{"id":428402,"date":"2026-05-02T15:24:24","date_gmt":"2026-05-02T13:24:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=428402"},"modified":"2026-05-02T15:24:26","modified_gmt":"2026-05-02T13:24:26","slug":"krisja-mes-shba-dhe-be-ctregojne-akrobacite-e-edi-rames-brenda-aleances","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/krisja-mes-shba-dhe-be-ctregojne-akrobacite-e-edi-rames-brenda-aleances\/","title":{"rendered":"Krisja mes SHBA dhe BE\/ \u00c7\u2019tregojn\u00eb akrobacit\u00eb e Edi Ram\u00ebs brenda aleanc\u00ebs"},"content":{"rendered":"\n<p>N\u00ebse lexohet me kujdes sjellja e kryeministrit Edi Rama koh\u00ebt e fundit duket sikur \u00ebsht\u00eb zbehur tek ai, zelli me t\u00eb cilin nxitonte t\u00eb afrohej me Bashkimin Europian. Edhe vizit\u00ebn e fundit n\u00eb Spanj\u00eb, Rama e p\u00ebrcolli ftoht\u00eb pa nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr takimet q\u00eb kreu. P\u00ebrkundrazi, n\u00eb deklaratat q\u00eb ka l\u00ebshuar p\u00ebr mediat e huaja k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, Rama i \u00ebsht\u00eb rikthyer nj\u00eb retorike shp\u00ebrfill\u00ebse, gati arrogante ndaj Bashkimit Europian, nj\u00eb pozicion i ngjash\u00ebm me at\u00eb kur propagandonte Ballkanin e Hapur bashk\u00eb me Vu\u00e7i\u00e7in.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo retorik\u00eb e kalkuluar, i ka dh\u00ebn\u00eb form\u00eb nj\u00eb Edi Rame prepotent, aspak n\u00eb statur\u00ebn e nj\u00eb kryeministri t\u00eb nj\u00eb vendi t\u00eb vog\u00ebl aspirant p\u00ebr t\u2019u integruar n\u00eb Bashkimin Europian. Dallohet leht\u00eb se si Rama nuk kujdeset m\u00eb p\u00ebr t\u00eb l\u00ebshuar thagma mbi \u201cgabimet\u201d e Bashkimit Europian; se si jep leksione p\u00ebr sjelljen e europian\u00ebve me faktor\u00ebt e tjer\u00eb global\u00eb, apo kur relativizon vendimet e politikan\u00ebve t\u00eb huaj me nj\u00eb superioritet t\u00eb pajustifikuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Deklaratat se \u201cShqip\u00ebria nuk mund t\u00eb b\u00ebhet kurr\u00eb Gjermani\u201d apo se Europa vuan nga probleme neurotike, tregojn\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb qasje t\u00eb re. Madje n\u00ebn sfondin e pikturave t\u00eb tij t\u00eb ekspozuara n\u00eb Berlin, ai l\u00ebshoi edhe shashk\u00ebn e radh\u00ebs, kur tha se Bashkimi Europian ka ndryshuar pas luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, sepse ka kuptuar se&nbsp;<strong>\u201cvendet<\/strong>&nbsp;<strong>mund te humben\u201d.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pyetja q\u00eb ngrihet pas k\u00ebtij pohimi \u00ebsht\u00eb se si mund ta humbas\u00eb Bashkimi Europian Shqiperin\u00eb, q\u00eb prej dekadash aspiron integrimin europian? N\u00eb \u00e7\u2019drejtim tjet\u00ebr mund t\u00eb fokusohet politika jon\u00eb e jashtme, q\u00eb BE ta konsideroj\u00eb t\u00eb humbur?<\/p>\n\n\n\n<p>Leximi m\u00eb realist \u00ebsht\u00eb se kryeministri i referohet me \u201chumbje\u201d t\u00eb shteteve nga BE, afrimin e Shqipwrisw me SHBA, n\u00eb nj\u00eb kontekst krize n\u00eb aleanc\u00ebn e Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Bashkimit Europian.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7arja e aleanc\u00ebs \u00ebsht\u00eb e shum\u00ebfisht\u00eb, q\u00eb nga politikat p\u00ebr emigracionin, tek p\u00ebrplasjet ekonomike dhe se fundmi ndarja ushtarake, kur vendet europiane refuzuan sulmet ndaj Iranit, nd\u00ebrsa Trump po t\u00ebrheq nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb trupave amerikane nga Gjermania.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo skizm\u00eb transatlanttike ka krijuar nj\u00eb moment t\u00eb ri p\u00ebr vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor q\u00eb deri dje nuk kan\u00eb pasur shum\u00eb alternativa. Madje, duke par\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb re t\u00eb krijuar nga kriza e t\u00eb m\u00ebdhenjve, Edi Rama dhe Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7, dy autokrat\u00eb q\u00eb p\u00ebrballen rregullisht me refuzimet e Brukselit, arrit\u00ebn kulmin e arroganc\u00ebs me letr\u00ebn, ku k\u00ebrkonin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pacip\u00eb t\u00eb b\u00ebheshin pjes\u00eb e tregut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb unionit dhe zon\u00ebs shengen, duke pranuar hapur se nuk kishin nd\u00ebrmend t\u00eb plot\u00ebsonin kushtet politike, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit, lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e njeriut etj.<\/p>\n\n\n\n<p>Por p\u00ebrtej k\u00ebsaj sfide ndaj Brukselit q\u00eb u harrua shpejt, jan\u00eb disa episode konkrete q\u00eb tregojn\u00eb se Edi Rama po b\u00ebn \u00e7mos ta orientoj\u00eb qeverin\u00eb drejt sqetull\u00ebs s\u00eb Trump, duke marr\u00eb kosto n\u00eb raport me Bashkimin Europian q\u00eb sapo ka eleminuar brenda tij nj\u00eb trumpist t\u00eb thekur si Viktor Orban.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\"><strong>1) Vizita n\u00eb Izrael, takimi me Netanjahun<\/strong><\/h4>\n\n\n\n<p>Vizita e Edi Ram\u00ebs n\u00eb Izrael n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti dhe takimi me Benjamin Netanjahun n\u00eb kulmin e masakrave n\u00eb Gaza ishte nj\u00eb dorashk\u00eb sfide p\u00ebr Bashkimin Europian. P\u00ebr kryeministrin e Izraelit ka nj\u00eb mandat arresti nga gjykata nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Hag\u00ebs p\u00ebr genocidin n\u00eb Gaza dhe p\u00ebrdorimin e uris\u00eb si mjet lufte ndaj popullsis\u00eb civile. Si akt diplomtik, kjo vizit\u00eb ishte n\u00eb drejtim t\u00eb kund\u00ebrt me q\u00ebndrimin e Bashkimit Europian.<\/p>\n\n\n\n<p>Si t\u00eb mos mjaftonte kjo, Rama mori pjes\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb ku ishin p\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb radikal\u00eb t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs europiane, nj\u00eb pjes\u00eb e tyre n\u00eb zgrip t\u00eb ligjit p\u00ebr shkak t\u00eb retorik\u00ebs raciste, ksenofobe dhe islamofobe.<\/p>\n\n\n\n<p>Por duhet theksuar se si Benjamin Netanjahu, ashtu edhe nacionalist\u00ebt europian\u00eb q\u00eb takoi Rama n\u00eb Izrael shihen me simpati nga Donald Trump dhe l\u00ebvizja e tij, MAGA.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\"><strong>2) Pjes\u00ebmarrja aktive n\u00eb Bordin e Paqes<\/strong><\/h4>\n\n\n\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb ishte pjes\u00ebmarrja e Ram\u00ebs n\u00eb Bordin e Paqes. Q\u00eb kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb do t\u2019i p\u00ebrgjigjej pozitivisht ftes\u00ebs s\u00eb presidentit t\u00eb SHBA, kjo ishte m\u00ebse e pritshme. Por Rama shkoi akoma m\u00eb tej? Ai b\u00ebri \u00e7mos t\u00eb fus\u00eb ushtrin\u00eb shqiptare si pjes\u00eb e forc\u00ebs paqeruajt\u00ebse n\u00eb Gaza si nj\u00eb nga 5 vendet me shumic\u00eb myslimane q\u00eb u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij projekti.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00ebrish ky angazhim ushtarak n\u00eb nj\u00eb projekt si ai i Gaz\u00ebs binte ndesh me q\u00ebndrimin e Bashkimit Europian. Disa kryeministra europian\u00eb e kishin refuzuar me takt ftes\u00ebn e Ram\u00ebs, pasi unioni e refuzoi nj\u00ebz\u00ebri planin e Trump n\u00eb menaxhimin e Gaz\u00ebs. I vetmi q\u00eb ishte n\u00eb bord, Viktor Orban i Hungaris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb termat e politik\u00ebs s\u00eb jashtme, zgjedhja pro SHBA ishte e qart\u00eb, por n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr ishin shkallmuar plot\u00ebsisht pritshm\u00ebrit\u00eb e Bashkimit Europian p\u00ebr nj\u00eb vend aspirant.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\"><strong>3) Kritikat ndaj BE p\u00ebr Rusin\u00eb<\/strong><\/h4>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr element q\u00eb e thellon diferenc\u00ebn me politik\u00ebn e jasht\u00ebme t\u00eb Bashkimit Europian \u00ebsht\u00eb qasja ndaj Rusis\u00eb. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Politico, disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Rama deklaroi: \u201cEuropa ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim t\u00eb madh strategjik duke nd\u00ebrprer\u00eb \u00e7do kanal me Rusin\u00eb. Europa duhet t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb, gjithmon\u00eb, gjithmon\u00eb n\u00eb komunikim me t\u00eb gjith\u00eb.\u201d N\u00eb shashkat q\u00eb Rama tani nuk i kursen p\u00ebr mediat europiane, lexohen q\u00ebndrimet e nj\u00eb politikani q\u00eb nuk e bashkon asgj\u00eb me politik\u00ebn e jashtme t\u00eb Bashkimit Europian. Rama n\u00eb fakt duket sikur p\u00ebrpiqet t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb mesazh krejt t\u00eb kund\u00ebrt me politikat e BE.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cSa m\u00eb shum\u00eb ta shtyjm\u00eb k\u00ebt\u00eb [dialogun me Rusin\u00eb], aq m\u00eb pak do t\u00eb kemi ndikim n\u00eb fund, sepse Rusia, sido q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb kjo luft\u00eb, nuk do t\u00eb zhduket,\u201d vazhdon ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe gazetar\u00ebt e Politico e dallojn\u00eb kontrastin. Ata shkruajt\u00ebn se deklaratat e Ram\u00ebs bien ndesh me qasjen e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb si presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe kryediplomatja e BE-s\u00eb, Kaja Kallas, t\u00eb cilat kan\u00eb shmangur kontaktin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me udh\u00ebheq\u00ebsit rus\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb presidentin Vladimir Putin, duke argumentuar se bisedimet jan\u00eb t\u00eb pakuptimta n\u00ebse Moska vazhdon luft\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Por duhet th\u00ebn\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pragmatiz\u00ebm q\u00eb ngjason shum\u00eb me qasjen e Donald Trump p\u00ebr luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb. Presidenti i SHBA b\u00ebri \u00e7mos t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien me presidentin Putin, duke e v\u00ebn\u00eb theksin n\u00eb dialogun e p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\"><strong>4) Oferta: SHBA mund ta sulmoj\u00eb Iranin nga Shqip\u00ebria<\/strong><\/h4>\n\n\n\n<p>Kulmi i pozicionimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb jasht\u00eb vijave t\u00eb Bashkimit Europian \u00ebsht\u00eb oferta p\u00ebr p\u00ebrdorimin e territorit shqiptar p\u00ebr operacionet e ushtris\u00eb amerikane kund\u00ebr Iranit. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn intervist\u00eb, n\u00eb Politico, Rama deklaroi se do ta miratonte sulmin e amerikan\u00ebve nga territori shqiptar drejt Iranit me kusht q\u00eb SHBA t\u00eb siguronte \u201cmbrojtje ajrore, t\u00eb cil\u00ebn ne nuk e kemi n\u00eb vend.\u201d Dhe m\u00eb tej: \u201cNuk na takon ne [Shqip\u00ebris\u00eb] t\u00eb vendosim si t\u00eb trajtohet Irani n\u00eb sken\u00ebn globale, por na takon t\u00eb mb\u00ebshtesim \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar dhe ndoshta p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar at\u00eb regjim\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Deklarata erdhi pasi disa vende t\u00eb BE-s\u00eb refuzuan k\u00ebrkesa t\u00eb ngjashme dhe ky pohim e vendos Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me linj\u00ebn e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe aspak n\u00eb at\u00eb t\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n\n\n\n<p>Episodet e rreshtuar nj\u00ebri pas tjetrit zbulojn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb ethshme t\u00eb kryeministrit shqiptar p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sa m\u00eb i qart\u00eb, si me amerikan\u00ebt, ashtu dhe me europian\u00ebt se n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrplasje brenda aleanc\u00ebs, Rama e ka b\u00ebr\u00eb zgjedhjen e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe k\u00ebtu merr shpjegim edhe kjo \u00e7artje e koh\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb kryeministrit q\u00eb integrimin n\u00eb Bashkimin Europian po e trajton si nj\u00eb proces rutin\u00eb, q\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb, por edhe mund t\u00eb shtyhet, po edhe mund t\u00eb relativizohet, po edhe mund t\u00eb sfidohet. N\u00eb fund t\u00eb fundit, p\u00ebr aq koh\u00eb sa gjendja brenda (ish) aleanc\u00ebs per\u00ebndimore i ngjan nj\u00eb cirku, edhe Rama po b\u00ebn akrobacit\u00eb q\u00eb mendon se e mbajn\u00eb m\u00eb gjat\u00eb n\u00eb sken\u00eb.\/Lapsi.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebse lexohet me kujdes sjellja e kryeministrit Edi Rama koh\u00ebt e fundit duket sikur \u00ebsht\u00eb zbehur tek ai, zelli me t\u00eb cilin nxitonte t\u00eb afrohej me Bashkimin Europian. Edhe vizit\u00ebn e fundit n\u00eb Spanj\u00eb, Rama e p\u00ebrcolli ftoht\u00eb pa nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr takimet q\u00eb kreu. P\u00ebrkundrazi, n\u00eb deklaratat q\u00eb ka l\u00ebshuar p\u00ebr mediat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":428403,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-428402","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428402","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=428402"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428402\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":428404,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428402\/revisions\/428404"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/428403"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=428402"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=428402"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=428402"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}