{"id":430572,"date":"2026-09-01T11:08:16","date_gmt":"2026-09-01T09:08:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=430572"},"modified":"2026-09-01T11:08:18","modified_gmt":"2026-09-01T09:08:18","slug":"para-vendimit-manovrat-qe-veliaj-te-lere-qeline","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/para-vendimit-manovrat-qe-veliaj-te-lere-qeline\/","title":{"rendered":"Para vendimit\/ Manovrat q\u00eb Veliaj t\u00eb l\u00ebr\u00eb qelin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">Letra nga burgu e Erion Veliajt, me an\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ai i hiqte zv\/kryetares s\u00eb bashkis\u00eb Anuela Ristani, t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr ta p\u00ebrfaq\u00ebsuar dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij institucioni, \u00ebsht\u00eb par\u00eb nga shum\u00ebkush si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr rikthimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb kryetarit q\u00eb mbahet n\u00eb burg prej nj\u00eb viti e gjys\u00ebm. Veliaj ia ka hequr z\u00ebvend\u00ebses t\u00eb drejt\u00ebn e firm\u00ebs me pretendimin, pasi ajo nuk i \u00ebsht\u00eb bindur urdhrave t\u00eb tij madje dhe ka hequr njer\u00ebzit e tij nga postet ky\u00e7e edhe kur ata e kan\u00eb fituar me gjykat\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vijuar. Sipas kryatarit n\u00eb detyr\u00eb kjo ka penguar funksionet e tij kushtetuese. Kurioz \u00ebsht\u00eb fakti se ai nuk ia ka deleguar askujt tjet\u00ebr kompetencat duke e l\u00ebn\u00eb bashkin\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje kaosi, sikur po paralajm\u00ebron rikthimin e tij, n\u00eb krye t\u00eb pun\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por, ajo q\u00eb e b\u00ebn edhe m\u00eb kurioze situat\u00ebn \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi q\u00eb Rama po mban ndaj k\u00ebsaj ngjarjeje. Kur Veliaj pati b\u00ebr\u00eb nj\u00eb tentativ\u00eb t\u00eb m\u00ebparshme ta shakrkonte Ristanin dhe t\u00eb vendoste n\u00eb vend t\u00eb saj Sara Goxhajn, letra e tij ishte hedhur n\u00eb kosh nga Rama, dhe vet\u00eb \u201cLali\u201d, pati b\u00ebr\u00eb prapa ktheu me bisht n\u00eb shal\u00eb. Kurioz \u00ebsht\u00eb fakti se k\u00ebt\u00eb her\u00eb, zyra e kryeministrit \u201cq\u00eb humbi\u201d n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese betej\u00ebn p\u00ebr shkarkimin e kryebashkiakut dhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shpallur zgjedhje t\u00eb reja n\u00eb kryeqytet, po vepron krejt ndryshe. Me nj\u00eb prononcim t\u00eb qart\u00eb kabineti i Ram\u00ebs theksoi se jo vet\u00ebm ky akt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb kushtetuese e kryetarit t\u00eb burgosur, por u p\u00ebrpoq t\u00eb theksoj\u00eb se mbajtja e tij n\u00eb burg \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb absurde q\u00eb r\u00ebndon mbi qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs q\u00eb duan sh\u00ebrbime. Pra ndryshe deri m\u00eb tani Rama jo vet\u00ebm q\u00eb nuk nd\u00ebrhyri, por n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt ai i dha t\u00eb drejt\u00eb Veliajt dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte leshoi mesazhin se mbajtja e bashkis\u00eb pa kryetar t\u00eb zgjedhur shkon n\u00eb d\u00ebm t\u00eb banorave t\u00eb Tiran\u00ebs.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Natyrisht q\u00eb kjo piruet\u00eb 180 grad\u00ebshe e Ram\u00ebs ka nevoj\u00eb p\u00ebr shpjegim. Problemi b\u00ebhet edhe m\u00eb i mpreht\u00eb po t\u00eb shtosh n\u00eb ekuacion faktin se n\u00eb dat\u00ebn 15 shtator, Gjykata e Lart\u00eb do t\u00eb prononcohet p\u00ebr lirimin ose jo t\u00eb Veliajt nga burgu. Gjith\u00e7ka lidhet me vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese e cila k\u00ebrkoi nj\u00eb rishqyrtim t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb arrestit. N\u00eb 25 maj 2026 Kushtetuesja shfuqizoi vendimin e s\u00eb lart\u00ebs q\u00eb e linte kryebashkiakun n\u00eb burg duke argumentuar se kjo gjykat\u00eb nuk i kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb arguemntim shterues propocionalitetit t\u00eb mbajtjes n\u00ebn arrest, sidomos duke pasur parasysh dhe faktin se i paraburgosuri ishte nj\u00eb politikan i zgjedhur me vot\u00ebn e qytetar\u00ebve.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pra, pik\u00ebrisht p\u00ebrpara k\u00ebtij gjykimi, Veliaj tregon fuqi dhe shkarkon njeriun e vendosur n\u00eb bashki me mb\u00ebshtetjen e Ram\u00ebs, ai nuk ia delegon kompetencat askujt tjet\u00ebr dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, kryeministri q\u00eb e kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb burg, q\u00eb e z\u00ebvend\u00ebsoi formalisht t\u00eb bashki, q\u00eb i eleminoi gjith\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsit nga listat e deputet\u00ebve dhe q\u00eb n\u00eb fund detyroi k\u00ebshilltar\u00ebt socialiste ta shkarkonin dhe e n\u00ebnshkroi k\u00ebt\u00eb shkarkim duke shpallur zgjedhje n\u00eb kryeqytet, b\u00ebn deklarat\u00eb se Veliaj ka t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">A mos vall\u00eb Ram\u00ebs q\u00eb i voliste deri dje n\u00eb burg, tani i leverdis nj\u00eb Veliaj i nxjerr\u00eb jasht\u00eb? A mos i kan\u00eb rigjetur t\u00eb dy pipzat dhe po veprojn\u00eb t\u00eb koordinuar?&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb. Q\u00eb kur kan\u00eb filluar protestat, p\u00ebr tre muaj me radh\u00eb, n\u00eb shesh \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar shpesh edhe shprehja: \u201cO Erion o legen, prite Edin se po vjen\u201d. Flamingot nuk k\u00ebrkonin vet\u00ebm dor\u00ebheqjen e Ram\u00ebs por disa shkonin edhe m\u00eb larg, tek burgosja e tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky presion n\u00eb shtator mund t\u00eb shtohet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb aj\u00ebr qarkullojn\u00eb pandehma p\u00ebr shp\u00ebrthimin e skandaleve t\u00eb tjera, Edi Rama mund t\u00eb ket\u00eb kalkuluar se mbajtja e gjith\u00eb presionit mbi vete, vet\u00ebm do ta cfiliste imazhin e tij.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lirimi i Veliajt nga burgu dhe rikthimi i tij n\u00eb zyr\u00eb, do t\u00eb d\u00ebrgonte turmat para bashkis\u00eb. N\u00eb kushtet kur Balluku nuk po i dor\u00ebzohet SPAK-ut, e marr\u00eb n\u00eb mbrojtje nga partia e saj, ridalja n\u00eb sken\u00eb e Lalit do ti shtonte sh\u00ebnjestat e revoltr\u00ebs duke e hequr fokusimin nga personalizimi vet\u00ebm tek Rama. P\u00ebr nj\u00eb far\u00eb kohe m\u00ebria mund t\u00eb shp\u00ebrndahej tek \u201caleanca e re e qelb\u00ebsiarave\u201d. Vet\u00ebm se nj\u00eb skenar i till\u00eb do i jepte nj\u00eb \u201ccolpo ti grazia\u201d reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi. Me Veliajn jasht\u00eb, me Beqajn, Kok\u00ebn, Gjushin, t\u00eb lir\u00eb, me Bel\u00ebn t\u00eb pador\u00ebzuar dhe Berish\u00ebn prej shum\u00eb koh\u00ebsh t\u00eb dal\u00eb nga izolimi, e gjith\u00eb ngrehina e lartuar me buj\u00eb nga euroatlantik\u00ebt do t\u00eb ngush\u00ebllohej vet\u00ebm me dit\u00ebn n\u00eb qeli t\u00eb Ilir Met\u00ebs. Pra edhe n\u00ebse Rama ka ndryshuar mendjen dhe mund ta doj\u00eb Erionin jasht\u00eb, me ose pa prova, kredibiliteti i sistemit, pa pyetur nj\u00ebsoj p\u00ebr to, e do Veliajn t\u00eb burgosur. Kjo do t\u00eb jet\u00eb dilema e madhe p\u00ebrpara s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb vendoset Gjykata e Lart\u00eb, pas dy jav\u00ebsh.\/Lapsi.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Letra nga burgu e Erion Veliajt, me an\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ai i hiqte zv\/kryetares s\u00eb bashkis\u00eb Anuela Ristani, t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr ta p\u00ebrfaq\u00ebsuar dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij institucioni, \u00ebsht\u00eb par\u00eb nga shum\u00ebkush si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr rikthimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb kryetarit q\u00eb mbahet n\u00eb burg prej nj\u00eb viti e gjys\u00ebm. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":430573,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":["post-430572","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-kryesore","category-lajme","category-politike","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430572","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=430572"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430572\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":430574,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430572\/revisions\/430574"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/430573"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=430572"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=430572"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=430572"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}