{"id":430394,"date":"2026-08-25T14:07:30","date_gmt":"2026-08-25T12:07:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=430394"},"modified":"2026-08-25T14:07:33","modified_gmt":"2026-08-25T12:07:33","slug":"izolim-ekstrem-per-ilir-meten-blushi-jane-bllokuar-takimet-e-deputeteve-me-kreun-e-pl","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/izolim-ekstrem-per-ilir-meten-blushi-jane-bllokuar-takimet-e-deputeteve-me-kreun-e-pl\/","title":{"rendered":"Izolim ekstrem p\u00ebr Ilir Met\u00ebn, Blushi: Jan\u00eb bllokuar takimet e deputet\u00ebve m\u00eb kreun e PL"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb situat\u00eb e paprecedent\u00eb dhe e mbushur me akuza t\u00eb forta po zhvillohet rreth trajtimit t\u00eb liderit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta, i cili po p\u00ebrballet me kushte t\u00eb ashpra t\u00eb nj\u00eb izolimi ekstrem. Raportohet se administrata e burgjeve, pa asnj\u00eb shkres\u00eb apo justifikim ligjor, ka bllokuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur takimet e deputet\u00ebve me t\u00eb paraburgosurin, pavar\u00ebsisht lejeve t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb l\u00ebshuara nga vet\u00eb SPAK.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky veprim po cil\u00ebsohet si nj\u00eb shkelje flagrante e Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, si dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me rekomandimet e Avokatit t\u00eb Popullit dhe Komitetit Shqiptar t\u00eb Helsinkit. Akuzat drejtohen drejtp\u00ebrdrejt ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr me frik\u00ebn nga fuqia elektorale e opozit\u00ebs dhe tentativat p\u00ebr shantazh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas pretendimeve t\u00eb ngritura nga Sekretari i Pergjithsh\u00ebm Tedi Blushi, gjat\u00eb nj\u00eb deklarate shtypi, dosja e hetimeve \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht boshe. Theksohet se pas m\u00eb shum\u00eb se tre dekadash mbik\u00ebqyrje, nuk \u00ebsht\u00eb zbuluar asnj\u00eb prov\u00eb penale, asnj\u00eb kund\u00ebrvajtje administrative dhe nuk \u00ebsht\u00eb gjetur asnj\u00eb pasuri e paligjshme. N\u00eb vend t\u00eb transparenc\u00ebs, \u00ebsht\u00eb ngritur shqet\u00ebsimi se procesi gjyq\u00ebsor po bunkerizohet p\u00ebrmes rregulloreve t\u00eb reja q\u00eb censurojn\u00eb gazetar\u00ebt dhe pengojn\u00eb publikun t\u00eb shoh\u00eb standardet reale t\u00eb k\u00ebtij gjykimi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj situate, e cila po trajtohet si nj\u00eb fars\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb politike, thirrje emergjente i jan\u00eb drejtuar Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Drejtoris\u00eb s\u00eb Burgjeve dhe institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndalur zbatimin e porosive t\u00eb paligjshme. P\u00ebrplasja pritet t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr dimension, pasi rasti \u00ebsht\u00eb drejtuar tashm\u00eb p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn e Strasburgut, aty ku opozita paralajm\u00ebron nj\u00eb fitore t\u00eb pashmangshme kund\u00ebr presioneve t\u00eb pushtetit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Tedi Blushi:&nbsp;<\/strong>Ka shkelje flagrante t\u00eb dy rekomandimeve t\u00eb dy institucioneve, t\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit dhe Komitetit Shqiptar t\u00eb Helsinkit, q\u00eb u mund\u00ebsojn\u00eb dhe k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb deputet\u00ebt t\u00eb mos pengohen t\u00eb takojn\u00eb liderin dhe presidentin e Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb zotin Ilir Meta. Prej n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e deputetit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, q\u00eb ligji ia mund\u00ebson t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t&#8217;u takuar pa asnj\u00eb lloj kufizimi me zotin Meta dhe me k\u00ebdo tjet\u00ebr t\u00eb paraburgosur, shto dhe faktin q\u00eb si deputet jam pajisur me nj\u00eb leje t\u00eb posa\u00e7me nga SPAK p\u00ebr takime me zotin Meta, pa asnj\u00eb justifikim, p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn her\u00eb radhazi, pa asnj\u00eb lloj shkrese, pa asnj\u00eb lloj justifikimi, pa asnj\u00eb lloj argumenti ligjor, jam penguar nga administrata e burgjeve t\u00eb takohem me zotin Meta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rikthimi i masave izoluese \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt nj\u00eb urdh\u00ebr kriminal i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i Edi Ram\u00ebs q\u00eb nuk synon asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u00eb ushtroj\u00eb presion ndaj zotit Meta, ndaj Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, presidenti i s\u00eb cil\u00ebs prej m\u00eb shum\u00eb se 21 muajsh ndodhet n\u00eb izolim ekstrem pa asnj\u00eb fakt dhe pa asnj\u00eb prov\u00eb penale. Refuzimi i t\u00eb drejt\u00ebs ligjore, kushtetuese, t\u00eb garantuar edhe nga Konventa Evropiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, p\u00ebr t&#8217;u takuar me zotin Meta, nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se tmerr i Edi Ram\u00ebs nga fuqia elektorale e zotit Meta, i cili tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00ebn masa t\u00eb ashpra, izolimi ekstrem, duke iu mohuar dhe nj\u00eb e drejt\u00eb kushtetuese. Nuk po k\u00ebrkojm\u00eb asnj\u00eb privilegj. Po k\u00ebrkojm\u00eb zbatimin me rigorozitet t\u00eb ligjit, t\u00eb Kushtetut\u00ebs, t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut. I b\u00ebj thirrje Ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, i b\u00ebj thirrje Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Burgjeve, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kujdes, t\u00eb mos zbatojn\u00eb urdhrat e verb\u00ebr t\u00eb Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb izoluar pa asnj\u00eb fakt dhe pa asnj\u00eb prov\u00eb penale zotin Meta, dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr t&#8217;i mohuar t\u00eb drejtat q\u00eb atij ia garanton ligji, Kushtetuta dhe Konventa Evropiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut. Nuk po k\u00ebrkojm\u00eb asnj\u00eb privilegj. I b\u00ebj thirrje Avokatit t\u00eb Popullit, Komitetit Shqiptar t\u00eb Helsinkit, t\u00eb cilat kan\u00eb nxjerr\u00eb disa raporte dhe disa rekomandime, ku i k\u00ebrkojn\u00eb administrat\u00ebs patronazhiste t\u00eb burgjeve, t&#8217;i japin fund k\u00ebsaj sjelljeje kriminale dhe shkelje t\u00eb hapur t\u00eb ligjit, t&#8217;i japin fund refuzimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve, dhe mbi t\u00eb gjitha edhe t\u00eb zotit Meta, p\u00ebr t&#8217;u takuar me funksionar\u00eb t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rikthimi i masave represive, rikthimi i izolimit ekstrem t\u00eb zotit Meta nuk tregon asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se tmerrin e Edi Ram\u00ebs nga fakti se pas m\u00eb shum\u00eb se 34 viteve hetim e gjetje e gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb zbuluar zero fakt penal kund\u00ebr tij, \u00ebsht\u00eb zbuluar zero kund\u00ebrvajtje administrative nga ai, dhe jo m\u00eb kot ai urdh\u00ebroi s\u00eb fundmi edhe gjykat\u00ebsin e Lan\u00ebs t\u00eb miratoj\u00eb nj\u00eb rregullore skandaloze q\u00eb shkon kund\u00ebr frym\u00ebs s\u00eb Kushtetut\u00ebs, kund\u00ebr Konvent\u00ebs Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, duke censuruar dhe duke d\u00ebnuar tanim\u00eb edhe gazetar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb transmetuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e hetimeve skandaloze, standardet e hetimeve t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta me standardet e rr\u00ebmbimit kriminal t\u00eb zotit Meta. I b\u00ebj thirrje trupit diplomatik t\u00eb akredituar n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I b\u00ebj thirrje t\u00eb gjitha institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb monitorojn\u00eb respektimin e lirive dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb reagojn\u00eb me forc\u00eb ndaj k\u00ebtij rasti t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, recidivist, q\u00eb tregon dhe nj\u00eb her\u00eb se kush ka qen\u00eb standardi i hetimeve, se kush \u00ebsht\u00eb standardi i gjykimit dhe se kush \u00ebsht\u00eb standardi i izolimit pa asnj\u00eb fakt dhe pa asnj\u00eb prov\u00eb penale t\u00eb nj\u00eb prej dy lider\u00ebve kryesor\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs, liderit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, presidentit t\u00eb pathyesh\u00ebm t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, zotit Ilir Meta, t\u00eb cilin me k\u00ebto masa represive ky regjim kriminal dhe patronazhist, kjo administrat\u00eb patronazhiste dhe aspak profesioniste e burgjeve mendon se do ta lodh\u00eb duke i pamund\u00ebsuar atij t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t&#8217;u takuar me deputet\u00eb, p\u00ebr t&#8217;u takuar me eurodeputet\u00eb, dhe p\u00ebr t&#8217;u takuar me t\u00eb gjith\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt sot disponojn\u00eb edhe nj\u00eb leje t\u00eb posa\u00e7me nga SPAK. I b\u00ebj thirrje SPAK t\u00eb reagoj\u00eb fuqish\u00ebm dhe t\u00eb mos fshihet pas Edi Ram\u00ebs, t\u00eb mos fshihet pas Ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, por t\u00eb tregoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb e pavarur, q\u00eb n\u00eb fakt nuk mund t\u00eb jet\u00eb dhe askush nuk mund t\u00eb ket\u00eb iluzionin se mund t\u00eb jet\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo arsyeja pse jo vet\u00ebm zoti Meta izolohet n\u00eb ekstrem, por edhe procesi gjyq\u00ebsor ndaj tij bunkerizohet, censurohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb mos shohin me syt\u00eb e tyre standardin kriminal, fars\u00ebn politike, ato hetime skandaloze q\u00eb i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb zotit Meta t\u00eb cilat nuk kan\u00eb prodhuar asgj\u00eb, nuk kan\u00eb prodhuar thjesht dhe vet\u00ebm nj\u00eb dosje boshe, me zero fakt penal, me zero kund\u00ebrvajtje administrative, me zero qindark\u00eb t\u00eb paligjshme, me zero met\u00ebr katror t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb sekuestruar. I b\u00ebj thirrje dhe nj\u00eb her\u00eb drejtorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb burgjeve, Ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, t&#8217;i jap\u00eb fund shkeljes me dashje tanim\u00eb t\u00eb ligjit, t&#8217;i jap\u00eb fund shkeljes s\u00eb lirive dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut q\u00eb po i b\u00ebjn\u00eb me q\u00ebllim zotit Meta dhe jo m\u00eb kot pik\u00ebrisht tani kur \u00e7\u00ebshtja po merr rrug\u00eb p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn e Strasburgut ku triumfi i zotit Meta do t\u00eb jet\u00eb i padiskutuesh\u00ebm. Asnj\u00eb represion, asnj\u00eb shantazh, asnj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim, nuk do t\u00eb mund t\u00eb thyej\u00eb dot presidentin e Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb zotin Ilir Meta, nuk do t\u00eb thyej\u00eb dot Partin\u00eb e Liris\u00eb&#8230;.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb situat\u00eb e paprecedent\u00eb dhe e mbushur me akuza t\u00eb forta po zhvillohet rreth trajtimit t\u00eb liderit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta, i cili po p\u00ebrballet me kushte t\u00eb ashpra t\u00eb nj\u00eb izolimi ekstrem. Raportohet se administrata e burgjeve, pa asnj\u00eb shkres\u00eb apo justifikim ligjor, ka bllokuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur takimet e deputet\u00ebve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":430395,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":["post-430394","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-koment-opinion","category-kryesore","category-lajme","category-politike","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430394","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=430394"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430394\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":430396,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430394\/revisions\/430396"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/430395"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=430394"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=430394"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=430394"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}