{"id":427994,"date":"2026-04-13T14:16:34","date_gmt":"2026-04-13T12:16:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=427994"},"modified":"2026-04-13T14:16:38","modified_gmt":"2026-04-13T12:16:38","slug":"ish-ministri-arben-malaj-ps-po-shkon-drejt-fundit-po-e-gerryen-korrupsioni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ish-ministri-arben-malaj-ps-po-shkon-drejt-fundit-po-e-gerryen-korrupsioni\/","title":{"rendered":"Ish-ministri\u00a0Arben Malaj: PS po shkon drejt fundit, po e g\u00ebrryen korrupsioni"},"content":{"rendered":"<p>Ish-ministri socialist, Arben Malaj, ka nj\u00eb qasje kritike dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht alternative ndaj zhvillimeve politike aktuale n\u00eb vend, me fokus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb te situata brenda PSs\u00eb dhe ambicia e tij p\u00ebr t\u00eb kandiduar n\u00eb Bashkin\u00eb e Vlor\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d, me tone t\u00eb forta, Malaj ngre alarmin p\u00ebr nj\u00eb parti q\u00eb, sipas tij, ka humbur identitetin demokratik, \u00ebsht\u00eb zhytur n\u00eb korrupsion dhe \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb centralizuar, ku mendimi ndryshe nuk ekziston m\u00eb. Duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr drejtimin e Edi Ram\u00ebs, Malaj flet p\u00ebr \u201ckapje t\u00eb shtetit\u201d, manipulim t\u00eb vot\u00ebs dhe nj\u00eb klim\u00eb frike q\u00eb, sipas tij, po mban n\u00eb k\u00ebmb\u00eb pushtetin. Nga \u00e7\u00ebshtja \u201cBalluku\u201d, tek apatia qytetare dhe mungesa e protestave, ai flet p\u00ebr nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb realitetit politik, ndaj sipas tij, nj\u00eb qeveri tranzitore, por jo e partive politike mund t\u00eb kthej\u00eb besimin e shqiptar\u00ebve te vota e lir\u00eb. Paralelisht, ai paraqet kandidimin e tij si nj\u00eb akt mir\u00ebnjohjeje dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsie ndaj Vlor\u00ebs, duke premtuar nj\u00eb stil drejtimi m\u00eb t\u00eb hapur, m\u00eb njer\u00ebzor dhe m\u00eb t\u00eb orientuar drejt zhvillimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Z.Malaj, si e shihni klim\u00ebn aktuale brenda Partis\u00eb Socialiste?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>PS ka sfida shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, s\u00eb pari p\u00ebr t\u00eb kaluar nga nj\u00eb parti e kryetarit, n\u00eb nj\u00eb parti t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj. Pa e fituar k\u00ebt\u00eb sfid\u00eb t\u00eb brendshme, PS-ja do t\u00eb venitet n\u00eb misionin e saj si nj\u00eb forc\u00eb politike demokratike dhe qeverit\u00eb e saj do t\u00eb jen\u00eb&nbsp;p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb t\u00eb prekura nga korrupsioni dhe kapja e shtetit, si\u00e7 po ndodh aktualisht.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>A ka sot PS-ja hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr mendim ndryshe apo dominon nj\u00eb model i centralizuar vendimmarrjeje?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Fatkeq\u00ebsisht jo. Mendimi ndryshe dhe liria e mendimit t\u00eb lir\u00eb jan\u00eb shkelur r\u00ebnd\u00eb q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb q\u00eb Edi Rama mori drejtimin e nj\u00eb prej partive m\u00eb demokratike n\u00eb vend, duke hequr k\u00ebshtu edhe nj\u00eb model referues pozitiv dhe inspirues, p\u00ebr t\u00eb cilin ka nevoj\u00eb ambienti shoq\u00ebror dhe politik shqiptar. Vdekja klinike e mendimit t\u00eb lir\u00eb dhe mendimit ndryshe u b\u00eb me ndryshimet kushtetuese n\u00eb 2008, ku u v\u00ebrtetua edhe v\u00ebllaz\u00ebria siameze e Ram\u00ebs me Berish\u00ebsn.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>PS shkon n\u00eb zgjedhjet e ardhshme lokale me nj\u00eb fatur\u00eb t\u00eb madhe mbi supe, at\u00eb t\u00eb korrupsionit qeveritar. Sipas jush, sa do ta d\u00ebmtoj\u00eb at\u00eb n\u00eb zgjedhje?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Po, shembulli konkret \u00ebsht\u00eb Vlora, ku pjes\u00ebmarrja n\u00eb votime si p\u00ebr zgjedhjet parlamentare, edhe p\u00ebr bashkin\u00eb \u00ebsht\u00eb e paimagjinueshme dhe e papranueshme, p\u00ebrve\u00e7 faktit se sa shum\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur zhg\u00ebnjimi dhe mosbesimi tek \u2018Rilindja\u2019.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Si e shpjegoni mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme q\u00eb PS-ja i jep Belinda Ballukut, pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb e pandehur nga SPAK dhe ka akuza t\u00eb forta p\u00ebr afera korruptive?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Vler\u00ebsoj se edhe vet\u00eb&nbsp;znj.Balluku nuk duhet t\u00eb pranoj\u00eb t\u00eb keqtrajtohet nga Rama n\u00eb em\u00ebr t\u00eb besnik\u00ebris\u00eb. Patjet\u00ebr, g\u00ebzon prezumimin e pafaj\u00ebsis\u00eb, por ka raste n\u00eb politik\u00eb q\u00eb politikan\u00ebt i b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim vendit duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ose dy hapa pas. Pa pranuar faj\u00ebsin\u00eb pa vendim gjyqi, por duke investuar p\u00ebr kredibilitetin publik edhe pa mandat publik si ministre apo deputete, edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb mos vonuar apo bllokuar perspektiv\u00ebn evropiane t\u00eb vendit t\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>A rrezikon kjo situat\u00eb besueshm\u00ebrin\u00eb e PS-s\u00eb n\u00eb syt\u00eb e qytetar\u00ebve?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Patjet\u00ebr. Rama fiton jo nga sukseset ekonomike, por nga sukseset e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb ndikimit abuziv dhe patronazhist\u00ebve n\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimin&nbsp;dhe vjedhjen e votave. Populli shqiptar ka nj\u00eb shprehje shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr mbret\u00ebrit lakuriq: \u201cNuk mbulohet dot dielli me shosh\u00eb\u201d. Diellin verbues t\u00eb korrupsionit, kapjes s\u00eb shtetit dhe bab\u00ebzis\u00eb nuk e mbulon dot asnj\u00eb shosh\u00eb oborrtare.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Cila \u00ebsht\u00eb zgjidhja sipas jush, sa imediat \u00ebsht\u00eb rotacioni politik n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Fillimisht duhet nj\u00eb qeveri tranzitore, por jo e partive politike. Kjo rikthen besimin se vota nuk do t\u00eb vidhet, krijohet shpres\u00eb dhe angazhimi i k\u00ebrkuar politik i shumic\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve dhe vlonjat\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pse shqiptar\u00ebt nuk ngrihen kund\u00ebr qeveris\u00eb, pavar\u00ebsisht abuzimit t\u00eb qeveritar\u00ebve me taksat e tyre?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebt\u00eb e qart\u00ebson nj\u00eb profesor i Yale University, i cili thekson se: \u201cKur votuesit humbasin besimin se vota e tyre sjell ndryshim, autokrat\u00ebt vijn\u00eb n\u00eb pushtet pa tanke\u201d. Ndaj thelbi i fushat\u00ebs sime n\u00eb Vlor\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb rritim pjes\u00ebmarrjen. Nuk ka qeveri, sado hajdute dhe e kriminalizuar t\u00eb jet\u00eb q\u00eb mund t\u00eb mbyt\u00eb vullnetin e qart\u00eb t\u00eb disa qindra mij\u00ebra votuesve. Fitoren time e synoj n\u00eb rritjen e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit t\u00eb votuesve vlonjat\u00eb. Masivizimi i tyre n\u00eb votime mbyt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike \u00e7do skem\u00eb hajdute t\u00eb votave.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis politik, ju keni shpallur kandidatur\u00ebn p\u00ebr gar\u00ebn e kryebashkiakut t\u00eb ri t\u00eb Vlor\u00ebs. Sa reale \u00ebsht\u00eb ambicia juaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast dhe \u00e7far\u00eb ju motivon konkretisht?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>E plot\u00eb, e qart\u00eb, e panegociueshme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb hap pas. Mir\u00ebnjohje e thell\u00eb e p\u00ebrditshme dhe e p\u00ebrhershme si edhe deri sot p\u00ebr Vlor\u00ebn dhe vlonjat\u00ebt, q\u00eb m\u00eb kan\u00eb inspiruar, mb\u00ebshtetur dhe promovuar n\u00eb rrug\u00ebtimin e v\u00ebshtir\u00eb njer\u00ebzor, publik, akademik dhe politik.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pse ky vendim si kandidat i pavarur, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb angazhimi juaj politik ka qen\u00eb prej vitesh n\u00eb PS?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kur nj\u00eb der\u00eb u mbyll m\u00eb 2013-\u00ebn, patjet\u00ebr portat\/horizonti i pakufizuesh\u00ebm i Vlor\u00ebs e leht\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb angazhim t\u00eb p\u00ebrkushtuar. U jam mir\u00ebnjoh\u00ebs gjith\u00eb socialist\u00ebve, por n\u00eb asnj\u00eb rast nuk do t\u00eb konkurroja, p\u00ebr asnj\u00eb post publik, me logon e lyrosur t\u00eb rilindasve t\u00eb bab\u00ebzitur. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vij\u00eb e kuqe q\u00eb nuk do ta shkel kurr\u00eb. Po e rip\u00ebrs\u00ebris: kurr\u00eb nuk do t\u00eb jem kandidat i \u2018Rilindjes\u2019 s\u00eb bab\u00ebzitur, t\u00eb korruptuar dhe t\u00eb kapur nga interesa t\u00eb pista jo vet\u00ebm personale.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>A keni pasur bisedime me PS q\u00eb t\u00eb merrnit mb\u00ebshtetjen e saj p\u00ebr ambicien tuaj?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Jo, sepse nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb PS-ja.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00c7far\u00eb doni t\u00eb thoni se nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb PS-ja?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u2018Rilindja\u2019 n\u00eb thelbin e saj aktual nuk ruan m\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb t\u00eb PS-s\u00eb si parti demokratike e fjal\u00ebs e mendimit t\u00eb lir\u00eb dhe mendimit ndryshe.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Cilat kan\u00eb qen\u00eb reagimet pas deklarat\u00ebs suaj p\u00ebr gar\u00ebn e Vlor\u00ebs?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shum\u00eb pozitive. Po ju them vet\u00ebm nj\u00eb fakt: n\u00eb momentin q\u00eb e b\u00ebra prezent k\u00ebt\u00eb ambicie pozitive, detyruese dhe mir\u00ebnjoh\u00ebse ndaj Vlor\u00ebs, e kan\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb postim rreth&nbsp;178 mij\u00eb veta. Kam mesazhe shum\u00eb inkurajuese dhe t\u00eb sinqerta nga personalitete dhe t\u00eb rinj t\u00eb diaspor\u00ebs. Ndjej respekt kur kaloj rrug\u00ebve t\u00eb Vlor\u00ebs. Un\u00eb jam bashk\u00ebrritur me Vlor\u00ebn dhe vlonjat\u00ebt e kjo m\u00eb krijon premis\u00eb pozitive p\u00ebr k\u00ebt\u00eb konkurrim.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00c7far\u00eb keni konkretizuar deri tani lidhur me gar\u00ebn p\u00ebr Vlor\u00ebn?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nuk dua kurr\u00eb t\u2019i lodh vlonjat\u00ebt me nj\u00eb vit fushat\u00eb para nisjes s\u00eb saj zyrtare, si\u00e7 b\u00ebn Rama. Fushata ime do t\u00eb jet\u00eb der\u00eb m\u00eb der\u00eb, mir\u00ebnjoh\u00ebse, pozitive, paq\u00ebsuese dhe bashk\u00ebpunuese. Larg sulmeve dhe akuzave shpif\u00ebse. Fushata zyrtare do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm brenda afatit nj\u00ebmujor q\u00eb p\u00ebrcakton Kodi Zgjedhor, por puna ime p\u00ebr t\u00eb njohur problematik\u00ebn, zgjidhjet p\u00ebr problemet e pazgjidhura prej dekadash ka filluar. Nj\u00eb grup ekspert\u00ebsh, pa asnj\u00eb preferenc\u00eb specifike politike, kan\u00eb filluar t\u00eb angazhohen p\u00ebr prioritetet dhe sfidat konkrete t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Cilat jan\u00eb avantazhet tuaja n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>E para, \u00ebsht\u00eb dh\u00ebnia fund&nbsp;modelit t\u00eb arroganc\u00ebs s\u00eb qeverisjes. E dyta, nj\u00eb model zhvillimi jo duke betonizuar Vlor\u00ebn, por me vizionin afatgjat\u00eb t\u00eb \u2018Vlora2\u2019, duke e mbajtur edhe t\u00eb gjelb\u00ebruar Vlor\u00ebn aktuale dhe jo kulla n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb saj. Duhet t\u00eb orientohemi drejt\u00eb te modeli \u2018Milano1\u2019 dhe \u2018Milano2\u2019. E treta, dhe m\u00eb thelb\u00ebsore, do t\u2019i sh\u00ebrbej Vlor\u00ebs me integritet t\u00eb lart\u00eb dhe t\u00eb patregtuesh\u00ebm. K\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit e v\u00ebrteton me nj\u00eb fakt. Edhe se un\u00eb kisha nj\u00eb familje t\u00eb madhe me n\u00ebnt\u00eb f\u00ebmij\u00eb, edhe pse kam mbajtur pozicione t\u00eb larta politike dhe qeveris\u00ebse, asnj\u00eb prej v\u00ebllez\u00ebrve dhe motrave t\u00eb mia, ndryshe nga koleg\u00ebt e bab\u00ebzitur, nuk ka p\u00ebrfituar asnj\u00eb qindark\u00eb fonde nga buxheti i shtetit. Me t\u00eb nj\u00ebjtin integritet do t\u00eb konkurroj dhe do t\u2019i sh\u00ebrbej Vlor\u00ebs. Do t\u00eb konkurroj dhe do t\u00eb p\u00ebrfundoj \u00e7do mandat publik dhe politik duke jetuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sht\u00ebpi modeste n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mungon sot n\u00eb drejtimin e Bashkis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Rama i ka keqtrajtuar t\u00eb zgjedhurit e popullit t\u00eb Vlor\u00ebs duke i n\u00ebnvleft\u00ebsuar&nbsp;dhe deri duke i posht\u00ebruar edhe publikisht. Rama e ka reduktuar funksionin e kryetar\u00ebve t\u00eb bashkive deri n\u00eb nivelin e drejtor\u00ebve t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve komunale t\u00eb paraviteve \u201890. Administrata publike e bashkis\u00eb keqtrajtohet, sikur detyrimi i saj t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm t\u00eb b\u00ebhen patronazhist\u00eb sybesnik\u00eb t\u00eb palodhur p\u00ebr vjedhje t\u00eb votave. Shum\u00eb prej tyre p\u00ebrzgjidhen nga sistemi i \u201cpatronazhist\u00ebve\u201d pa minimumin e ndjesis\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ndaj Vlor\u00ebs. Mos harroni shkarkimin me urdh\u00ebr t\u00eb Ram\u00ebs t\u00eb 24 administrator\u00ebve t\u00eb bashkis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Cili do t\u00eb jen\u00eb vizioni juaj p\u00ebr Vlor\u00ebn?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Premtoj dhe garantoj se do t\u00eb zhduk modelin makiavelist t\u00eb drejtimit t\u00eb Vlor\u00ebs n\u00eb bashki, institucione, agjenci dhe nd\u00ebrmarrje publike. Rama qeveris me filozofin\u00eb makiveliste: \u201cM\u00eb mir\u00eb t\u00eb m\u00eb ken\u00eb frik\u00eb sesa t\u00eb m\u00eb duan\u201d. N\u00eb \u00e7do angazhim timin publik, akademik dhe politik, mbi 40 vite udh\u00ebhiqem gjithnj\u00eb nga filozofia: \u201cM\u00eb mir\u00eb t\u00eb m\u00eb duan sesa t\u00eb m\u00eb ken\u00eb frik\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Do ta reduktoj ndjesh\u00ebm arroganc\u00ebn e frik\u00ebs n\u00eb \u00e7do aspekt q\u00eb shfaqet. (i) Tatimet, taksat dhe \u00e7do institucion tjet\u00ebr n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb bashkis\u00eb&nbsp;nuk do t\u00eb paraqitet m\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb kontroll fizik n\u00eb asnj\u00eb biznes. Analiza kund\u00ebr informalitetit dhe mospagimit t\u00eb taksave do t\u00eb b\u00ebhet me analiz\u00eb risku nga zyra. Edhe ballafaqimi do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb zyrat e taksave dhe bashkis\u00eb. (ii) Policia Bashkiake nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb makina dhe q\u00ebndrime fodulle nga xhamat e makinave, por do t\u00eb operoj\u00eb me k\u00ebmb\u00eb ose bi\u00e7ikleta, duke i dh\u00ebn\u00eb respekt maksimal \u00e7do vlonjati dhe \u00e7do turisti. (iii) Asnj\u00eb kontroll i zhurmsh\u00ebm n\u00ebp\u00ebr restorante dhe hotele gjat\u00eb sezonit ku tremben klient\u00ebt, ky do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kujtim i hidhur nga e kaluara. (iv) Nd\u00ebrmarrjet e bashkis\u00eb me humbje do t\u00eb ristrukturohen rr\u00ebnj\u00ebsisht, duke vler\u00ebsuar \u00e7do specialist dhe pun\u00ebtor, por duke b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrhyrjet e nevojshme q\u00eb k\u00ebto nd\u00ebrmarrje t\u00eb mos grabisin asnj\u00eb qindark\u00eb t\u00eb tatimpaguesve. (v) Praktika e turpshme e heqjes s\u00eb aksesit n\u00eb uj\u00eb apo bllokimi i ashensor\u00ebve n\u00eb fillim t\u00eb sezonit do t\u00eb ndalohet menj\u00ebher\u00eb. \u00c7do vlonjat vendas dhe i ardhur, \u00e7do turist vendas apo i huaj nuk do t\u00eb p\u00ebrballet m\u00eb me k\u00ebt\u00eb arroganc\u00eb imponuese, prerjen e ujit dhe bllokimin e ashensor\u00ebve. Administrator\u00ebt, n\u00ebse tolerojn\u00eb k\u00ebto dy shkelje t\u00eb dinjitetit njer\u00ebzor, rrezikojn\u00eb t\u00eb humbasin vendin e pun\u00ebs. (v) Patronazhist\u00ebt e nd\u00ebrmarrjeve publike, duke filluar nga uj\u00ebsjell\u00ebsi, t\u00eb rritur ndjesh\u00ebm n\u00eb num\u00ebr vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb imponuar apo vjedhur votat, do t\u00eb p\u00ebrballen me ligjin dhe shkeljen e Kodit t\u00eb Etik\u00ebs s\u00eb \u00e7do punonj\u00ebsi t\u00eb bashkis\u00eb dhe nd\u00ebrmarrjeve publike e institucioneve t\u00eb saj. \u00c7do projekt, p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe Sazanin, i cili n\u00eb qoft\u00eb se ka marr\u00eb t\u00eb gjitha lejet sipas legjislacionit shqiptar p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb Vlor\u00eb, nuk mund t\u00eb pengohet. Kjo, sepse kostot jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr tatimpaguesit shqiptar\u00eb. \u00c7do projekt i miratuar do t\u00eb ndihmohet edhe nga Bashkia Vlor\u00eb, q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen sa m\u00eb par\u00eb funksional\u00eb, t\u00eb krijojn\u00eb vende pune dhe t\u00eb ardhura. Mos harroni, rasti i pallatit \u201cBasha\u201d: i hedhur n\u00eb er\u00eb me dinamit po u kushton shqiptareve 15 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa rasti \u201cBechetti\u201d rreth 150 milion\u00eb euro.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nj\u00ebher\u00ebsh me ju, edhe Erion Bra\u00e7e ka shprehur ambicien p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs. Si e shihni mund\u00ebsin\u00eb e tij\u2026?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Personalisht e kam mb\u00ebshtetur historikisht lirin\u00eb e mendimit t\u00eb lir\u00eb, lirin\u00eb e mendimit ndryshe dhe sidomos angazhimin e tyre n\u00eb&nbsp;sfidat e PS-s\u00eb, t\u00eb cenuara r\u00ebnd\u00eb nga modeli i bab\u00ebzis\u00eb s\u00eb \u2018Rilindjes\u2019. Erionin e kam mb\u00ebshtetur publikisht kur kandidoi dhe fitoi ndjesh\u00ebm n\u00eb zgjedhjet parlamentare. Erioni i ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb hapura mund\u00ebsit\u00eb t\u00eb jet\u00eb kandidat n\u00eb em\u00ebr t\u00eb PS-s\u00eb, por ka theksuar se n\u00ebse PS nuk e kandidon, ai do t\u00eb konkurroj\u00eb edhe i pavarur. Mund\u00ebsit\u00eb apo pamund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ambicie mund t\u2019i qart\u00ebsoj\u00eb vet\u00ebm Erioni, sikurse po b\u00ebj un\u00eb sot, duke rikonfirmuar se do t\u00eb kandidoj si kandidati i pavarur n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb ai nj\u00eb kandidat q\u00eb bashkon apo p\u00ebr\u00e7an brenda PS?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7do gar\u00eb q\u00eb ka q\u00ebllime pozitive, asnj\u00ebher\u00eb nuk p\u00ebr\u00e7an, p\u00ebrve\u00e7 tremb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb lidershipit t\u00eb PS-s\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr ta penguar.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kush mendoni se ka m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb jet\u00eb kandidati zyrtar i PS-s\u00eb p\u00ebr Tiran\u00ebn?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ndjes\u00eb, nuk mund t\u00eb b\u00ebj analiza t\u00eb brendshme kur kam shum\u00eb vite q\u00eb jam m\u00eb shum\u00eb se shum\u00eb larg nga prapaskenat dhe posht\u00ebrsit\u00eb e brendshme t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb lidershipit t\u00eb \u2018Rilindjes\u2019.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ministri socialist, Arben Malaj, ka nj\u00eb qasje kritike dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht alternative ndaj zhvillimeve politike aktuale n\u00eb vend, me fokus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb te situata brenda PSs\u00eb dhe ambicia e tij p\u00ebr t\u00eb kandiduar n\u00eb Bashkin\u00eb e Vlor\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d, me tone t\u00eb forta, Malaj ngre alarmin p\u00ebr nj\u00eb parti q\u00eb, sipas tij, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":427995,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-427994","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427994","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=427994"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427994\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":427996,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427994\/revisions\/427996"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/427995"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=427994"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=427994"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=427994"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}