{"id":428405,"date":"2026-05-04T10:32:32","date_gmt":"2026-05-04T08:32:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=428405"},"modified":"2026-05-04T10:32:36","modified_gmt":"2026-05-04T08:32:36","slug":"aksidenti-tragjik-ne-durres-me-dy-femije-te-vdekur-policia-jep-detaje-nikoll-radaci-njeri-problematik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/aksidenti-tragjik-ne-durres-me-dy-femije-te-vdekur-policia-jep-detaje-nikoll-radaci-njeri-problematik\/","title":{"rendered":"Aksidenti tragjik n\u00eb Durr\u00ebs me dy f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vdekur, policia jep detaje: Nikoll Rada\u00e7i njeri problematik"},"content":{"rendered":"<p>Policia ka dh\u00ebn\u00eb detaje n\u00eb lidhje me aksidentin e ndodhur dit\u00ebn e djeshme n\u00eb Durr\u00ebs, ku dy t\u00eb mitur humb\u00ebn jet\u00eb dhe nj\u00eb i tret\u00eb u plagos r\u00ebnd\u00eb dhe po trajtohet n\u00eb Spitalin e Traum\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Policia njofton se drejtuesi i automjetit, pas aksidentit, \u00ebsht\u00eb larguar nga vendi i ngjarjes, me pretendimin se kishte frik\u00eb nga reagimi i qytetar\u00ebve, por \u00ebsht\u00eb konstatuar nga patrulla e Policis\u00eb, e cila e ka shoq\u00ebruar n\u00eb komisariat ku m\u00eb pas edhe \u00ebsht\u00eb arrestuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se shkak i aksidentit \u00ebsht\u00eb humbja e kontrollit mbi automjetin, si pasoj\u00eb e drejtimit t\u00eb tij, n\u00eb gjendje t\u00eb dehur.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, nga verifikimet e historikut t\u00eb drejtuesit t\u00eb automjetit rezulton se ky shtetas \u00ebsht\u00eb nd\u00ebshkuar m\u00eb par\u00eb p\u00ebr shkelje t\u00eb rregullave t\u00eb qarkullimit rrugor, konkretisht p\u00ebr parakalim t\u00eb gabuar, n\u00eb vitin 2020, dhe p\u00ebr tejkalim t\u00eb shpejt\u00ebsis\u00eb, dy her\u00eb, me pezullim t\u00eb lejes s\u00eb drejtimit nga 1 muaj, n\u00eb vitin 2022.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Njoftimi:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>Durr\u00ebs\/Informacion p\u00ebrfundimtar p\u00ebr aksidentin rrugor shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb ndodhur m\u00eb dat\u00eb 03.05.2026, rreth or\u00ebs 14:10, n\u00eb rrug\u00ebn \u201cOhri\u201d, lagjja nr. 15, n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Oficer\u00ebt e Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore, n\u00eb drejtimin e Prokuroris\u00eb, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb veprimeve t\u00eb para hetimore t\u00eb kryera n\u00eb vendin e ngjarjes dhe me drejtuesin e automjetit q\u00eb shkaktoi aksidentin, arrestuan n\u00eb flagranc\u00eb shtetasin N. R., 57 vje\u00e7, banues n\u00eb lagjen nr. 15, Durr\u00ebs.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Nga t\u00ebr\u00ebsia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasi N. R., duke drejtuar automjetin tip \u201cMercedes-Benz ML\u201d, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasoj\u00eb automjeti ka dal\u00eb nga rruga duke goditur tre f\u00ebmij\u00eb t\u00eb moshave 8, 10 dhe 12 vje\u00e7.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Si pasoj\u00eb e aksidentit, kan\u00eb humbur jet\u00ebn shtetasit e mitur E. M., 12 vje\u00e7, dhe K. N., 10 vje\u00e7.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Nd\u00ebrsa i mituri tjet\u00ebr, 8 vje\u00e7, pasi mori ndihm\u00ebn e par\u00eb mjek\u00ebsore n\u00eb Spitalin Rajonal Durr\u00ebs, u transportua p\u00ebr mjekim t\u00eb specializuar n\u00eb Spitalin e Traum\u00ebs, Tiran\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Drejtuesi i automjetit, pas aksidentit, \u00ebsht\u00eb larguar nga vendi i ngjarjes, me pretendimin se kishte frik\u00eb nga reagimi i qytetar\u00ebve, por \u00ebsht\u00eb konstatuar nga patrulla e Policis\u00eb, e cila e ka shoq\u00ebruar n\u00eb Drejtorin\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Durr\u00ebs.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Nga kryerja e testit t\u00eb alkoolit rezultoi se shtetasi N. R. e drejtonte automjetin, n\u00eb gjendje t\u00eb dehur: testi i par\u00eb 0.73 mg\/l dhe testi i dyt\u00eb 0.70 mg\/l. Gjithashtu, i \u00ebsht\u00eb marr\u00eb edhe kampion gjaku p\u00ebr ekzaminim toksikologjik.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se shkak i aksidentit \u00ebsht\u00eb humbja e kontrollit mbi automjetin, si pasoj\u00eb e drejtimit t\u00eb tij, n\u00eb gjendje t\u00eb dehur.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Gjithashtu, nga verifikimet e historikut t\u00eb drejtuesit t\u00eb automjetit rezulton se ky shtetas \u00ebsht\u00eb nd\u00ebshkuar m\u00eb par\u00eb p\u00ebr shkelje t\u00eb rregullave t\u00eb qarkullimit rrugor, konkretisht p\u00ebr parakalim t\u00eb gabuar, n\u00eb vitin 2020, dhe p\u00ebr tejkalim t\u00eb shpejt\u00ebsis\u00eb, dy her\u00eb, me pezullim t\u00eb lejes s\u00eb drejtimit nga 1 muaj, n\u00eb vitin 2022.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Materialet procedurale i kaluan Prokuroris\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Durr\u00ebs, p\u00ebr veprat penale \u201cShkelja e rregullave t\u00eb qarkullimit rrugor\u201d, me pasoj\u00eb vdekjen e dy personave, \u201cDrejtimi i automjetit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parregullt\u201d (n\u00eb gjendje t\u00eb dehur) dhe \u201cLargimi nga vendi i aksidentit\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Policia e Shtetit iu shpreh familjar\u00ebve t\u00eb t\u00eb miturve q\u00eb humb\u00ebn jet\u00ebn, ngush\u00ebllimet m\u00eb t\u00eb ndjera, dhe i uron vog\u00eblushit 8-vje\u00e7ar, sh\u00ebrim sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Gjithashtu, fton qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me Policin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb parandaluar aksidentet rrugore, duke evidentuar dhe nd\u00ebshkuar shkel\u00ebsit e rregullave q\u00eb sjellin pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr jet\u00ebn dhe sh\u00ebndetin e qytetar\u00ebve.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><a target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\" href=\"https:\/\/www.tipgalore.com\/worldwide\/cartricks-cp-ta\"><\/a><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Policia ka dh\u00ebn\u00eb detaje n\u00eb lidhje me aksidentin e ndodhur dit\u00ebn e djeshme n\u00eb Durr\u00ebs, ku dy t\u00eb mitur humb\u00ebn jet\u00eb dhe nj\u00eb i tret\u00eb u plagos r\u00ebnd\u00eb dhe po trajtohet n\u00eb Spitalin e Traum\u00ebs. Policia njofton se drejtuesi i automjetit, pas aksidentit, \u00ebsht\u00eb larguar nga vendi i ngjarjes, me pretendimin se kishte frik\u00eb nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":428406,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,323,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-428405","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kronika-e-zeze","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428405","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=428405"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428405\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":428407,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428405\/revisions\/428407"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/428406"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=428405"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=428405"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=428405"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}