{"id":430051,"date":"2026-07-29T12:48:07","date_gmt":"2026-07-29T10:48:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=430051"},"modified":"2026-07-29T12:48:15","modified_gmt":"2026-07-29T10:48:15","slug":"pd-con-ne-kushtetuese-marreveshjen-konfidenciale-me-shba-te-per-kredine-302-milione-dollare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/pd-con-ne-kushtetuese-marreveshjen-konfidenciale-me-shba-te-per-kredine-302-milione-dollare\/","title":{"rendered":"PD \u00e7on n\u00eb Kushtetuese marr\u00ebveshjen konfidenciale me SHBA-t\u00eb p\u00ebr kredin\u00eb 302 milion\u00eb dollar\u00eb"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">Partia Demokratike ka d\u00ebrguar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese ligjin ratifikues t\u00eb marr\u00ebveshjes me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, duke pretenduar se ai bie ndesh me Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb, Gazment Bardhi, deklaroi se marr\u00ebveshjet strategjike nuk mund t\u00eb miratohen duke shkelur Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c<em>Procedura e ndjekur p\u00ebr miratimin e k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje nuk p\u00ebrmban vet\u00ebm nj\u00eb shkelje t\u00eb izoluar. Ajo cenon nj\u00ebkoh\u00ebsisht disa prej parimeve themelore mbi t\u00eb cilat funksionon parlamentarizmi kushtetues: t\u00eb drejt\u00ebn e deputet\u00ebve p\u00ebr t\u2019u njohur dhe p\u00ebr t\u00eb debatuar mbi aktet q\u00eb votojn\u00eb, afatet kushtetuese t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrshpejtuar dhe sigurin\u00eb juridike q\u00eb duhet t\u00eb shoq\u00ebroj\u00eb hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/em>\u201c, tha Bardhi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai theksoi se Partia Demokratike e mb\u00ebshtet n\u00eb parim marr\u00ebveshjen me SHBA-t\u00eb, e cila sipas tij, i sh\u00ebrben interesit strategjik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur investimet n\u00eb mbrojtje, por shtoi se nuk pajtohen me procedur\u00ebn q\u00eb ndoqi Partia Socialiste p\u00ebr ratifikimin e saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c<em>Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike dhe opozita n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se e mb\u00ebshtet n\u00eb parim k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje, sepse ajo i sh\u00ebrben interesit strategjik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur investimet n\u00eb mbrojtje, p\u00ebr t\u00eb modernizuar Forcat e Armatosura dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimet q\u00eb burojn\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb NATO. Pik\u00ebrisht sepse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr marr\u00ebveshjen m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb viteve t\u00eb fundit me Shtetet e Bashkuara n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes, ajo duhej t\u00eb ishte nj\u00eb model i respektimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, i transparenc\u00ebs dhe i debatit parlamentar, jo nj\u00eb tjet\u00ebr shembull i p\u00ebrdorimit t\u00eb shumic\u00ebs parlamentare p\u00ebr ta shkelur at\u00eb<\/em>\u201c, tha ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas tij, ligji p\u00ebrmban shtat\u00eb shkelje kushtetuese dhe k\u00ebrkohet nd\u00ebrhyrja e Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr vler\u00ebsimin e tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb&nbsp;miratoi me&nbsp;74 vota&nbsp;t\u00eb socialist\u00ebve, k\u00ebt\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00eb,&nbsp;<strong>27 korrik 2026<\/strong>&nbsp;marr\u00ebveshjen e huas\u00eb me SHBA-t\u00eb, nd\u00ebrsa PD e bojkotoi seanc\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Marr\u00ebveshja parashikon nj\u00eb hua n\u00eb vler\u00ebn totale prej 302 milion\u00eb dollar\u00ebsh amerikan\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb programit t\u00eb Financimit t\u00eb Jasht\u00ebm Ushtarak.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Deklarata e plot\u00eb e Gazment Bardhit:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Gjat\u00eb seanc\u00ebs plenare t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb h\u00ebn\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, paralajm\u00ebrova zyrtarisht se procedura e ndjekur nga shumica p\u00ebr miratimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb huas\u00eb prej 302 milion\u00eb eurosh nd\u00ebrmjet Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr blerjen e pajisjeve ushtarake ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn. Paralajm\u00ebrova gjithashtu se, n\u00ebse mazhoranca do t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulte n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb, Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike do t\u2019ia n\u00ebnshtronte at\u00eb kontrollit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Ky paralajm\u00ebrim nuk ishte p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb politik\u00eb. Ishte nj\u00eb paralajm\u00ebrim real dhe i sinqert\u00eb. Ai ishte p\u00ebrpjekja e fundit p\u00ebr t\u00eb ndaluar shumic\u00ebn parlamentare q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrfshinte edhe marr\u00ebdh\u00ebnien m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme strategjike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Shtetet e Bashkuara n\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb antikushtetuese.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Opozita k\u00ebrkoi gjat\u00eb gjith\u00eb seanc\u00ebs respektimin e afateve kushtetuese, t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve p\u00ebr t\u2019u njohur me aktin q\u00eb votonin dhe t\u00eb standardeve q\u00eb vet\u00eb Gjykata Kushtetuese ka p\u00ebrcaktuar vet\u00ebm pak muaj m\u00eb par\u00eb n\u00eb vendimin e saj p\u00ebr procedurat parlamentare dhe Rregulloren e Kuvendit. Paralajm\u00ebruam se nj\u00eb procedur\u00eb e till\u00eb nuk e zgjidhte urgjenc\u00ebn q\u00eb pretendonte qeveria, por vet\u00ebm sa do ta zgjaste at\u00eb, sepse do ta b\u00ebnte t\u00eb pashmangsh\u00ebm kontrollin kushtetues t\u00eb saj.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Edhe p\u00ebrpara seanc\u00ebs, n\u00eb komunikime institucionale me Kryetarin e Kuvendit, k\u00ebrkuam q\u00eb kjo rrug\u00eb t\u00eb mos ndiqej. K\u00ebrkuam t\u00eb respektoheshin afatet, t\u00eb mos mohoheshin disa t\u00eb drejta kushtetuese p\u00ebr deputet\u00ebt, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u njohur me projektligjin. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i sinqert\u00eb deri n\u00eb fund, m\u00eb duhet t\u00eb pohoj se, n\u00eb k\u00ebto komunikime, mor\u00ebm mir\u00ebkuptim nga Kryetari i Kuvendit p\u00ebr shqet\u00ebsimin e ngritur. P\u00ebr fat t\u00eb keq, n\u00eb fund nuk vendosi as Kushtetuta, as arsyeja, as mir\u00ebkuptimi. Vendosi urdhri politik i Edi Ram\u00ebs, duke e kthyer edhe nj\u00eb her\u00eb Kuvendin n\u00eb noter t\u00eb vendimeve t\u00eb qeveris\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike dhe opozita n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se e mb\u00ebshtet n\u00eb parim k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje, sepse ajo i sh\u00ebrben interesit strategjik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur investimet n\u00eb mbrojtje, p\u00ebr t\u00eb modernizuar Forcat e Armatosura dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimet q\u00eb burojn\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb NATO. Pik\u00ebrisht sepse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr marr\u00ebveshjen m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb viteve t\u00eb fundit me Shtetet e Bashkuara n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes, ajo duhej t\u00eb ishte nj\u00eb model i respektimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, i transparenc\u00ebs dhe i debatit parlamentar, jo nj\u00eb tjet\u00ebr shembull i p\u00ebrdorimit t\u00eb shumic\u00ebs parlamentare p\u00ebr ta shkelur at\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Fatkeq\u00ebsisht, ne ndodhemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebshtimeve t\u00eb vet\u00eb qeveris\u00eb. P\u00ebr vite me radh\u00eb, qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00ebn drejtimin e Edi Ram\u00ebs, nuk p\u00ebrmbushi angazhimet e Shqip\u00ebris\u00eb ndaj Aleanc\u00ebs. N\u00eb vend t\u00eb objektivit minimal prej 2% t\u00eb Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto p\u00ebr mbrojtjen, shpenzimet reale mbet\u00ebn rreth 1.6%, duke e vendosur Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebrball\u00eb aleat\u00ebve dhe duke krijuar deri edhe pik\u00ebpyetje serioze mbi p\u00ebrmbushjen e angazhimeve q\u00eb lidhen me antar\u00ebsimin n\u00eb NATO t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Nuk na habit fakti q\u00eb qeveria e Edi Ram\u00ebs nuk i p\u00ebrmbushi p\u00ebr vite me radh\u00eb detyrimet e Shqip\u00ebris\u00eb ndaj NATO-s, sepse, p\u00ebr vite me radh\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, Edi Rama udh\u00ebhoqi protesta kund\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO. Prandaj, si forca politike q\u00eb b\u00ebri t\u00eb mundur an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Aleanc\u00ebn Atlantike, Partia Demokratike nuk pranon leksione nga askush p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet me Shtetet e Bashkuara apo p\u00ebr p\u00ebrkushtimin ndaj NATO-s.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Pik\u00ebrisht sepse k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie jan\u00eb jetike p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare, ne nuk do t\u00eb pranonim kurr\u00eb q\u00eb marr\u00ebveshja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e viteve t\u00eb fundit me Shtetet e Bashkuara n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes t\u00eb miratohej n\u00eb shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs. Ky ishte edhe thelbi i q\u00ebndrimit ton\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs plenare. Sepse problemi nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00ebveshja, t\u00eb cil\u00ebn edhe sot pas miratimit antikushtetues nuk e njohim se cfar\u00eb p\u00ebrmban. Problemi \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra antikushtetuese se si shumica vendosi ta miratonte marr\u00ebveshjen.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje politike. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kushtetuese. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb c\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb mbrojtur dinjitetin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, institucioneve t\u00eb saj demokratike dhe thelb vet\u00eb imazhit t\u00eb shtetit shqiptar n\u00eb bot\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Thomas Jefferson thoshte se:<\/em>&nbsp;<em>\u201cMjafton nj\u00eb hap p\u00ebrtej kufijve q\u00eb Kushtetuta i ka vendosur pushtetit, q\u00eb ai t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb nj\u00eb territor pa kufij.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Fatkeq\u00ebsisht, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. ky hap u hodh nga mazhoranca dhe \u00e7\u00ebshtjen e b\u00ebn akoma m\u00eb shqet\u00ebsuese fakti se kjo ndodhi vet\u00ebm pak muaj pasi vet\u00eb Gjykata Kushtetuese, n\u00eb vendimin e saj p\u00ebr Rregulloren e Kuvendit, kishte vendosur standarde t\u00eb qarta p\u00ebr p\u00ebrdorimin e procedur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrshpejtuar dhe mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb deputet\u00ebve. N\u00eb vend q\u00eb ta zbatonte at\u00eb vendim t\u00eb muajit shkurt, shumica zgjodhi t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriste t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn praktik\u00eb q\u00eb Gjykata sapo e kishte shpallur antikushtetuese. Duke injoruar jo vet\u00ebm deputet\u00ebt, Kuvendit, por edhe autoritetin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>P\u00ebr grupin parlamentar t\u00eb PD respektimi i vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me ruajtjen e autoritetit t\u00eb k\u00ebsaj gjykate, por mbi t\u00eb gjitha me vet\u00eb themelet mbi t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb ngritur Republika Parlamentare.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Procedura e ndjekur p\u00ebr miratimin e k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje nuk p\u00ebrmban vet\u00ebm nj\u00eb shkelje t\u00eb izoluar. Ajo cenon nj\u00ebkoh\u00ebsisht disa prej parimeve themelore mbi t\u00eb cilat funksionon parlamentarizmi kushtetues: t\u00eb drejt\u00ebn e deputet\u00ebve p\u00ebr t\u2019u njohur dhe p\u00ebr t\u00eb debatuar mbi aktet q\u00eb votojn\u00eb, afatet kushtetuese t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrshpejtuar dhe sigurin\u00eb juridike q\u00eb duhet t\u00eb shoq\u00ebroj\u00eb hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike ka identifikuar shtat\u00eb shkelje kushtetuese. Meqen\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me natyr\u00eb juridike, do t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u2019i shpjegoj ato me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb dhe t\u00eb kuptueshme p\u00ebr \u00e7do qytetar.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em><strong>Shkelja e par\u00eb:<\/strong>&nbsp;Deputet\u00ebve iu mohua e drejta kushtetuese p\u00ebr t\u2019u njohur me marr\u00ebveshjen p\u00ebrpara votimit. Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit detyrojn\u00eb Kryetarin e Kuvendit q\u00eb, menj\u00ebher\u00eb pas depozitimit t\u00eb projektligjit, t\u2019u shp\u00ebrndaj\u00eb deputet\u00ebve projektligjin, tekstin e marr\u00ebveshjes dhe relacionin shoq\u00ebrues. Kjo procedur\u00eb garanton q\u00eb deputet\u00ebt t\u00eb ken\u00eb koh\u00ebn e nevojshme p\u00ebr ta shqyrtuar marr\u00ebveshjen, p\u00ebr t\u2019u konsultuar, p\u00ebr t\u00eb paraqitur amendamente dhe p\u00ebr t\u00eb vendosur me p\u00ebrgjegj\u00ebsi se si do t\u00eb votojn\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em><strong>Shkelja e dyt\u00eb:<\/strong>&nbsp;Deputet\u00ebve iu mohua e drejta kushtetuese p\u00ebr t\u00eb kontrolluar m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb fondeve publike. Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit detyrojn\u00eb q\u00eb projektligjet me efekte financiare t\u00eb shoq\u00ebrohen me raportin q\u00eb p\u00ebrligj shpenzimet financiare. Ky raport u mund\u00ebson deputet\u00ebve t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb ndikimin e projektligjit n\u00eb Buxhetin e Shtetit dhe t\u00eb ushtrojn\u00eb funksionin e tyre kushtetues t\u00eb kontrollit mbi administrimin e financave publike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, raporti q\u00eb p\u00ebrligjte shpenzimet financiare nuk iu vu n\u00eb dispozicion deputet\u00ebve.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em><strong>Shkelja e tret\u00eb:<\/strong>&nbsp;Deputet\u00ebve iu mohua e drejta p\u00ebr t\u00eb ushtruar lirisht funksionin e tyre parlamentar, p\u00ebrmes debatit parlamentar, paraqitjes s\u00eb amendamenteve dhe votimit t\u00eb informuar. Pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb garantuar ushtrimin efektiv t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb drejtave, Rregullorja e Kuvendit parashikon q\u00eb rendi i dit\u00ebs t\u00eb b\u00ebhet publik jo m\u00eb von\u00eb se dy dit\u00eb p\u00ebrpara seanc\u00ebs plenare. N\u00eb rastin e k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje, kjo nuk ndodhi. Kryetari i Kuvendit njoftoi ndryshimin e rendit t\u00eb dit\u00ebs t\u00eb h\u00ebn\u00ebn dhe, po at\u00eb dit\u00eb, maxhoranca shqyrtoi dhe miratoi marr\u00ebveshjen, duke zhvler\u00ebsuar afatin ligjor prej 48 or\u00ebsh t\u00eb njoftimit t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb seanc\u00ebs, i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar si mekaniz\u00ebm q\u00eb garanton k\u00ebto t\u00eb drejta t\u00eb deputet\u00ebve. Edhe Gjykata Kushtetuese ka arsyetuar se mosrespektimi i afatit dyditor p\u00ebr rendin e dit\u00ebs cenon parimin e demokracis\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em><strong>Shkelja e kat\u00ebrt:<\/strong>&nbsp;Kjo lidhet me nj\u00eb afat tjet\u00ebr shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, i p\u00ebrcaktuar shprehimisht n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe i interpretuar qart\u00eb nga Gjykata Kushtetuese, kur ajo rr\u00ebzoi m\u00ebnyr\u00ebn sesi Kuvendi miratoi Rregulloren e funksionimit t\u00eb tij. Nj\u00eb rast identik me m\u00ebnyr\u00ebn sesi u miratua marr\u00ebveshja me SHBA t\u00eb h\u00ebn\u00ebn. Edhe praktika e ndjekur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje, nj\u00ebsoj si praktika e shpallur antikushtetuese p\u00ebr Rregulloren e Kuvendit, u zhvillua me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar brenda 24 or\u00ebve. N\u00eb vendimin q\u00eb duhet t\u00eb ishte detyrues p\u00ebr Parlamentin, Gjykata Kushtetuese arsyetoi n\u00eb muajin shkurt se mosrespektimi i afatit minimal nj\u00ebjavor cenon s\u00ebrish parimin e demokracis\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese, duke u mohuar deputet\u00ebve t\u00eb drejtat e tyre kushtetuese.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em><strong>Shkelja e pest\u00eb:<\/strong>&nbsp;Marr\u00ebveshja u trajtua sikur Shqip\u00ebria t\u00eb ndodhej n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, me nevoj\u00eb dhe urgjenc\u00eb p\u00ebr hyrjen e menj\u00ebhershme n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit. N\u00eb fakt, nuk ekzistonte asnj\u00eb nga k\u00ebto kushte. Vet\u00eb qeveria e rr\u00ebzon pretendimin p\u00ebr urgjenc\u00eb. Marr\u00ebveshja u miratua prej saj n\u00eb parim m\u00eb 19 qershor dhe u n\u00ebnshkrua m\u00eb 22 qershor. K\u00ebshilli i Ministrave kishte m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaj koh\u00eb p\u00ebr ta paraqitur projektligjin sipas procedur\u00ebs s\u00eb zakonshme parlamentare, por zgjodhi ta mbante nj\u00eb muaj n\u00eb sirtar dhe, p\u00ebr arsye q\u00eb i di vet\u00ebm Edi Rama, ta sillte n\u00eb Parlament vet\u00ebm n\u00eb dit\u00ebn e fundit t\u00eb punimeve t\u00eb tij. N\u00eb k\u00ebto kushte, nuk mund t\u00eb flitet p\u00ebr nj\u00eb urgjenc\u00eb objektive, por p\u00ebr nj\u00eb urgjenc\u00eb artificiale, t\u00eb krijuar nga vet\u00eb qeveria. Po ashtu, Shqip\u00ebria nuk ndodhej n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb t\u00eb justifikonte nevoj\u00ebn urgjente p\u00ebr t\u2019u pajisur me pajisje ushtarake, pasi nuk p\u00ebrballej me ndonj\u00eb agresion t\u00eb armatosur apo k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb jasht\u00ebm.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em><strong>Shkelja e gjasht\u00eb:<\/strong>&nbsp;1\/5 e Deputet\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb ven\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje Gjykat\u00ebn Kushtetutese p\u00ebr t\u00eb kontrolluar nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebrpara ratifikimit t\u00eb saj. Duke e sjell dhe miratuar marr\u00ebveshjen brenda nj\u00eb dite, procedura parlamentare praktikisht e ka zhveshur pakic\u00ebn parlamentare nga ushtrimi i p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb ushtruar kontrollin e kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb marr\u00ebveshjes n\u00eb koh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00ebse cmonte vet\u00ebm p\u00ebrpara ratifikimit, si dhe praktikisht ka zhveshur vet\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese nga kompetenca p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e marr\u00ebveshjes.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em><strong>Shkelja e shtat\u00eb<\/strong>: Qeveria ka pamund\u00ebsuar hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Huas\u00eb me SHBA-t\u00eb. Duke e shpallur marr\u00ebveshjen sekrete, ajo ka pamund\u00ebsuar botimin e saj n\u00eb Fletoren Zyrtare. Por Kushtetuta p\u00ebrcakton qart\u00eb se nj\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare e ratifikuar me ligj b\u00ebhet pjes\u00eb e sistemit t\u00eb brendsh\u00ebm juridik vet\u00ebm pasi botohet n\u00eb Fletoren Zyrtare. N\u00eb k\u00ebto kushte, m\u00ebnyra se si \u00ebsht\u00eb trajtuar kjo marr\u00ebveshje krijon nj\u00eb papajtueshm\u00ebri t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me Kushtetut\u00ebn, pasi nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb nuk botohet nuk mund t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi dhe as t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e sistemit juridik t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb problem q\u00eb nuk kishte zgjidhje. Legjislacioni shqiptar ofron mekanizma p\u00ebr mbrojtjen e informacionit t\u00eb klasifikuar pa c\u00ebnuar k\u00ebrkesat kushtetuese p\u00ebr hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Qeveria zgjodhi t\u00eb mos i p\u00ebrdorte ato. Ky nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb gabim procedural. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb qeverisjeje q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb atakueshme vet\u00eb marr\u00ebveshjen dhe e ekspozon Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrball\u00eb partnerit t\u00eb saj strategjik si nj\u00eb vend aleat joserioz, q\u00eb nuk qeveriset sipas Kushtetut\u00ebs, por sundohet sipas interesit politik t\u00eb Kryeministrit.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Pik\u00ebrisht mbi k\u00ebto argumente, t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb vendimet e detyrueshme p\u00ebr zbatim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe n\u00eb jurisprudenc\u00ebn m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb saj, Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike sapo i \u00ebsht\u00eb drejtuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar kontrollin kushtetues t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb ndjekur nga Kuvendi. Kemi k\u00ebrkuar nga Gjykata Kushtetuese shfuqizimin e ligjit ratifikues dhe pezullimin e tij.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Q\u00ebllimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbrojm\u00eb kushtetutshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb vend dhe q\u00eb marr\u00ebveshja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme nd\u00ebrmjet Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes dhe siguris\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb miratohet sipas Kushtetut\u00ebs, me nj\u00eb procedur\u00eb t\u00eb rregullt parlamentare, n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet q\u00eb vet\u00eb Gjykata Kushtetuese ka vendosur p\u00ebr Kuvendin. N\u00ebse Gjykata Kushtetuese e shqyrton k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje me p\u00ebrpar\u00ebsi, ne mund ta miratojm\u00eb s\u00eb bashku marr\u00ebveshjen, pasi t\u00eb njihemi me p\u00ebrmbajtjen e saj, edhe n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme parlamentare, duke respektuar plot\u00ebsisht Kushtetut\u00ebn dhe duke siguruar mb\u00ebshtetjen e plot\u00eb politike q\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje e till\u00eb strategjike meriton.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Aleanca me Shtetet e Bashkuara nuk forcohet duke mohuar dhe shkelur Kushtetut\u00ebn. Ajo forcohet duke respektuar shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, institucionet demokratike dhe standardet q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb themelin e demokracive per\u00ebndimore. Shqip\u00ebris\u00eb i duhet standardi i Kongresit Amerikan, jo standardi i Taulant Ball\u00ebs.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Marr\u00ebdh\u00ebniet strategjike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Shtetet e Bashkuara meritojn\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohen p\u00ebrmes akteve antikushtetuese t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Demokratike ka d\u00ebrguar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese ligjin ratifikues t\u00eb marr\u00ebveshjes me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, duke pretenduar se ai bie ndesh me Kushtetut\u00ebn. Kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb, Gazment Bardhi, deklaroi se marr\u00ebveshjet strategjike nuk mund t\u00eb miratohen duke shkelur Kushtetut\u00ebn. \u201cProcedura e ndjekur p\u00ebr miratimin e k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje nuk p\u00ebrmban vet\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":430052,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":["post-430051","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-koment-opinion","category-kryesore","category-lajme","category-politike","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430051","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=430051"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430051\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":430053,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430051\/revisions\/430053"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/430052"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=430051"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=430051"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=430051"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}