{"id":428556,"date":"2026-05-09T16:05:26","date_gmt":"2026-05-09T14:05:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=428556"},"modified":"2026-05-09T16:05:27","modified_gmt":"2026-05-09T14:05:27","slug":"ldk-ja-shpall-aleancen-me-vjosa-osmanin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ldk-ja-shpall-aleancen-me-vjosa-osmanin\/","title":{"rendered":"LDK-ja shpall aleanc\u00ebn me Vjosa Osmanin\u00a0"},"content":{"rendered":"<p>Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs (LDK) ka zyrtarizuar marr\u00ebveshjen p\u00ebr garim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare t\u00eb 7 qershorit me ish-presidenten Vjosa Osmani, gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kryetari i LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku konfirmoi se LDK-ja e ka mb\u00ebshtetur propozimin e tij q\u00eb Osmani t\u00eb jet\u00eb bart\u00ebse e list\u00ebs zgjedhore dhe kandidatja p\u00ebr presidente. Vet\u00eb Abdixhiku do t\u00eb jet\u00eb kandidat p\u00ebr kryeminist\u00ebr. Abdixhiku tha se vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb unanimisht n\u00eb K\u00ebshillin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb LDK-s\u00eb, duke shtuar se n\u00eb list\u00ebn zgjedhore t\u00eb partis\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfshihen edhe 19 emra t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb propozuar nga Osmani.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb dit\u00ebt e fundit, Osmani ka konfirmuar se pjes\u00eb e rrug\u00ebtimit t\u00eb saj politik do t\u00eb jen\u00eb figura si: Fahrie Hoti, aktiviste e njohur kryesisht p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin e grave t\u00eb Krush\u00ebs s\u00eb Madhe pas luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs; Jeta Statovci, ish-deputete e Guxo-s dhe nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb votuarat n\u00eb list\u00ebn e LVV-s\u00eb n\u00eb zgjedhjet e fundit; Albena Reshitaj, ish-ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hap\u00ebsinor dhe ish-deputete e AAK-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Para largimit, Osmani kishte qen\u00eb nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb votuara t\u00eb LDK-s\u00eb dhe n\u00eb karrier\u00ebn e saj politike, ka ushtruar funksione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme institucionale, p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb t\u00eb presidentes dhe deputetes.<\/p>\n\n\n\n<h5 class=\"wp-block-heading\">Raportet e saj me strukturat e at\u00ebhershme t\u00eb LDK-s\u00eb u p\u00ebrkeq\u00ebsuan pas zgjedhjeve t\u00eb vitit 2019 dhe rr\u00ebzimit t\u00eb qeveris\u00eb Kurti I. N\u00eb zgjedhjet e vitit 2021, Osmani garoi n\u00eb koalicion me Albin Kurtin dhe L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje, nd\u00ebrsa m\u00eb pas formoi subjektin e saj politik, Lista Guxo.<\/h5>\n\n\n\n<p>Pas fitores s\u00eb zgjedhjeve, ajo u zgjodh presidente e Kosov\u00ebs dhe e ushtroi mandatin deri n\u00eb p\u00ebrfundim, por mosmb\u00ebshtetja p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb nga LVV-ja prishi raportet mes tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Analisti Belgzim Kamberi nga Instituti \u201cMusine Kokalari\u201d e ka cil\u00ebsuar afrimin Osmani-LDK si \u201crisin\u00eb kryesore\u201d t\u00eb k\u00ebtyre zgjedhjeve, duke vler\u00ebsuar se efekti elektoral i saj mund ta forcoj\u00eb duksh\u00ebm list\u00ebn e LDK-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Tri dit\u00eb para p\u00ebrfundimit t\u00eb afatit p\u00ebr dor\u00ebzimin e listave me kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e parakohshme parlamentare t\u00eb 7 qershorit, partit\u00eb politike n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb intensifikuar negociatat dhe finalizimin e ofertave zgjedhore.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu, n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje (LVV), t\u00eb mbajtur gjithashtu t\u00eb shtun\u00ebn, partia n\u00eb pushtet zyrtarizoi edhe nj\u00eb her\u00eb unanimisht Albin Kurtin si kandidat p\u00ebr kryeminist\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb , Kurti, synon nj\u00eb mandat t\u00eb ri pas fitores s\u00eb LVV-s\u00eb n\u00eb dy pal\u00eb zgjedhjet e vitit 2025, fillimisht n\u00eb shkurt dhe m\u00eb pas n\u00eb zgjedhjet e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb dhjetorit.<\/p>\n\n\n\n<h5 class=\"wp-block-heading\">N\u00eb t\u00eb fundit, partia e tij mori mbi 51 p\u00ebr qind t\u00eb votave dhe Kurti doli s\u00ebrish si m\u00eb i votuar. Gjat\u00eb fjalimit t\u00eb tij, Kurti tha se, n\u00eb zgjedhjet e 7 qershorit, synon t\u00eb fitoj\u00eb 60 p\u00ebr qind t\u00eb votave. LVV-ja tashm\u00eb ka konfirmuar edhe vazhdimin e koalicionit me Guxo-n, Alternativ\u00ebn dhe Partin\u00eb Shqiptare Demokristiane.<\/h5>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, edhe Partia Demokratike e Kosov\u00ebs (PDK) ka marr\u00eb oferta p\u00ebr zgjerimin e list\u00ebs s\u00eb saj zgjedhore me parti t\u00eb tjera q\u00eb vendos\u00ebn t\u00eb mos garojn\u00eb t\u00eb vetme. Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt dhe Aleanca Kosova e Re (AKR) kan\u00eb shprehur gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb list\u00ebn e PDK-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr drejtuar kryetarit t\u00eb PDK-s\u00eb, Bedri Hamza, Limaj ka shprehur gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr \u201cbashk\u00ebpunim dhe bashkim politik\u201d n\u00eb funksion t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb alternative t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt opozitare. PDK-ja deri tani nuk ka dal\u00eb me nj\u00eb q\u00ebndrim publik p\u00ebr ofert\u00ebn e Nism\u00ebs. Limaj gjithashtu kishte qen\u00eb nd\u00ebr figurat m\u00eb t\u00eb votuara t\u00eb PDK-s\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, para ndarjes s\u00eb tij nga kjo parti dhe krijimit t\u00eb NISMA-s.<\/p>\n\n\n\n<p>Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 22 subjekte politike dhe tri koalicione jan\u00eb regjistruar p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb zgjedhjet e 7 qershorit, nd\u00ebrsa n\u00ebnt\u00eb subjekte kan\u00eb hequr dor\u00eb nga garimi t\u00eb vetme ose n\u00eb koalicion.<\/p>\n\n\n\n<p>Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do t\u00eb mbahen m\u00eb 7 qershor, pasi Kuvendi i Kosov\u00ebs d\u00ebshtoi ta zgjedh\u00eb presidentin e ri brenda afateve kushtetuese. K\u00ebto do t\u00eb jen\u00eb zgjedhjet e treta parlamentare brenda 18 muajve n\u00eb Kosov\u00eb, pas atyre t\u00eb shkurtit dhe dhjetorit 2025.\/ REL<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs (LDK) ka zyrtarizuar marr\u00ebveshjen p\u00ebr garim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare t\u00eb 7 qershorit me ish-presidenten Vjosa Osmani, gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb partis\u00eb. Kryetari i LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku konfirmoi se LDK-ja e ka mb\u00ebshtetur propozimin e tij q\u00eb Osmani t\u00eb jet\u00eb bart\u00ebse e list\u00ebs zgjedhore dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":428557,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2006,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-428556","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kosova","9":"category-kryesore","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428556","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=428556"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428556\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":428558,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428556\/revisions\/428558"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/428557"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=428556"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=428556"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=428556"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}