{"id":427200,"date":"2026-02-18T10:14:48","date_gmt":"2026-02-18T09:14:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=427200"},"modified":"2026-02-18T10:14:50","modified_gmt":"2026-02-18T09:14:50","slug":"nga-miq-ne-armiq-zbardhet-konflikti-mes-jani-aliajt-dhe-elton-cicos","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/nga-miq-ne-armiq-zbardhet-konflikti-mes-jani-aliajt-dhe-elton-cicos\/","title":{"rendered":"Nga miq n\u00eb armiq\/ Zbardhet konflikti mes Jani Aliajt dhe Elton \u00c7i\u00e7os"},"content":{"rendered":"<p>Historia e Jani Aliaj e lidhur me krimin dhe burgjet \u00ebsht\u00eb e lidhur pashmangshm\u00ebrisht me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, pasi e mbylli jet\u00ebn e tij pik\u00ebrisht aty ku nisi edhe p\u00ebrplasjet e para t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb bot\u00ebn e krimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Ashtu si\u00e7 ishte edhe p\u00ebrplasja q\u00eb kishte krijuar fillimisht n\u00eb nj\u00eb burg n\u00eb Athin\u00eb me Elton \u00c7i\u00e7on t\u00eb cilin vite m\u00eb pas do ta q\u00ebllonte p\u00ebr vdekje n\u00eb nj\u00eb lokal n\u00eb zon\u00ebn e ish-bllokut n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Konflikt midis t\u00eb dyve q\u00eb kishte nisur gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ata po vuanin d\u00ebnimin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin burg n\u00eb Athin\u00eb. Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d n\u00eb Ne\u00ebs24, me autore Klodiana Lal\u00ebn, duke iu referuar dosjes hetimore p\u00ebr vrasjen e Jani Aliajt, solli p\u00ebrmes nj\u00eb dokumentari historin\u00eb e 49-vje\u00e7arit dhe konfliktin e tij me Elton \u00c7i\u00e7on.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat hetimore rezulton se viktima Elton \u00c7i\u00e7o dhe autori Jani Aliaj &nbsp;kan\u00eb pasur midis tyre nj\u00eb konflikt t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, ku ky i fundit ishte shprehur vazhdimisht se do ta vriste at\u00eb me \u00e7do kusht.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky konflikt midis tyre ka filluar gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb si viktima ashtu dhe autori kan\u00eb qen\u00eb duke vuajtur d\u00ebnimin p\u00ebr vepra t\u00eb ndryshme penale n\u00eb nj\u00eb burg n\u00eb Athin\u00eb. Ku gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Greqi, Jani Aliaj ka q\u00eblluar me mjet prer\u00ebs, t\u00eb tipit thik\u00eb, djalin e shtetasit Sh. B, me banim n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Tepelen\u00ebs, i cili m\u00eb pas si pasoj\u00eb e k\u00ebtyre goditjeve ka nd\u00ebrruar jet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Do t\u00eb ishte pik\u00ebrisht kjo ngjarje e cila do t\u00eb ishte prelud edhe i p\u00ebrplasjes gjak\u00ebsore midis Elton \u00c7i\u00e7os dhe Jani Aliaj.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb cil\u00ebt fillimisht zgjodh\u00ebn t\u00eb lanin hesapet me nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb burg, duke p\u00ebrdorur thikat.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrleshje e cila p\u00ebrfundoi me plagosjen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Elton \u00c7i\u00e7os.<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb nga ana e tij nuk ia fali kurr\u00eb Jani Aliajt, plag\u00ebt q\u00eb i shkaktoi.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjate koh\u00ebs q\u00eb Jani Aliaj po vuante d\u00ebnimin me burgim p\u00ebr vrasjen q\u00eb kishte kryer ai u p\u00ebrplas dhe q\u00eblloi me thik\u00eb Elton \u00c7i\u00e7on, duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb plagosur r\u00ebnd\u00eb. Kjo pasi ky i fundit po nga nj\u00eb fshat i Tepelen\u00ebs kishte planifikuar t\u00eb kryente vrasjen e Jani Aliaj, n\u00eb shenj\u00eb hakmarrje p\u00ebr vrasjen e djalit t\u00eb Sh.B.<\/p>\n\n\n\n<p>Por mesa duket thika ajo q\u00eb i mori edhe jet\u00ebn m\u00eb von\u00eb n\u00eb burg, ishte arma m\u00eb e preferuar e Jani Aliajt, n\u00eb fillimet e karrier\u00ebs s\u00eb tij kriminale.<\/p>\n\n\n\n<p>Pasi me t\u00eb plagosur r\u00ebnd\u00eb Elton \u00c7i\u00e7on, ai b\u00ebhet protagonist edhe i nj\u00eb tjet\u00ebr sulmi n\u00eb burg.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebt\u00eb her\u00eb duke goditur me thik\u00eb A.B, q\u00eb ishte lidhje e ngusht\u00eb shoq\u00ebrore e Elton \u00c7i\u00e7os.<\/p>\n\n\n\n<p>Po gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe kohore, nd\u00ebrsa Jani Aliaj po vuante d\u00ebnimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb burg, ai godet me sende t\u00eb forta, A. B, bashk\u00ebatdhetarin e tij nga Berati, por q\u00eb ishte nip n\u00eb Memaliaj, ku rrinte me periudha t\u00eb gjata kohore. A. B q\u00eb ishte lidhje e ngusht\u00eb shoq\u00ebrore e Elton \u00c7i\u00e7os.<\/p>\n\n\n\n<p>Por me t\u2019u arratisur nga burgu n\u00eb Greqi, Jani Aliaj, q\u00eb zgjedh t\u00eb fshihet n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk i harron m\u00ebrit\u00eb e vjetra me Elton \u00c7i\u00e7on.<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb edhe ky k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ishte kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>Inate q\u00eb p\u00ebr t\u2019u riaktivizuar n\u00eb form\u00ebn e tyre m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr, sh\u00ebrben nj\u00eb atentat i d\u00ebshtuar n\u00eb vitin 2016 ndaj Jani Aliaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Ku ai beson se autor i k\u00ebtij atentati ishte Elton \u00c7i\u00e7o.<\/p>\n\n\n\n<p>Atentat i par\u00eb ndaj Jani Aliaj q\u00eb u krye n\u00eb Rrug\u00ebn e Kavaj\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb dat\u00eb 11 Janar 2016, rreth or\u00ebs 18:30 minuta, n\u00eb Tiran\u00eb, persona t\u00eb paidentifikuar kan\u00eb q\u00eblluar me arm\u00eb zjarri ndaj Jani Aliaj. I cili si pasoj\u00eb e k\u00ebtyre t\u00eb sht\u00ebnave nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Por nga sa shikohet n\u00eb vazhdim ky nuk do t\u00eb ishte atentati i vet\u00ebm ndaj Jani Aliaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Pasi vet\u00ebm disa muaj m\u00eb pas ai do t\u00eb ishte sh\u00ebnjest\u00ebr e nj\u00eb tjet\u00ebr sulmi me arm\u00eb. K\u00ebt\u00eb her\u00eb nd\u00ebrsa ishte duke udh\u00ebtuar n\u00eb aksin Tepelen\u00eb-Gjirokast\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Ku edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb fati ishte me t\u00eb dhe personin q\u00eb udh\u00ebtonte n\u00eb makin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Jani Aliaj i cili thuhet se mori nj\u00eb plag\u00eb n\u00eb krah.<\/p>\n\n\n\n<p>Por q\u00eb pas k\u00ebtij atentati vendosi t\u00eb lante p\u00ebrfundimisht duart me Elton \u00c7i\u00e7on.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke u zhvendosur n\u00eb Tiran\u00eb dhe p\u00ebrgatitur planin p\u00ebr ekzekutimin e Elton \u00c7i\u00e7os.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb dat\u00eb 24 Prill 2016, rreth or\u00ebs 22:30 minuta, ne aksin rrugor komb\u00ebtar Tepelen\u00eb- Gjirokast\u00ebr, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb po l\u00ebvizte si pasagjer n\u00eb sediljen e pasme t\u00eb nj\u00eb automjeti t\u00eb drejtuar nga shtetasi S. M, \u00ebsht\u00eb q\u00eblluar disa her\u00eb me arm\u00eb zjarri shtetasi Jani Aliaj, i cili ka marr\u00eb d\u00ebmtime t\u00eb lehta n\u00eb pjes\u00ebn e krahut t\u00eb majt\u00eb. Nga ku dyshohet se Jani Aliaj ka qen\u00eb dhe sh\u00ebnjestra e k\u00ebtij atentati.<\/p>\n\n\n\n<p>I marr\u00eb n\u00eb pyetje drejtuesi i mjetit, S. M, pretendoi se atentati ndaj tyre ishte i planifikuar nga shtetasi Elton \u00c7i\u00e7o.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb nga arsyet p\u00ebrse Jani Aliaj ishte i bindur se pas atentateve ndaj tij fshihej Elton \u00c7i\u00e7o ishte edhe informatat q\u00eb ai dhe miku i tij Nelgert Pata, kishin se \u00c7i\u00e7o u kishte vendosur njer\u00ebz nga pas p\u00ebr t\u2019i ruajtur.<\/p>\n\n\n\n<p>Jani Aliaj q\u00eb deri n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000, kishte qen\u00eb lidhje e af\u00ebrt shoq\u00ebrore e Elton \u00c7i\u00e7os, para se midis tyre t\u00eb fillonte nj\u00eb p\u00ebrplasje q\u00eb do t\u00eb \u00e7onte deri n\u00eb nj\u00eb m\u00ebri t\u00eb thell\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n\n\n\n<p>Armiq\u00ebsia q\u00eb lindi pasi n\u00eb vitin 2000. Jani Aliaj q\u00eblloi p\u00ebr vdekje me thik\u00eb E. Ballazhiun, nga fshati Zhabakin, i Tepelen\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Ballazhiu at\u00eb koh\u00eb 20 vje\u00e7, q\u00eb kishte qen\u00eb shok f\u00ebmij\u00ebrie me Elton \u00c7i\u00e7on.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe ishin rritur bashk\u00eb n\u00eb Tepelen\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Elton \u00c7i\u00e7o q\u00eb i \u00e7oi fjal\u00eb Jani Aliaj q\u00eb ndodhej n\u00eb Greqi se nuk do ia falte vrasjen e mikut t\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa fati e desh q\u00eb t\u00eb dy t\u00eb takoheshin disa vite m\u00eb pas n\u00eb burgun e Koridhalos.<\/p>\n\n\n\n<p>Jani Aliaj, 23 vje\u00e7, nd\u00ebrsa ishte arrestuar p\u00ebr drog\u00eb, Ashtu si edhe Elton \u00c7i\u00e7o, po p\u00ebr trafik t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike.<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb besohet se ka qen\u00eb edhe burimi i sherrit midis tyre, q\u00eb vazhdoi deri n\u00eb elemiminin e nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n\n\n\n<p>Jani Aliaj ka pretenduar p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs se autor i atentateve ndaj tij ishte Elton \u00c7i\u00e7o. Kjo pas konflikteve t\u00eb ashpra q\u00eb kishin, ku edhe kishin filluar t\u00eb ruheshin ndaj nj\u00ebri-tjetrit. Jani Aliaj q\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb lidhje e af\u00ebrt e t\u00eb ndjerit Nelgert Papa, i cili kishte pasur njohje t\u00eb m\u00ebparshme me Elton \u00c7i\u00e7on. Neigert Papa dhe Elton \u00c7i\u00e7o q\u00eb koh\u00ebt e fundit kishin prishur marr\u00ebdh\u00ebnien midis tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo pasi Papa kishte m\u00ebsuar q\u00eb Elton \u00c7i\u00e7o kishte vendosur persona q\u00eb t\u00eb ruanin dhe kontrollonin l\u00ebvizjet e tij, \u00e7ka ka \u00e7uar n\u00eb mendimin e tij se ky i fundit po planifikonte ekzekutimin e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas dosjes hetimore personi q\u00eb u ishte v\u00ebn\u00eb nga pas Jani Aliajt dhe mikut t\u00eb tij Nelgert Pata, ishte O.K i cili pas k\u00ebrc\u00ebnimeve q\u00eb kishte marr\u00eb nga Jani Aliaj dhe miku i tij, kishte pranuar q\u00eb ishte paguar nga Elton \u00c7ico p\u00ebr t\u2019i ndjekur nga pas.<\/p>\n\n\n\n<p>O.K, i cili menj\u00ebher\u00eb pas vrasjes s\u00eb Elton \u00c7i\u00e7os,&nbsp; rezulton se ishte larguar nga Shqip\u00ebria m\u00eb dat\u00eb 2 Maj 2016, vet\u00ebm pak or\u00eb pasi kishte ndodhur vrasja e Elton \u00c7i\u00e7os.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke mos q\u00ebndruar as p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb lamtumir\u00ebn e fundit mikut t\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke zgjedhur t\u00eb mos kthehet m\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>Nelgert Pata, i cili do t\u00eb ekzekutohej n\u00eb qytetin e Fierit, vet\u00ebm disa muaj pas vrasjes s\u00eb Elton \u00c7i\u00e7os.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb m\u00eb her\u00ebt, m\u00eb 21 Gusht 2016, i kishte mbijetuar nj\u00eb atentati Tiran\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ngjarje kjo e ndodhur te ish-Parku i Autobus\u00ebve, ku dhe mbeti i plagosur.<\/p>\n\n\n\n<p>Pata q\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i njohur&nbsp; p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pasi n\u00eb vitin 2008 s\u00eb bashku m\u00eb babain e tij Astrit Pata, ishin gjykuar p\u00ebr shfryt\u00ebzim prostitucioni, pas denoncimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga shtetasja Silvana K.<\/p>\n\n\n\n<p>E cila ishte rr\u00ebfyer se n\u00eb vitin 2004 ajo ishte njohur fillimisht me Astrit Pat\u00ebn n\u00eb lokalin e t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij n\u00eb Tepelen\u00eb, ku vajza punonte si kameriere.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb pas babai i Nelgert Pat\u00ebs i kishte k\u00ebrkuar t\u00eb shkonin s\u00eb bashku p\u00ebr pushime n\u00eb Greqi.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga ku m\u00eb tej, Silvana K, tregoi se Astrit Pata e kishte d\u00ebrguar me dokumente false n\u00eb Norvegji.<\/p>\n\n\n\n<p>Aty ku e kishte pritur djali i tij, Nelgerti, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb sapo kishte mbushur 20 vje\u00e7.<\/p>\n\n\n\n<p>I cili e kishte detyruar t\u00eb prostituonte.<\/p>\n\n\n\n<p>Silvana K. q\u00eb kishte mundur t\u00eb shp\u00ebtonte nga tutor\u00ebt dhe t\u00eb b\u00ebnte denoncim.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7ka \u00e7oi pas let\u00ebrporosis\u00eb s\u00eb ardhur nga Norvegjia, n\u00eb arrestimin e at dhe bir, n\u00eb prill t\u00eb vitit 2006.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjykata e Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda q\u00eb d\u00ebnoi m\u00eb 13 korrik t\u00eb vitit 2009 me 15 vjet dhe 7 milion\u00eb lek\u00eb gjob\u00eb, Astrit Pat\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa t\u00eb birin Nelgert Pata me 16 vjet dhe 6 milion\u00eb lek\u00eb gjob\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrplasjen e vjet\u00ebr midis Jani Aliaj dhe Elton \u00c7icos e pranoi n\u00eb rr\u00ebfimin e tij p\u00ebrpara grupit hetues edhe Renato Milloshi.<\/p>\n\n\n\n<p>Njohje e vjet\u00ebr shoq\u00ebrore me Jani Aliaj, q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria e tyre, e kaluar n\u00eb Tepelen\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Personi, q\u00eb kishte n\u00eb pron\u00ebsi makin\u00ebn q\u00eb Jani Aliaj, p\u00ebrdori p\u00ebr t\u2019u afruar dhe m\u00eb pas larguar nga skena e krimit.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cUn\u00eb Jani Aliajn e njoh q\u00eb nga viti 1989, kur q\u00ebndroja te gjyshja ime n\u00eb Tepelen\u00eb. N\u00eb vitin 1999 un\u00eb ika n\u00eb emigrim dhe u ktheva n\u00eb vitin 2005.&nbsp; Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe m\u00ebsova q\u00eb Jani Aliaj ndodhej n\u00eb burg n\u00eb Greqi, p\u00ebr nj\u00eb vrasje, ku ishte d\u00ebnuar me 10 vite.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb korrik t\u00eb vitit 2015 un\u00eb e takova rast\u00ebsisht n\u00eb Sarand\u00eb, ku un\u00eb isha me pushime me familjen. Jani m\u00eb ftoi nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ta kaloja pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb pushimeve n\u00eb Borsh n\u00eb hotelin e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Ku un\u00eb q\u00ebndrova nj\u00eb jav\u00eb dhe Jani pagoi tarif\u00ebn. K\u00ebshtu ne mbajt\u00ebm kontakte t\u00eb vazhdueshme. M\u00eb pas Jani erdhi me qira bashk\u00eb me t\u00eb dashur\u00ebn e tij n\u00eb Tiran\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Renato Milloshi.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebtu ai njihte vet\u00ebm mua dhe Neigert Pap\u00ebn. Ai k\u00ebrkonte t\u00eb regjistronte nj\u00eb makin\u00eb q\u00eb sapo e kishte bler\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Por duke qen\u00eb se nuk e regjistronte dot me emrin e tij, pasi ishte me vendbanim n\u00eb Tepelen\u00eb, m\u00eb k\u00ebrkoi q\u00eb k\u00ebt\u00eb makin\u00eb ta regjistronte me emrin tim. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, Jani m\u00eb tha se i ishin b\u00ebr\u00eb dy atentate.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e Kavaj\u00ebs nga nj\u00eb djal\u00eb i ri q\u00eb q\u00eblloi vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb dhe nj\u00eb n\u00eb Gjirokast\u00ebr, ku kishte bindjen se porosit\u00ebsi ishte Elton \u00c7i\u00e7o. Me t\u00eb cilin Jani m\u00eb tha se ishin p\u00ebrplasur me thika&nbsp; p\u00ebrpara disa vitesh.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse pranoi q\u00eb makina me t\u00eb cil\u00ebn Jani Aliaj pas vrasjes s\u00eb Elton \u00c7i\u00e7os ishte e regjistruar n\u00eb emrin e tij, Renato Milloshi, mohoi q\u00eb ai t\u00eb kishte dijeni p\u00ebr krimin q\u00eb do t\u00eb kryhej.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse pranoi q\u00eb disa her\u00eb Jani Aliaj i ishte shprehur se do ta vriste Elton \u00c7i\u00e7on, ashtu si\u00e7 edhe ndodhi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, mbr\u00ebmjen e dat\u00ebs 1 Maj 2016, n\u00eb ish-Bllok.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPasi u b\u00eb regjistrimi i mjetit n\u00eb emrin tim, un\u00eb Janin e takova edhe nj\u00ebher\u00eb m\u00eb dat\u00eb 29 Prill 2016. M\u00eb dat\u00eb 1 Maj 2016, un\u00eb isha n\u00eb banes\u00eb kur n\u00eb lajme pash\u00eb q\u00eb ishte vrar\u00eb Elton \u00c7i\u00e7o.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas rreth 15 minutash un\u00eb u p\u00ebrpoqa t\u00eb telefonoja Janin por telefoni i tij dilte i fikur. Po k\u00ebshtu i telefonova Neigert Pap\u00ebs por edhe telefoni i tij ishte i fikur.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe isha n\u00eb ankth pasi automjeti i p\u00ebrdorur n\u00eb krim ishte n\u00eb emrin tim.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lidhje me vrasjen jam i sigurt\u00eb q\u00eb krimi u krye nga Jani, pasi e njoha nga konstrukti i trupit, m\u00ebnyra e ecjes si dhe fakti q\u00eb ai vet\u00eb m\u00eb pati th\u00ebn\u00eb kur ishte kthyer nga Gjirokastra se do ta vriste Eltonin. p\u00ebrpara se ai t\u00eb vriste Janin.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo q\u00eb m\u00eb pas e zbuloi autorin dhe makin\u00ebn q\u00eb u p\u00ebrdor n\u00eb krim, ishin l\u00ebvizjet q\u00eb Jani Aliaj dhe personat q\u00eb e ndihmuan, kryen nat\u00ebn para dhe pas krimit. Si edhe rrobat q\u00eb atij iu gjet\u00ebn n\u00eb banes\u00ebn e marr\u00eb me qira, q\u00eb ishin identike me ato q\u00eb shfaqet n\u00eb pamjet filmike, personi q\u00eb q\u00eblloi ndaj Elton \u00c7i\u00e7os\u201d, tha Renato Milloshi para hetuesve.<\/p>\n\n\n\n<p>Jani Aliaj q\u00eb u kthye nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas t\u00eb d\u00ebmtonte nj\u00eb nga kamerat q\u00eb kishte regjistruar l\u00ebvizjet e tij, por q\u00eb ishte tep\u00ebr von\u00eb, pasi tashm\u00eb pamjet filmike ishin n\u00eb dor\u00eb t\u00eb policis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga kqyrja e pamjeve filmike rezulton se m\u00eb dat\u00eb 1 Maj 2016, n\u00eb or\u00ebn 22:10 min nj\u00eb person me kapele n\u00eb kok\u00eb kthen kok\u00ebn nga brend\u00ebsia e tunelit, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment kohor ky person, i identifikuar m\u00eb pas si Jani Aliaj, l\u00ebviz n\u00eb drejtim t\u00eb kund\u00ebrt me rrug\u00ebn dhe rikthehet p\u00ebrs\u00ebri pas pak momentesh duke tentuar t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb k\u00ebtij tuneli, ku \u00ebsht\u00eb e montuar dhe kamera.<\/p>\n\n\n\n<p>Person q\u00eb ka karakteristika t\u00eb nj\u00ebjta me at\u00eb q\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb ambientet e lokalit, ku dhe ka kryer vrasjen e viktim\u00ebs Elton \u00c7i\u00e7o.<\/p>\n\n\n\n<p>Po k\u00ebshtu nga kqyrja e kamerave t\u00eb siguris\u00eb dhe veshjet e gjetura n\u00eb banes\u00ebn ku Jani Aliaj ka banuar me qira, si dhe atletet sportive q\u00eb ai mbante veshur, ka rezultuar se ato korrespondojn\u00eb me veshjet q\u00eb ai ka pasur n\u00eb vendin e ngjarjes, n\u00eb momentin e vrasjes s\u00eb Elton \u00c7i\u00e7os.\/<strong>BalkanWeb<\/strong><a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/sharer\/sharer.php?u=https%3A%2F%2Falfapress.al%2Faktualitet%2Fnga-miq-ne-armiq-zbardhet-konflikti-mes-jani-aliajt-dhe-elton-icos-i185980\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\"><\/a><a href=\"https:\/\/api.whatsapp.com\/send?text=Nga%20miq%20n%C3%AB%20armiq%2F%20Zbardhet%20konflikti%20mes%20Jani%20Aliajt%20dhe%20Elton%20%C3%87i%C3%A7os%20-%20AKTUALITET...https%3A%2F%2Falfapress.al%2Faktualitet%2Fnga-miq-ne-armiq-zbardhet-konflikti-mes-jani-aliajt-dhe-elton-icos-i185980\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\"><\/a><a href=\"https:\/\/twitter.com\/intent\/tweet?text=Nga%20miq%20n%C3%AB%20armiq%2F%20Zbardhet%20konflikti%20mes%20Jani%20Aliajt%20dhe%20Elton%20%C3%87i%C3%A7os%20-%20AKTUALITET...https%3A%2F%2Falfapress.al%2Faktualitet%2Fnga-miq-ne-armiq-zbardhet-konflikti-mes-jani-aliajt-dhe-elton-icos-i185980\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\"><\/a><a href=\"https:\/\/www.linkedin.com\/sharing\/share-offsite\/?url=https%3A%2F%2Falfapress.al%2Faktualitet%2Fnga-miq-ne-armiq-zbardhet-konflikti-mes-jani-aliajt-dhe-elton-icos-i185980\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\"><\/a><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Historia e Jani Aliaj e lidhur me krimin dhe burgjet \u00ebsht\u00eb e lidhur pashmangshm\u00ebrisht me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, pasi e mbylli jet\u00ebn e tij pik\u00ebrisht aty ku nisi edhe p\u00ebrplasjet e para t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb bot\u00ebn e krimit. Ashtu si\u00e7 ishte edhe p\u00ebrplasja q\u00eb kishte krijuar fillimisht n\u00eb nj\u00eb burg n\u00eb Athin\u00eb me Elton \u00c7i\u00e7on t\u00eb cilin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":427201,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,323,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-427200","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kronika-e-zeze","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427200","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=427200"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427200\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":427202,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427200\/revisions\/427202"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/427201"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=427200"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=427200"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=427200"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}