{"id":429055,"date":"2026-06-03T14:00:45","date_gmt":"2026-06-03T12:00:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=429055"},"modified":"2026-06-03T14:00:46","modified_gmt":"2026-06-03T12:00:46","slug":"noizy-deshmon-ne-gjkko-clevio-eshte-i-fiksuar-me-mua","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/noizy-deshmon-ne-gjkko-clevio-eshte-i-fiksuar-me-mua\/","title":{"rendered":"Noizy d\u00ebshmon n\u00eb GJKKO: Clevio \u00ebsht\u00eb i fiksuar me mua"},"content":{"rendered":"<p>Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, ka d\u00ebshmuar t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (GJKKO) n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor ndaj Laert Haxhiut, lidhur me episodin e v\u00ebnies s\u00eb tritolit n\u00eb biznesin e tij n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb vitin 2022.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij, Noizy&nbsp;ka deklaruar se nat\u00ebn e shp\u00ebrthimit ndodhej n\u00eb pallatin ku ishte vendosur eksplozivi, nd\u00ebrsa ngjarjen e m\u00ebsoi pasi u zgjua n\u00eb m\u00ebngjes dhe pa d\u00ebmet e shumta t\u00eb shkaktuara. Sipas tij, dyshimet e para e \u00e7uan n\u00eb nj\u00eb konflikt q\u00eb kishte pasur nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb me Kleviol Ahmetin, p\u00ebr t\u00eb cilin tha se prej vitesh e kishte shqet\u00ebsuar p\u00ebrmes fyerjeve dhe k\u00ebrc\u00ebnimeve n\u00eb rrjete sociale.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cNj\u00eb hamend\u00ebsim e kisha se kush e kishte b\u00ebr\u00eb. M\u00eb ndodhi nj\u00eb problem nj\u00eb nat\u00eb p\u00ebrpara te nj\u00eb tjet\u00ebr lokal q\u00eb kam n\u00eb Durr\u00ebs, me nj\u00eb person q\u00eb \u00ebsht\u00eb i fiksuar, sjelljet e nj\u00eb fansi t\u00eb fiksuar. Po nuk i dhe v\u00ebmendje b\u00ebhet agresiv dhe sjell problemin deri tek sht\u00ebpia.\u201d<\/em>, tha ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Reperi tregoi gjithashtu se Kleviol Ahmeti kishte shkuar n\u00eb lokalin e tij nj\u00eb dit\u00eb para shp\u00ebrthimit, i shoq\u00ebruar nga rreth 20 persona dhe disa automjete, duke shkaktuar nj\u00eb konflikt fizik.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c<em>M\u00eb erdhi n\u00eb lokal nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara shp\u00ebrthimit p\u00ebr t\u2019u sqaruar demek, vjen me 20 vet\u00eb. Fjala e par\u00eb q\u00eb thot\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cKu \u00ebsht\u00eb ai legeni\u201d. Futet brenda, dalim jasht\u00eb dhe pastaj ndodh nj\u00eb konflikt fizik te shkall\u00ebt e lokalit. T\u00eb nes\u00ebrmen ndodhi tritoli. E kam takuar m\u00eb p\u00ebrpara, ka ardhur me nj\u00eb shokun e vet p\u00ebr tu sqaruar kur un\u00eb isha me familjar\u00ebt e mi. Kur dol\u00ebm nga lokali filloi prap avazin duke m\u00eb shar\u00eb.\u201d<\/em>, shtoi ai.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb tej, artisti pretendoi se pas k\u00ebsaj ngjarjeje iu dogj edhe nj\u00eb automjet.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c<em>Iku n\u00eb Dubai pagoi disa \u00e7una nga Vlora dhe m\u00eb dogj\u00ebn makin\u00ebn. Nga ana ime nuk ka situat\u00eb konfliktuale, nga ana e tij po. P\u00ebr Laert Haxhiun nuk kam d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb, e d\u00ebgjova emrin e tij m\u00eb mbrapa para 3 vitesh. E d\u00ebgjova kur u b\u00eb publik rasti im.<\/em>\u201c, ka theksuar ai.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lidhje me Laert Haxhiun, Noizy tha se nuk kishte pasur asnj\u00eb njohje apo informacion p\u00ebr t\u00eb deri n\u00eb momentin kur rasti i vendosjes s\u00eb tritolit u b\u00eb publik.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cP\u00ebr Laert Haxhiun nuk kam d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb, e d\u00ebgjova emrin e tij m\u00eb mbrapa para 3 vitesh. E d\u00ebgjova kur u b\u00eb publik rasti im.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Pas shp\u00ebrthimit t\u00eb tritolit n\u00eb lokalin e reperit, q\u00ebndron grupi i Laert Haxhiut. Sipas policis\u00eb, autor\u00eb t\u00eb dyshuar jan\u00eb Laert Haxhiu, Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi) dhe Erisiano Abedini. Ngjarja ndodhi m\u00ebngjesin e 8 qeshorit 2022, ku si pasoj\u00eb e shp\u00ebrthimit pati vet\u00ebm d\u00ebme materiale.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>D\u00cbSHMIA E NOIZYT N\u00cb GJKKO:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kam dijeni p\u00ebr vendosjen e l\u00ebnd\u00ebs plasese n\u00eb Durr\u00ebs. Kam qen\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pallat ku u vendos ekspozivi, kam patur dritaren hapur. Kam qen\u00eb n\u00eb gjum\u00eb , d\u00ebgjova shp\u00ebrthimin dhe m\u00eb doli gjumi kuptova q\u00eb di\u00e7ka ndodhi. Zbrita posht\u00eb dhe kuptova q\u00eb ishte vendosur nj\u00eb eksploziv. M\u00eb doli gjumi zbrita posht\u00eb, ishte babi im posht\u00eb, motra po ashtu mund t\u00eb ket\u00eb ardhur, mamin e mbaj mend. Tritoli u vendos n\u00eb katin e par\u00eb t\u00eb pallatit ku q\u00ebndroja. Prind\u00ebrit jetojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pallat, por n\u00eb nj\u00eb kat m\u00eb sip\u00ebr. Kur zbrita, ngjarja kishte ndodhur rreth or\u00ebs 03:00-04:00, un\u00eb u zgjova n\u00eb or\u00ebn 09:00.<\/p>\n\n\n\n<p>Ishin shkat\u00ebrruar xhamat e lokalit dhe t\u00eb dyqanit posht\u00eb. Kam nj\u00eb firm\u00eb rrobash dhe nj\u00eb lokal, t\u00eb dy pronat jan\u00eb t\u00eb miat. Pash\u00eb komshinjt\u00eb, polici pa fund dhe kishte plasur nj\u00eb tritol. Hyrja ishte komplet e shkat\u00ebrruar dhe n\u00eb kat t\u00eb par\u00eb dhe n\u00eb kat t\u00eb dyt\u00eb. Ishte shkaktuar nj\u00eb grop\u00eb e madhe n\u00eb tok\u00eb nga sasia e tritolit. Ishte thyer mermeri komplet. Nj\u00eb hamend\u00ebsim e kisha se kush e kishte b\u00ebr\u00eb. M\u00eb ndodhi nj\u00eb problem nj\u00eb nat\u00eb p\u00ebrpara te nj\u00eb tjet\u00ebr lokal q\u00eb kam n\u00eb Durr\u00ebs, me nj\u00eb person q\u00eb \u00ebsht\u00eb i fiksuar, sjelljet e nj\u00eb fansi t\u00eb fiksuar\u2026 Po nuk i dhe v\u00ebmendje b\u00ebhet agresiv dhe sjell problemin deri tek sht\u00ebpia. Kur shan dhe k\u00ebrc\u00ebnon n\u00eb rrjetet sociale ai t\u00eb vjen dhe deri tek sht\u00ebpia. Kleviol Ahmeti \u00ebsht\u00eb personi, sharjet q\u00eb nga 2019 nuk jan\u00eb ndalur asnj\u00ebher\u00eb. Njohje me Kleviolin nuk kam patur asnj\u00ebher\u00eb, as bashk\u00ebpunime. \u00cbsht\u00eb i fiksuar me mua, k\u00ebrkon me se sb\u00ebn v\u00ebmendjen time. Do t\u00eb b\u00ebhet shok me mua, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb nuk dua t\u00eb b\u00ebhem shok me t\u00eb. Nuk ta shpjegoj dot nivelin e fiksimit t\u00eb atij me mua. Nuk e di a e njihni, por del n\u00eb TikTok dhe shan t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Ai e ka kuptuar q\u00eb merr vemendje kur p\u00ebrmendet \u201cNoizy\u201d dhe nuk e ka ndalur asnj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb i \u00e7mendur pas meje. M\u00eb erdhi n\u00eb lokal nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara shp\u00ebrthimit p\u00ebr t\u2019u sqaruar demek, vjen me 20 vet\u00eb. Fjala e par\u00eb q\u00eb thot\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cKu \u00ebsht\u00eb ai legeni\u201d. Futet brenda, dalim jasht\u00eb dhe pastaj ndodh nj\u00eb konflikt fizik te shkall\u00ebt e lokalit. T\u00eb nes\u00ebrmen ndodhi tritoli. E kam takuar m\u00eb p\u00ebrpara, ka ardhur me nj\u00eb shokun e vet p\u00ebr tu sqaruar kur un\u00eb isha me familjar\u00ebt e mi. Kur dol\u00ebm nga lokali filloi prap avazin duke m\u00eb shar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>I thot\u00eb vet\u00ebs artist, ka b\u00ebr\u00eb disa k\u00ebng\u00eb. Ai b\u00ebn shum\u00eb gj\u00ebra, por nuk b\u00ebn asgj\u00eb. Ishte live Tik Tok gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, tregonte arm\u00eb n\u00eb video, e dija q\u00eb po vinte. Nuk njihja ask\u00ebnd nga ata q\u00eb shoq\u00ebrohej Klevioli. Erdh\u00ebn me makina, me 5 t\u00eb tilla. U largua me makin\u00eb pastaj, ishte pasagjer. Prezenca e tij n\u00eb pron\u00ebn e tij duke m\u00eb ofenduar mua, sharjet, u b\u00ebn\u00eb shkak p\u00ebr nxitjen e konfliktit. Erdhi brenda dhe m\u00eb tha \u201cDo t\u00eb q\u00ebroj o pederast\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur erdhi n\u00eb pron\u00ebn time, un\u00eb e godita i pari, konflikti ndodhi disa sekonda. Pas k\u00ebsaj ngjarje, ai m\u00eb dogji edhe nj\u00eb automjet. Ai e ka gjyqin akoma hapur dhe nuk e di si ka dal\u00eb nga burgu. Iku n\u00eb Dubai pagoi disa \u00e7una nga Vlora dhe m\u00eb dogj\u00ebn makin\u00ebn. Nga ana ime nuk ka situat\u00eb konfliktuale, nga ana e tij po. P\u00ebr Laert Haxhiun nuk kam d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb, e d\u00ebgjova emrin e tij m\u00eb mbrapa para 3 vitesh. E d\u00ebgjova kur u b\u00eb publik rasti im.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, ka d\u00ebshmuar t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (GJKKO) n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor ndaj Laert Haxhiut, lidhur me episodin e v\u00ebnies s\u00eb tritolit n\u00eb biznesin e tij n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb vitin 2022. Gjat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij, Noizy&nbsp;ka deklaruar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":429056,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,323,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-429055","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kronika-e-zeze","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/429055","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=429055"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/429055\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":429057,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/429055\/revisions\/429057"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/429056"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=429055"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=429055"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=429055"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}