{"id":428348,"date":"2026-04-29T13:16:21","date_gmt":"2026-04-29T11:16:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=428348"},"modified":"2026-04-29T13:16:23","modified_gmt":"2026-04-29T11:16:23","slug":"drejtesia-dhe-kafazi-nuk-shkojne-bashke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/drejtesia-dhe-kafazi-nuk-shkojne-bashke\/","title":{"rendered":"Drejt\u00ebsia dhe kafazi nuk shkojn\u00eb bashk\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Baton Haxhiu<\/p>\n\n\n\n<p>Kam vizituar shum\u00eb kopshte zoologjike n\u00eb jet\u00eb dhe, si shum\u00ebkush, kam pare transformimin e tyre. Dikur hekurat ishin gjuha brutale e kontrollit. Pastaj erdh\u00ebn xhamat. U quajt\u00ebn m\u00eb humane, m\u00eb moderne, m\u00eb qytet\u00ebruese. Por gjithmon\u00eb kam menduar se ai transformim nuk u b\u00eb p\u00ebr kafsh\u00ebt brenda, por p\u00ebr syrin jasht\u00eb. Ishte estetik\u00eb e pushtetit, jo humaniz\u00ebm. Hekuri t\u00eb tregonte forc\u00ebn. Xhami ta b\u00ebnte posht\u00ebrimin elegant. N\u00eb t\u00eb dy rastet, kafsha nuk ekspozohej p\u00ebr veten e saj, por p\u00ebr shikimin e tjetrit, p\u00ebr publikun, p\u00ebr spektaklin, p\u00ebr at\u00eb ndjesin\u00eb e \u00e7uditshme ku shikuesi bindet se po v\u00ebshtron rend, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po sheh dominim.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur pash\u00eb at\u00eb kafaz t\u00eb blinduar dhe t\u00eb qelqt\u00eb ku ishte vendosur Ilir Meta, mendja m\u00eb shkoi aty. Te ai evolucion i rrem\u00eb i kopshtit zoologjik. Nga hekuri te xhami. Nga brutaliteti i duksh\u00ebm te posht\u00ebrimi vizual. Dhe m\u00eb tronditi nj\u00eb mendim m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb se vet\u00eb pamja. Se modeli i kafazit p\u00ebr njeriun \u00ebsht\u00eb huazuar nga hap\u00ebsira ku njeriu dikur ka mbyllur kafsh\u00ebn. Qoft\u00eb p\u00ebr posht\u00ebrim, qoft\u00eb p\u00ebr siguri, qoft\u00eb p\u00ebr t\u00eb eliminuar frik\u00ebn e gjykat\u00ebs nga i pandehuri, simbolika mbetet e nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk mbroj as m\u00ebkatet politike t\u00eb Ilir Met\u00ebs, as korrupsionin p\u00ebr t\u00eb cilin akuzohet. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb mbrojtje e fajit. Kjo \u00ebsht\u00eb mbrojtje e nj\u00eb kufiri moral q\u00eb drejt\u00ebsia nuk duhet ta kaloj\u00eb. Sepse kur nj\u00eb gjykat\u00eb vendos nj\u00eb ish-president, apo cilindo njeri, n\u00eb kafaz xhami si subjekt rreziku, problemi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm Ilir Meta. Problemi \u00ebsht\u00eb vet\u00eb ideja e drejt\u00ebsis\u00eb. Drejt\u00ebsia mund t\u00eb hetoj\u00eb. Mund t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb. Mund t\u00eb privoj\u00eb lirin\u00eb. Por nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb posht\u00ebroj\u00eb dinjitetin.<\/p>\n\n\n\n<p>Kafazi nuk \u00ebsht\u00eb instrument drejt\u00ebsie. \u00cbsht\u00eb simbol. Dhe simbolet kan\u00eb moral. Kur drejt\u00ebsia fillon t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb simbole posht\u00ebrimi, ajo fillon t\u00eb humb\u00eb neutralitetin e saj dhe merr trajta pedagogjie frike. At\u00ebher\u00eb gjykimi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm procedur\u00eb. B\u00ebhet shfaqje. Dhe shfaqja \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>tundimi i pushtetit. N\u00eb histori, pushteti gjithmon\u00eb ka dashur ta ekspozoj\u00eb njeriun para se ta d\u00ebnoj\u00eb, ta turp\u00ebroj\u00eb para se ta gjykoj\u00eb, ta zvog\u00ebloj\u00eb para se ta mund\u00eb. Kafazi \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj tradite.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj kjo nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje simpatie p\u00ebr Met\u00ebn. \u00cbsht\u00eb pyetje p\u00ebr ne. \u00c7far\u00eb drejt\u00ebsie duam. Nj\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb d\u00ebnon me qet\u00ebsin\u00eb e ligjit. Apo nj\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb demonstron forc\u00eb p\u00ebrmes posht\u00ebrimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Sepse burgu mund t\u00eb jet\u00eb mas\u00eb sigurie. Kafazi \u00ebsht\u00eb gjuh\u00eb pushteti. Dhe drejt\u00ebsia nuk duhet t\u00eb flas\u00eb kurr\u00eb me gjuh\u00ebn e kafazit. Nj\u00eb shtet q\u00eb e fut njeriun n\u00eb kafaz para se ta d\u00ebnoj\u00eb, rrezikon t\u00eb mos gjykoj\u00eb m\u00eb si republik\u00eb, por si spektak\u00ebl.<\/p>\n\n\n\n<p>Kam menduar shpesh se qytet\u00ebrimi nuk matet me m\u00ebnyr\u00ebn si i trajton t\u00eb pafajshmit, por me m\u00ebnyr\u00ebn si i trajton ata q\u00eb i akuzon. Sepse pik\u00ebrisht aty shihet kufiri mes drejt\u00ebsis\u00eb dhe hakmarrjes. Kafazi e turbullon at\u00eb kufi. E b\u00ebn drejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb ngjaj\u00eb si akuarium. Nj\u00eb akuarium ku publiku sheh, shteti ekspozon, dhe njeriu brenda nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm i pandehur, por objekt. Dhe aty fillon rreziku. Sepse n\u00eb \u00e7astin kur njeriu b\u00ebhet objekt, drejt\u00ebsia pushon s\u00eb qeni drejt\u00ebsi. Ajo b\u00ebhet ritual pushteti.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe un\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb pash\u00eb mbr\u00ebm\u00eb. Jo thjesht nj\u00eb kafaz, por nj\u00eb metafor\u00eb t\u00eb gabuar t\u00eb shtetit. Sepse kafazi dhe drejt\u00ebsia nuk shkojn\u00eb bashk\u00eb. Asnj\u00ebher\u00eb. Dhe ndoshta kjo \u00ebsht\u00eb fjalia q\u00eb duhet t\u00eb na shqet\u00ebsoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb se nj\u00eb politikan u vendos n\u00eb kafaz. \u00cbsht\u00eb se nj\u00eb dit\u00eb kafazi mund t\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>normalizohet si form\u00eb drejt\u00ebsie. Dhe at\u00eb dit\u00eb, nuk do t\u00eb kemi humbur vet\u00ebm dinjitetin e t\u00eb akuzuarit. Do t\u00eb kemi humbur dinjitetin e republik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Post Scriptum:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr ata q\u00eb e kan\u00eb projektuar k\u00ebt\u00eb kafaz si shpikje sigurie, duhet th\u00ebn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb me ironi t\u00eb ftoht\u00eb. Kan\u00eb menduar se po e forconin drejt\u00ebsin\u00eb, nd\u00ebrsa vet\u00ebm e kan\u00eb dekoruar frik\u00ebn. Ndoshta autori i k\u00ebtij vendimi meriton nj\u00eb medalje nga arkitekt\u00ebt e kopshteve zoologjike. Ka marr\u00eb teknologjin\u00eb e ekspozimit t\u00eb bish\u00ebs dhe e ka futur n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit si risi institucionale. \u00c7far\u00eb imagjinate. T\u00eb kthesh republik\u00ebn n\u00eb pafuqi dhe posht\u00ebrsi, dhe procedur\u00ebn penale n\u00eb vitrin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb reform\u00eb, at\u00ebher\u00eb ndoshta nes\u00ebr do t\u00eb kemi edhe tabela para t\u00eb pandehurve, me p\u00ebrshkrime biologjike, zakone ushqimore dhe shkall\u00eb rrezikshm\u00ebrie. Vet\u00ebm nj\u00eb mendje burokratike e dehur me pushtet mund t\u00eb mendoj\u00eb se dinjiteti \u00ebsht\u00eb luks procedural. Dhe vet\u00ebm nj\u00eb drejt\u00ebsi me kompleks force mund ta ngat\u00ebrroj\u00eb kafazin me autoritetin. Por historia \u00ebsht\u00eb mizore me k\u00ebto shpikje. Sepse zakonisht ata q\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb kafaze p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, p\u00ebrfundojn\u00eb duke u gjykuar nga kafazet q\u00eb kan\u00eb shpikur vet\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Baton Haxhiu Kam vizituar shum\u00eb kopshte zoologjike n\u00eb jet\u00eb dhe, si shum\u00ebkush, kam pare transformimin e tyre. Dikur hekurat ishin gjuha brutale e kontrollit. Pastaj erdh\u00ebn xhamat. U quajt\u00ebn m\u00eb humane, m\u00eb moderne, m\u00eb qytet\u00ebruese. Por gjithmon\u00eb kam menduar se ai transformim nuk u b\u00eb p\u00ebr kafsh\u00ebt brenda, por p\u00ebr syrin jasht\u00eb. Ishte estetik\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":428349,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-428348","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428348","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=428348"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428348\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":428350,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428348\/revisions\/428350"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/428349"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=428348"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=428348"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=428348"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}