{"id":428530,"date":"2026-05-09T11:11:45","date_gmt":"2026-05-09T09:11:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=428530"},"modified":"2026-05-09T11:12:55","modified_gmt":"2026-05-09T09:12:55","slug":"fjala-e-plote-e-veliajt-para-gjykates-administrative-ols-dado-nuk-eshte-prokuror","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/fjala-e-plote-e-veliajt-para-gjykates-administrative-ols-dado-nuk-eshte-prokuror\/","title":{"rendered":"Fjala e plot\u00eb e Veliajt para Gjykat\u00ebs Administrative: Ols Dado nuk \u00ebsht\u00eb prokuror"},"content":{"rendered":"<p>Kryebashkiaku i Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, mbajti k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte fjal\u00ebn e tij para Gjykat\u00ebs Administrative, ku foli n\u00eb procesin n\u00eb t\u00eb cilin ka paditur prokurorin e SPAK, Ols Dado.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e gjat\u00eb para gjykat\u00ebs, Veliaj tha se prej m\u00eb shum\u00eb se dy vitesh \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb \u201csulmi frontal, disproporcional dhe t\u00eb pandalsh\u00ebm politik, mediatik dhe juridik\u201d, q\u00eb sipas tij kulmoi me heqjen e liris\u00eb personale dhe pamund\u00ebsimin e ushtrimit t\u00eb mandatit si kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai ngriti akuza edhe ndaj m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb ushtrimit t\u00eb pushtetit penal, duke deklaruar se nuk po i lejohet nj\u00eb mbrojtje efektive dhe se po i kufizohet aksesi n\u00eb dosje, komunikimi me avokat\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb informuar publikun mbi \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n\n\n\n<p>Veliaj shtroi pyetjen n\u00ebse \u201cpushteti penal mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb mbi kontrollin e ligjit\u201d, nd\u00ebrsa k\u00ebrkoi nga gjykata t\u00eb shqyrtoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e autoritetit q\u00eb, sipas tij, ka ushtruar pushtet mbi t\u00eb dhe institucionin q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb e Veliajt<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKam m\u00eb shum\u00eb se pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb muaj q\u00eb jetoj n\u00eb nj\u00eb realitet q\u00eb, deri pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, do ta konsideroja t\u00eb paimagjinuesh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb republik\u00eb demokratike. Nj\u00eb realitet ku raporti midis qytetarit dhe pushtetit penal \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbysur gradualisht, deri n\u00eb pik\u00ebn q\u00eb vet\u00eb garancit\u00eb kushtetuese duken \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb t\u00eb brishta p\u00ebrball\u00eb forc\u00ebs s\u00eb pakontrolluar t\u00eb k\u00ebtij autoriteti shtet\u00ebror.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb me nj\u00eb ngarkes\u00eb t\u00eb till\u00eb paradoksale, sa mund t\u00eb p\u00ebrshkruhet m\u00eb sakt\u00eb vet\u00ebm nga nj\u00eb pen\u00eb si e Dostojevskit dhe jo nga nj\u00eb gjuh\u00eb e zakonshme si e imja.<\/p>\n\n\n\n<p>Prej m\u00eb shum\u00eb se dy vitesh, menj\u00ebher\u00eb pas zgjedhjes sime p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb si Kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, jam v\u00ebn\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb sulmi frontal, disproporcional dhe t\u00eb pandalsh\u00ebm politik, mediatik dhe juridik; nj\u00eb p\u00ebrplasje q\u00eb, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb saj, arriti deri n\u00eb heqjen e liris\u00eb sime personale dhe n\u00eb pamund\u00ebsimin e ushtrimit t\u00eb mandatit q\u00eb ma besuan 160 mij\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Madje, edhe pasi fitova formalisht mandatin tim n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, pas nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje tjet\u00ebr p\u00ebr ta shfuqizuar at\u00eb, un\u00eb vijoj t\u00eb mbahem me k\u00ebmb\u00ebngulje n\u00eb paraburgim dhe izolim, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00eb ligjshm\u00ebria e burimit t\u00eb atij pushteti penal ndodhet sot p\u00ebrpara k\u00ebsaj gjykate p\u00ebr shqyrtim.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb kontrolluar \u00e7do aspekt i jet\u00ebs sime. \u00cbsht\u00eb hetuar \u00e7do dimension personal dhe familjar i imi. Mbi mua dhe familjen time \u00ebsht\u00eb ushtruar, n\u00eb thelb, nj\u00eb form\u00eb e plot\u00eb \u201cvetingu\u201d jo administrativ, por penal, jasht\u00eb \u00e7do standardi normal proporcionaliteti.<\/p>\n\n\n\n<p>E megjithat\u00eb, gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe, un\u00eb kam bashk\u00ebpunuar me drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb \u00e7do moment. Kam kontribuar p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar pun\u00ebn e saj. Nuk kam pasur asnj\u00eb hezitim, asnj\u00eb droj\u00eb dhe asnj\u00eb m\u00ebdyshje p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me procesin dhe me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, as dje, as sot.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu fillon paradoksi i v\u00ebrtet\u00eb i k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje.<\/p>\n\n\n\n<p>Sepse p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy vite u p\u00ebrdor \u00e7do mekaniz\u00ebm i mundsh\u00ebm politik, mediatik dhe juridik p\u00ebr t\u00eb m\u00eb sjell\u00eb p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb denigruese t\u00eb mundshme, p\u00ebr nj\u00eb njeri q\u00eb akoma mban besimin e nj\u00eb qyteti t\u00eb t\u00ebr\u00eb p\u00ebr drejtimin e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>U p\u00ebrdor\u00ebn hetime, p\u00ebrgjime, kontrolle, ekspozim publik dhe \u00e7do form\u00eb tjet\u00ebr e ushtrimit t\u00eb pushtetit penal, me argumentin se un\u00eb duhej t\u00eb vihesha p\u00ebrball\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot q\u00eb un\u00eb ndodhem p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb, me vullnetin e plot\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me t\u00eb, paradoksi \u00ebsht\u00eb se i nj\u00ebjti mekaniz\u00ebm duket se nuk do m\u00eb nj\u00eb p\u00ebrballje reale me drejt\u00ebsin\u00eb, por nj\u00eb p\u00ebrballje t\u00eb kufizuar, t\u00eb kontrolluar, t\u00eb shpejt\u00eb dhe proceduralisht t\u00eb cunguar.<\/p>\n\n\n\n<p>Sepse nuk k\u00ebrkohet vet\u00ebm kufizimi i liris\u00eb sime fizike. K\u00ebrkohet edhe kufizimi i mund\u00ebsis\u00eb sime p\u00ebr t\u2019u mbrojtur efektivisht e p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me dinjitet.<\/p>\n\n\n\n<p>Mua nuk m\u00eb lejohet t\u00eb kem akses t\u00eb plot\u00eb dhe real n\u00eb dosje. Nuk m\u00eb lejohet t\u00eb d\u00ebgjoj t\u00eb gjitha p\u00ebrgjimet e kryera ndaj meje. Nuk m\u00eb lejohet komunikimi me avokat\u00ebt e mi nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Nuk m\u00eb lejohet t\u00eb informoj opinionin publik shqiptar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar mbi natyr\u00ebn reale t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje.<\/p>\n\n\n\n<p>Sigurisht, nuk m\u00eb lejohet as ushtrimi i mandatit q\u00eb qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs m\u00eb kan\u00eb besuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Pra, nd\u00ebrsa mbi mua ushtrohet \u00e7do kufizim q\u00eb mund t\u2019i ushtrohet nj\u00eb qytetari, nj\u00ebkoh\u00ebsisht b\u00ebhet gjith\u00e7ka q\u00eb un\u00eb t\u00eb mos mund t\u00eb ushtroj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive ato t\u00eb drejta q\u00eb vet\u00eb Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb m\u2019i garanton.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe sa her\u00eb q\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb ushtroj nj\u00eb prej k\u00ebtyre t\u00eb drejtave, krijohen pengesa t\u00eb reja proceduriale, t\u00eb cilat jo vet\u00ebm e b\u00ebjn\u00eb ushtrimin e tyre gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, por p\u00ebrdoren m\u00eb pas edhe kund\u00ebr meje, p\u00ebr t\u00eb justifikuar cenime t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb liris\u00eb sime personale.<\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00eb ky gjykim, ku ndodhemi sot, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr prov\u00eb e k\u00ebtij paradoksi absurd.<\/p>\n\n\n\n<p>Sepse edhe sot pala p\u00ebrball\u00eb, n\u00eb thelb, nuk k\u00ebrkon q\u00eb gjykata t\u00eb shqyrtoj\u00eb pretendimin tim n\u00eb themel. K\u00ebrkon q\u00eb gjykata t\u00eb mos hyj\u00eb fare n\u00eb themelin e \u00e7\u00ebshtjes. K\u00ebrkon q\u00eb Ju, zoti Gjyqtar, t\u00eb mos shqyrtoni ligjshm\u00ebrin\u00eb e pushtetit q\u00eb \u00ebsht\u00eb ushtruar mbi mua dhe mbi institucionin q\u00eb un\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb sesa nj\u00eb debat procedural.<\/p>\n\n\n\n<p>Sepse n\u00eb thelb t\u00eb pretendimit q\u00eb paraqitet p\u00ebrpara Jush q\u00ebndron ideja se un\u00eb nuk paskam t\u00eb drejt\u00eb t\u2019i k\u00ebrkoj gjykat\u00ebs kontrollin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb autoritetit q\u00eb m\u00eb hoqi lirin\u00eb personale; t\u00eb autoritetit q\u00eb m\u00eb vendosi n\u00eb p\u00ebrgjim; q\u00eb kontrolloi jet\u00ebn time private dhe t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb mi; t\u00eb autoritetit q\u00eb hyri n\u00eb \u00e7do dimension t\u00eb jet\u00ebs sime personale dhe institucionale.<\/p>\n\n\n\n<p>Pra, pushteti mund t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb \u00e7do qoshe t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb qytetarit, por qytetari nuk paska t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pyes\u00eb: \u201cMe \u00e7far\u00eb legjitimiteti po ushtrohet ky pushtet mbi mua?\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Pra, pushteti mund t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb mbi mandatin e nj\u00eb kryetari bashkie edhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me kufijt\u00eb q\u00eb vendos vet\u00eb ligji, por kryetari i zgjedhur nuk paska t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pyes\u00eb: \u201cMe \u00e7far\u00eb legjitimiteti po ushtrohet ky pushtet mbi bashkin\u00eb dhe mbi k\u00ebt\u00eb qytet?\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron absurdi m\u00eb i madh i k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb padi p\u00ebrpara Jush. Nj\u00eb padi q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se ushtrimi i nj\u00eb t\u00eb drejte q\u00eb njer\u00ebzimi e ka njohur q\u00eb n\u00eb lindjen e qytet\u00ebrimit; nga kodet e Hamurabit deri te Kanuni i Lek\u00eb Dukagjinit: e drejta e njeriut p\u00ebr t\u2019iu drejtuar nj\u00eb gjykimi t\u00eb paansh\u00ebm dhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar drejt\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>As k\u00ebt\u00eb nuk duan t\u00eb ma lejojn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Si i padituri Dado, ashtu edhe vet\u00eb KLP, autoriteti q\u00eb duhej t\u00eb kishte garantuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e ushtrimit t\u00eb k\u00ebtij funksioni publik, sot pretendojn\u00eb se un\u00eb nuk legjitimohem t\u2019i drejtohem gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar kontrollin e k\u00ebtij autoriteti.<\/p>\n\n\n\n<p>Sepse sipas k\u00ebsaj logjike, qytetari mund t\u00eb hetohet, t\u00eb survejohet, t\u00eb arrestohet, t\u00eb izolohet dhe t\u00eb kontrollohet n\u00eb \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij personale, familjare dhe publike; nj\u00eb kryetari bashkie mund t\u2019i nd\u00ebrpritet ushtrimi i mandatit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga qytetar\u00ebt; qytetar\u00ebve mund t\u2019u merret nga zyra kryetari i zgjedhur prej tyre, por n\u00eb momentin q\u00eb ata i drejtohen gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar verifikimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb autoritetit q\u00eb ushtron k\u00ebt\u00eb pushtet, at\u00ebher\u00eb ai nuk konsiderohet m\u00eb subjekt i mbrojtjes s\u00eb ligjit, por rrezik p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pra, qytetari mund t\u2019i jap\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb shpat\u00ebn e pushtetit p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij, por nuk paska t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pyes\u00eb se kush po e mban at\u00eb shpat\u00eb, me \u00e7far\u00eb legjitimiteti e mban dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kujt po e p\u00ebrdor kund\u00ebr tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Benjamin Cardozo, nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb ndri\u00e7uese t\u00eb Gjykat\u00ebs Supreme amerikane, paralajm\u00ebronte se drejt\u00ebsia humbet kuptimin e saj n\u00eb momentin kur garancit\u00eb proceduriale reduktohen deri n\u00eb pik\u00ebn q\u00eb qytetari mbetet i pambrojtur p\u00ebrball\u00eb pushtetit.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu lind pyetja thelb\u00ebsore e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje.<\/p>\n\n\n\n<p>Kush mund t\u00eb legjitimohet m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar kontrollin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij autoriteti sesa vet\u00eb qytetari, lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat themelore t\u00eb t\u00eb cilit jan\u00eb cenuar drejtp\u00ebrdrejt nga ushtrimi i tij?<\/p>\n\n\n\n<p>Kush mund t\u00eb legjitimohet m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb individ t\u00eb cilit i \u00ebsht\u00eb hequr liria personale, i \u00ebsht\u00eb kontrolluar jeta private, i \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb ushtrimi i mandatit publik dhe ndaj t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb ushtruar forma m\u00eb intensive e pushtetit penal t\u00eb shtetit?<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe po k\u00ebshtu, kush mund t\u00eb legjitimohet m\u00eb shum\u00eb sesa vet\u00eb Bashkia e Tiran\u00ebs, institucionit t\u00eb cilit iu nd\u00ebrpre ushtrimi normal i mandatit t\u00eb kryetarit t\u00eb zgjedhur, si pasoj\u00eb direkte e ushtrimit t\u00eb k\u00ebtij autoriteti?<\/p>\n\n\n\n<p>Sepse n\u00eb fund fare, pyetja b\u00ebhet akoma m\u00eb e thjesht\u00eb sesa gjith\u00eb ky proceduraliz\u00ebm p\u00ebrpiqet ta paraqes\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb shum\u00eb mbi nj\u00eb qytetar dhe mbi nj\u00eb institucion demokratik, q\u00eb ata t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u2019i k\u00ebrkojn\u00eb gjykat\u00ebs verifikimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb pushtetit q\u00eb \u00ebsht\u00eb ushtruar mbi ta?<\/p>\n\n\n\n<p>Apo mos duhet q\u00eb qytetari t\u00eb hesht\u00eb fare?<\/p>\n\n\n\n<p>A duhet t\u00eb pranoj\u00eb \u00e7do nd\u00ebrhyrje mbi jet\u00ebn, lirin\u00eb dhe dinjitetin e tij, pa pasur t\u00eb drejt\u00ebn t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb gjykat\u00ebs kontrollin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb autoritetit q\u00eb ushtron k\u00ebt\u00eb pushtet mbi t\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>Sepse n\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb logjika q\u00eb pranohet, at\u00ebher\u00eb ne nuk kemi m\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. At\u00ebher\u00eb kemi nj\u00eb pushtet penal q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb jasht\u00eb kontrollit.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky pushtet i pakontrolluesh\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsi. Ai \u00ebsht\u00eb arbitraritet.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, i nderuar zoti Gjyqtar, n\u00eb thelb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje q\u00ebndron nj\u00eb pyetje aq sa e thjesht\u00eb, por edhe vendimtare:<\/p>\n\n\n\n<p>A \u00ebsht\u00eb Olsi Dado prokuror i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>A i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb atij, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kushtetuese, autoriteti p\u00ebr t\u00eb ushtruar pushtet penal n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb pyetja q\u00eb sot k\u00ebrkon p\u00ebrgjigje nga Ju, i nderuar zoti Gjyqtar.<\/p>\n\n\n\n<p>Jo vet\u00ebm p\u00ebr mua.<\/p>\n\n\n\n<p>Jo vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qytet.<\/p>\n\n\n\n<p>Por p\u00ebr Republik\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>E pra, un\u00eb jam sot k\u00ebtu jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejtat q\u00eb m\u00eb burojn\u00eb si qytetar nga sovraniteti i popullit shqiptar dhe q\u00eb jan\u00eb skalitur n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs, por p\u00ebr t\u00eb mbrojtur vet\u00eb parimin se n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb askush q\u00eb ushtron autoritet penal mbi qytetarin nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb mbi kontrollin e ligjit.<\/p>\n\n\n\n<p>Sepse n\u00eb dit\u00ebn kur qytetari humbet t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar gjykat\u00ebs kontrollin mbi autoritetin q\u00eb i ka cenuar lirin\u00eb, at\u00eb dit\u00eb nuk vihet n\u00eb diskutim vet\u00ebm fati i nj\u00eb individi.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb dita kur fillon t\u00eb vihet n\u00eb diskutim vet\u00eb ideja republikane se ligji q\u00ebndron mbi pushtetin.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe n\u00eb momentin kur kjo ide rr\u00ebzohet\u2026 rr\u00ebzohet vet\u00eb Republika.<\/p>\n\n\n\n<p>Faleminderit!\u201d, tha Veliaj<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryebashkiaku i Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, mbajti k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte fjal\u00ebn e tij para Gjykat\u00ebs Administrative, ku foli n\u00eb procesin n\u00eb t\u00eb cilin ka paditur prokurorin e SPAK, Ols Dado. N\u00eb deklarat\u00ebn e gjat\u00eb para gjykat\u00ebs, Veliaj tha se prej m\u00eb shum\u00eb se dy vitesh \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb \u201csulmi frontal, disproporcional dhe t\u00eb pandalsh\u00ebm politik, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":428531,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,1,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-428530","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-uncategorized-sq","13":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428530","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=428530"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428530\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":428532,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428530\/revisions\/428532"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/428531"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=428530"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=428530"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=428530"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}