{"id":430536,"date":"2026-08-31T10:00:27","date_gmt":"2026-08-31T08:00:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=430536"},"modified":"2026-08-31T10:00:30","modified_gmt":"2026-08-31T08:00:30","slug":"pasqyre-albania-e-rames-nje-emer-i-ri-per-nje-premtim-te-vjeter","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/pasqyre-albania-e-rames-nje-emer-i-ri-per-nje-premtim-te-vjeter\/","title":{"rendered":"\u201cPasqyr\u00eb Albania\u201d e Ram\u00ebs, nj\u00eb em\u00ebr i ri p\u00ebr nj\u00eb premtim t\u00eb vjet\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas nj\u00eb stine t\u00eb nxeht\u00eb protestash kund\u00ebr modelit t\u00eb tij t\u00eb qeverisjes, kryeministri Edi Rama u rikthye me nj\u00eb zgjidhje \u201cdeus ex machina\u201d p\u00ebr t\u00eb kanalizuar ankesat dhe pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e qytetar\u00ebve \u2013 nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb quajtur \u201cPasqyrAlbania\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb takimin e mbajtur me kabinetin e tij qeveritar dhe drejtuesit e Partis\u00eb Socialiste m\u00eb 24 gusht n\u00eb Pogradec, Rama tha se \u00e7do hall apo shqet\u00ebsim i qytetar\u00ebve i adresuar n\u00eb platform\u00eb do t\u00eb ndiqej n\u00eb koh\u00eb reale dhe do t\u00eb merrte p\u00ebrgjigje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk mund t\u00eb jen\u00eb k\u00ebrkesat dhe ankesat e njer\u00ebzve si shishet q\u00eb hidhnin letrat e amaneteve nga anijet kur mbyteshin n\u00eb oqean,\u201d deklaroi Rama.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por larg t\u00eb qenit nj\u00eb risi, platforma \u201cPasqyrAlbania\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i ri p\u00ebr nj\u00eb premtim t\u00eb vjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prej fundit t\u00eb vitit 2021, qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama ka lan\u00e7uar nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb ngjashme t\u00eb njohur si \u201cShqip\u00ebria q\u00eb duam\u201d; nj\u00eb struktur\u00eb shtet\u00ebrore e rregulluar p\u00ebrmes ligjit p\u00ebr bashk\u00ebqeverisjen.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Premtimet politike dhe dispozitat ligjore parashikonin q\u00eb prej asaj kohe at\u00eb q\u00eb Rama premton sot; nj\u00eb nd\u00ebrveprim n\u00eb koh\u00eb reale mes qytetar\u00ebve dhe institucioneve, duke garantuar p\u00ebrgjigje p\u00ebr hallet e shqet\u00ebsimet e tyre, por dhe ndikimin e tyre n\u00eb politikat qeveris\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E pyetur se \u00e7far\u00eb nuk funksionoi me platform\u00ebn \u2018Shqip\u00ebriaq\u00ebduam\u2019 q\u00eb k\u00ebrkohet t\u00eb zgjidhet me platform\u00ebn e re, zyra e shtypit pran\u00eb Kryeministrit sugjeroi se \u201cPasqyrAlbania\u201d do t\u00eb ishte \u201cnj\u00eb eksperienc\u00eb krejt e re\u201d dhe se do t\u00eb p\u00ebrfshinte si komponent\u00eb t\u00eb saj edhe \u2018Shqip\u00ebria q\u00eb duam\u201d, s\u00eb bashku me e-Albanian\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPor nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe vet\u00eb ato do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb nj\u00eb version t\u00eb ri, ku Inteligjenca Artificiale do t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb rol q\u00eb deri sot ka munguar,\u201d tha p\u00ebr BIRN zyra e shtypit pran\u00eb kryeministrit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr analist\u00ebt e politik\u00ebs, oferta e re e Ram\u00ebs tregon se ai i sheh problemet e qeverisjes si probleme komunikimi dhe tenton t\u2019i korrigjoj\u00eb ato p\u00ebrmes anashkalimit t\u00eb institucioneve dhe centralizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes qytetar\u00ebve dhe kryeministrit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cN\u00eb thelb, m\u00eb shum\u00eb duket si nj\u00eb version i ri i nj\u00eb ideje t\u00eb vjet\u00ebr sesa si nj\u00eb filozofi e re qeverisjeje,\u201d e komentoi gazetari Lutfi Dervishi platform\u00ebn \u201cPasqyrAlbania\u201d, duke e krahasuar at\u00eb me platform\u00ebn e m\u00ebparshme dhe ligjin p\u00ebr bashk\u00ebqeverisjen.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas Dervishit, edhe pse teknologjikisht platforma e re mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e avancuar, \u201crisia teknologjike nuk duhet ngat\u00ebrruar me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb institucionale\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cN\u00eb nj\u00eb administrat\u00eb q\u00eb funksionon normalisht, qytetari nuk duhet t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00eb posa\u00e7\u00ebm q\u00eb ta detyroj\u00eb administrat\u00ebn t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb,\u201d shtoi ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Operacion PR p\u00ebr problemet e qeverisjes<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrgjat\u00eb 13 viteve n\u00eb pushtet, marr\u00ebdh\u00ebniet me publikun s\u00eb bashku me propagand\u00ebn e p\u00ebrditshme mbi sukseset e qeveris\u00eb kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb tipar kryesor dallues i qeverisjes s\u00eb kryeministrit Edi Rama.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb pasqyr\u00ebn e bot\u00ebs virtuale t\u00eb qeveris\u00eb, projektet e m\u00ebdha t\u00eb investimeve publike publikoheshin n\u00eb 3D, p\u00ebrpara se ato n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb nisnin pun\u00ebn n\u00eb terren, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e tyre rezultoi m\u00eb von\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundonin n\u00eb afera korruptive me zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb hetuar apo gjykuar p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I sfiduar prej tre muajsh nga protestat e p\u00ebrditshme qytetare, t\u00eb cilat njihen ndryshe si \u201cRevolucioni i Flamingove\u201d, kryeministri Rama prej jav\u00ebsh ka premtuar nj\u00eb reformim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies mes qeverisjes dhe qytetar\u00ebve, fillimisht p\u00ebrmes nj\u00eb dokumenti t\u00eb em\u00ebrtuar prej tij si \u201cBesa\u201d dhe m\u00eb pas p\u00ebrmes platform\u00ebs \u201cPasqyrAlbania\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, shum\u00eb dyshojn\u00eb se problemet e mprehta t\u00eb qeverisjes mund t\u00eb lustrohen s\u00ebrish p\u00ebrmes komunikimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ermal Hasimja, pedagog i Shkencave Politike i tha BIRN se Rama po p\u00ebrpiqet q\u00eb ta shfryt\u00ebzoj\u00eb \u2018operacionin e p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb komunikimit\u2019 p\u00ebr t\u00eb justifikuar t\u00eb gjitha problemet q\u00eb ka shkaktuar qeverisja e tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cProblemi \u00ebsht\u00eb q\u00eb qeverisja i sh\u00ebrben nj\u00eb pakice njer\u00ebzish, jo t\u00eb gjith\u00ebve. Pakica merr frytet, shumica merr \u2018komunikim\u2019,\u201d theksoi Hasimja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe Eduart Gjokutaj, drejtues i organizat\u00ebs ALTAX me fokus te transparenca dhe politikat e q\u00ebndrueshme t\u00eb zhvillimit, thot\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimi i kanalit t\u00eb komunikimit nuk e zgjidh \u2018kriz\u00ebn e besimit\u2019.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAjo lidhet me mbajtjen e premtimeve, transparenc\u00ebn e vendimmarrjes, respektimin e institucioneve, kontrollin mbi pushtetin dhe llogaridh\u00ebnien p\u00ebr rezultatet. N\u00ebse qytetari d\u00ebgjohet, por institucionet nuk mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr at\u00eb q\u00eb premtojn\u00eb dhe b\u00ebjn\u00eb, platforma rrezikon t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb instrument p\u00ebr menaxhimin e pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb dhe jo n\u00eb nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb qeverisjes,\u201d tha Gjokutaj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjokutaj beson se edhe n\u00eb qoft\u00eb e suksesshme, nisma \u201cPasqyrAlbania\u2019 nuk p\u00ebrb\u00ebn n\u00eb vetvete \u201cnj\u00eb model t\u00eb ri qeverisjeje\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cP\u00ebrndryshe, kemi nj\u00eb instrument t\u00eb ri p\u00ebr nj\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00eb njohur,\u201d theksoi ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr gazetarin Dervishi, ky mekaniz\u00ebm krijon edhe nj\u00eb paradoks, pasi qeveria mund t\u00eb marr\u00eb kreditet p\u00ebr korrigjimin e nj\u00eb problemi q\u00eb e ka prodhuar vet\u00eb ose q\u00eb nuk e ka zgjidhur p\u00ebrmes institucioneve t\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPas 13 vitesh n\u00eb pushtet, pyetja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm sa mir\u00eb komunikon qeveria me qytetarin, por pse duhet nd\u00ebrhyrja nga lart p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje normale nga institucionet dhe administrata,\u201d tha Dervishi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas tij, kjo pyetje lidhet drejtp\u00ebrdrejt edhe me \u201cPasqyr\u00eb Albania\u201d, q\u00eb kryeministri e ka prezantuar si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb re p\u00ebr t\u2019u drejtuar institucioneve me k\u00ebrkesa apo shqet\u00ebsime dhe p\u00ebr t\u00eb ndjekur n\u00eb koh\u00eb reale trajtimin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Rama ofrohet si \u201cZgjidhja\u2019<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb aktivitetit t\u00eb zhvilluar n\u00eb Pogradec, kryeministri ofroi gjithashtu nj\u00eb shembull praktik t\u00eb filozofis\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr komunikimin me qytetar\u00ebt p\u00ebrmes nj\u00eb videoje virale takimi me nj\u00eb t\u00eb moshuar nga nj\u00eb fshat i Pogradecit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pasi e priti me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra q\u00eb ta takonte, i moshuari i k\u00ebrkoi Ram\u00ebs q\u00eb t\u00eb shtronte nj\u00eb rrug\u00eb 4 kilometra n\u00eb fshatin e tij, pa iu drejtuar m\u00eb par\u00eb institucioneve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr Lutfi Dervishin, ky rast tregon modelin e komunikimit q\u00eb Rama ka nd\u00ebrtuar dhe vijon t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb, duke e centralizuar at\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAi shmang nd\u00ebrmjet\u00ebsit: administrat\u00ebn, institucionet, median, opozit\u00ebn dhe shpesh edhe vet\u00eb ministrat. Dhe e paraqet veten si \u2018Zgjidhja\u2019. N\u00eb fund krijohet nj\u00eb raport ku qytetari me nj\u00eb problem nuk p\u00ebrballet m\u00eb me \u2018shtetin\u2019, por i drejtohet qendr\u00ebs s\u00eb pushtetit p\u00ebr zgjidhje,\u201d thot\u00eb Dervishi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas tij, kjo krijon nj\u00eb paradoks; \u201ccentralizimi paraqitet si ila\u00e7 p\u00ebr mosfunksionimin e nj\u00eb administrate tashm\u00eb tejet t\u00eb centralizuar\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim, shton ai, \u201cnismat e reja t\u00eb komunikimit nuk adresojn\u00eb domosdoshm\u00ebrisht arsyet e pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb shprehur p\u00ebrmes protestave, por rrezikojn\u00eb ta zhvendosin debatin nga problemet e qeverisjes te marr\u00ebdh\u00ebnia e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e qytetarit me kryeministrin\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe pik\u00ebrisht ky \u00ebsht\u00eb \u2018rreziku kryesor\u2019, pasi si\u00e7 argumenton Dervishi, \u201cn\u00eb demokraci marr\u00ebdh\u00ebnia duhet t\u00eb jet\u00eb qytetar\u2013institucion, jo qytetar\u2013kryeminist\u00ebr\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe p\u00ebr Gjokutat,j ky rrezik ekziston n\u00ebse n\u00ebse platforma krijon perceptimin se zgjidhja e problemit vjen nga nd\u00ebrhyrja e kryeministrit apo drejtuesve politik\u00eb dhe jo nga funksionimi normal i institucionit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKjo do ta forconte m\u00eb tej marr\u00ebdh\u00ebnien personale qytetar\u2013pushtet, n\u00eb vend t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies qytetar\u2013shtet,\u201d tha Gjokutaj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cQeverisja nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet mbi iden\u00eb se \u00e7do problem i qytetarit duhet t\u00eb zgjidhet p\u00ebrmes nd\u00ebrhyrjes s\u00eb qeveris\u00eb qendrore. N\u00eb nj\u00eb shtet funksional, qytetari nuk duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb favor apo nd\u00ebrhyrje politike p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim q\u00eb ligji ia garanton. P\u00ebrgjegj\u00ebsia duhet t\u00eb jet\u00eb e institucionit dhe jo e liderit,\u201d p\u00ebrfundoi ai.\/<strong>&nbsp;Reporter.al<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas nj\u00eb stine t\u00eb nxeht\u00eb protestash kund\u00ebr modelit t\u00eb tij t\u00eb qeverisjes, kryeministri Edi Rama u rikthye me nj\u00eb zgjidhje \u201cdeus ex machina\u201d p\u00ebr t\u00eb kanalizuar ankesat dhe pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e qytetar\u00ebve \u2013 nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb quajtur \u201cPasqyrAlbania\u201d. N\u00eb takimin e mbajtur me kabinetin e tij qeveritar dhe drejtuesit e Partis\u00eb Socialiste m\u00eb 24 gusht n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":430537,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":["post-430536","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-kryesore","category-lajme","category-politike","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430536","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=430536"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430536\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":430538,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430536\/revisions\/430538"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/430537"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=430536"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=430536"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=430536"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}