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb ish-ministra t\u00eb Jasht\u00ebm, ish-ambasador\u00eb, ish-sekretar\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb MPJ-s\u00eb apo ish-drejtor\u00eb politik\u00eb, iu mohua e drejta p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb posa\u00e7me d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin kuvendor p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Politik\u00ebn e Jashtme, e k\u00ebrkuar zyrtarisht prej KASH-it, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur nj\u00eb investim t\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebr vite p\u00ebr nj\u00eb diplomaci profesioniste, t\u00eb karrier\u00ebs, t\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201990 nga Bashkimi Evropian dhe komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, i b\u00ebjm\u00eb thirrje qeveris\u00eb dhe shumic\u00ebs parlamentare q\u00eb ta t\u00ebrheqin projektligjin dhe ta rihapin procesin e shqyrtimit t\u00eb tij n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe bipartizane, duke marr\u00eb seriozisht n\u00eb konsiderat\u00eb sugjerimet dhe rekomandimet e atyre q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe vijojn\u00eb t\u00eb japin nj\u00eb kontribut t\u00eb vyer n\u00eb politik\u00ebn e jashtme dhe n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave shtet\u00ebrore e komb\u00ebtare t\u00eb vendit. Nj\u00eb qasje e till\u00eb do t\u00eb ndihmonte n\u00eb konsolidimin e nj\u00eb trupe diplomatike profesionale, t\u00eb depolitizuar dhe q\u00eb g\u00ebzon mb\u00ebshtetje t\u00eb gjer\u00eb institucionale dhe shoq\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>KASH vler\u00ebson se, i miratuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb, projektligji do ta d\u00ebmtoj\u00eb edhe m\u00eb tej sistemin e karrier\u00ebs diplomatike, do ta politizoj\u00eb skajsh\u00ebm at\u00eb dhe do t\u00eb kultivoj\u00eb ndjenj\u00ebn e pasiguris\u00eb s\u00eb p\u00ebrhershme politike te diplomat\u00ebt e karrier\u00ebs. Nj\u00eb sh\u00ebrbim diplomatik i till\u00eb rrezikon t\u00eb perceptohet si i paragjykuar dhe krijon nj\u00eb precedent negativ p\u00ebr \u00e7do rotacion politik t\u00eb ardhsh\u00ebm, duke cenuar seriozisht vazhdim\u00ebsin\u00eb dhe kredibilitetin e diplomacis\u00eb shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb i b\u00ebn thirrje Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs q\u00eb t\u00eb mos e dekretoj\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj n\u00eb form\u00ebn e miratuar dhe t\u00eb ushtroj\u00eb kompetencat e tij kushtetuese p\u00ebr ta rikthyer at\u00eb p\u00ebr rishqyrtim n\u00eb Kuvend.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, KASH informon opinionin publik se do t\u00eb ndjek\u00eb t\u00eb gjitha rrug\u00ebt institucionale dhe ligjore, p\u00ebrfshir\u00eb edhe adresimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, n\u00eb mbrojtje t\u00eb parimeve kushtetuese, t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe t\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbimi t\u00eb jasht\u00ebm profesional, t\u00eb depolitizuar dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave afatgjata komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb (KASH) ndoqi me v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb diskutimet e zhvilluara n\u00eb Komisionin e Ligjeve dhe n\u00eb Komisionin p\u00ebr Politik\u00ebn e Jashtme mbi projektligjin p\u00ebr Sh\u00ebrbimin e Jasht\u00ebm dhe shpreh shqet\u00ebsimin dhe keqardhjen e thell\u00eb q\u00eb asnj\u00eb nga shqet\u00ebsimet dhe sugjerimet e ngritura gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit nga KASH, si dhe nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":427108,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,6028,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-427107","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-en","9":"category-kryesore","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427107","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=427107"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427107\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":427109,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427107\/revisions\/427109"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/427108"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=427107"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=427107"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=427107"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}