{"id":427556,"date":"2026-03-06T10:41:21","date_gmt":"2026-03-06T09:41:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=427556"},"modified":"2026-03-06T10:41:24","modified_gmt":"2026-03-06T09:41:24","slug":"mosarritja-e-konsensusit-per-zgjedhjen-e-nje-presidenti-osmani-shperndan-kuvendin-kosova-perseri-drejt-zgjedhjeve-te-reja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/mosarritja-e-konsensusit-per-zgjedhjen-e-nje-presidenti-osmani-shperndan-kuvendin-kosova-perseri-drejt-zgjedhjeve-te-reja\/","title":{"rendered":"Mosarritja e konsensusit p\u00ebr zgjedhjen e nj\u00eb presidenti\/ Osmani shp\u00ebrndan Kuvendin, Kosova p\u00ebrs\u00ebri drejt zgjedhjeve t\u00eb reja"},"content":{"rendered":"<p>Presidentja n\u00eb detyr\u00eb e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, ka dal\u00eb n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr mediat k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte, ku ka njoftuar se ka vendosur t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb Kuvendin.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cJam k\u00ebtu para jush sepse p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e popullit mbr\u00ebm\u00eb vendos\u00ebn q\u00eb ta d\u00ebrgojn\u00eb vendin n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja. Kjo situat\u00eb ka qen\u00eb plot\u00ebsisht e evitueshme. \u00cbsht\u00eb fatkeq\u00ebsi e madhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shtet q\u00eb ata nuk zgjodh\u00ebn interesin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Andaj sot, n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs, kam nxjerr\u00eb dekretin p\u00ebr shp\u00ebrndarje t\u00eb Kuvendit dhe n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij dekreti po kryej detyrimin kushtetues i cili \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrcaktuar qart\u00eb\u201d,<\/em>&nbsp;u shpreh Osmani n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr media.<\/p>\n\n\n\n<p>Presidentja shprehet se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb qart\u00eb kushtetuese dhe jo p\u00ebr debat politik, pasi afati i parapar\u00eb me Kushtetut\u00eb p\u00ebr zgjedhjen e presidentit ka skaduar. Osmani tha se u detyrua ta marr\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim si pasoj\u00eb e d\u00ebshtimit t\u00eb Kuvendit p\u00ebr ta kryer detyr\u00ebn e vet.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cNeni 86 i Kushtetut\u00ebs p\u00ebrcakton se presidenti i ri duhet t\u00eb zgjidhet jo m\u00eb von\u00eb se 30 dit\u00eb para p\u00ebrfundimit t\u00eb afatit t\u00eb presidentit aktual. Mandati im p\u00ebrfundon m\u00eb 4 prill 2026. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se 5 marsi ishte afati i fundit kushtetues q\u00eb Kuvendi t\u00eb zgjedh\u00eb presidentin e ri dhe ky afat ka p\u00ebrfunduar mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb mesnat\u00eb. Nuk kemi pra t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb debat politik, por me nj\u00eb fakt t\u00eb qart\u00eb kushtetues. Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ka d\u00ebshtuar t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb nj\u00eb nga obligimet themelore kushtetuese\u201d,<\/em>&nbsp;tha Osmani.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky vendim, si\u00e7 e theksoi dhe vet\u00eb Osmani e \u00e7on Kosov\u00ebn edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr drejt zgjedhjeve t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb cilat presidentja shprehet se do t\u00eb zhvillohen \u201c<em>Pas konsultimeve t\u00eb cilat ne do t\u2019i mbajm\u00eb me partit\u00eb politike. Natyrisht q\u00eb qytetar\u00ebt nuk e kan\u00eb dashur k\u00ebt\u00eb. K\u00ebt\u00eb situat\u00eb e ka krijuar d\u00ebshtimi i Kuvendit. Askush nuk do t\u00eb d\u00ebshironte nj\u00eb cik\u00ebl tjet\u00ebr politik. Por k\u00ebtu e soll\u00ebn vendin njer\u00ebz t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm me q\u00ebllime t\u00eb rrezikshme\u201d.<\/em>&nbsp;Sipas Osmanit, \u201c<em>zvarritjet do t\u00eb krijonin situata akoma m\u00eb t\u00eb rrezikshme\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7\u00ebshtja sipas presidentes nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb zgjedhje, por sa do t\u00eb ken\u00eb sukses disa q\u00eb t\u2019i zvarrisin ato:&nbsp;<em>\u201cKjo do t\u00eb thot\u00eb se edhe n\u00ebse procesi do t\u00eb vazhdonte tutje, rezultati kushtetues nuk do t\u00eb ndryshonte. Ne kemi hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb territor shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb juridik. Prandaj pyetja q\u00eb do duhej b\u00ebr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb zgjedhje, por sa do t\u00eb ken\u00eb sukses disa q\u00eb t\u2019i zvarrisin ato. Pra, pyetja \u00ebsht\u00eb e vetme \u00ebsht\u00eb se kur \u00ebsht\u00eb data e zgjedhjeve. Qytetar\u00ebt nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr vonesa t\u00eb reja, kan\u00eb nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjohet qart\u00eb z\u00ebri i tyre. Kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr qart\u00ebsi, p\u00ebr institucione q\u00eb funksionojn\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb politik\u00eb q\u00eb nuk frik\u00ebsohet nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Osmani p\u00ebrs\u00ebriti disa her\u00eb se \u00ebsht\u00eb detyruar ta shp\u00ebrndaj\u00eb Parlamentin sepse k\u00ebt\u00eb ia dikton Kushtetuta.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cUn\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballem qart\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb k\u00ebtij akti, k\u00ebtij dekreti i cili \u00ebsht\u00eb detyrim. Mosnxjerrja do m\u00eb vendoste n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb qart\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe un\u00eb asesi nuk kam nd\u00ebrmend ta b\u00ebj.\u201d<\/em>, tha presidentja. Ajo shprehet se \u00ebsht\u00eb e gatshme ta mbroj\u00eb vendimin n\u00eb asnkimohet n\u00eb Kushtetuese:&nbsp;<em>\u201cJam plot\u00ebsisht e vet\u00ebdijshme dhe e gatshme q\u00eb ky dekret mund t\u00eb kontestohet n\u00eb gjykat\u00ebn Kushtetuese, por mund t\u00eb them hapur se nuk kam qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb krenare sesa me k\u00ebt\u00eb vendim. Jam shum\u00eb me qet\u00eb t\u00eb p\u00ebrballem me nj\u00eb kontestim p\u00ebr veprim n\u00eb mbrojtje t\u00eb Kushtetut\u00ebs, sesa me mosveprim kur rrezikohen themelet e saj.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb tej Osmani tha se menj\u00ebher\u00eb do t\u00eb th\u00ebrras\u00eb partit\u00eb politike p\u00ebr t\u00eb nisur diskutimet mbi caktimin e dat\u00ebs s\u00eb re p\u00ebr zgjedhjet.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb q\u00eb Osmani sqaroi ishte edhe ndikimi i amandamenteve kushtetuese p\u00ebr zgjedhjen e presidentit drejtp\u00ebrdrejt nga populli. Sipas saj, amendamentet nuk do t\u00eb kishin asnj\u00eb efekt.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cK\u00ebto amandamente nuk do t\u00eb kishin asnj\u00eb efekt p\u00ebr zgjedhjen e presidentit q\u00eb duhej t\u00eb zgjidhej deri mbr\u00ebm\u00eb, pra p\u00ebr pasardh\u00ebsin e menj\u00ebhersh\u00ebm p\u00ebr mandatin tim. Arsyeja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb, vet\u00eb amandamentet parashohin q\u00eb procedura p\u00ebr zgjedhjen e presidentit drejtp\u00ebrdrejt nga populli duhet t\u00eb filloj\u00eb 6 muaj para p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb presidentit aktual. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se, edhe sikur k\u00ebto amandamente t\u00eb miratoheshin mbr\u00ebm\u00eb, ato nuk do t\u00eb ndryshonin asgj\u00eb sa i p\u00ebrket zgjedhjes s\u00eb pasardh\u00ebsit tim. Pra, deri dje n\u00eb mesnat\u00eb, ka qen\u00eb afati p\u00ebr zgjedhjen e pasardh\u00ebsit tim,&nbsp; ai do t\u00eb zgjidhej nga Kuvendi, dhe vet\u00ebm pas 5 vjet\u00ebsh do t\u00eb krijohej mund\u00ebsia p\u00ebr zgjedhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta nga populli. Kjo nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me mandatin tim aktual<\/em>\u201d, tha Osmani.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky zhvillim vjen vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb pas d\u00ebshtimit t\u00eb seanc\u00ebs parlamentare p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb ri t\u00eb Republik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb ishin 65 deputet\u00eb dhe mungonin 55 t\u00eb tjer\u00eb. Kryetarja e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albulena Haxhiu, u b\u00ebri thirrje deputet\u00ebve t\u00eb vinin n\u00eb seanc\u00eb. Ajo tha se deputet\u00ebt e kan\u00eb detyrim t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm sipas Kushtetut\u00ebs s\u00eb vendit dhe se ata nuk kan\u00eb marr\u00eb leje p\u00ebr t\u00eb munguar.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb tyre, zgjedhja e presidentit u b\u00eb e pamundur, pasi nevojiten s\u00eb paku 80 deputet\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb sall\u00eb. dje ishte afati i fundit kur Kosova duhet t\u2019i nis\u00eb procedurat p\u00ebr zgjedhjen e presidentit t\u00eb ri.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidentja n\u00eb detyr\u00eb e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, ka dal\u00eb n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr mediat k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte, ku ka njoftuar se ka vendosur t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb Kuvendin. \u201cJam k\u00ebtu para jush sepse p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e popullit mbr\u00ebm\u00eb vendos\u00ebn q\u00eb ta d\u00ebrgojn\u00eb vendin n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja. Kjo situat\u00eb ka qen\u00eb plot\u00ebsisht e evitueshme. \u00cbsht\u00eb fatkeq\u00ebsi e madhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":427557,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2006,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-427556","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kosova","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427556","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=427556"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427556\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":427558,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427556\/revisions\/427558"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/427557"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=427556"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=427556"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=427556"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}