{"id":428070,"date":"2026-04-16T13:11:18","date_gmt":"2026-04-16T11:11:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=428070"},"modified":"2026-04-16T13:11:35","modified_gmt":"2026-04-16T11:11:35","slug":"eric-adams-ne-tirane-nje-tjeter-mik-i-edi-rames-nen-hijen-e-korrupsionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/eric-adams-ne-tirane-nje-tjeter-mik-i-edi-rames-nen-hijen-e-korrupsionit\/","title":{"rendered":"Eric Adams n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr mik i Edi Ram\u00ebs n\u00ebn hijen e korrupsionit"},"content":{"rendered":"<p>Ikona e Samitit t\u00eb Diaspor\u00ebs q\u00eb organizoi qeveria k\u00ebt\u00eb jav\u00eb ka qen\u00eb pa dyshim Eric Adams, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut q\u00eb mori n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb shqiptare dhe u promovua me entuzias\u00ebm nga kryeministri Rama si shenj\u00eb e afrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me nj\u00eb prej qyteteve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cBota p\u00ebrmbys<\/em>,-shkruajti Rama n\u00eb rrjetet sociale,-&nbsp;<em>T\u00eb ngrej\u00eb dor\u00ebn kush e kishte imagjinuar ndonj\u00ebher\u00eb q\u00eb kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Nju Jorkut do t\u00eb k\u00ebrkonte pasaport\u00ebn shqiptare p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb edhe qytetar i Shqip\u00ebris\u00eb(?) Askush. Si? Pse?\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Sipas kryeministrit, kur Adams erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri, i p\u00eblqeu aq shum\u00eb Tirana saq\u00eb pyeti veten n\u00ebse mund t\u00eb b\u00ebhej qytetar i k\u00ebtij \u201cNju Jorku t\u00eb vog\u00ebl\u201d, q\u00eb kurr\u00eb nuk e kishte imagjinuar se do t\u00eb ishte kaq t\u00ebrheq\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky g\u00ebzim i mir\u00ebseardhjes p\u00ebr ish-kryebashkiakun amerikan u pa edhe n\u00eb sken\u00ebn e samitit, kur Rama e dor\u00ebzoi personalisht pasaport\u00ebn e re dhe shk\u00ebmbeu dhe batuta me Adams n\u00eb sken\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb ID jote, kjo \u00ebsht\u00eb pasaporta jote shqiptare. Shpejt do t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb edhe shqip. I dashur Erik mir\u00eb se erdh\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d<\/em>&nbsp;i tha kryeministri duke qeshur.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cKur ecja n\u00eb rrug\u00ebt e qytetit n\u00eb funksionet e mia publike e shikoja shpirtin e diaspor\u00ebs shqiptare. Nj\u00eb pjes\u00eb e juaj mund t\u00eb jen\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria, por ju kurr\u00eb nuk e larguat vendin tuaj nga zemrat tuaja\u201d<\/em>&nbsp;iu p\u00ebrgjigj me kortezi Adams.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fakt, n\u00eb dit\u00ebt kur ishte ende n\u00eb detyr\u00eb Adams ka provokuar nj\u00eb p\u00ebrplasje me partin\u00eb e tij p\u00ebr shkak t\u00eb menyr\u00ebs se si i shihte emigrant\u00ebt q\u00eb k\u00ebrkonin t\u00eb nd\u00ebrtonin nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re n\u00eb Nju Jork. Kat\u00ebr n\u00ebnkryetar\u00eb bashkie, demokrat\u00eb n\u00eb bindje, dhan\u00eb dor\u00ebheqjen p\u00ebr qasjen e tij ndaj emigrant\u00ebve raportoj\u00eb mediat amerikane.<\/p>\n\n\n\n<p>Por p\u00ebrtej politikave t\u00eb Adams ndaj emigracionit, qeverisja e tij nuk \u00ebsht\u00eb shembulli m\u00eb i mir\u00eb i menaxhimit t\u00eb fondeve publike n\u00eb administrat\u00ebn amerikane, p\u00ebr shkak t\u00eb aferave t\u00eb korrupsionit p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb akuzuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Jo m\u00eb kot, n\u00eb fund t\u00eb mandatit, njujorkez\u00ebt e refuzuan me damk\u00ebn e korrupsionit mbi shpin\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb skandaleve dhe akuzave, q\u00eb n\u00eb fund e detyruan t\u00eb t\u00ebrhiqej nga fushata, i pashpres\u00eb p\u00ebrball\u00eb kandidatit Zoran Mamdani.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb tashm\u00eb i njohur flirti i ish-kryebashkiakut demokrat t\u00eb Nju Jorkut, Eric Adams me administrat\u00ebn e re t\u00eb Donald Trump p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar proceseve penale q\u00eb hapi drejt\u00ebsia amerikane.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb shkrim n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar me titull \u201c<strong>Trash\u00ebgimia e nd\u00ebrlikuar e Eric Adams<\/strong>\u201d NYTimes shkruante:\u00a0<strong>\u201cAdams, 65 vje\u00e7, do t\u00eb largohet nga detyra n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij muaji pas nj\u00eb mandati t\u00eb vet\u00ebm dhe t\u00eb trazuar. Ai mbajti disa nga premtimet e fushat\u00ebs, d\u00ebshtoi n\u00eb t\u00eb tjera dhe p\u00ebsoi turpin e t\u00eb qenit kryebashkiaku i par\u00eb n\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb Nju Jorkut q\u00eb vihet n\u00ebn akuz\u00eb penale\u201d.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sondazhet tregonin se figura e tij u diskretitua n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb q\u00eb asnj\u00eb kryebashkiak tjet\u00ebr nuk kishte qen\u00eb m\u00eb par\u00eb prej dekadash, me vet\u00ebm 28% t\u00eb mb\u00ebshtetjes nga njujorkez\u00ebt. M\u00eb shum\u00eb se gjysma e votuesve than\u00eb se ai nuk ishte i ndersh\u00ebm dhe i besuesh\u00ebm, raportonin mediat amerikane.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>\u201cAsnj\u00eb kryebashkiak tjet\u00ebr nuk i ka depiluar vetullat n\u00eb publik, nuk ka pretenduar se b\u00ebnte banja me shkum\u00eb mes tr\u00ebndafilash, apo nuk ka folur hapur p\u00ebr mbajtjen e nj\u00eb pistolete n\u00eb kish\u00eb; se asnj\u00eb kryebashkiak tjet\u00ebr nuk ka qen\u00eb po aq i prirur t\u2019i kalonte mbr\u00ebmjet her\u00eb me miq t\u00eb vjet\u00ebr nga policia, her\u00eb me persona me precedent\u00eb penal\u00eb, her\u00eb me t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb habitur, apo me t\u00eb pastreh\u00eb n\u00eb metro; se asnj\u00eb kryebashkiak tjet\u00ebr nuk ka l\u00ebn\u00eb kaq shum\u00eb paqart\u00ebsi p\u00ebr vendin ku flinte, \u00e7far\u00eb hante, n\u00ebse v\u00ebrtet sapo tha at\u00eb q\u00eb tha, apo n\u00eb an\u00ebn e kujt ishte\u201d<\/em>\u00a0<\/strong>shkruante\u00a0<strong>NYTimes n\u00eb nj\u00eb shkrim tjet\u00ebr<\/strong>, ku e cil\u00ebsonte Eric Adams nj\u00eb \u201cluxury-lover\u201d (i dashuruar pas luksit).<\/p>\n\n\n\n<h5 class=\"wp-block-heading\"><strong>Akuzat p\u00ebr ryshfet ndaj Eric Adams<\/strong><\/h5>\n\n\n\n<p>Adams u b\u00eb kryebashkiaku i par\u00eb n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb Nju Jorkut q\u00eb p\u00ebrballej me akuza penale, sipas t\u00eb cilave kishte abuzuar me postin p\u00ebr t\u00eb siguruar udh\u00ebtime falas ose me fatura favorizuese dhe kontribute t\u00eb paligjshme t\u00eb huaja p\u00ebr fushat\u00ebn e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Prokuror\u00ebt federal\u00eb n\u00eb Southern District t\u00eb Nju Jorkut, at\u00ebher\u00eb t\u00eb drejtuar nga Damian \u00ebilliams, i formuluan akuzat p\u00ebr Adams n\u00eb pes\u00eb pika:&nbsp;<strong>komplot, mashtrim elektronik, k\u00ebrkim kontributesh t\u00eb paligjshme nga shtetas t\u00eb huaj dhe ryshfet.<\/strong>&nbsp;Aktakuza ishte e para ndaj nj\u00eb kryebashkiaku n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb Nju Jorkut.<\/p>\n\n\n\n<p>Adams u deklarua i pafajsh\u00ebm dhe tha se nuk kishte b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb t\u00eb paligjshme. Ai pretendoi se \u00e7\u00ebshtja ishte ngritur sepse, si kryebashkiak, kishte kritikuar administrat\u00ebn Biden p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si po e menaxhonte kriz\u00ebn e emigrant\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb 57 faqe, aktakuza p\u00ebrshkruante nj\u00eb skem\u00eb q\u00eb prokuror\u00ebt than\u00eb se datonte q\u00eb nga viti 2014, kur Adams u b\u00eb president i Brooklyn Borough.&nbsp;<strong>Ata e akuzonin se po k\u00ebrkonte favore nga zyrtar\u00eb turq dhe biznesmen\u00eb t\u00eb huaj t\u00eb pasur, nd\u00ebrsa pranonte t\u00eb pakt\u00ebn 123 mij\u00eb dollar\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsime fluturimesh dhe bileta avioni.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, Adams udh\u00ebtoi drejt Franc\u00ebs, Kin\u00ebs, Sri Lank\u00ebs dhe vendeve t\u00eb tjera me Turkish Airlines, kompani e kontrolluar nga qeveria turke, pa i deklaruar k\u00ebto p\u00ebrfitime si dhurata n\u00eb formular\u00ebt e qytetit. Ai akuzohej se kishte vazhduar k\u00ebt\u00eb skem\u00eb edhe pasi mori detyr\u00ebn si kryebashkiak n\u00eb vitin 2022.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebmbim, than\u00eb prokuror\u00ebt, Adams i kishte b\u00ebr\u00eb presion Departamentit t\u00eb Zjarrfik\u00ebsve t\u00eb Nju Jorkut q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtonte miratimin p\u00ebr nj\u00eb konsullat\u00eb t\u00eb re 36-kat\u00ebshe turke n\u00eb Midto\u00ebn Manhattan, pavar\u00ebsisht shqet\u00ebsimeve p\u00ebr sigurin\u00eb, p\u00ebrpara nj\u00eb vizite t\u00eb presidentit turk n\u00eb fund t\u00eb vitit 2021. Adams tha se n\u00eb at\u00eb episod kishte tentuar vet\u00ebm t\u00eb ndihmonte nj\u00eb qytetar q\u00eb i ishte drejtuar, \u00e7ka ishte baza e akuz\u00ebs federale p\u00ebr ryshfet.<\/p>\n\n\n\n<p>Po ashtu, p\u00ebrmes \u201cdonator\u00ebve fiktiv\u00eb\u201d, Adams u akuzua se mori kontribute nga biznesmen\u00eb t\u00eb huaj t\u00eb pasur q\u00eb nuk kishin t\u00eb drejt\u00eb ligjore t\u00eb financonin fushat\u00ebn e tij.&nbsp;<strong>Duke k\u00ebrkuar k\u00ebto donacione t\u00eb paligjshme, prokuror\u00ebt than\u00eb se Adams kishte marr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mashtruese miliona dollar\u00eb fonde publike t\u00eb barazimit p\u00ebr fushat\u00ebn e tij.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Adams ishte kryebashkiak dol\u00ebn edhe akuza t\u00eb tjera nga ish-koleg\u00eb t\u00eb tij n\u00eb Departamentin e Policis\u00eb. Fillimisht, kat\u00ebr ish-oficer\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb e padit\u00ebn, duke e akuzuar se kishte mund\u00ebsuar korrupsion n\u00eb departament. Oficer\u00ebt p\u00ebrfshinin veteran\u00eb t\u00eb respektuar q\u00eb kishin drejtuar nj\u00ebsi si \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe Standardet Profesionale, dhe padia e tyre e p\u00ebrshkruante departamentin si t\u00eb qeverisur nga kaosi dhe klientelizmi.<\/p>\n\n\n\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Adams at\u00ebher\u00eb i quajti pretendimet e Donlon \u201cakuza t\u00eb pabaza nga nj\u00eb ish-punonj\u00ebs i pak\u00ebnaqur\u201d dhe tha se padia e tij \u201cnuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim n\u00eb kurriz t\u00eb taksapaguesve pasi Donlon u largua me t\u00eb drejt\u00eb nga posti i komisionerit t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n\n\n\n<h5 class=\"wp-block-heading\"><strong>Akuza p\u00ebr sjellje seksuale t\u00eb pap\u00ebrshtatshme<\/strong><\/h5>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre, Adams dhe dy ish-zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb tij jan\u00eb akuzuar gjithashtu p\u00ebr sjellje seksuale t\u00eb pahijshme.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 2024,\u00a0raportojn\u00eb mediat amerikane\u00a0nj\u00eb grua q\u00eb tha se kishte punuar me Adams n\u00eb Policin\u00eb e Transitit depozitoi nj\u00eb padi, duke e akuzuar se n\u00eb vitin 1993 i kishte k\u00ebrkuar seks oral n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb ndihm\u00ebs p\u00ebr karrier\u00ebn dhe m\u00eb pas e kishte sulmuar seksualisht kur ajo kishte refuzuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Padia p\u00ebrmend si t\u00eb paditur edhe Departamentin e Policis\u00eb dhe Guardians Association, nj\u00eb organizat\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore polic\u00ebsh afro-amerikan\u00eb q\u00eb Adams kishte ndihmuar ta drejtonte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Adams i ka mohuar me forc\u00eb akuzat, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cNuk m\u00eb kujtohet ta kem takuar ndonj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb person.\u201d<\/p>\n\n\n\n<h5 class=\"wp-block-heading\"><strong>Rama, si magnet i t\u00eb huajve t\u00eb akuzuar p\u00ebr korrupsion<\/strong><\/h5>\n\n\n\n<p>Kryeministri Rama, aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb tur takimesh kudo n\u00eb Shqip\u00ebri ku flet p\u00ebr r\u00ebnien e nivelit t\u00eb korrupsionit, por nd\u00ebrkoh\u00eb nuk e sheh t\u00eb d\u00ebmshme promovimin e nj\u00eb figure si Eric Adams q\u00eb e ka mbyllur karrier\u00ebn politike, pik\u00ebrisht p\u00ebr aferat e dyshuara p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky nuk do t\u00eb ishte rasti i par\u00eb. M\u00eb her\u00ebt Rama ka flirtuar me zyrtar\u00eb t\u00eb huaj t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb afera korruptive, mjafton t\u00eb kujtojm\u00eb bashk\u00ebpunimin me ish-shefen e politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Bashkimit Evropian Federica Mogherini p\u00ebr dosjen e Kolegjit t\u00eb Evrop\u00ebs, apo takimet n\u00eb kryeministri me Charles McGonigal, ish-kreu i zyr\u00ebs s\u00eb kund\u00ebrzbulimit t\u00eb FBI n\u00eb Nju Jork.<\/p>\n\n\n\n<p>Por rasti i Eric Adams ka nj\u00eb ndryshim thelb\u00ebsor. Nd\u00ebrsa Mogherini dhe McGonigal e vizitonin Tiran\u00ebn si dy zyrtar\u00eb ende t\u00eb pap\u00ebrfolur p\u00ebr lakmin\u00eb e tyre ndaj paras\u00eb, Adams mban mbi supe nj\u00eb dosje publike t\u00eb b\u00ebmave t\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndaj me p\u00ebrpjekjet propagandistike p\u00ebr t\u00eb treguar se Shqip\u00ebria po afrohet me per\u00ebndimin, Rama ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb prov\u00eb se \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb vet\u00ebm at\u00eb s\u00ebr\u00eb zyrtar\u00ebsh q\u00eb per\u00ebndimi i flak tej si t\u00eb papranuesh\u00ebm p\u00ebr reputacionin e tyre. Dhe reputacionin si i korruptuar nuk ka pasaport\u00eb q\u00eb ta shp\u00eblan.\/Lapsi.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ikona e Samitit t\u00eb Diaspor\u00ebs q\u00eb organizoi qeveria k\u00ebt\u00eb jav\u00eb ka qen\u00eb pa dyshim Eric Adams, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut q\u00eb mori n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb shqiptare dhe u promovua me entuzias\u00ebm nga kryeministri Rama si shenj\u00eb e afrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me nj\u00eb prej qyteteve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb bot\u00eb. \u201cBota p\u00ebrmbys,-shkruajti Rama n\u00eb rrjetet sociale,-&nbsp;T\u00eb ngrej\u00eb dor\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":428071,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-428070","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-politike","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428070","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=428070"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428070\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":428072,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428070\/revisions\/428072"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/428071"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=428070"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=428070"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=428070"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}