{"id":429206,"date":"2026-06-10T13:36:35","date_gmt":"2026-06-10T11:36:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=429206"},"modified":"2026-06-10T13:36:36","modified_gmt":"2026-06-10T11:36:36","slug":"analiza-e-radio-france-revolucioni-i-flamingove-qe-po-sfidon-edi-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/analiza-e-radio-france-revolucioni-i-flamingove-qe-po-sfidon-edi-ramen\/","title":{"rendered":"Analiza e Radio France: \u201cRevolucioni i Flamingove\u201d q\u00eb po sfidon Edi Ram\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Analiz\u00eb e Radio France mbi situat\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri me nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb nj\u00eb eksperti | \u00c7far\u00eb po ndodh aktualisht n\u00eb Shqip\u00ebri? Kush po proteston, kund\u00ebr \u00e7far\u00eb, dhe q\u00eb kur kan\u00eb nisur k\u00ebto protesta?<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;<br><strong>Miguel Ro\u00e1n, ekspert i Ballkanit per\u00ebndimor:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shqip\u00ebria po p\u00ebrballet me mobilizime qytetare prej pak m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb jave kund\u00ebr nj\u00eb mega-projekti t\u00eb zhvillimit urban t\u00eb planifikuar n\u00eb gadishullin e Zv\u00ebrnecit, i cili p\u00ebrfshin ishullin e Sazanit dhe lagun\u00ebn e Nart\u00ebs, pran\u00eb Vlor\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb vyera t\u00eb vendit n\u00eb aspektin ekologjik, e lidhur me delt\u00ebn e lumit Vjosa, q\u00eb konsiderohet si lumi i fundit i eg\u00ebr i madh n\u00eb Evrop\u00eb. K\u00ebto mobilizime jan\u00eb pag\u00ebzuar si \u201cRevolucioni i Flamingove\u201d, si referenc\u00eb ndaj shpend\u00ebve q\u00eb popullojn\u00eb lagun\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;<br>Megjithat\u00eb, kjo l\u00ebvizje shkon p\u00ebrtej \u00e7\u00ebshtjes mjedisore. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr mobilizimin e par\u00eb t\u00eb madh qytetar dhe t\u00eb pavarur n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb bashk\u00ebkohore: jopartiak, transversal, i udh\u00ebhequr nga t\u00eb rinjt\u00eb, kuadro, banor\u00eb vendas dhe organizata ekologjike. Kjo l\u00ebvizje po kund\u00ebrshton si partin\u00eb e kryeministrit Edi Rama, ashtu edhe at\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs. Shk\u00ebndija q\u00eb ndezi protest\u00ebn ishte mb\u00ebrritja e ekskavator\u00ebve, kur rojet e nj\u00eb kompanie private sigurimi ushtruan dhun\u00eb ndaj lider\u00ebve t\u00eb protest\u00ebs n\u00eb pranin\u00eb pasive t\u00eb policis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Flitet p\u00ebr Jared Kushner, dh\u00ebndrin e Donald Trump, dhe Ivanka Trump, vajz\u00ebn e tij. Cili \u00ebsht\u00eb sakt\u00ebsisht roli i tyre dhe pse ky projekt ngjall aq shum\u00eb reagime, p\u00ebrtej shkat\u00ebrrimit t\u00eb ekosistemeve q\u00eb denoncojn\u00eb OJQ-t\u00eb?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ivanka Trump dhe Jared Kushner jan\u00eb n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebsaj iniciative. Jared Kushner ka pranuar se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb investim masiv q\u00eb kalon vler\u00ebn e nj\u00eb miliard eurove p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb kompleks turistik luksoz n\u00eb ishullin e Sazanit dhe n\u00eb bregdetin p\u00ebrball\u00eb tij. Pjes\u00ebmarrja e tyre i jep q\u00eb n\u00eb fillim nj\u00eb dimension nd\u00ebrkomb\u00ebtar k\u00ebtij konflikti. Kritik\u00ebt vler\u00ebsojn\u00eb se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb operacion politik p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur figura q\u00eb jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb sepse ekziston edhe nj\u00eb problem i madh pron\u00ebsie. Prej nj\u00eb dekade, ka pasur konflikte t\u00eb shumta mbi pron\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtyre tokave, q\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn u p\u00ebrkisnin p\u00ebr p\u00ebrdorim popullatave lokale. K\u00ebta banor\u00eb papritmas e gjejn\u00eb tani veten t\u00eb privuar nga hap\u00ebsirat q\u00eb i shfryt\u00ebzonin historikisht me t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00eb \u00e7far\u00eb m\u00ebnyre qeveria e Edi Ram\u00ebs i ndryshoi rregullat p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb drit\u00ebn jeshile k\u00ebtij projekti t\u00eb kontestuar?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kjo zon\u00eb g\u00ebzonte statusin e \u201cpeizazhit t\u00eb mbrojtur\u201d q\u00eb nga viti 2004 dhe mbrohej nga nj\u00eb ligj p\u00ebr zonat e mbrojtura q\u00eb nga viti 2017. Nj\u00eb ligj i ri, i cili hyri n\u00eb fuqi n\u00eb vitin 2024 dhe q\u00eb fillimisht ishte konceptuar p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar kriteret evropiane, integroi disa klauzola toleruese p\u00ebr motive t\u00eb \u201cinteresit ekonomik\u201d. P\u00ebr shum\u00eb qytetar\u00eb, ky projekt simbolizon problemet strukturore q\u00eb po e g\u00ebrryejn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb prej vitesh. Edi Rama e ka nd\u00ebrtuar strategjin\u00eb e tij mbi t\u00ebrheqjen e ethshme t\u00eb investitor\u00ebve t\u00eb huaj dhe mbi aleancat diplomatike t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta me figura si Donald Trump, Benjamin Netanyahu apo Giorgia Meloni, pa asnj\u00eb kompleks ideologjik, megjith\u00ebse ai vet\u00eb drejton nj\u00eb parti t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb majt\u00eb. Dhuna e ushtruar n\u00eb terren ka njollosur seriozisht imazhin e tij si nj\u00eb lider modern, duke shp\u00ebrfaqur nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb p\u00ebrqendron pushtetin dhe mban lidhje t\u00eb dyshimta me afarist\u00eb t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb nga drejt\u00ebsia.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Gjat\u00eb marshimeve, njer\u00ebzit th\u00ebrrasin se \u201cShqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb shitje\u201d. \u00c7far\u00eb tregon kjo p\u00ebr modelin e zhvillimit ekonomik t\u00eb vendit?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb ambivalente, nuk \u00ebsht\u00eb aq e thjesht\u00eb. Turizmi n\u00eb Shqip\u00ebri ka dy an\u00eb t\u00eb medaljes. Nga nj\u00ebra an\u00eb, kontributi ekonomik \u00ebsht\u00eb i pamohuesh\u00ebm. Trafiku n\u00eb aeroportin e Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00ebfishuar me 200 her\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, duke e rreshtuar vendin nd\u00ebr destinacionet kryesore. Kjo hapje nd\u00ebrkomb\u00ebtare ka qen\u00eb pozitive p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri thell\u00ebsisht t\u00eb traumatizuar q\u00eb kaloi nga diktatura e Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb nj\u00eb tranzicion brutal drejt ekonomis\u00eb s\u00eb tregut, me nj\u00eb shoq\u00ebri sot t\u00eb minuar nga emigracioni masiv i t\u00eb rinjve. Megjithat\u00eb, ky model zhvillimi ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb anarki. Bregdeti \u00ebsht\u00eb betonizuar me nxitim, shpesh pa leje nd\u00ebrtimi dhe pa studime t\u00eb ndikimit n\u00eb mjedis. Jan\u00eb krijuar zona turistike t\u00eb mbyllura, krejt\u00ebsisht t\u00eb paarritshme p\u00ebr vet\u00eb shqiptar\u00ebt, qoft\u00eb sepse jan\u00eb privatizuar, qoft\u00eb sepse jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb shtrenjta.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ky projekt n\u00eb Shqip\u00ebri ngjan me nj\u00eb tjet\u00ebr projekt p\u00ebr nj\u00eb kompleks luksoz t\u00eb udh\u00ebhequr nga Jared Kushner n\u00eb Beograd t\u00eb Serbis\u00eb, i cili gjithashtu ka ngjallur protesta t\u00eb ashpra. Pse ekziston ky interes i madh p\u00ebr Ballkanin vitet e fundit?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ata gjejn\u00eb atje hap\u00ebsira thjesht \u201ctransaksionale\u201d dhe nj\u00eb mjedis ku interesat ekonomike private dhe pushteti politik g\u00ebrshetohen pa pasur kund\u00ebrpesha t\u00eb v\u00ebrteta, as nga drejt\u00ebsia , as nga opozita apo nga mediat sepse pushteti n\u00eb fuqi kontrollon thuajse gjithshka. Ballkani ofron hap\u00ebsira t\u00eb m\u00ebdha natyrore ende t\u00eb egra, me \u00e7mime t\u00eb tok\u00ebs dhe kosto t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<br>Familja Trump tentoi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb n\u00eb Beograd, duke k\u00ebrkuar t\u00eb shnd\u00ebrronte ish-Shtabin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb ushtris\u00eb t\u00eb bombarduar nga NATO n\u00eb vitin 1999 \u2013 nj\u00eb vend me ngarkes\u00eb t\u00eb fort\u00eb emocionale p\u00ebr serb\u00ebt \u2013 n\u00eb nj\u00eb hotel luksoz. Ky projekt sot \u00ebsht\u00eb i bllokuar, por ai ilustron munges\u00ebn totale t\u00eb ndonj\u00eb filtri moral kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb biznes, si dhe nd\u00ebrthurjen e plot\u00eb mes funksioneve diplomatike t\u00eb Jared Kushner dhe interesave t\u00eb tij private.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb ky projekt simptom\u00eb e nj\u00eb shkarjeje q\u00eb po ndodh dhe gjetiu n\u00eb Ballkan?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Absolutisht, kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb specifik\u00eb vet\u00ebm shqiptare. N\u00eb Kosov\u00eb, Serbi, Bosnj\u00eb apo Maqedonin\u00eb e Veriut, p\u00ebrqendrimi i pushtetit ka p\u00ebsuar rritje eksponenciale gjat\u00eb pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb viteve t\u00eb fundit, nd\u00ebrsa treguesit e demokracis\u00eb dhe liris\u00eb s\u00eb shtypit kan\u00eb r\u00ebn\u00eb. P\u00ebr dhjet\u00eb vjet, procesi i zgjerimit evropian mbeti i ngrir\u00eb, duke u dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi lider\u00ebve si Edi Rama t\u00eb grumbullojn\u00eb nj\u00eb pushtet t\u00eb pamas\u00eb pa asnj\u00eb kontroll t\u00eb jasht\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa i p\u00ebrket Shteteve t\u00eb Bashkuara, marr\u00ebdh\u00ebnia e tyre me rajonin tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb thjesht transaksionale: motivet q\u00eb lidhen me demokratizimin jan\u00eb fshir\u00eb, nd\u00ebrsa sjelljet autoritare tolerohen p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb ato lejojn\u00eb ruajtjen e lidhjeve ekskluzive t\u00eb biznesit. Ironia m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb se prokuroria antikorrupsion (SPAK) q\u00eb u desh t\u00eb nd\u00ebrhynte n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, u krijua dhe u financua fillimisht pik\u00ebrisht nga Uashingtoni dhe Brukseli.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>A mund ta detyroj\u00eb ky mobilizim Edi Ram\u00ebn t\u00eb t\u00ebrhiqet?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>L\u00ebshimet q\u00eb ai mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb jan\u00eb t\u00eb mundshme, por Edi Rama ka investuar nj\u00eb kapital politik tep\u00ebr t\u00eb madh p\u00ebr t\u2019u t\u00ebrhequr v\u00ebrtet pas. Protestat jan\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse, por p\u00ebr momentin nuk kan\u00eb nj\u00eb volum kritik t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar qeverin\u00eb e tij t\u00eb bjer\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, ato nuk mund t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsohen nga asnj\u00eb parti opozitare. Ky \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti problem si n\u00eb Serbi: nj\u00eb mobilizim i madh popullor, por me nj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrkthyer n\u00eb nj\u00eb forc\u00eb politike t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb rivalizuar pushtetin n\u00eb fuqi. Kjo kriz\u00eb nxjerr n\u00eb drit\u00eb p\u00ebr\u00e7arjen totale q\u00eb ekziston n\u00eb Ballkan mes klas\u00ebs politike dhe shoq\u00ebris\u00eb civile, si dhe paaft\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj t\u00eb fundit p\u00ebr t\u2019u strukturuar n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Analiz\u00eb e Radio France mbi situat\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri me nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb nj\u00eb eksperti | \u00c7far\u00eb po ndodh aktualisht n\u00eb Shqip\u00ebri? Kush po proteston, kund\u00ebr \u00e7far\u00eb, dhe q\u00eb kur kan\u00eb nisur k\u00ebto protesta? &nbsp;Miguel Ro\u00e1n, ekspert i Ballkanit per\u00ebndimor: Shqip\u00ebria po p\u00ebrballet me mobilizime qytetare prej pak m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb jave kund\u00ebr nj\u00eb mega-projekti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":429208,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-429206","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/429206","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=429206"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/429206\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":429209,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/429206\/revisions\/429209"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/429208"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=429206"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=429206"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=429206"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}