{"id":428761,"date":"2026-05-20T11:41:43","date_gmt":"2026-05-20T09:41:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=428761"},"modified":"2026-05-20T11:41:45","modified_gmt":"2026-05-20T09:41:45","slug":"aktivistja-largohet-nga-shqiperia-behet-kandidatet-mbahen-larg-per-vendimet-njoftoheshim-ne-rrjete-sociale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/aktivistja-largohet-nga-shqiperia-behet-kandidatet-mbahen-larg-per-vendimet-njoftoheshim-ne-rrjete-sociale\/","title":{"rendered":"Aktivistja largohet nga \u2018Shqip\u00ebria B\u00ebhet\u2019: Kandidat\u00ebt mbahen larg, p\u00ebr vendimet njoftoheshim n\u00eb rrjete sociale"},"content":{"rendered":"<p>Aktivistja\u00a0Arlida Lleshi\u00a0ka njoftuar publikisht largimin nga partia \u2018Shqip\u00ebria B\u00ebhet\u2019 q\u00eb drejtohet nga\u00a0Adriatik Lapaj. Shkak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb refuzimi nga kryesia e partis\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur banor\u00ebt e Rrjollit n\u00eb protestat e tyre kund\u00ebr realizimit t\u00eb projektit \u201cBlue Borgo\u201d me pronar biznesmenin dhe botuesin Bashkim Ulaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Arlida Lleshi ka shprehur e t\u00eb tjera pak\u00ebnaq\u00ebsi nga drejtimi i k\u00ebsaj partis\u00eb politike, ku thot\u00eb se vendimmarrjet ishin target vet\u00ebm i kryesis\u00eb, nd\u00ebrsa kandidat\u00eb e votuar liheshin jasht\u00eb. Gjithashtu ajo thot\u00eb njoftimet i merrnin n\u00ebp\u00ebrmjet rrjeteve sociale.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Reagimi i plot\u00eb i Arilda Lleshit:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nuk jam m\u00eb pjes\u00eb e Shqip\u00ebria B\u00ebhet!<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin dhe eksperienc\u00ebn time, l\u00ebvizja q\u00eb u fut n\u00eb politik\u00eb me misionin p\u00ebr ta demokratizuar vendin nuk po e praktikon demokracin\u00eb s\u00eb brendshmi.<\/p>\n\n\n\n<p>Zgjedhjet e 2025 ishin nj\u00eb pik\u00eb kritike p\u00ebr vendin dhe si aktiviste nuk mund t\u00eb q\u00ebndroja neutrale. Zgjodha t\u2019i bashkohem partis\u00eb Shqip\u00ebria B\u00ebhet n\u00eb zgjedhjet e fundit, si partia e vetme e re q\u00eb e kuptonte nevoj\u00ebn dhe urgjenc\u00ebn shoq\u00ebrore p\u00ebr bashkim, q\u00eb i ftoi partit\u00eb e tjera t\u00eb reja t\u00eb bashk\u00ebpunonin dhe nuk i sulmoi. U p\u00ebrpoq\u00ebm modestisht me grupin #duatevotoj2025 t\u2019i afronim l\u00ebvizjet e reja p\u00ebrmes nj\u00eb kauze konkrete. Pavar\u00ebsisht se asnj\u00ebra pal\u00eb nuk u p\u00ebrpoq sinqerisht p\u00ebr bashkim, Shqip\u00ebria B\u00ebhet u tregua m\u00eb kontruktive dhe e d\u00ebgjoi mesazhin e njer\u00ebzve p\u00ebr bashkim.<\/p>\n\n\n\n<p>Jam krenare q\u00eb i dol\u00ebm p\u00ebrball\u00eb mafias n\u00eb zgjedhjet e 2025 bashk\u00eb me ekipin e shk\u00eblqyer t\u00eb Lezh\u00ebs, duke iu dh\u00ebn\u00eb njer\u00ebzve nj\u00eb alternativ\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas zgjedhjeve, Endri Shabani i hodhi n\u00eb er\u00eb p\u00ebrpjekjet tona. Shum\u00eb e kan\u00eb par\u00eb at\u00eb q\u00eb ndodhi si p\u00ebrplasje p\u00ebr mandat, por n\u00eb fakt nuk ishte ashtu. Ishte p\u00ebrplasje p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim. Endri as nuk e synonte mandatin. Thjesht donte t\u00eb hidhte n\u00eb er\u00eb gjith\u00e7ka. M\u00eb von\u00eb kjo u pa qart\u00eb, kur ai u zgjodh avokat i popullit me firmat e PD-s\u00eb dhe votat e PS-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ishte goditja e dyt\u00eb e madhe pas rezultatit, por grupi iniciator q\u00ebndroi, vazhdoi dhe un\u00eb q\u00ebndrova me ta.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas skandalit me Belinda Ballukun dhe bllokimin e pezullimit dhe arrestimit t\u00eb saj nga Partia Socialiste, shoq\u00ebria duhet t\u00eb reagonte: me drejt\u00ebsin\u00eb apo me mafian. Bashk\u00eb me aktivist\u00ebt e Shqip\u00ebria B\u00ebhet rezistuam n\u00eb t\u00eb ftohtin dhe shiun e dhjetorit e janarit, shpesh her\u00eb vet\u00ebm me nj\u00eb mushama veshur.<\/p>\n\n\n\n<p>Ishte protesta m\u00eb radikale paq\u00ebsore nga nj\u00eb parti politike n\u00eb historin\u00eb e tranzicionit shqiptar. Jam krenare q\u00eb e b\u00ebra k\u00ebt\u00eb sakrific\u00eb p\u00ebr vendin tim krahas k\u00ebtyre aktivist\u00ebve. Vendi drejtohet nga mafia dhe brenda vetes kam vite q\u00eb dua t\u00eb ul\u00ebras. Ato dit\u00eb disi arrita t\u00eb ul\u00ebrisja, t\u00eb tregoja se gjendja ishte alarmante dhe se un\u00eb isha e gatshme t\u00eb ftohesha aty me shpres\u00ebn q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebja di\u00e7ka.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk kam qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb pjes\u00eb e strukturave dhe vendimmarrjes s\u00eb Shqip\u00ebria B\u00ebhet. Kam par\u00eb plot vend p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim, por jam e predispozuar t\u2019i mir\u00ebkuptoj dhe mos t\u2019i paragjykoj njer\u00ebzit q\u00eb p\u00ebrpiqen ta luftojn\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem. Sulmi \u00ebsht\u00eb aq i madh dhe n\u00eb t\u00eb gjitha frontet, mb\u00ebshtetja shum\u00eb e kursyer dhe gabimet t\u00eb paevitueshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Mir\u00ebpo gjat\u00eb k\u00ebsaj proteste, arrita t\u00eb kuptoj di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb nga funksionimi i partis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pika e par\u00eb e thyerjes p\u00ebr mua ishte Rrjolli. Njer\u00ebzit nuk po vinin te protestat tona, por po ngriheshin n\u00eb protesta gjithandej. Duhet t\u00eb shkonim ne tek ata dhe jo anasjelltas. Kur nisi protesta e Rrjollit, iu bashkova n\u00eb mb\u00ebshtetje. Kam k\u00ebrkuar mb\u00ebshtetjen e Shqip\u00ebria B\u00ebhet n\u00eb \u00e7do moment. Edhe pse kan\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb protestat n\u00eb Tiran\u00eb, nuk e kan\u00eb mb\u00ebshtetur Rrjollin dhe nuk kan\u00eb qen\u00eb asnj\u00eb dit\u00eb n\u00eb Rrjoll. N\u00eb diskutimet me to, shprehen se \u201ck\u00ebto kauza rrisin profilin e ndonj\u00eb aktivisti, por partia duhet t\u00eb fokusohet n\u00eb pun\u00eb t\u00eb tjera\u201d, q\u00eb n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb (edhe ky i keq) tregojn\u00eb paqart\u00ebsi politike (nuk e din\u00eb \u00e7far\u00eb dhe k\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb dhe cila \u00ebsht\u00eb arsyeja e ekzistenc\u00ebs s\u00eb tyre) dhe n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq, kompromentim. M\u00eb pas, koordinova komunitetet e Rrjollit dhe t\u00eb Durr\u00ebsit q\u00eb t\u00eb protestonin s\u00eb bashku para parlamentit dhe s\u00ebrish iu k\u00ebrkova q\u00eb t\u2019i prinin k\u00ebsaj kauze, por n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, n\u00eb mbledhjen e kryesis\u00eb s\u00eb asaj dite, kan\u00eb vendosur q\u00eb pjes\u00ebmarrja n\u00eb protesta t\u00eb tilla duhet t\u00eb b\u00ebhet me vendim kryesie. N\u00eb Rrjoll kam shkuar vet\u00eb, jo me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebria B\u00ebhet, mir\u00ebpo kushdo q\u00eb pyet, thon\u00eb se m\u00eb kan\u00eb d\u00ebrguar ata si p\u00ebrfaq\u00ebsuese.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb bashku me aktivist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb brenda l\u00ebvizjes u b\u00ebm\u00eb bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar transparenc\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje dhe t\u00eb tjera. Kandidat\u00ebt e votuar mbahen larg vendimmarrjes; vendimet i merr nj\u00eb kryesi e em\u00ebruar. Vendimmarrjes i afrohesh me besnik\u00ebri ndaj grupit, jo me merit\u00eb. S\u2019ka forume p\u00ebr diskutime p\u00ebr aksionin politik. Vendimet i marrim vesh nga rrjetet sociale. Zgjedhjet e brendshme shtyheshin vazhdimisht. D\u00ebrguam nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb firmosur nga dhjetra aktivist\u00eb dhe kandidat\u00eb. P\u00ebrpjekja u trajtua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb armiq\u00ebsore. Takimi nuk b\u00ebri aspak transparenc\u00eb, por u kthye n\u00eb sulm ndaj nesh.<\/p>\n\n\n\n<p>Dola nga aty me bindjen tashm\u00eb se grupi i ngusht\u00eb i Shqip\u00ebria B\u00ebhet do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb nj\u00eb grupim i mbyllur, q\u00eb pranon n\u00eb brend\u00ebsi vet\u00ebm ata q\u00eb binden dhe q\u00eb un\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebja asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar situat\u00ebn. Parimet e demokracis\u00eb dhe meritokracis\u00eb q\u00eb shpallin nuk i praktikojn\u00eb s\u00eb brendshmi.<\/p>\n\n\n\n<p>Angazhimi im vazhdon. Qytetar\u00ebt po shtypen \u00e7do dit\u00eb nga bab\u00ebzia e pushtetar\u00ebve dhe duhet t\u00eb jemi aty ku ndjehet m\u00eb s\u00eb shumti shtypja. Un\u00eb do jem!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Aktivistja\u00a0Arlida Lleshi\u00a0ka njoftuar publikisht largimin nga partia \u2018Shqip\u00ebria B\u00ebhet\u2019 q\u00eb drejtohet nga\u00a0Adriatik Lapaj. Shkak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb refuzimi nga kryesia e partis\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur banor\u00ebt e Rrjollit n\u00eb protestat e tyre kund\u00ebr realizimit t\u00eb projektit \u201cBlue Borgo\u201d me pronar biznesmenin dhe botuesin Bashkim Ulaj. Arlida Lleshi ka shprehur e t\u00eb tjera pak\u00ebnaq\u00ebsi nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":428762,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-428761","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428761","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=428761"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428761\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":428763,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428761\/revisions\/428763"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/428762"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=428761"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=428761"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=428761"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}