{"id":429681,"date":"2026-07-15T10:07:37","date_gmt":"2026-07-15T08:07:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=429681"},"modified":"2026-07-15T10:07:39","modified_gmt":"2026-07-15T08:07:39","slug":"protestat-qeveria-terhiqet-nga-ligji-qe-i-hapi-rruge-projektit-te-zvernecit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/protestat-qeveria-terhiqet-nga-ligji-qe-i-hapi-rruge-projektit-te-zvernecit\/","title":{"rendered":"Protestat\/ Qeveria t\u00ebrhiqet nga ligji q\u00eb i hapi rrug\u00eb projektit t\u00eb Zv\u00ebrnecit"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">Edi Rama kremtoi n\u00eb Bruksel fitoren p\u00ebr mbylljen e tre kapitujve t\u00eb par\u00eb p\u00ebr negociatat me Bashkimin Europian, por n\u00eb konferenc\u00ebn n\u00eb Bruksel u detyrua t\u00eb pranoj\u00eb humbjen e par\u00eb p\u00ebrball\u00eb dhjet\u00ebra mij\u00ebra qytetar\u00ebve q\u00eb k\u00ebrkuan trajtimin e lagun\u00ebs s\u00eb Zv\u00ebrnecit si zon\u00eb t\u00eb mbrojtur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb konferenc\u00ebn ku Rama mori p\u00ebrg\u00ebzimet p\u00ebr mbylljen e kapitujve t\u00eb negociatave, komisionerja p\u00ebr zgjerimin Marta Kos njoftoi marr\u00ebveshjen q\u00eb qeveria shqiptare deri e ka mbajtur n\u00eb hije: ligji i miratuar n\u00eb vitin 2024 p\u00ebr zonat e mbrojtura duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb brenda k\u00ebtij viti.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vet\u00eb Kos, u kujdes ta servir\u00eb k\u00ebt\u00eb disfat\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs si nj\u00eb p\u00ebrpjekje e vullnetit t\u00eb tij t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb qene pran\u00eb Brukselit, jo nga presioni i protestave n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cEdhe p\u00ebrpara sesa t\u00eb nisnin k\u00ebto protesta, kishim r\u00ebn\u00eb dakord me Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij viti do t\u00eb shfuqizoheshin amendamentet e vitit 2024 t\u00eb ligjit p\u00ebr zonat e mbrojtura\u201d u shpreh Marta Kos, duke iu p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb gazetar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por kjo marr\u00ebveshje me Bashkimin Europian ndryshon rr\u00ebnj\u00ebsisht pozicionin publik t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare, q\u00eb deri m\u00eb tani u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur me arroganc\u00eb, me fyerje dhe me dhun\u00eb protestuesve q\u00eb e nis\u00ebn protest\u00ebn p\u00ebr Zv\u00ebrnecin, p\u00ebr ta p\u00ebrshkall\u00ebzuar at\u00eb me dor\u00ebheqjen e tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Deri von\u00eb, Edi Rama ka k\u00ebmb\u00ebngulur se ndryshimet e vitit 2024 ishin n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet europiane, se ligji ishte nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt q\u00eb kishte Shqip\u00ebria dhe se kund\u00ebrshtimet ndaj tij ishin produkt i keqinformimit, histeris\u00eb, interesave politike apo fushatave t\u00eb organizuara n\u00eb internet nga qarqe greke, serbe, iraniane apo t\u00eb tjera interesa armiq\u00ebsore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tani rezulton se, nd\u00ebrsa kryeministri u hak\u00ebrrehej shqiptar\u00ebve me fyerje dhe k\u00ebrc\u00ebnime personale, n\u00eb tryez\u00ebn me Komisionin Europian kishte pranuar ta ndryshonte k\u00ebt\u00eb ligj q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn edhe baz\u00ebn ligjore p\u00ebr projektin e financuar nga dy v\u00ebllez\u00ebrit arab\u00eb, miq t\u00eb Jared Kushner.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb konferenc\u00eb, Edi Rama u p\u00ebrpoq menj\u00ebher\u00eb t\u00eb shmangte fjal\u00ebn \u201cshfuqizim\u201d. Sipas tij, i vetmi ligj q\u00eb do t\u00eb anulohet plot\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb ai p\u00ebr investimet strategjike, nd\u00ebrsa ligji p\u00ebr zonat e mbrojtura do t\u00eb rishikohet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cP\u00ebr ligjin e Zonave t\u00eb Mbrojtura, nuk kemi asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb shfuqizuar, edhe pse ka pasur nj\u00eb rezolut\u00eb n\u00eb Parlamentin Europian q\u00eb e ka k\u00ebrkuar k\u00ebt\u00eb, por n\u00eb fakt k\u00ebt\u00eb ligj do ta rishikojm\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb t\u00eb gjitha standardet europiane dhe do t\u00eb ndryshojm\u00eb brenda k\u00ebtij ligji gjith\u00e7ka q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet europiane\u201d, tha Rama.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por ky sqarim gjuh\u00ebsor nuk ndryshon thelbin. N\u00ebse qeveria ka pranuar t\u00eb heq\u00eb ose ndryshoj\u00eb \u201cgjith\u00e7ka q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet europiane\u201d, at\u00ebher\u00eb ka pranuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht se ligji i mbrojtur deri dje si model europian p\u00ebrmban dispozita q\u00eb nuk i p\u00ebrmbushin k\u00ebto standarde.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Akoma m\u00eb i qart\u00eb ishte afati i vendosur nga Marta Kos: ndryshimet duhet t\u00eb b\u00ebhen gjat\u00eb k\u00ebtij viti dhe \u201csa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cK\u00ebto ndryshime do duheshin b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbyllur negociatat p\u00ebr kapitullin 27 q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me mjedisin e ndryshimin e klim\u00ebs\u201d, tha komisionerja.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">Projekti nuk \u00ebsht\u00eb anuluar, por ka humbur sigurin\u00eb ligjore<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">A do t\u00eb thot\u00eb kjo se projekti i Zv\u00ebrnecit \u00ebsht\u00eb anuluar? Jo, t\u00eb pakt\u00ebn jo ende. Rama deklaroi n\u00eb Bruksel se vazhdon t\u00eb besoj\u00eb tek investimi dhe se synon ta \u00e7oj\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNe do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb projekt q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb krenari p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e p\u00ebr Europ\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb ambicia ime\u201d, tha kryeministri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai shtoi se projekti nuk \u00ebsht\u00eb finalizuar dhe se vler\u00ebsimi i ndikimit n\u00eb mjedis \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb proces:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cProjekti \u00ebsht\u00eb ende pun\u00eb n\u00eb vazhdim. Projekti nuk \u00ebsht\u00eb askund, nuk mund t\u00eb shihet askund deri m\u00eb tash sepse nuk \u00ebsht\u00eb finalizuar dhe vler\u00ebsimi i ndikimit n\u00eb mjedis \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces e sip\u00ebr\u201d u shpreh Rama n\u00eb konferenc\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por pik\u00ebrisht kjo faz\u00eb e pap\u00ebrfunduar e b\u00ebn investimin m\u00eb t\u00eb cenuesh\u00ebm nga ndryshimi i ligjit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Projekti ka marr\u00eb leje zhvillimi dhe nj\u00eb leje p\u00ebr rrethimin e pron\u00ebs e rrug\u00ebt e brendshme t\u00eb aksesit, por nuk ka ende lejen p\u00ebrfundimtare t\u00eb nd\u00ebrtimit. Investitori duhet t\u00eb paraqes\u00eb projektin e detajuar dhe t\u2019i n\u00ebnshtrohet Vler\u00ebsimit t\u00eb Thelluar t\u00eb Ndikimit n\u00eb Mjedis. Pra, pjesa m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e procesit ligjor dhe administrativ \u00ebsht\u00eb ende p\u00ebrpara.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, nuk mund t\u00eb thuhet se projekti ka humbur \u00e7do baz\u00eb ligjore. Pron\u00ebsia, leja e zhvillimit dhe procedurat e nisura vazhdojn\u00eb t\u00eb ekzistojn\u00eb. Por ai ka humbur di\u00e7ka thelb\u00ebsore: sigurin\u00eb se do t\u00eb mund t\u00eb zhvillohet sipas kuadrit favorizues juridik t\u00eb krijuar n\u00eb vitin 2024.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">Si e ndryshuan ligjin socialist\u00ebt n\u00eb vitin 2024<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndryshimet e atij viti e transformuan m\u00ebnyr\u00ebn se si ligji i trajtonte peizazhet e mbrojtura si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti n\u00eb Zv\u00ebrnec. Territoret nuk p\u00ebrshkruheshin m\u00eb vet\u00ebm si zona ku aktivitetet e pap\u00ebrshtatshme duheshin kufizuar, parandaluar apo eliminuar, por edhe si hap\u00ebsira ku mund t\u00eb lejoheshin zhvillime turistike, ekonomike dhe nd\u00ebrhyrje urbane.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po n\u00eb vitin 2024, me kartonat e socialist\u00ebve, ligji krijoi mund\u00ebsi p\u00ebr struktura akomoduese t\u00eb kategoris\u00eb s\u00eb lart\u00eb dhe infrastruktur\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse brenda zonave t\u00eb mbrojtura.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Parlamenti Europian e ka interpretuar k\u00ebt\u00eb ndryshim si hapje t\u00eb zonave t\u00eb mbrojtura ndaj infrastruktur\u00ebs turistike n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe si transferim t\u00eb kompetencave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme te K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit, duke dob\u00ebsuar kontrollin mjedisor.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">Fitorja e par\u00eb konkrete e protest\u00ebs<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rama dhe Kos k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn se marr\u00ebveshja p\u00ebr ndryshimin e ligjit ishte arritur p\u00ebrpara nisjes s\u00eb protestave, por nj\u00eb rikthim n\u00eb kronologji tregon se kjo nuk \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb. Komisioni Europian kishte prej koh\u00ebsh rezerva p\u00ebr ligjin dhe harmonizimi i legjislacionit mjedisor ishte pjes\u00eb e negociatave, por duhet th\u00ebn\u00eb se reagimet e para t\u00eb z\u00ebshme nga Bashkimi Europian erdh\u00ebn pas protestave masive n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Protestat p\u00ebr Zv\u00ebrnecin u shnd\u00ebrruan n\u00eb demonstratat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb Shqip\u00ebria kishte par\u00eb prej dekadash. Ato nis\u00ebn nga mbrojtja e nj\u00eb zone natyrore dhe e pronave t\u00eb pretenduara nga banor\u00ebt, por shum\u00eb shpejt u kthyen n\u00eb nj\u00eb revolt\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb kund\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebs se si merret vendimi politik, si p\u00ebrdoret prona publike dhe private dhe si ligjet ndryshohen p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur me interesat e investitor\u00ebve t\u00eb fuqish\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mediat m\u00eb prestigjioze t\u00eb bot\u00ebs i p\u00ebrshkruan ato si protestat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha deri n\u00eb at\u00eb faz\u00eb kund\u00ebr projektit. Reuters provokoi pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e qeveris\u00eb shqiptare me transmetimet direkte, me pamjet e mij\u00ebra qytetar\u00ebve q\u00eb protestonin n\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs. Financial Times e paraqiti projektin e lidhur me Jared Kushner si shk\u00ebndij\u00ebn e nj\u00eb revolte t\u00eb gjer\u00eb, nd\u00ebrsa The Guardian e trajtoi \u201cRevolucionin e Flamingove\u201d si nj\u00eb l\u00ebvizje jo vet\u00ebm p\u00ebr natyr\u00ebn, por edhe p\u00ebr t\u00eb drejtat, llogaridh\u00ebnien dhe m\u00ebnyr\u00ebn e qeverisjes n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe New York Times dhe media t\u00eb tjera amerikane e europiane e lidh\u00ebn protest\u00ebn me projektin e financuar nga njer\u00ebz pran\u00eb familjes s\u00eb presidentit amerikan, me konfliktet e pron\u00ebsis\u00eb, me ndryshimin e ligjit dhe me shqet\u00ebsimet p\u00ebr korrupsionin dhe transparenc\u00ebn. Reuters raportoi ve\u00e7mas edhe pretendimet e familjeve vendase se toka ku synohet t\u00eb zhvillohet projekti \u00ebsht\u00eb shitur mbi baz\u00ebn e nj\u00eb pron\u00ebsie t\u00eb kontestuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Asnj\u00eb protest\u00eb tjet\u00ebr shqiptare e viteve t\u00eb fundit nuk kishte marr\u00eb nj\u00eb jehon\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb mediat kryesore europiane dhe amerikane. Jehona e flamingove n\u00eb syt\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs e nxori konfliktin nga kontrolli i komunikimit t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare. Rama mund t\u00eb dominonte ekranet e Tiran\u00ebs, por nuk mund t\u00eb p\u00ebrcaktonte m\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00e7\u00ebshtja lexohej n\u00eb Bruksel, Lond\u00ebr, Paris, Vjen\u00eb apo Uashington.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">Brukseli i k\u00ebrkon Ram\u00ebs t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb qytetar\u00ebt<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mesazhi tjet\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i konferenc\u00ebs nuk lidhej vet\u00ebm me ligjin, por me protestat dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si qeveria i ka trajtuar ato.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb protest\u00ebs, Rama i ka sulmuar qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb me nj\u00eb gjuh\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb agresive. I ka krahasuar me fashist\u00eb dhe nazist\u00eb, i ka paraqitur si instrumente t\u00eb nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb huaja, i ka akuzuar si pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb histerie kund\u00ebr zhvillimit dhe i ka quajtur edhe \u201chajvan\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Marta Kos dha nj\u00eb standard krejt tjet\u00ebr.&nbsp;\u201cProtestat jan\u00eb pjes\u00eb e proceseve m\u00eb t\u00eb gjera demokratike dhe m\u00ebnyr\u00ebs se si vendet i trajtojn\u00eb k\u00ebto protesta jan\u00eb pjes\u00eb thelb\u00ebsore e proceseve pluraliste demokratike\u201d, tha ajo.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cInkurajoj q\u00eb qeveria shqiptare t\u00eb marr\u00eb hapa p\u00ebrpara, t\u00eb trajtoj\u00eb shqet\u00ebsimet e qytetar\u00ebve\u201d u shpreh Kos.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb ende her\u00ebt p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb protestat e kan\u00eb shp\u00ebtuar nd\u00ebrhyrjen abuzive n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur t\u00eb Zv\u00ebrnecit, duhet pranuar se kan\u00eb arritur di\u00e7ka q\u00eb vet\u00ebm pak jav\u00eb m\u00eb par\u00eb dukej e pamundur: e kan\u00eb detyruar qeverin\u00eb e Ram\u00ebs t\u00eb pranoj\u00eb publikisht se kuadri ligjor q\u00eb i hapi rrug\u00eb investimit duhet ndryshuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo \u00ebsht\u00eb fitorja e par\u00eb konkrete e \u201cRevolucionit t\u00eb Flamingove\u201d q\u00eb erdhi pasi dhjet\u00ebra mij\u00ebra qytetar\u00eb dol\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb, pasi protesta mori nj\u00eb jehon\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb paprecedent\u00eb, pasi eurodeputet\u00ebt e \u00e7uan \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb Parlamentin Europian dhe pasi ligji u kthye n\u00eb penges\u00eb p\u00ebr kapitullin 27 t\u00eb negociatave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me pak fjal\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb nga nisja e konfliktit, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb qeveria ajo q\u00eb vendos e vetme rregullat e loj\u00ebs.\/Lapsi.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edi Rama kremtoi n\u00eb Bruksel fitoren p\u00ebr mbylljen e tre kapitujve t\u00eb par\u00eb p\u00ebr negociatat me Bashkimin Europian, por n\u00eb konferenc\u00ebn n\u00eb Bruksel u detyrua t\u00eb pranoj\u00eb humbjen e par\u00eb p\u00ebrball\u00eb dhjet\u00ebra mij\u00ebra qytetar\u00ebve q\u00eb k\u00ebrkuan trajtimin e lagun\u00ebs s\u00eb Zv\u00ebrnecit si zon\u00eb t\u00eb mbrojtur. N\u00eb konferenc\u00ebn ku Rama mori p\u00ebrg\u00ebzimet p\u00ebr mbylljen e kapitujve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":429682,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":["post-429681","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-kryesore","category-lajme","category-politike","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/429681","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=429681"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/429681\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":429683,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/429681\/revisions\/429683"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/429682"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=429681"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=429681"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=429681"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}