{"id":430910,"date":"2026-09-15T11:03:10","date_gmt":"2026-09-15T09:03:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=430910"},"modified":"2026-09-15T11:03:13","modified_gmt":"2026-09-15T09:03:13","slug":"tv-francez-c-news-shqiptaret-po-i-bejne-gjyqin-modelit-politik-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/tv-francez-c-news-shqiptaret-po-i-bejne-gjyqin-modelit-politik-rama\/","title":{"rendered":"TV francez &#8220;C News&#8221;: Shqiptar\u00ebt po i b\u00ebjn\u00eb gjyqin modelit politik Rama"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">Televizioni francez me prirje te djathta, pron\u00eb e miliarderit Vincent Bollor\u00e9 i ka kushtuar nj\u00eb reportazh protestave n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00abRevolucioni i flamingove roz\u00eb\u00bb \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb mobilizim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. Si ka mundur t\u00eb zgjas\u00eb kaq shum\u00eb dhe deri ku mund t\u00eb shkoj\u00eb m\u00eb tej? Pyet gazetari Romain Gerand<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb flamingo roz\u00eb i fryr\u00eb ngrihet mbi turm\u00eb, nd\u00ebrsa dhjet\u00ebra mij\u00ebra njer\u00ebz mbushin Bulevardin e D\u00ebshmor\u00ebt e Kombit. Q\u00eb prej fundit t\u00eb majit 2026, Shqip\u00ebria po p\u00ebrjeton nj\u00eb nga mobilizimet m\u00eb t\u00eb gjata qytetare q\u00eb prej r\u00ebnies s\u00eb komunizmit. E lindur n\u00eb Zv\u00ebrnec kund\u00ebr nj\u00eb projekti turistik luksoz t\u00eb lidhur me Jared Kushner, n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur Vjos\u00eb-Nart\u00eb, protesta \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb mobilizim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm kund\u00ebr modelit t\u00eb zhvillimit dhe pushtetit t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Narta, pik\u00ebnisja e nj\u00eb zem\u00ebrimi q\u00eb u b\u00eb komb\u00ebtar<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fund t\u00eb majit 2026, banor\u00eb dhe aktivist\u00eb u mblodhen n\u00eb Zv\u00ebrnec, pran\u00eb lagun\u00ebs s\u00eb Nart\u00ebs. Gardhe me tela me gjemba dhe mjete t\u00eb r\u00ebnda kishin pushtuar nj\u00eb plazh t\u00eb rrall\u00eb, n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb peizazhit t\u00eb mbrojtur Vjos\u00eb-Nart\u00eb. Zona strehon dhjet\u00ebra lloje gjallesash, nd\u00ebr t\u00eb cilat flamingot roz\u00eb, pelikan\u00ebt dhe zona shumimi p\u00ebr ta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Projekti parashikon nj\u00eb kompleks t\u00eb madh turistik luksoz n\u00eb bregdet dhe n\u00eb ishullin e pabanuar t\u00eb Sazanit, i mb\u00ebshtetur ve\u00e7an\u00ebrisht nga Affinity Partners, kompania e investimeve e Jared Kushner.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo zon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga hap\u00ebsirat e fundit t\u00eb m\u00ebdha natyrore relativisht t\u00eb paprekura t\u00eb bregdetit Adriatik shqiptar. Prej vitesh, shoqatat dhe banor\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb p\u00ebr presionin e nd\u00ebrtimeve dhe turizmit. Shfaqja e papritur e punimeve p\u00ebrgatitore, pa nj\u00eb konsultim t\u00eb gjer\u00eb publik, \u00e7oi n\u00eb pik\u00ebn e shp\u00ebrthimit nj\u00eb zem\u00ebrim q\u00eb ekzistonte prej koh\u00ebsh. Shum\u00eb njer\u00ebz e shohin k\u00ebt\u00eb si simbol t\u00eb nj\u00eb modeli zhvillimi ku vendimet merren larg qytetar\u00ebve dhe n\u00eb favor t\u00eb projekteve t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb 30 maj qarkulloi nj\u00eb video: nj\u00eb punonj\u00ebs i maskuar i siguris\u00eb private sulmoi nj\u00eb protestues, n\u00ebn v\u00ebshtrimin pasiv t\u00eb policis\u00eb. Pamjet u b\u00ebn\u00eb virale. Q\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen, protesta u p\u00ebrhap n\u00eb Tiran\u00eb. Demonstratat e p\u00ebrditshme u vendosen p\u00ebrpara selis\u00eb s\u00eb qeveris\u00eb. Flamingot roz\u00eb prej kartoni dhe flamingot roz\u00eb t\u00eb fryra u b\u00ebn\u00eb simboli i protest\u00ebs. L\u00ebvizja mori emrin \u00abrevolucioni i flamingove roz\u00eb\u00bb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lutfi Dervishi, gazetar, akademik, drejtor ekzekutiv i Transparency International Albania dhe pedagog n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs, i shpjegoi CNEWS-it: \u00abKthesa erdhi shum\u00eb shpejt, kur ajo q\u00eb n\u00eb fillim dukej si nj\u00eb konflikt lokal mjedisor u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhej me m\u00ebnyr\u00ebn se si ushtrohet pushteti n\u00eb Shqip\u00ebri. Mbrojtja e mjedisit ishte shk\u00ebndija, por karburanti ishte nj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi e akumuluar ndaj qeverisjes, munges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebrqendrimit t\u00eb pushtetit.\u00bb<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nga Vjos\u00eb-Narta n\u00eb Tiran\u00eb: protesta ndryshon p\u00ebrmas\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrplasjet n\u00eb Zv\u00ebrnec p\u00ebrb\u00ebn\u00eb pik\u00ebn e kthes\u00ebs. Punonj\u00ebsit e siguris\u00eb private u ndoqen penalisht dhe licencat e disa kompanive t\u00eb siguris\u00eb u revokuan. Zem\u00ebrimi mori nj\u00eb tjet\u00ebr drejtim: nuk b\u00ebhej m\u00eb fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr lagun\u00ebn, por p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si merren dhe zbatohen vendimet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga qershori, protestat n\u00eb Tiran\u00eb u zgjeruan T\u00eb rinj, familje, diaspora dhe shoq\u00ebria civile u mblodhen s\u00eb bashku. Edhe sloganet ndryshuan: \u00abShqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb shitje\u00bb, thirrje p\u00ebr dor\u00ebheqjen e Edi Ram\u00ebs, kritika ndaj korrupsionit dhe munges\u00ebs s\u00eb transparenc\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb 20 qershor, nj\u00eb nga protestat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha mblodhi m\u00eb shum\u00eb se 150 mij\u00eb persona, sipas mediave shqiptare. Tubime paralele u zhvilluan edhe n\u00eb qytete t\u00eb tjera dhe jasht\u00eb vendit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por l\u00ebvizja mbeti e decentralizuar, pa nj\u00eb udh\u00ebheqje t\u00eb vetme partiake. P\u00ebr Lutfi Dervishin, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht forca dhe dob\u00ebsia e saj: \u00abAjo nuk ka nj\u00eb drejtim politik tradicional dhe nuk organizohet nga nj\u00eb parti opozitare. Njer\u00ebz q\u00eb nuk do t\u00eb merrnin kurr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb tubim politik mund t\u00eb marrin pjes\u00eb pa pasur ndjesin\u00eb se po mb\u00ebshtesin nj\u00eb establishment tjet\u00ebr politik.\u00bb<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Jared Kushner \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi i historis\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Emri i Jared Kushner i dha konfliktit menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb jehon\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Projekti, i vler\u00ebsuar n\u00eb disa miliarda dollar\u00eb, mb\u00ebshtetet n\u00eb ndryshime t\u00eb fundit ligjore q\u00eb kan\u00eb modifikuar statusin e mbrojtur t\u00eb disa parcelave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Qeveria shqiptare e paraqeti at\u00eb si nj\u00eb investim strategjik q\u00eb mund t\u00eb krijoj\u00eb vende pune dhe ta pozicionoj\u00eb vendin n\u00eb turizmin e nivelit t\u00eb lart\u00eb. Edi Rama e ka mbrojtur zhvillimin, duke deklaruar se do t\u00eb respektohen standardet mjedisore evropiane.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr protestuesit, \u00e7\u00ebshtja ilustron nj\u00eb problem m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb: kushtet e dh\u00ebnies s\u00eb projekteve, statusin e investitorit strategjik, \u00e7\u00ebshtjet e pron\u00ebsis\u00eb mbi tok\u00ebn dhe ndjesin\u00eb se nj\u00eb akses i privilegjuar te pushteti hap dyer q\u00eb qytetari i zakonsh\u00ebm nuk mund t\u2019i hap\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jan\u00eb hapur hetime gjyq\u00ebsore p\u00ebr disa aspekte q\u00eb lidhen me pron\u00ebsin\u00eb e tok\u00ebs. Autoritetet dhe zhvilluesit e mohojn\u00eb \u00e7do paligjshm\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lutfi Dervishi e p\u00ebrmbledh qart\u00eb: \u00abJared Kushner ka r\u00ebnd\u00ebsi, por l\u00ebvizja n\u00eb thelb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Jared Kushner. N\u00ebse ai do t\u00eb largohej nes\u00ebr nga projekti, pyetjet do t\u00eb mbeteshin po ato: Si miratohen investimet strategjike? Si trajtohen zonat e mbrojtura? Kushner \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb simbol, por ai nuk \u00e9sht\u00eb shkaku. Polemika mban nj\u00eb em\u00ebr amerikan, por pyetjet q\u00eb ngre jan\u00eb thell\u00ebsisht shqiptare.\u00bb<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Pas flamingove roz\u00eb, gjyqi ndaj modelit Rama<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edi Rama, n\u00eb pushtet q\u00eb prej vitit 2013 dhe i rizgjedhur n\u00eb vitin 2025 p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb kat\u00ebrt, tashm\u00eb mish\u00ebron establishmentin p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00abPas tremb\u00ebdhjet\u00eb vitesh, njer\u00ebzit kan\u00eb filluar t\u2019i krahasojn\u00eb premtimet jo m\u00eb me qeverin\u00eb e m\u00ebparshme, por me bilancin e vet\u00eb qeveris\u00eb\u00bb, analizon Lutfi Dervishi. \u00abEdi Rama erdhi n\u00eb pushtet duke mish\u00ebruar ndryshimin. Sot ai mish\u00ebron establishmentin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr korrupsionin dhe marr\u00ebdh\u00ebniet mes pushtetit dhe interesave ekonomike, ai shton: \u00abB\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr perceptimin se aksesi te pushteti politik mund t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb aksesin te tokat, pasurit\u00eb publike, statusin e investitorit strategjik dhe vendimet n\u00eb favor t\u00eb dikujt. Njer\u00ebzit po e kuptojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb korrupsionin si kapje t\u00eb vendimmarrjes publike nga interesa private.\u00bb<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shqip\u00ebria po p\u00ebrparon n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian. Kapitulli mjedisor dhe k\u00ebrkesat p\u00ebr shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs e b\u00ebjn\u00eb tensionin ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb duksh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00abNuk mund t\u00eb b\u00ebhesh evropian vet\u00ebm n\u00eb tryez\u00ebn e negociatave n\u00eb Bruksel\u00bb, vler\u00ebson Dervishi. \u00abDuhet t\u00eb b\u00ebhesh evropian n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si merren vendimet n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb at\u00eb q\u00eb ndodh n\u00eb terren, n\u00eb Vjos\u00eb-Nart\u00eb.\u00bb<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Deri ku mund t\u00eb shkoj\u00eb \u00abrevolucioni i flamingove roz\u00eb\u00bb?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebqind dit\u00ebsh, l\u00ebvizja tashm\u00eb ka arritur di\u00e7ka q\u00eb pak njer\u00ebz e imagjinonin t\u00eb mundur. Ajo ka detyruar hapjen e nj\u00eb debati publik dhe ka tronditur nj\u00eb imazh nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb nd\u00ebrtuar nga Rama me shum\u00eb kujdes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por, pa nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe pa nj\u00eb program t\u00eb qart\u00eb politik, ajo ende nuk ka provuar se mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ardhshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">A mund t\u00eb siguroj\u00eb l\u00ebshime konkrete p\u00ebr Zv\u00ebrnecin dhe Sazanin? A mund ta zgjeroj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme baz\u00ebn e saj? Apo do t\u00eb humbas\u00eb gradualisht fuqin\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>P\u00ebrgjigjja nuk \u00ebsht\u00eb shkruar ende.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb \u00ebsht\u00eb se flamingot roz\u00eb kan\u00eb pushuar s\u00eb qeni vet\u00ebm zogj. Ata jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb pasqyr\u00ebn e nj\u00eb Shqip\u00ebrie q\u00eb heziton mes nj\u00eb modeli zhvillimi t\u00eb mb\u00ebshtetur te projektet e m\u00ebdha dhe nj\u00eb shoq\u00ebrie civile q\u00eb tashm\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb dij\u00eb, konkretisht, n\u00eb favor t\u00eb kujt merren vendimet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Marre nga C News. P\u00ebrgatiti T \u00c7ela, Lapsi.al<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Televizioni francez me prirje te djathta, pron\u00eb e miliarderit Vincent Bollor\u00e9 i ka kushtuar nj\u00eb reportazh protestave n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00abRevolucioni i flamingove roz\u00eb\u00bb \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb mobilizim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. Si ka mundur t\u00eb zgjas\u00eb kaq shum\u00eb dhe deri ku mund t\u00eb shkoj\u00eb m\u00eb tej? Pyet gazetari Romain Gerand Nj\u00eb flamingo roz\u00eb i fryr\u00eb ngrihet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":430911,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":["post-430910","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-kryesore","category-lajme","category-politike","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430910","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=430910"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430910\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":430912,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430910\/revisions\/430912"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/430911"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=430910"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=430910"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=430910"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}