{"id":429174,"date":"2026-06-09T13:10:05","date_gmt":"2026-06-09T11:10:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=429174"},"modified":"2026-06-09T13:10:07","modified_gmt":"2026-06-09T11:10:07","slug":"protesta-perplas-ramen-me-mediat-boterore-rreziku-i-krizes-se-imazhit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/protesta-perplas-ramen-me-mediat-boterore-rreziku-i-krizes-se-imazhit\/","title":{"rendered":"Protesta p\u00ebrplas Ram\u00ebn me mediat bot\u00ebrore, rreziku i kriz\u00ebs s\u00eb imazhit!"},"content":{"rendered":"<p>\u201cDemokracia dhe liria jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa vlera p\u00ebr t\u2019u \u00e7muar; ato mund t\u00eb jen\u00eb vet\u00eb kushti i domosdosh\u00ebm p\u00ebr mbijetes\u00ebn ton\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu do e p\u00ebrshkruante nj\u00eb prej gjuh\u00ebtar\u00ebve dhe mendimtar\u00ebve amerikan\u00eb m\u00eb me ndikim n\u00eb shek. XX dhe XXI, Noam Chomsky, at\u00eb q\u00eb prej 8 dit\u00ebsh po ndodh n\u00eb shesh, ku mij\u00ebra protestues duket se kan\u00eb kuptuar pas 13 vjet\u00ebsh pushtet se demokracia dhe liria kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb rrezik gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb Ram\u00ebs!<\/p>\n\n\n\n<p>Por ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb tejet interesante \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr vite me radh\u00eb, qeveria e Kryeministrit Rama ka investuar n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb imazhi pozitiv t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe ka dominuar mbi retorik\u00ebn mediatike n\u00eb vend!<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7do vit, n\u00eb dhjet\u00ebra intervista n\u00eb mediat m\u00eb prestigjioze bot\u00ebrore, te promovimi i turizmit, investimeve dhe reformave, kryeministri Rama ka synuar t\u00eb paraqes\u00eb nj\u00eb vend n\u00eb zhvillim dhe nj\u00eb qeveri me mb\u00ebshtetje absolute popullore. Shum\u00eb her\u00eb n\u00eb samite nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb shfaqur me stilin e tij provokativ n\u00eb t\u00eb veshur apo n\u00eb sjellje, duke e etiketuar at\u00eb si nj\u00eb lider \u201cavangard\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Por protesta e dit\u00ebve t\u00eb fundit duket se po teston k\u00ebt\u00eb imazh. K\u00ebt\u00eb e solli duksh\u00ebm n\u00eb pah p\u00ebrplasja e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e tij me mediat prestigjioze bot\u00ebrore!<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb nga momentet m\u00eb t\u00eb komentuara ishte intervista e kryeministrit me gazetaren e CNN, Isa Soares. Pyetjet e saj mbi protestat dhe pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e shfaqura n\u00eb rrug\u00eb e vun\u00eb Ram\u00ebn p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb diskutimi t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ajo q\u00eb qeveria promovonte zakonisht. K\u00ebsaj here fokusi nuk ishte te turizmi apo investimet, por v\u00ebmendja \u00ebsht\u00eb kthyer t\u00ebr\u00ebsisht te protestat, korrupsioni dhe perceptimi i qytetar\u00ebve p\u00ebr qeverisjen.<\/p>\n\n\n\n<p>Kryeministri Rama u komentua p\u00ebr sjellje arrogante ndaj gazetares, disa her\u00eb me tone t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, edhe pse gazetarja ishte t\u00ebr\u00ebsisht korrekte dhe etike ndaj tij!<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cLet me finish!\u201d u b\u00eb refreni i zotit Rama, duke e v\u00ebn\u00eb disi n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ku n\u00eb qend\u00ebr ishte llogaridh\u00ebnia dhe jo propaganda.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, protesta ka hyr\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e n\u00ebnt\u00eb, duke treguar nj\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebri q\u00eb bie ndesh me pretendimet e qeveris\u00eb se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pakic\u00eb t\u00eb izoluar.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb nga debatet e dit\u00ebve t\u00eb fundit lidhet me numrin e protestuesve. Kryeministri dhe eksponent\u00eb t\u00eb mazhoranc\u00ebs kan\u00eb minimizuar vazhdimisht pjes\u00ebmarrjen, nd\u00ebrsa pamjet filmike t\u00eb publikuara nga media t\u00eb ndryshme dhe nga vet\u00eb qytetar\u00ebt tregonin t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Madje duket se numri i tyre \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e n\u00eb rritje.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj jave, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pranishme edhe teorit\u00eb konspirative, ku nj\u00eb nga episodet m\u00eb t\u00eb komentuara ishte deklarata e ministrit Taulant Balla lidhur me automjetin teknik t\u00eb agjencis\u00eb mediatike Reuters. Automjeti u paraqit fillimisht si \u201cmakin\u00eb serbe\u201d dhe e lidhur me \u201cagjentura\u201d destabilizuese. P\u00ebrpara se lajmi t\u00eb sqarohej apo t\u00eb konfirmohej, ai u shp\u00ebrnda masivisht n\u00eb media dhe n\u00eb rrjetet online!<\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00ebm pak or\u00eb m\u00eb pas, gazetari Gjergj Erebara tha se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr automjete t\u00eb p\u00ebrdorura nga nj\u00eb prej agjencive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb lajmeve n\u00eb bot\u00eb. Episodi m\u00eb pas u kritikua dhe u interpretua si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb delegjitimuar raportimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar mbi protestat.<\/p>\n\n\n\n<p>Alarmi n\u00eb qeveri u ndez kur protesta u b\u00eb lajm nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb thuajse t\u00eb gjitha mediat bot\u00ebrore, k\u00ebshtu q\u00eb kryeministri Edi Rama u d\u00ebrgoi disa mediave dhe organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare nj\u00eb let\u00ebr, ku kund\u00ebrshtonte m\u00ebnyr\u00ebn se si po pasqyroheshin zhvillimet n\u00eb Shqip\u00ebri. Paralelisht, ai akuzoi CNN se algoritmet e rrjeteve sociale dhe mekanizmat e shp\u00ebrndarjes s\u00eb p\u00ebrmbajtjes po krijonin nj\u00eb perceptim t\u00eb shtremb\u00ebruar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po ndodh n\u00eb vend!<\/p>\n\n\n\n<p>V\u00ebmendja nd\u00ebrkomb\u00ebtare ndaj protest\u00ebs nuk ka ardhur vet\u00ebm nga CNN. Zhvillimet jan\u00eb pasqyruar nga agjenci dhe media t\u00eb njohura nd\u00ebrkomb\u00ebtare si Reuters, Associated Press, Euronews, Deutsche Welle dhe media t\u00eb tjera rajonale e evropiane q\u00eb kan\u00eb raportuar mbi protest\u00ebn!<\/p>\n\n\n\n<p>Fakti q\u00eb protesta ka arritur t\u00eb dep\u00ebrtoj\u00eb n\u00eb axhend\u00ebn e mediave t\u00eb huaja p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr qeverin\u00eb, e cila prej vitesh ka investuar n\u00eb promovimin e Shqip\u00ebris\u00eb si nj\u00eb histori suksesi politik, ekonomik dhe turistik. Vazhdimisht, kryeministri ka zgjedhur t\u00eb publikoj\u00eb n\u00eb rrjetet sociale postime q\u00eb fokusohen te mbeturinat e l\u00ebna pas n\u00eb Zv\u00ebrnec.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr episod q\u00eb ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendje \u00ebsht\u00eb ai me gazetarin Mustafa Nano. Gjat\u00eb debatit publik, Rama zgjodhi t\u2019i referohej rolit t\u00eb tij si ambasador, duke rr\u00ebfyer personalisht se i ishte propozuar n\u00eb zyr\u00eb posti i ambasadorit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb t\u00eb dyja rastet, episodet tregojn\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si operohet n\u00eb vend, pra miq\u00ebsisht e jo institucionalisht, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pastrimi i zonave t\u00eb mbrojtura po ashtu \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e qeveris\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas shum\u00eb koh\u00ebsh, qeveria po p\u00ebrballet jo vet\u00ebm me protesta t\u00eb vazhdueshme, por edhe me raportim nd\u00ebrkomb\u00ebtar kritik, duke sjell\u00eb ndoshta momentin m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Edi Ram\u00ebn, q\u00eb nuk lidhet vet\u00ebm me vet\u00eb protest\u00ebn, por me rrezikun e \u00e7arjes s\u00eb mekanizmit propagandistik q\u00eb ka krijuar nd\u00ebr vite, brenda dhe jasht\u00eb vendit!\/acqj.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cDemokracia dhe liria jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa vlera p\u00ebr t\u2019u \u00e7muar; ato mund t\u00eb jen\u00eb vet\u00eb kushti i domosdosh\u00ebm p\u00ebr mbijetes\u00ebn ton\u00eb.\u201d K\u00ebshtu do e p\u00ebrshkruante nj\u00eb prej gjuh\u00ebtar\u00ebve dhe mendimtar\u00ebve amerikan\u00eb m\u00eb me ndikim n\u00eb shek. XX dhe XXI, Noam Chomsky, at\u00eb q\u00eb prej 8 dit\u00ebsh po ndodh n\u00eb shesh, ku mij\u00ebra protestues duket [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":429175,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-429174","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/429174","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=429174"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/429174\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":429176,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/429174\/revisions\/429176"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/429175"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=429174"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=429174"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=429174"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}