{"id":429765,"date":"2026-07-17T14:51:31","date_gmt":"2026-07-17T12:51:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=429765"},"modified":"2026-07-17T14:51:33","modified_gmt":"2026-07-17T12:51:33","slug":"pse-i-duhej-edi-rames-edhe-nje-here-trupi-i-pajete-i-martin-canit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/pse-i-duhej-edi-rames-edhe-nje-here-trupi-i-pajete-i-martin-canit\/","title":{"rendered":"Pse i duhej Edi Ram\u00ebs edhe nj\u00eb her\u00eb trupi i pajet\u00eb i Martin Canit"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">Duhet t\u00eb kesh nj\u00eb l\u00ebkur\u00eb t\u00eb trash\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrfillur dhimbjen e dy prind\u00ebrve q\u00eb jetojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb me munges\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb tyre, t\u00eb vrar\u00eb nga goditjet e thik\u00ebs. Por kur plag\u00ebn e tyre e ngacmon vazhdimisht sa her\u00eb t\u00eb duhet ndonj\u00eb justifikim politik, k\u00ebtu nuk b\u00ebhet m\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr munges\u00eb ndjeshm\u00ebrie, por p\u00ebr ciniz\u00ebm t\u00eb niveleve psiqike. K\u00ebt\u00eb ciniz\u00ebm ka shfaqur Edi Rama me historin\u00eb e Martin Canit, jo nj\u00eb, por dy her\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Her\u00ebn e par\u00eb ndodhi pak muaj pas vrasjes. Nx\u00ebn\u00ebsi i &#8220;Fan Nolit&#8221; n\u00eb Tiran\u00eb humbi jet\u00ebn rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb spital, pas nj\u00eb sherri ku u godit me thika,&nbsp;n\u00eb t\u00eb dal\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs. Nd\u00ebrsa familja k\u00ebrkonte p\u00ebrgjegj\u00ebsi nga shkolla, nga institucionet dhe nga organet q\u00eb po hetonin ngjarjen, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb opinioni publik ngrinte pik\u00ebpyetje p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si ishte menaxhuar konflikti dhe p\u00ebr dyshimet se hetimet po manipuloheshin, Rama zgjodhi ta zhvendoste debatin n\u00eb nj\u00eb drejtim krejt tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kryeministri shpalli si fajtor TikTok-un. Ai e quajti rrjetin social me qend\u00ebr n\u00eb Kin\u00eb \u201crruga\u00e7i i lagjes\u201d, rikujtoi koh\u00ebt kur f\u00ebmij\u00ebt nuk rriteshin n\u00ebn ndikimin e algoritmeve dhe njoftoi mbylljen e platform\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb vit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cTikToku \u00ebsht\u00eb rruga\u00e7i i lagjes. Kemi frik\u00eb kur f\u00ebmija shoq\u00ebrohet me t\u00eb kur del nga sht\u00ebpia. Ne TikTok-un do ta mbyllim p\u00ebr nj\u00eb vit. Rruga\u00e7\u00eb, perversitete, llum e qen\u00ebri nuk sheh n\u00eb TikTok-un e Kin\u00ebs\u201d, deklaronte asokohe Rama.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai e paraqiti vendimin si nj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e f\u00ebmij\u00ebve duke marr\u00eb shkas nga rasti i Martin Canit, por q\u00ebllimi real kishte prapavij\u00eb politike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mbyllja e TikTok-ut ndodhi pak muaj para zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 11 Majit, nd\u00ebrsa platforma ishte nj\u00eb nga hap\u00ebsirat e pakta ku qeveria nuk ushtronte ndikim si n\u00eb mediat tradicionale apo n\u00eb rrjetet e tjera sociale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr kritik\u00ebt e qeveris\u00eb, tragjedia e Martin Canit u p\u00ebrdor si argumenti moral q\u00eb justifikonte mbylljen e nj\u00eb platforme t\u00eb pakontrolluar, duke e zhvendosur debatin larg p\u00ebrgjegj\u00ebsive konkrete t\u00eb institucioneve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prind\u00ebrit e Martin Canit e kund\u00ebrshtuan k\u00ebt\u00eb mas\u00eb. Edhe at\u00ebher\u00eb ata e theksuan faktin se djali i tyre nuk ishte vrar\u00eb nga TikTok-u.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cMartini nuk u vra nga TikTok\u201d, shkruanin n\u00ebna dhe babai i tij n\u00eb reagimin e tyre publik.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrkundrazi, ata e drejtuan gishtin pik\u00ebrisht atje ku qeveria nuk donte t\u00eb shikohej: te d\u00ebshtimi i shtetit duke e quajtur manipulim lidhjen e vrasjes s\u00eb Martinit me mbylljen e rrjetit social.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cMjaft me manipulime! Mbyllja e nj\u00eb aplikacioni nuk e kthen mbrapsht realitetin dhe as nuk shp\u00ebton jet\u00eb. Martini, Eraldi ne Maliq dhe Erjoni n\u00eb Durr\u00ebs nuk u vran\u00eb nga rrjetet sociale; ata u vran\u00eb nga mungesa e siguris\u00eb, nga pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria institucionale dhe nga d\u00ebshtimi total i shtetit q\u00eb duhet t\u2019i mbronte.&nbsp;Ne nuk do t\u00eb heshtim! &nbsp;Nuk do t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb emri i djalit ton\u00eb, nj\u00eb futbollist me \u00ebndrra dhe nj\u00eb shpirt i past\u00ebr, t\u00eb p\u00ebrdoret m\u00eb si mburoj\u00eb p\u00ebr d\u00ebshtimet tuaja\u201d shkruante familja Cani n\u00eb vitin 2025.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prind\u00ebrit nuk k\u00ebrkonin mbylljen e rrjeteve sociale, por p\u00ebrgjegj\u00ebsi nga institucionet. Ata nuk flisnin p\u00ebr algoritme, por p\u00ebr shkoll\u00ebn, p\u00ebr munges\u00ebn e siguris\u00eb, p\u00ebr mungesat n\u00eb spitale dhe p\u00ebr d\u00ebshtimin e shtetit p\u00ebr t\u00eb mbrojtur f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dukej sikur historia mbaroi aty, deri kur emri i Martin Canit u rikthye s\u00ebrish n\u00eb fjalimet e kryeministrit k\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte. K\u00ebsaj radhe &#8220;Martini&#8221; i duhej p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur nj\u00eb projekt tjet\u00ebr me vler\u00eb mbi 100 milion dollar\u00eb. N\u00eb ceremonin\u00eb ku prezantoi \u201cSmart City\u201d, Rama deklaroi se t\u00eb gjith\u00eb e kishin harruar vrasjen e t\u00eb miturit, p\u00ebrve\u00e7 tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cSot t\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb harruar vrasjen tragjike t\u00eb nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebsi n\u00eb shkoll\u00ebn \u2018Fan Noli\u2019, q\u00eb krijoi nj\u00eb situat\u00eb konvulsive me politizimin ekstrem t\u00eb ngjarjes dhe me gazetarin\u00eb e gjakut. Un\u00eb nuk e kam harruar, sepse e kujtoj \u00e7do dit\u00eb duke ndjekur k\u00ebt\u00eb projekt. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjja ime ndaj asaj tragjedie\u201d, u shpreh Rama.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cSot jemi n\u00eb koh\u00ebn e armikut t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, rrezikut t\u00eb rruga\u00e7it t\u00eb lagjes q\u00eb \u00ebsht\u00eb algoritmi. Ky sistem do t\u00eb na jap\u00eb krah dhe do t\u00eb fokusohet edhe te bashk\u00ebpunimi me prind\u00ebrit\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, lidhja ting\u00ebllon e natyrshme: m\u00eb shum\u00eb kamera do t\u00eb thot\u00eb m\u00eb shum\u00eb siguri edhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. Por debati p\u00ebr \u201cSmart City\u201d nuk \u00ebsht\u00eb zhvilluar rreth nevoj\u00ebs p\u00ebr teknologji apo p\u00ebr mbrojtjen e nx\u00ebn\u00ebsve. Ky ka qen\u00eb nj\u00eb projekt q\u00eb ka ngritur shum\u00eb pik\u00ebpyetje p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb shpenzohen mbi nj\u00ebqind milion\u00eb euro para publike. Opozita ka l\u00ebshuar akuza p\u00ebr kosto t\u00eb fryra, munges\u00eb transparence dhe dyshime p\u00ebr korrupsion.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb kontrat\u00ebs, do t\u00eb instalohen 2 239 kamera ANPR p\u00ebr njohjen automatike t\u00eb targave dhe 2 602 kamera PTZ p\u00ebr monitorimin e trafikut dhe identifikimin e shkeljeve, nd\u00ebrsa policia do t\u00eb pajiset me 3 816 kamera trupi t\u00eb lidhura me nj\u00eb sistem t\u00eb centralizuar mbik\u00ebqyrjeje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vet\u00ebm licencat e programeve kushtojn\u00eb<strong>&nbsp;31 milion\u00eb dollar\u00eb,&nbsp;<\/strong>pajisjet dhe infrastruktura&nbsp;<strong>62.4 milion\u00eb dollar\u00eb,<\/strong>&nbsp;<strong>8 milion\u00eb dollar\u00eb<\/strong>&nbsp;jan\u00eb parashikuar p\u00ebr sh\u00ebrbime profesionale dhe&nbsp;<strong>17.1 milion\u00eb dollar\u00eb&nbsp;<\/strong>p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen kat\u00ebrvje\u00e7are. Me TVSH, fatura totale arrin rreth&nbsp;<strong>140 milion\u00eb dollar\u00eb.<\/strong>&nbsp;Shifrat kan\u00eb ushqyer akuzat p\u00ebr shpenzime marramend\u00ebse, nd\u00ebrsa kamera t\u00eb ngjashme mund t\u00eb blihen n\u00eb treg me \u00e7mime shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pik\u00ebrisht tani rikthehet edhe nj\u00eb her\u00eb emri i Martin Canit, si historia e nj\u00eb f\u00ebmije t\u00eb vrar\u00eb q\u00eb e zhvendos menj\u00ebher\u00eb diskutimin nga milionat te emocionet.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por edhe k\u00ebsaj radhe, ata q\u00eb e kund\u00ebrshtuan t\u00eb par\u00ebt p\u00ebrmendjen e djalit t\u00eb tyre si mish p\u00ebr top ishin prind\u00ebrit e Martinit. Duke kuptuar se emri i tij po keqp\u00ebrdorej s\u00ebrish, ata i k\u00ebrkuan kryeministrit t\u00eb ndalej.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cMartini nuk ishte slogan politik. Martini nuk ishte pretekst p\u00ebr censur\u00eb. Martini nuk ishte justifikim p\u00ebr kamera. Martini ishte nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i mir\u00eb, nj\u00eb futbollist me \u00ebndrra, nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb meritonte t\u00eb jetonte.\u201d shkruan familja Cani n\u00eb reagimin e radh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn let\u00ebr, familja Cani p\u00ebrs\u00ebrit pretendimet p\u00ebr problemet n\u00eb shkoll\u00ebn \u201cFan Noli\u201d, p\u00ebr mungesat n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor dhe p\u00ebr d\u00ebshtimet institucionale q\u00eb, sipas tyre, mund t\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb diferenc\u00ebn mes jet\u00ebs dhe vdekjes s\u00eb djalit t\u00eb tyre. Jan\u00eb deklarata q\u00eb familja i ka b\u00ebr\u00eb publikisht prej muajsh, jan\u00eb raportuar gjer\u00ebsisht nga mediat dhe njihen mir\u00eb nga vet\u00eb kryeministri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, Edi Rama zgjodhi ta rikthente Martin Canin duke shp\u00ebrfillur familjen q\u00eb vazhdon t\u2019i drejtohet institucioneve. Mjafton q\u00eb ta lidhte kujtimin e tij n\u00eb nj\u00eb fjalim me nj\u00eb projekt q\u00eb p\u00ebrballet me kritika t\u00eb forta p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Korrupsioni \u00ebsht\u00eb arsyeja pse kryeministri e p\u00ebrdori k\u00ebsaj radhe emrin e Martinit. K\u00ebtu q\u00ebndron edhe cinizmi m\u00eb i madh: p\u00ebr familjen Cani, Martini ishte nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb kthehet m\u00eb kurr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi; p\u00ebr Edi Ram\u00ebn, ai vazhdon t\u00eb rikthehet sa her\u00eb i duhet nj\u00eb argument publik.\/Lapsi.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duhet t\u00eb kesh nj\u00eb l\u00ebkur\u00eb t\u00eb trash\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrfillur dhimbjen e dy prind\u00ebrve q\u00eb jetojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb me munges\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb tyre, t\u00eb vrar\u00eb nga goditjet e thik\u00ebs. Por kur plag\u00ebn e tyre e ngacmon vazhdimisht sa her\u00eb t\u00eb duhet ndonj\u00eb justifikim politik, k\u00ebtu nuk b\u00ebhet m\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr munges\u00eb ndjeshm\u00ebrie, por p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":429766,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,6032,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":["post-429765","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-analize-en","category-kryesore","category-lajme","category-politike","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/429765","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=429765"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/429765\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":429767,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/429765\/revisions\/429767"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/429766"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=429765"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=429765"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=429765"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}