{"id":428621,"date":"2026-05-13T12:27:41","date_gmt":"2026-05-13T10:27:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=428621"},"modified":"2026-05-13T12:27:49","modified_gmt":"2026-05-13T10:27:49","slug":"prokurimet-publike-ne-shqiperi-raportet-e-rames-kunder-dosjeve-te-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/prokurimet-publike-ne-shqiperi-raportet-e-rames-kunder-dosjeve-te-spak\/","title":{"rendered":"Prokurimet publike n\u00eb Shqip\u00ebri\/ Raportet e Ram\u00ebs kund\u00ebr dosjeve t\u00eb SPAK"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri dhe shefi i opozit\u00ebs jan\u00eb p\u00ebrplasur n\u00eb distanc\u00eb me dy versione t\u00eb kund\u00ebrta p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e prokurimeve publike, pra p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si tenderohen fondet publike, q\u00eb historikisht kan\u00eb qen\u00eb thembra e Akilit e administrat\u00ebs shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>I nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se skandalet e kan\u00eb zhytur imazhin e tij n\u00eb nj\u00eb batak korrupsioni, Edi Rama reklamoi nj\u00eb raport nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb e rendit Shqip\u00ebrin\u00eb m\u00eb lart se Gjermania dhe se Suedia p\u00ebr nj\u00eb kriter t\u00eb prokurimeve publike, si konkurueshm\u00ebria.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky ishte raporti i Gjykat\u00ebs Evropiane t\u00eb Llogarive, sipas t\u00eb cilit n\u00eb tabel\u00ebn e&nbsp;konkurrueshm\u00ebris\u00eb, Shqip\u00ebria kishte nj\u00eb p\u00ebrqindje n\u00eb mas\u00ebn 23.5%\u201d dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter performonte m\u00eb mir\u00eb se shtete si Gjermannia, Suedia, Finlanda, Franca etj.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cVendi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi k\u00ebto me shum\u00eb pak, pra 23.5%\u201d<\/em>&nbsp;u shpreh Rama q\u00eb duke marr\u00eb shkas nga ky tregues, foli p\u00ebr&nbsp;<em>\u201cecurin\u00eb e jasht\u00ebzakonshme\u201d<\/em>&nbsp;t\u00eb qeveris\u00eb dhe p\u00ebr&nbsp;<em>\u201cpun\u00ebn e jasht\u00ebzakonshme\u201d<\/em>&nbsp;t\u00eb ekspert\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Rama u kujdes ta shmang\u00eb artikulimin bajat&nbsp;<em>\u201cJemi m\u00eb mir\u00eb se Gjermania\u201d,<\/em>&nbsp;por shtoi se&nbsp;<em>\u201cShqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e para n\u00eb rajon n\u00eb prokurimet publike\u201d<\/em>&nbsp;dhe se&nbsp;<em>\u201csistemi i prokurimit publik q\u00eb ne kemi ngritur vit pas viti n\u00eb nj\u00eb proces transformues rr\u00ebnj\u00ebsor \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb pak i korruptuesh\u00ebm\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Natyrisht q\u00eb nj\u00eb realitet tjet\u00ebr solli Sali Berisha, q\u00eb citoi t\u00eb dh\u00ebnat nga organizata europiane Open Tender EU mbi gjendjen e prokurimeve publike n\u00eb Shqip\u00ebri.&nbsp;<em>\u201cKodi i mafies\u201d<\/em>&nbsp;e vulosi Berisha situat\u00ebn q\u00eb n\u00eb nisje t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Berisha tha se 1 miliard e gjysm\u00eb euro kan\u00eb shkuar vet\u00ebm p\u00ebr 10 firma shqiptare, t\u00eb lidhura me Ram\u00ebn, nj\u00eb fenomen q\u00eb e quajti&nbsp;<em>\u201cKoncentrim total mafioz pa tendera\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>\u201cTani, ku kan\u00eb shkuar 1 miliard e 500 milion\u00eb euro? Lubia. Lubia urdh\u00ebroni sa ka marr\u00eb. Rreth 1 miliard e 400 milion\u00eb. Dhe kur un\u00eb thosha q\u00eb kjo, gjat\u00eb gjith\u00eb mandatit t\u00eb saj, ka shp\u00ebrdoruar, ka vjedhur dhe ka shp\u00ebrdoruar 12 miliard\u00eb euro, kishte njer\u00ebz q\u00eb mendonin se ka nj\u00eb ekzagjerim\u201d u shpreh Berisha.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fakt, p\u00ebrtej Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb pikturuar nga Edi Rama si kampione rajonale e prokurimeve publike dhe p\u00ebrtej p\u00ebrshkrimit apokaliptik t\u00eb Sali Berish\u00ebs p\u00ebr \u201ckodin e mafies\u201d, ka nj\u00eb vend tjet\u00ebr se ku mund t\u00eb shihet se si funksionojn\u00eb tenderat, kon\u00e7ensionet dhe PPP-t\u00eb vitet e fundit. K\u00ebto jan\u00eb dosjet e SPAK.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke lexuar p\u00ebrgjimet, emailet, shkresat zyrtare, llogarit\u00eb financiare, kontratat, udh\u00ebtimet, mesazhet telefonike dhe vendimet e gjykatave krijohet nj\u00eb panoram\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb se si funksionon ky sistem n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Lapsi.al i \u00ebsht\u00eb rikthyer disa prej dosjeve q\u00eb kan\u00eb tronditur nga themelet opinionin publik, me shifra qindra miliona euro dhe ku sistemi i prokurimeve publike \u00ebsht\u00eb testuar fort.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>1. PPP-ja 100 milion\u00eb euro e sterilizimit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb nga aferat q\u00eb ilustron qart\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si u p\u00ebrdorur PPP-t\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i sterilizimit n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, me nj\u00eb vler\u00eb rreth 100 milion\u00eb euro. \u00c7\u00ebshtja \u00e7oi n\u00eb arrestimin e biznesmenit Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministrit Klodian Rrjepaj, nd\u00ebrsa ish-ministri Ilir Beqaj u hetua pas nd\u00ebrhyrjes s\u00eb gjyqtarit Erion Bani, i cili konstatoi se SPAK nuk kishte shkuar deri n\u00eb fund t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive politike.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb thelb t\u00eb dosjes q\u00ebndron hetimi i m\u00ebnyr\u00ebs se si u ngjiz kon\u00e7ensioni. Sipas SPAK dhe m\u00eb pas vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs, procedura u negociua n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me ligjin, duke favorizuar operatorin fitues dhe duke rritur kostot p\u00ebr shtetin.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb nga element\u00ebt m\u00eb komprometues jan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e af\u00ebrta mes ministrit dhe biznesmen\u00ebve q\u00eb p\u00ebrfituan kontrat\u00ebn. Dosja dokumenton udh\u00ebtime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta jasht\u00eb vendit mes Beqajt, biznesmenit Ilir Rrapaj dhe administrator\u00ebve t\u00eb kompanis\u00eb koncesionare, para dhe pas firmosjes s\u00eb PPP-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>SPAK evidenton se: \u201c<strong>Admir Daca, administrator i shoq\u00ebris\u00eb koncesionare \u201cSani Service\u201d \u2026 dhe shtetasi Ilir Beqaj me detyr\u00eb Minist\u00ebr i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kan\u00eb dalje nga pika kufitare e Rinasit\u2026\u201d<\/strong>&nbsp;nd\u00ebrsa kontaktet dhe udh\u00ebtimet kan\u00eb vazhduar edhe pas shpalljes fituese t\u00eb koncesionit.<\/p>\n\n\n\n<p>Dosja zbuloi gjithashtu se biznesmeni Ilir Rrapaj, q\u00eb kishte vet\u00ebm 1 mij\u00eb euro kapital, udh\u00ebtonte me makin\u00ebn e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Vet\u00eb Beqaj i ka minimizuar k\u00ebto kontakte duke deklaruar:&nbsp;<strong>\u201cT\u00eb udh\u00ebtosh Tiran\u00eb \u2013 Rom\u00eb apo Rom\u00eb \u2013 Tiran\u00eb \u2026 \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb normale\u201d.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Problemi i dosjes nuk ndalet te udh\u00ebtimet. Gjykata arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se kontrata u transformua gjat\u00eb negociatave n\u00eb favor t\u00eb koncesionarit. U hoq tavani maksimal i pages\u00ebs, iu kaluan shtetit kostot e energjis\u00eb dhe ujit, u ndryshuan kushte thelb\u00ebsore t\u00eb ofert\u00ebs dhe u krijua, sipas gjykat\u00ebs, nj\u00eb \u201cmonopol i maskuar\u201d p\u00ebr dhjet\u00eb vite.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vendimet e nd\u00ebrmjetme thuhet se procedura koncesionare u p\u00ebrdor&nbsp;<strong>\u201cp\u00ebr t\u2019i mund\u00ebsuar fituesit t\u00eb paracaktuar nj\u00eb kontrat\u00eb me afat t\u00eb gjat\u00eb dhe me nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme\u201d.&nbsp;<\/strong>Pra, ajo q\u00eb n\u00eb propagand\u00eb u shit si modernizim i kirurgjis\u00eb shqiptare, n\u00eb dosjen e SPAK del si nj\u00eb mekaniz\u00ebm ku rregullat e prokurimit publik u shtremb\u00ebruan p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb nj\u00eb kontrate gjigande t\u00eb paracaktuar.<\/p>\n\n\n\n<h5 class=\"wp-block-heading\"><strong>2) Inceneratori i Tiran\u00ebs, kur privati shkruante letrat e shtetit<\/strong><\/h5>\n\n\n\n<p>N\u00eb dosjen e inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs, nj\u00eb kon\u00e7ension me vler\u00eb mbi 130 milion euro t\u00eb kontrat\u00ebs kuptohet se si u zhduk kufiri mes administrat\u00ebs publike dhe p\u00ebrfituesit privat n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb sistemi inekzistent prokurimesh.<\/p>\n\n\n\n<p>Klodian Zoto \u00ebsht\u00eb njeriu q\u00eb del n\u00eb hetime fillimisht si biznesmen q\u00eb priste t\u00eb fitonte koncensionin, pastaj si personi q\u00eb n\u00eb realitet hartonte, korrigjonte dhe udh\u00ebzonte dokumentet q\u00eb dilnin nga institucionet shtet\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>Praktikisht, nd\u00ebrsa t\u00eb gjitha procedurat dhe kriteret e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb \u201cgar\u00ebs\u201d p\u00ebrgatiteshin nga biznesmeni q\u00eb do t\u00eb fitonte m\u00eb von\u00eb gar\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Ishte ky konteksti i nj\u00eb emaili t\u00eb sekuestruar nga SPAK, ku punonj\u00ebsi i Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit, Vladimir Bezhani, i d\u00ebrgonte Zotos nj\u00eb dokument q\u00eb lidhej me Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe i shkruante:&nbsp;<strong>\u201cShikoje dhe m\u00eb thuaj n\u00ebse je dakord.\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vend se t\u00eb pyeste ligjin, administrata pyeste Klodian Zoton, pra njeriun q\u00eb ishte n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb tryez\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas dosjes, Zoto hartonte edhe argumentet financiare q\u00eb Ministria e Mjedisit do t\u2019i d\u00ebrgonte Ministris\u00eb s\u00eb Financave p\u00ebr t\u00eb bindur qeverin\u00eb se PPP-ja ishte m\u00eb e leverdishme se prokurimi publik. Kur Ministria e Financave ngrinte dyshime, p\u00ebrgjigjja nd\u00ebrtohej s\u00ebrish nga Klodian Zoto q\u00eb kishte interes t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb miratimin e kontrat\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr email, Zoto i shkruante punonj\u00ebses s\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit:&nbsp;<strong>\u201cP\u00ebrgjigje p\u00ebrfundimtare MF nga MM.\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pra, edhe korrespondenca zyrtare e Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit p\u00ebr Ministrin\u00eb e Financave p\u00ebrgatitej nga njeriu q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitonte nga skema. Dosja e SPAK p\u00ebr inceneratorin, zbuloi mes t\u00eb tjerash se si shteti ishte kthyer n\u00eb sekretari t\u00eb privatit, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb e kishte zhb\u00ebr\u00eb totalisht sistemin e prokurimeve.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb kushte normale, afera e incenerator\u00ebve do t\u00eb mjaftonte p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar \u00e7do qeveri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sot ende d\u00ebgjojm\u00eb t\u00eb flitet p\u00ebr suksesin me tenderat n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<h5 class=\"wp-block-heading\"><strong>3) Drejtor\u00ebt e Bashkis\u00eb, tenderat n\u00eb dor\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb private<\/strong><\/h5>\n\n\n\n<p>Dosja e kompanis\u00eb 5D n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs e \u00e7on arroganc\u00ebn e vjedhjes s\u00eb fondeve publike n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb lart. K\u00ebtu privati kishte marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb gjith\u00e7ka, q\u00eb nga procedura e vler\u00ebsimit, te skualifikimi i konkurrent\u00ebve dhe te dor\u00ebzimi pran\u00eb administrat\u00ebs i rezultatit t\u00eb gatsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb tenderin p\u00ebr rikonstruksionin e parkimit te \u201cSelman St\u00ebrmasi\u201d, bisedat e administruara n\u00eb dosje tregojn\u00eb se punonj\u00ebsja e kompanis\u00eb 5D, Manjola Bunguri, analizonte dokumentet e konkurrent\u00ebve p\u00ebr t\u00eb gjetur&nbsp;<strong>arsye skualifikimi<\/strong>&nbsp;bashk\u00eb me administratorin e kompanis\u00eb private q\u00eb ishte paracaktuar t\u00eb fitonte tenderin, Nestor Muhametllari.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u201cNestor, Ndregjonit i gjeta plot mang\u00ebsi. Se k\u00ebt\u00eb kisha merak\u201d<\/strong>&nbsp;i thot\u00eb ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrgjigjja e administratorit t\u00eb 5D \u00ebsht\u00eb plot g\u00ebzim:&nbsp;<strong>\u201cAaaaa shum\u00eb mir\u00eb. Shyqyr se at\u00eb kisha merak.\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtat skualifikime, zbulon dosja e SPAK, i kalonin formalisht autoritetit kontraktor, sikur t\u00eb ishin produkt i Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr bised\u00eb, drejtoresha e Tirana Parking, Eglantina Z\u00ebre, nd\u00ebrsa komunikonte me administratorin e kompanis\u00eb fituese pret urdhrin duke pyetur:&nbsp;<strong>\u201cC\u2019b\u00ebn mo\u2026 Do e mbyllim apo doni dru\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ai i p\u00ebrgjigjet: \u201c<strong>Ja kam dh\u00ebn\u00eb Manjol\u00ebs, deri nes\u00ebr mbyllet.\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pra, procedura nuk mbyllej nga komisioni publik, por nga kompania private. Administrata thjesht priste q\u00eb privati t\u00eb p\u00ebrfundonte pun\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr, edhe m\u00eb flagrant, drejtoresh\u00ebs s\u00eb Klubit Sportiv Tirana, Deborah Ke\u00e7i, i k\u00ebrkohet t\u2019i d\u00ebrgoj\u00eb administratorit t\u00eb kompanis\u00eb 5D, Nestor Muhametllarit kredencialet e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave. Ajo bindet menj\u00ebher\u00eb dhe ia d\u00ebrgon username-et dhe fjal\u00ebkalimet, pastaj pyet:&nbsp;<strong>\u201cDo e b\u00ebni ju vler\u00ebsimin tani?\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrgjigjja nga kompania private \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb:&nbsp;<strong>\u201cPo po patjet\u00ebr, nes\u00ebr.\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb tenderi \u00ebsht\u00eb i asgj\u00ebsuar, bashk\u00eb me sistemin e prokurimeve. Komisioni ekziston vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr. Kredencialet i p\u00ebrdor kompania private q\u00eb del fituese, nd\u00ebrsa institucionet sh\u00ebrbejn\u00eb si noter\u00eb t\u00eb nj\u00eb rezultati t\u00eb vendosur jasht\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00eb Deborah Ke\u00e7i duket se e kuptonte paligjshm\u00ebrin\u00eb e asaj q\u00eb ndodhte, kur sipas dosjes shprehej:&nbsp;<strong>\u201cAman kujdes se mos p\u00ebrfundojm\u00eb n\u00eb burg.\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb fjalia e vetme n\u00eb dosjen e drejtor\u00ebve t\u00eb Erion Veliajt ku administrata shfaq pak frik\u00eb nga pasojat penale.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\"><strong>4) Tuneli i Llogaras\u00eb, Balluku q\u00eb survejonte tenderat hap pas hapi<\/strong><\/h4>\n\n\n\n<p>Dosja e tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga rastet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, ku 50 milion euro jan\u00eb grabitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb trash\u00eb t\u00eb mundshme. Nga hetimet e SPAK del p\u00ebrfshirje direkte e nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb politik n\u00eb tenderin me vler\u00eb 189 milion\u00eb euro.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas SPAK, Belinda Balluku e ndiqte, e orientonte dhe e komandonte procedur\u00ebn e tenderit n\u00eb \u00e7do faz\u00eb, duke shp\u00ebrfillur nj\u00eb sistem prokurimi q\u00eb ka vler\u00eb vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb tenderin e par\u00eb, ku oferta m\u00eb e favorshme ishte dh\u00ebn\u00eb nga \u201cGjoka Konstruksion\u201d, Balluku i shkruan Evis Berberit:&nbsp;<strong>\u201cKam at\u00eb ndjesin\u00eb time q\u00eb nuk duhet\u201d.&nbsp;<\/strong>Kaq mjafton q\u00eb tenderi t\u00eb anulohet. Pak m\u00eb pas, urdhri b\u00ebhet m\u00eb i qart\u00eb:<strong>&nbsp;\u201cMendoj ta anulojm\u00eb. Skualifikoi t\u00eb gjith\u00eb.\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrgjigjja e Ervis Belerit q\u00eb nuk flet, nuk d\u00ebgjon dhe nuk shikon p\u00ebrtej urdhrit t\u00eb ministres \u00ebsht\u00eb po aq e shpejt\u00eb:&nbsp;<strong>\u201cE mbyllem. Sot e ke t\u00eb mbaruar.\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pa asnj\u00eb analiz\u00eb ligjore dhe pa asnj\u00eb diskutim, urdhri zbatohet. Tenderi anulohet meq\u00ebn\u00ebse kjo ishte \u201cndjesia\u201d e ministres.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb pas hapet tenderi i dyt\u00eb me gati 50 milion euro m\u00eb shum\u00eb, por nd\u00ebrkoh\u00eb ministrja Belinda Balluku dhe kryeministri Edi Rama kishin udh\u00ebtuar drejt Truqis\u00eb, ku kishin takuar p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e kompanis\u00eb turke. Kryeministri Edi Rama i ka pranuar publikisht k\u00ebto takime, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb komunikimet tregojn\u00eb se takimet e turqve q\u00eb do t\u00eb fitonin tenderin e dyt\u00eb vijuan edhe n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Mesazhet n\u00eb dosjen e SPAK d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr koordinime t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta me vart\u00ebsit e Belinda Ballukut. Punonj\u00ebsja e Ministris\u00eb, Arta Gurabardhi, i shkruan Berberit:<strong>&nbsp;\u201cVisi hajde t\u2019i takojm\u00eb bashk\u00eb se k\u00ebshtu tha shefja\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pra, \u201cshefja\u201d caktonte takimet me operator\u00ebt ekonomik\u00eb. Dhe k\u00ebta ishin kompania q\u00eb m\u00eb pas do t\u00eb lidhej me fituesin e tenderit.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pas koordinimit, thot\u00eb SPAK, konsorciumi turk nuk plot\u00ebsonte kriteret thelb\u00ebsore ligjore dhe teknike. Megjithat\u00eb, ai u shpall fitues.<\/p>\n\n\n\n<p>Prokuroria e thot\u00eb hapur se kjo ka ndodhur&nbsp;<strong>\u201cn\u00eb saj\u00eb t\u00eb veprimeve t\u00eb kund\u00ebrligjshme t\u00eb shtetases Belinda Balluku, n\u00eb bashk\u00ebpunim me an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave.\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb tej, e nj\u00ebjta skem\u00eb funksionon edhe p\u00ebr ndarjen e tenderave t\u00eb unaz\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe aty \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish ministrja q\u00eb jep sinjalin p\u00ebr hapjen e tenderit, ndjek ofertat, takimet dhe cakton fituesit. Kuptohet se komisionet, kriteret dhe procedurat jan\u00eb thjesht skenografi. Gara pasqyrohet n\u00eb sistem, por vendimet merren n\u00eb telefona.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\"><strong>5) AKSHI, kur tenderin e cakton pengmarrja<\/strong><\/h4>\n\n\n\n<p>Rasti i AKSHI-t \u00ebsht\u00eb ndoshta m\u00eb ekstremi, sepse tregon kalimin nga truket e administrat\u00ebs te dhuna e bandave kriminale n\u00eb sistemet e prokurimit. SPAK ka zbuluar se tenderat e teknologjis\u00eb, shpesh t\u00eb klasifikuar si \u201csekret shtet\u00ebror\u201d, kontrolloheshin nga nj\u00eb rrjet biznesmen\u00ebsh t\u00eb lidhur me institucionin, nd\u00ebrsa konkurrent\u00ebt q\u00eb ankimonin procedurat p\u00ebrballeshin me k\u00ebrc\u00ebnime p\u00ebr jet\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>I till\u00eb \u00ebsht\u00eb rasti i biznesmenit Gerond Me\u00e7e, rr\u00ebfimi i t\u00eb cilit ishte pika q\u00eb derdhi got\u00ebn e sistemit t\u00eb prokurimeve, q\u00eb tashm\u00eb kishte dal\u00eb nga binar\u00ebt tek AKSHI. Me\u00e7e kishte b\u00ebr\u00eb ankime n\u00eb Komisionin e Prokurimit Publik p\u00ebr disa procedura, duke vonuar k\u00ebshtu parat\u00eb p\u00ebr Ergys Agasin dhe p\u00ebr Ermal Beqirin.<\/p>\n\n\n\n<p>Por m\u00eb 12 gusht 2025, persona t\u00eb veshur si agjent\u00eb t\u00eb BKH-s\u00eb e mor\u00ebn peng, e d\u00ebrguan n\u00eb zon\u00ebn e Krrab\u00ebs dhe i k\u00ebrkuan t\u00eb t\u00ebrhiqej nga ankimimet.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij, pengmarr\u00ebsit i treguan nj\u00eb let\u00ebr me tabel\u00eb Excel ku renditeshin tenderat p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kompania e tij kishte b\u00ebr\u00eb ankesa.&nbsp;<strong>\u201cE njeh k\u00ebt\u00eb let\u00ebr?\u201d&nbsp;<\/strong>ishte pyetja n\u00ebn qyt\u00ebn e arm\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u201cJan\u00eb tendera q\u00eb ke ankimuar ti dhe duhet t\u00eb t\u00ebrhiqesh. Nuk kemi pun\u00eb me lek\u00ebt e tua, ne e dim\u00eb q\u00eb ke lek\u00eb, i g\u00ebzofsh ato, por s\u2019ke pun\u00eb te k\u00ebto procedura dhe do t\u00eb t\u00ebrhiqesh nga k\u00ebto procedura\u201d&nbsp;<\/strong>citohet t\u00eb tregoj\u00eb Gerond Me\u00e7e n\u00eb dosje.<\/p>\n\n\n\n<p>Pjesa m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb lidhet me nd\u00ebrhyrjen e dyshuar n\u00eb Komisionin e Prokurimit Publik. Biznesmeni Gerond Me\u00e7e tregon se u mbajt peng derisa kompania e tij t\u00eb t\u00ebrhiqej nga ankimimet dhe se lirimi ndodhi vet\u00ebm pasi pengmarr\u00ebsit mor\u00ebn konfirmim brenda pak sekondash se t\u00ebrheqja ishte depozituar n\u00eb sistem.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb dosje shkruhet se:&nbsp;<strong>\u201cKa dyshime se grupi q\u00eb e mori peng e liroi rreth or\u00ebs 16:20 t\u00eb dat\u00ebs 12.08.2025, vet\u00ebm pasi mori konfirmim se t\u00ebrheqjet ishin depozituar nga kompania n\u00eb sistemin e KPP.\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Dhe m\u00eb tej, prokurori shpjegon se pse kjo \u00ebsht\u00eb kaq e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr sistemin e tenderimeve:<strong>&nbsp;\u201cK\u00ebt\u00eb dyshim e lidh me faktin se, nga eksperienca e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, p\u00ebr t\u00eb verifikuar n\u00eb koh\u00eb reale nj\u00eb t\u00ebrheqje nga procedurat e ankimimit, duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb autoritet apo lidhje brenda KPP q\u00eb ka akses dhe kompetenc\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb verifikim.\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb momenti ku tenderat e AKSHI-t japin prova se dhuna kriminale dhe procedura administrative mund t\u00eb ken\u00eb funksionuar n\u00eb sinkron. Banda priste sinjalin nga sistemi dhe sistemi i ktheu sinjal band\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Me\u00e7e p\u00ebrmend edhe emrin e nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb KPP-s\u00eb, duke deklaruar:&nbsp;<strong>\u201cDyshoj se ky person \u00ebsht\u00eb shtetasi Kreshnik Timova, an\u00ebtar i KPP.\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ai shton se pasi bandit\u00ebt e kthyen n\u00eb sht\u00ebpi, kompania e tij k\u00ebrkoi m\u00eb pas pezullimin e njoftimit t\u00eb t\u00ebrheqjes, duke pretenduar se sistemi ishte hakuar, por KPP vendosi me shpejt\u00ebsi t\u00eb pazakont\u00eb.&nbsp;<strong>\u201cPavar\u00ebsisht k\u00ebsaj k\u00ebrkese p\u00ebr pezullim, KPP, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, ka marr\u00eb vendim m\u00eb dat\u00eb 13.08.2025 p\u00ebr mospranimin e pezullimit t\u00eb njoftimit t\u00eb t\u00ebrheqjes, edhe pse nuk kishte koh\u00eb q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shqyrtohej n\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb.\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kjo pjes\u00eb e dosjes \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e faz\u00ebs m\u00eb t\u00eb degraduar t\u00eb prokurimeve publike: tendera t\u00eb manipuluar nga brenda dhe nj\u00eb biznesmen q\u00eb lirohet nga pengmarrja vet\u00ebm pasi sistemi i prokurimeve konfirmon se \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrball\u00eb k\u00ebtyre historive tashm\u00eb t\u00eb cituara n\u00eb dosjet e SPAK, \u00e7do raport nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb mat procedura, tabela apo indikator\u00eb formal\u00eb duket si perde shum\u00eb e holl\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbuluar nj\u00eb realitet kok\u00ebfort\u00eb, ku gara rezulton e deformuar n\u00eb themel, me tendera t\u00eb dirigjuar nga lart, kompani private q\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn e shtetit dhe, n\u00eb rastin m\u00eb ekstrem, banda kriminale q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb me jet\u00eb operator\u00ebt ekonomik\u00eb.\/Lapsi.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri dhe shefi i opozit\u00ebs jan\u00eb p\u00ebrplasur n\u00eb distanc\u00eb me dy versione t\u00eb kund\u00ebrta p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e prokurimeve publike, pra p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si tenderohen fondet publike, q\u00eb historikisht kan\u00eb qen\u00eb thembra e Akilit e administrat\u00ebs shqiptare. I nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se skandalet e kan\u00eb zhytur imazhin e tij n\u00eb nj\u00eb batak korrupsioni, Edi Rama reklamoi nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":428622,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-428621","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428621","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=428621"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428621\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":428623,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428621\/revisions\/428623"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/428622"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=428621"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=428621"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=428621"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}