{"id":429571,"date":"2026-07-11T10:30:25","date_gmt":"2026-07-11T08:30:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=429571"},"modified":"2026-07-11T10:30:27","modified_gmt":"2026-07-11T08:30:27","slug":"administrate-dhe-nxenes-shkollash-si-po-e-mbush-qeveria-stadiumin-per-kanye-west","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/administrate-dhe-nxenes-shkollash-si-po-e-mbush-qeveria-stadiumin-per-kanye-west\/","title":{"rendered":"Administrat\u00eb dhe nx\u00ebn\u00ebs shkollash\/ Si po e mbush qeveria stadiumin p\u00ebr Kanye West"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb pakt\u00ebn 14 nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme Petro Nini Luarasi n\u00eb kryeqytet e gjet\u00ebn veten t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb grup Watsapp-i t\u00eb em\u00ebrtuar \u201cKaney West\u201d t\u00eb hapur nga nj\u00eb m\u00ebsues i shkoll\u00ebs n\u00eb t\u00eb cilin u publikua nj\u00eb list\u00eb me emrat e tyre n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb list\u00ebn e d\u00ebrguar n\u00eb grup jan\u00eb emrat e nx\u00ebn\u00ebsve, bashk\u00eb me t\u00eb dh\u00ebnat e ID-ve t\u00eb tyre, si dhe oferta p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb falas n\u00eb \u201caktivitetin e Kanye West n\u00eb Tiran\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00ebsuesi i caktuar si shoq\u00ebrues i grupit t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve, Altin Lika, q\u00eb jep l\u00ebnd\u00ebn e Edukimit Fizik n\u00eb shkoll\u00eb, i tha BIRN-it se ai ishte caktuar nga stafi drejtues q\u00eb t\u2019i lajm\u00ebronte dhe t\u2019i shoq\u00ebronte nx\u00ebn\u00ebsit e p\u00ebrzgjedhur nga drejtoria e shkoll\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cMesa di un\u00eb jan\u00eb zgjedhur n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kontributeve, nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb shk\u00eblqyer apo talente\u201d, tha ai nd\u00ebrsa shtoi se \u201cas nuk e di sa nx\u00ebn\u00ebs do t\u00eb marrin pjes\u00eb, pasi nj\u00eb pjes\u00eb e tyre jan\u00eb me pushime\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja shkoll\u00eb ku nx\u00ebn\u00ebsit jan\u00eb mobiluzar n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb mekanizmi t\u00eb paqart\u00eb ligjor, p\u00ebr t\u00eb mbushur shkallaret e koncertit t\u00eb reperit kontrovers amerikan, i cili \u00ebsht\u00eb promovuar me buj\u00eb dhe para publike nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Kultur\u00ebs, Blendi Gonxhe.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">BIRN m\u00ebsoi se e nj\u00ebjta metod\u00eb mobilizimi p\u00ebr sigurimin e pjes\u00ebmarrjes n\u00eb koncert po p\u00ebrdorej nga t\u00eb gjitha shkollat n\u00eb kryeqytet, si pjes\u00eb e nj\u00eb angazhimi m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb q\u00eb qeveria shqiptare ka nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar dhjet\u00ebra mij\u00ebra pjes\u00ebmarr\u00ebs falas n\u00eb stadiumin me kapacitet 60 mij\u00eb vendesh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrve\u00e7 shkollave t\u00eb kryeqytetit BIRN m\u00ebsoi se listat me ftesa p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb k\u00ebt\u00eb koncert po shp\u00ebrndahen edhe n\u00eb administrat\u00ebn publike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Drejtoresha e shkoll\u00ebs Petro Nini Luarsi, Elsa Lici nuk ishte e arritshme p\u00ebr koment se n\u00eb baz\u00eb t\u00eb \u00e7far\u00eb udh\u00ebzimi dhe kriteresh e kishte nd\u00ebrmarr\u00eb shkolla k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, &nbsp;n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr BIRN, Ministria e Arsimit tha se shp\u00ebrndarja e ftesave u b\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb nisme nd\u00ebrinstitucionale me Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs dhe ajo e Mir\u00ebq\u00ebnies Sociale, ku nj\u00eb num\u00ebr i kufizuar ftesash iu vu n\u00eb dispozicion institucioneve p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebrndar\u00eb, sipas kritereve t\u00eb tyre, nx\u00ebn\u00ebsve e student\u00ebve me rezultate t\u00eb larta, t\u00eb rinjve n\u00eb programe sociale ose zhvillimi dhe grupeve me mund\u00ebsi t\u00eb kufizuara ekonomike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKjo nism\u00eb synon t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb aksesin n\u00eb aktivitete kulturore dhe artistike p\u00ebr grupe q\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb kushteve ekonomike ose sociale, kan\u00eb m\u00eb pak mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ngjarje t\u00eb tilla, si edhe t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb angazhimin dhe arritjet e t\u00eb rinjve,\u201d tha Ministria e Arsimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>\u2018Ai \u00ebsht\u00eb nje neonazi\u2019<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&nbsp;<\/strong>Edhe pse Qeveria shqiptare e kishte konsideruar si nj\u00eb event privat dhe kishte deklaruar se nuk do t\u00eb jepte asnj\u00eb mb\u00ebshtetje financiare nga buxheti i shtetit, ajo vendosi krejt papritur m\u00eb 6 korrik q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb fondin e emergjencave p\u00ebr akorduar 400 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr organizator\u00ebt e tij p\u00ebr t\u00eb kompensuar humbjet nga mosshitja e biletave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I justifikuar si nj\u00eb vendim p\u00ebr t\u00eb mos rrezikuar anulimin e koncertit, vet\u00eb Kryeministri Rama tha t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn se vendimi u mor \u201cp\u00ebr t\u00eb mos turp\u00ebruar Shqip\u00ebrin\u00eb, n\u00eb syt\u00eb e afro 25 mij\u00eb t\u00eb huajve nga 80 shtete q\u00eb gjerm\u00ebsot kan\u00eb bler\u00eb me koh\u00eb biletat\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ashtu si Ministria e Arsimit edhe K\u00ebshilli i Ministrave pranoi se pjes\u00ebmarrja falas n\u00eb koncert e nx\u00ebn\u00ebsve dhe grupimeve t\u00eb tjera \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb angazhimi nd\u00ebrinstitucional dhe se po mund\u00ebsohet fal\u00eb k\u00ebsaj mb\u00ebshtetje financiare nga buxheti i shtetit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cQeveria e konsideron nj\u00eb event t\u00eb r\u00ebndesish\u00ebm p\u00ebr turizmin dhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb k\u00ebto kushte kur jan\u00eb shitur gjysmat e biletave me bler\u00ebs nga gjith\u00eb bota, nuk mund t\u00eb rrezikojm\u00eb anullimin dhe n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb dashur impenjimi edhe i qeveris\u00eb p\u00ebr t\u2019a b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur realizimin e eventit\u201d, tha p\u00ebr BIRN zyra p\u00ebr mediat e kryeministrit Edi Rama.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prej muajsh institucionet shqiptare dhe krer\u00ebt e tyre jan\u00eb angazhuar n\u00eb promovimin e k\u00ebtij koncerti duke b\u00ebr\u00eb thirrje n\u00eb rrjetet e tyre sociale p\u00ebr blerje biletash.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Artisti amerikan Kanye West I njohur dhe si \u2018YE\u2019, shihet si nj\u00eb figur\u00eb tejet kontraverse n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe disa prej koncerteve t\u00eb tij n\u00eb Europ\u00eb jan\u00eb anuluar pas bojkotit t\u00eb gj\u00ebr\u00eb dhe kritikave q\u00eb lidhen me deklarata publike me p\u00ebrmbajtje antisemite, p\u00ebrdorimin e simboleve naziste dhe p\u00ebrdorim t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Disa nx\u00ebn\u00ebs maturant\u00eb t\u00eb gjimnazve n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve BIRN vendosi t\u2019u ruaj\u00eb anonimatin, pranuan se nuk do t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb event pavar\u00ebsisht se mund t\u00eb siguronin leht\u00ebsisht nj\u00eb ftes\u00eb falas p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimeve publike q\u00eb ky artist ka mbajtur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAi \u00ebsht\u00eb nje neonazi, a e di k\u00ebt\u00eb?\u201d u p\u00ebrgjigj nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs, kur u pyet n\u00ebs do ta ndiqte koncertin e West.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb m\u00ebsuese e shkoll\u00ebs Petro Nini Luarasi, e cila foli p\u00ebr n\u00ebn kushtet e anomimatit tha se e shihte me shqet\u00ebsim pjes\u00ebmarrjen e nx\u00ebn\u00ebse n\u00eb nj\u00eb event t\u00eb till\u00eb, nd\u00ebrsa shtoi se ajo vet\u00eb \u201cdo t\u00eb k\u00ebshillonte nx\u00ebn\u00ebsit vet\u00ebm p\u00ebr evente q\u00eb lidhen direkt me shkoll\u00ebn\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">West i ka mohuar kritikat se \u00ebsht\u00eb antisemit, nd\u00ebrsa ka k\u00ebrkuar falje p\u00ebr deklaratat e tij t\u00eb m\u00ebparshme antisemite. N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur t\u00eb publikuar n\u00eb janar 2026, reperi deklaroi se nuk ishte \u201cnazist apo antisemit\u201d dhe se i donte hebrenjt\u00eb, duke u shprehur nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u201cthell\u00ebsisht i turp\u00ebruar\u201d p\u00ebr veprimet e tij dhe duke marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr gjuh\u00ebn fyese t\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Koncert privat, organizim shtet\u00ebror<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr aktivist\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e arsimit, angazhimi i shkollave n\u00eb shp\u00ebrndarjen e biletave p\u00ebr nj\u00eb koncert privat p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb keqp\u00ebrdorim t\u00eb sistemit arsimor dhe t\u00eb burimeve publike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kolindo Verdha, nga organizata Q\u00ebndresa Qytetare, e cil\u00ebsoi problematik si financimin e koncertit me 4 milion\u00eb euro nga Fondi i Emergjencave, ashtu edhe p\u00ebrfshirjen e institucioneve publike p\u00ebr t\u00eb rritur pjes\u00ebmarrjen n\u00eb aktivitet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cEdhe m\u00eb shqet\u00ebsuese \u00ebsht\u00eb se qeveria po p\u00ebrdor institucionet publike p\u00ebr t\u00eb promovuar nj\u00eb aktivitet privat me q\u00ebllim fitimi, duke shp\u00ebrndar\u00eb bileta p\u00ebrmes shkollave,\u201d tha Verdha p\u00ebr BIRN.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas tij, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Kultur\u00ebs nuk duhet t\u00eb funksionojn\u00eb si \u201cagjenci koncertesh\u201d, nd\u00ebrsa m\u00ebsuesit nuk mund t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb instrumente marketingu p\u00ebr organizator\u00ebt privat\u00eb. Verdha argumentoi se rasti tregon se fondet publike mobilizohen shpejt kur ka vullnet politik, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb arsimi vazhdon t\u00eb p\u00ebrballet me mungesa infrastrukturore, klasa kolektive, braktisje shkollore dhe mb\u00ebshtetje t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb, Ermelinda Hoxhaj nga Komuniteti i Prind\u00ebrve p\u00ebr Arsim Cil\u00ebsor e quajti t\u00eb papranueshme p\u00ebrdorimin e shkollave p\u00ebr t\u00eb mbushur stadiumin me nx\u00ebn\u00ebs, nd\u00ebrsa ngriti shqet\u00ebsime edhe p\u00ebr profilin publik t\u00eb artistit Kanye West.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cD\u00ebrgimi i nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb nj\u00eb event t\u00eb till\u00eb n\u00eb form\u00eb detyruese \u00ebsht\u00eb nj\u00eb keqp\u00ebrdorim i sistemit arsimor si mjet p\u00ebr t\u00eb mbushur stadiumin,\u201d tha Hoxhaj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo tha se shum\u00eb prind\u00ebr kan\u00eb shprehur rezerva si p\u00ebr deklaratat e diskutueshme t\u00eb artistit, ashtu edhe p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb imazhi i f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb nj\u00eb aktivitet q\u00eb zhvillohet n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb tensionuar politike, mes protestave antiqeveritare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Hoxhaj argumentoi se fondet publike do t\u00eb kishin ndikim m\u00eb t\u00eb madh n\u00ebse do t\u00eb investoheshin n\u00eb psikolog\u00eb dhe oficer\u00eb sigurie n\u00eb shkolla, terrene sportive ose bursa p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit me rezultate t\u00eb larta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cN\u00ebse mb\u00ebshtet me bursa meritash nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb talentuar n\u00eb shkenc\u00eb, art apo sport, krijon nj\u00eb ndikim afatgjat\u00eb n\u00eb zhvillimin e arsimit. Financimi i nj\u00eb koncerti ka efekt kalimtar dhe nuk sjell asnj\u00eb p\u00ebrfitim p\u00ebr sistemin arsimor,\u201d tha ajo.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb m\u00ebsues shoq\u00ebrues i nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb gjimnazit \u201cPetro Nini Luarasi\u201d, nga ana tjet\u00ebr, tha p\u00ebr BIRN se nuk shihte problem te figura e artistit apo muzika e tij, p\u00ebr sa koh\u00eb pjes\u00ebmarrja e nx\u00ebn\u00ebsve b\u00ebhej me miratimin e prind\u00ebrve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe qeveria shqiptare ishte e pashqet\u00ebsuar p\u00ebr kritikat ndaj YE, p\u00ebr aq koh\u00eb sa ai ka fam\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cSepse ne nuk gjykojm\u00eb artist\u00ebt, t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb kontraversionet e tyre, p\u00ebr qeverin\u00eb Kanye West \u00ebsht\u00eb nj\u00eb artist nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d, tha zyra p\u00ebr mediat e Kryeministrit<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2026\/07\/11\/administrate-dhe-nxenes-shkollash-si-po-e-mbush-qeveria-stadiumin-per-kanye-west\/\"><strong>. \/BIRN<\/strong><\/a><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb pakt\u00ebn 14 nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme Petro Nini Luarasi n\u00eb kryeqytet e gjet\u00ebn veten t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb grup Watsapp-i t\u00eb em\u00ebrtuar \u201cKaney West\u201d t\u00eb hapur nga nj\u00eb m\u00ebsues i shkoll\u00ebs n\u00eb t\u00eb cilin u publikua nj\u00eb list\u00eb me emrat e tyre n\u00eb t\u00eb. N\u00eb list\u00ebn e d\u00ebrguar n\u00eb grup jan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":429572,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":["post-429571","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-kryesore","category-lajme","category-politike","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/429571","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=429571"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/429571\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":429573,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/429571\/revisions\/429573"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/429572"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=429571"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=429571"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=429571"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}