{"id":428221,"date":"2026-04-23T12:22:17","date_gmt":"2026-04-23T10:22:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=428221"},"modified":"2026-04-23T12:22:23","modified_gmt":"2026-04-23T10:22:23","slug":"zbulohet-origjina-e-veres-30-mije-euroshe-mbi-tryezen-e-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/zbulohet-origjina-e-veres-30-mije-euroshe-mbi-tryezen-e-rames\/","title":{"rendered":"Zbulohet origjina e ver\u00ebs 30 mij\u00eb euroshe mbi tryez\u00ebn e Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kjo \u00ebsht\u00eb historia e \u00e7uditshme e nj\u00eb cope letre t\u00eb harruar mbi n\u00eb nj\u00eb ark\u00eb, e cila shp\u00ebrb\u00ebn fillin e nj\u00eb peripecie q\u00eb shkon deri n\u00eb tryez\u00ebn e pijes kryeministrore. At\u00eb let\u00ebr fatur\u00eb, oficer\u00ebt e BKH-s\u00eb e gjet\u00ebn mes karton\u00ebve t\u00eb bodrumit t\u00eb vil\u00ebs q\u00eb kishte Ergys Agasi n\u00eb zon\u00ebn e rezidencave qeveritare n\u00eb plazhin e Durr\u00ebsit.<\/p>\n\n\n\n<p>Me urdh\u00ebr t\u00eb SPAK hetuesit gjendeshin aty n\u00eb zbatim t\u00eb mas\u00ebs \u201carrest me burg\u201d p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ish zv\/kryeministri Arben Ahmetaj e kishte etiketuar si \u201ckordinatori i Edi Ram\u00ebs me bandat kriminale\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr ata kontrolluan sht\u00ebpin\u00eb dhe bodrumet, ku nj\u00ebsoj si n\u00eb kompleksin Equos Resort gjendeshin vera dhe shampanj\u00eb e shtrenjt\u00eb. Por n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn mes arkave t\u00eb stivuara, e harruar aty, u gjend edhe nj\u00eb fatur\u00eb si ato t\u00eb \u00ebester Union e kompanis\u00eb Fast&amp;Freesh Ajola. Hetimi u thellua n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb dhe kompania rezultoi t\u00eb ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb biznesmenit, Andis Pepa, emri i t\u00eb cilit aktualisht \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb dosjen e grupit t\u00eb strukturuar kriminal.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb aktivitetin e saj rezultonte edhe importimi n\u00eb periudh\u00ebn tetor 2024- n\u00ebntor 2025 i pijeve me \u00e7mime marramend\u00ebse. I gjith\u00eb aktiviteti i blerjeve t\u00eb k\u00ebtyre ver\u00ebrave, sipas nj\u00eb dokumenti t\u00eb SPAk q\u00eb Lapsi.al ka lexuar shkonte diku tek 1.1 milion\u00eb euro. Por historia nuk mbaron k\u00ebtu. K\u00ebto vera pastaj i faturoheshin kompanive t\u00eb Ermal Beqirit, nj\u00ebrit prej p\u00ebrfituesve t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb tenderave t\u00eb AKSH-it ndaj t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb masa e arrestit me burg si pjestar i grupit t\u00eb strukturuar kriminal q\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsonte parat\u00eb publike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pist\u00eb hetimi i SPAK \u00ebsht\u00eb thelluar edhe m\u00eb shum\u00eb. Ata kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje biznesmenin Andis Pepa q\u00eb importonte ver\u00ebrat. Ai ka treguar se \u00ebsht\u00eb paguar, her\u00eb kesh dhe her\u00eb jo, nga nj\u00eb punonj\u00ebse e Ermal Beqirit, Arjola Koromani. Ajo p\u00ebrve\u00e7se derdhte parat\u00eb b\u00ebnte dhe p\u00ebrzgjedhjen e llojit t\u00eb etiket\u00ebs q\u00eb ishte e destinuar t\u00eb konsumohej n\u00eb nivele shum\u00eb t\u00eb larta.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb dosjen e gjykat\u00ebs q\u00eb ka vendosur sekuestrimin e pasurive t\u00eb Drejtoresh\u00ebs s\u00eb AKSH, Mirlinda Kar\u00e7anaj, Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, Thuhet: \u201cDyshimet se k\u00ebto produkte jan\u00eb paguar dhe porositur p\u00ebr llogari t\u00eb t\u00eb hetuarit Ergys Agasi, jan\u00eb konfirmuar dhe nga shpjegimet e t\u00eb hetuarit Andis Papa\u201d. Ai ka shpjeguar para hetuesve&nbsp;se: \u201c\u2026 Jemi marr\u00eb dhe me import verash t\u00eb shtrenjta, t\u00eb cilat kryesisht kan\u00eb qen\u00eb porosi t\u00eb shtetases Arjola Kormani\u2026\u201d<br>Nd\u00ebrsa lidhur me blerjet e pijeve t\u00eb shtrenjta alkoolike, ai shpjegoi se: \u201cDua t\u00eb sqaroj se rreth vitit 2023 m\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar nga shtetasja Arjola Koromani, si p\u00ebrfaq\u00ebsuese e shoq\u00ebris\u00eb Soft &amp; Solution, q\u00eb t\u00eb importonim disa vera meq\u00ebn\u00ebse kompania Fast &amp; Fresh mund ta kryente si procedur\u00eb. Porosit\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb shtetasja Arjola Koromani, madje dhe fatura q\u00eb m\u00eb vinte n\u00eb dispozicion, ka emrin Arjola p\u00ebr sip\u00ebr, pasi porosit\u00eb i b\u00ebnte direkt ajo por, n\u00eb emrin e shoq\u00ebris\u00eb Fast &amp; Fresh. Pagesat p\u00ebr k\u00ebto produkte, b\u00ebheshin n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb, pra ajo b\u00ebnte porosin\u00eb, mua m\u00eb vinte fatura nga shit\u00ebsi dhe un\u00eb b\u00ebja pages\u00ebn me bank\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet Union Bank. M\u00eb pas, Arjola i paguante ver\u00ebrat n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb likuiditetit, kishte dhe raste q\u00eb lek\u00ebt vinin nga shoq\u00ebria Soft &amp; Solution, paraprakisht, me bank\u00eb dhe m\u00eb pas kaloja n\u00eb pagesa kesh. Kur nuk kishte mund\u00ebsi, ajo sillte dhe lek\u00ebt kesh, n\u00eb form\u00ebn e paradh\u00ebnies. Dua gjithashtu t\u00eb sqaroj se shoq\u00ebris\u00eb Soft &amp; Solution nuk i kemi shitur ver\u00ebra me fitim, por gjithnj\u00eb me vler\u00ebn q\u00eb i bleja, ky fakt edhe p\u00ebr shkak t\u00eb bashk\u00ebpunimit dhe njohjes me Ermal Beqirin\u2026\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Niskur nga kryq\u00ebzimi i fakteve dhe t\u00eb dh\u00ebnat e hetimit SPAK dyshon se kjo sasi pijesh t\u00eb shtrenjta q\u00eb arrin shum\u00ebn&nbsp; 94 423 883 lek\u00eb t\u00eb reja, ishin pjes\u00eb e paket\u00ebs s\u00eb ryshfeteve q\u00eb Ermal Beqiri jepte p\u00ebr tenderat q\u00eb merrte n\u00eb AKSH<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cAto p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb p\u00ebrfitim t\u00eb parregullt e korruptiv t\u00eb t\u00eb hetuarit Ergys Agasi, i cili n\u00eb bashk\u00ebpunim me t\u00eb hetuar\u00ebn Mirlinda<br>Kar\u00e7anaj kan\u00eb mund\u00ebsuar shpalljen fitues t\u00eb operator\u00ebve ekonomik\u00eb Soft &amp; Solution shpk; Fastech shpk; First shpk si dhe shoq\u00ebrive t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me to\u201d, thuhet n\u00eb dosjen e SPAK.<\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht verat e importuara nga kompania e Andis Pap\u00ebs ishin pjes\u00eb e asaj xhalos mediatike q\u00eb ndodhi n\u00eb Equos Resort, ku pas sekuestrimit ato u zhduken. Mes tyre gjendeshin edhe shishet e famshme burgonjase, Romanee e Conti, t\u00eb cilat kushtonin mbi 30 mij\u00eb euro nj\u00eb cop\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ato shishe t\u00eb rralla q\u00eb grupi kriminal q\u00eb pasi vidhte para publike, rr\u00ebmbente njer\u00ebz p\u00ebr ti frik\u00ebsuar q\u00eb mos merrnin pjes\u00eb n\u00eb tendera, i konsumonte n\u00eb dark\u00ebn n\u00eb tryez\u00ebn e Edi Ram\u00ebs. Kur Arben Ahmetaj, n\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr Cim Pek\u00ebn e tha k\u00ebt\u00eb fakt, pra se Rama dhe Gys Agasi pinin ver\u00ebra nga 30 mij\u00eb euro shishja kjo u duk n\u00eb nj\u00eb ekzagjerim. Por kur n\u00eb qilarin e Agasit u gjet\u00ebn shishet Romanee e Conti dhe sidomos kur ato u rr\u00ebmbyen p\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb edhe pas sekuestrimit gjith\u00e7ka u b\u00eb m\u00eb e qart\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, sot p\u00ebrpos k\u00ebsaj ne dim\u00eb edhe rrug\u00ebn se si vinin ato deri n\u00eb darkat kryeministrore. Fal\u00eb parave publike q\u00eb fitoheshin nga tenderat e AKSH-it, prej kompanive t\u00eb Ermal Beqirit i cili m\u00eb pas paguante kompanin\u00eb Fast&amp;Freesh, p\u00ebr ti sjell\u00eb ato n\u00eb Shqip\u00ebri. Dhe t\u00eb mendosh se e gjitha kjo u zbardh nga nj\u00eb fatur\u00eb e harruar rast\u00ebsisht n\u00eb nj\u00eb nga arkat e bodrumit t\u00eb vil\u00ebs n\u00eb bllok t\u00eb Ergys Agasit.\/<strong>Lapsi.al\u00a0<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kjo \u00ebsht\u00eb historia e \u00e7uditshme e nj\u00eb cope letre t\u00eb harruar mbi n\u00eb nj\u00eb ark\u00eb, e cila shp\u00ebrb\u00ebn fillin e nj\u00eb peripecie q\u00eb shkon deri n\u00eb tryez\u00ebn e pijes kryeministrore. At\u00eb let\u00ebr fatur\u00eb, oficer\u00ebt e BKH-s\u00eb e gjet\u00ebn mes karton\u00ebve t\u00eb bodrumit t\u00eb vil\u00ebs q\u00eb kishte Ergys Agasi n\u00eb zon\u00ebn e rezidencave qeveritare n\u00eb plazhin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":428222,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-428221","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428221","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=428221"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428221\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":428223,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428221\/revisions\/428223"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/428222"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=428221"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=428221"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=428221"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}