{"id":431051,"date":"2026-09-19T11:22:30","date_gmt":"2026-09-19T09:22:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=431051"},"modified":"2026-09-19T11:22:40","modified_gmt":"2026-09-19T09:22:40","slug":"reforma-territoriale-mes-46-dhe-100-bashkive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/reforma-territoriale-mes-46-dhe-100-bashkive\/","title":{"rendered":"Reforma territoriale\/ Mes 46 dhe 100 bashkive"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">Shqip\u00ebria po shkon drejt rishikimit t\u00eb ri t\u00eb hart\u00ebs territoriale, vet\u00ebm nj\u00eb dekad\u00eb pasi 373 bashkit\u00eb dhe komunat e m\u00ebparshme u bashkuan n\u00eb 61 bashki. N\u00eb tryez\u00ebn e Kuvendit jan\u00eb dy alternativa pothuajse t\u00eb kund\u00ebrta, propozimi i Partis\u00eb Socialiste, q\u00eb synon reduktimin e m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb 46 bashki, dhe platforma e opozit\u00ebs p\u00ebr krijimin e rreth 100 bashkive.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb raportet q\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb propozimet, qeveria vler\u00ebson se reforma e vitit 2014 krijoi nj\u00eb baz\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb administrative, por la n\u00eb k\u00ebmb\u00eb bashki t\u00eb vogla, t\u00eb varfra dhe me kapacitete t\u00eb pamjaftueshme, ndaj konsolidimi duhet t\u00eb vijoj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Opozita argumenton se krijimi i bashkive t\u00eb m\u00ebdha e largoi pushtetin vendor nga qytetari, dob\u00ebsoi qytetet e vogla dhe ish-komunat dhe p\u00ebrqendroi sh\u00ebrbimet, investimet dhe vendimmarrjen n\u00eb qendrat bashkiake.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ekspert\u00ebt dhe organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile mendojn\u00eb se vler\u00ebsimi i reform\u00ebs nuk mund t\u00eb mb\u00ebshtetet vet\u00ebm te numri i bashkive.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb anket\u00eb e fundit e Institutit p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim (IDM) p\u00ebr k\u00ebshillat bashkiak\u00eb tregon se nj\u00eb pjes\u00eb e problemeve t\u00eb qeverisjes vendore vjen nga p\u00ebrqendrimi i pushtetit te kryetari i bashkis\u00eb, dob\u00ebsia e k\u00ebshillave bashkiak\u00eb, mungesa e p\u00ebrfaq\u00ebsimit territorial dhe autonomia e kufizuar financiare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrplasja nd\u00ebrmjet dy platformave lidhet me vendin ku duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohet pushteti vendor. PS k\u00ebrkon q\u00eb kapaciteti financiar dhe administrativ t\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb bashki m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, nd\u00ebrsa sh\u00ebrbimi t\u00eb shp\u00ebrndahet n\u00eb territor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">PD k\u00ebrkon q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi dhe vendimmarrja t\u00eb shp\u00ebrndahen n\u00eb m\u00eb shum\u00eb bashki, nd\u00ebrsa kapacitetet teknike dhe ekonomit\u00eb e shkall\u00ebs t\u00eb p\u00ebrqendrohen n\u00eb rajone.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb nj\u00ebrin model, bashkia \u00ebsht\u00eb institucioni kryesor i zhvillimit dhe rajoni sh\u00ebrben si nivel mb\u00ebshtet\u00ebs. N\u00eb modelin e opozit\u00ebs, bashkia \u00ebsht\u00eb kryesisht institucioni i qytetarit dhe komunitetit, nd\u00ebrsa rajoni merr rol m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb zhvillim, infrastruktur\u00eb dhe administrimin e sh\u00ebrbimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Propozimi i PS-s\u00eb vijon me konsolidim nga 61 n\u00eb 46 bashki<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Propozimi i mazhoranc\u00ebs mb\u00ebshtetet n\u00eb iden\u00eb se nj\u00eb pjes\u00eb e 61 bashkive nuk kan\u00eb arritur mas\u00ebn e nevojshme demografike, ekonomike dhe administrative p\u00ebr t\u00eb funksionuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur. Zgjidhja \u00ebsht\u00eb bashkimi i nj\u00ebsive m\u00eb t\u00eb dob\u00ebta me qendra m\u00eb t\u00eb forta brenda t\u00eb nj\u00ebjtit qark.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Raporti i mazhoranc\u00ebs e mb\u00ebshtet analiz\u00ebn n\u00eb pes\u00eb kritere, kapacitetin financiar dhe funksional, performanc\u00ebn ekonomike, mas\u00ebn urbane dhe demografike, koh\u00ebn e udh\u00ebtimit drejt qendr\u00ebs m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt dhe kohezionin historik, kulturor e minoritar.<br>T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se madh\u00ebsia e bashkis\u00eb ndikon te kapaciteti administrativ.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Bashkit\u00eb e m\u00ebdha kan\u00eb mesatarisht rreth 13 punonj\u00ebs p\u00ebr 1 mij\u00eb banor\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb voglat, rreth 26 punonj\u00ebs p\u00ebr 1 mij\u00eb banor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00ebsit\u00eb e vogla p\u00ebrballojn\u00eb kosto m\u00eb t\u00eb larta administrative p\u00ebr banor, pa ofruar domosdoshm\u00ebrisht sh\u00ebrbime m\u00eb t\u00eb mira.<br>Dallimi shfaqet edhe n\u00eb ushtrimin e kompetencave, pasi nga 41 funksionet vendore t\u00eb analizuara, vet\u00ebm kat\u00ebr vler\u00ebsohen se ushtrohen mir\u00eb, nd\u00ebrsa gjasht\u00eb mbeten praktikisht t\u00eb paushtruara. Mesatarisht, bashkit\u00eb mbulojn\u00eb vet\u00ebm 15,8 nga 34 funksionet e matshme, ose rreth 46% t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas mazhoranc\u00ebs, bashkit\u00eb e vogla kan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb pun\u00ebsojn\u00eb jurist\u00eb, inxhinier\u00eb, specialist\u00eb t\u00eb prokurimeve, ekspert\u00eb t\u00eb financave, planifikues urban\u00eb dhe staf p\u00ebr projektet europiane, tani n\u00eb prag t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit. P\u00ebr mazhoranc\u00ebn, bashkimi do t\u00eb reduktonte p\u00ebrs\u00ebritjen e strukturave dhe do t\u00eb krijonte administrata m\u00eb t\u00eb specializuara.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha mund t\u00eb ken\u00eb gjithashtu m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur projekte dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrthithur fondet e Bashkimit Europian. Procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb pushteti vendor t\u00eb zbatoj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb legjislacionit europian dhe t\u00eb menaxhoj\u00eb projekte m\u00eb komplekse, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb mjedis, infrastruktur\u00eb dhe zhvillim rajonal.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Avantazhi ekonomik dhe administrativ<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Modeli me 46 bashki mund t\u00eb funksionoj\u00eb p\u00ebr nj\u00ebsit\u00eb me popullsi t\u00eb vog\u00ebl, t\u00eb ardhura shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebta dhe lidhje t\u00eb forta me nj\u00eb qend\u00ebr t\u00eb af\u00ebrt. Raporti i mazhoranc\u00ebs analizon se p\u00ebr 41 bashkit\u00eb e projektuara, koha mesatare e udh\u00ebtimit drejt nj\u00eb qendre m\u00eb t\u00eb fort\u00eb brenda qarkut \u00ebsht\u00eb rreth 37 minuta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb bashki e arrijn\u00eb qendr\u00ebn e mundshme brenda 30 minutash dhe 20 t\u00eb tjera, brenda 30-60 minutash.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb raste t\u00eb tilla, mbajtja e dy administratave t\u00eb plota mund t\u00eb ket\u00eb pak logjik\u00eb ekonomike, sidomos kur nj\u00ebra nga bashkit\u00eb nuk arrin t\u00eb financoj\u00eb funksionet baz\u00eb. Bashkimi mund t\u00eb ul\u00eb kostot fikse, t\u00eb rris\u00eb kapacitetin e planifikimit dhe t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb territor m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr organizimin e transportit, mbetjeve, sh\u00ebrbimeve sociale dhe mbrojtjes civile.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, vet\u00eb raporti i mazhoranc\u00ebs pranon se ekonomit\u00eb e shkall\u00ebs nuk funksionojn\u00eb nj\u00ebsoj p\u00ebr \u00e7do sh\u00ebrbim. P\u00ebr mbetjet, uj\u00ebsjell\u00ebsit, transportin ose emergjencat mund t\u00eb nevojitet nj\u00eb shkall\u00eb e madhe organizimi. P\u00ebr sh\u00ebrbimet administrative, kujdesin social ose mir\u00ebmbajtjen lokale, af\u00ebrsia me qytetarin mbetet vendimtare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Rreziku i nj\u00eb konsolidimi t\u00eb dyt\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dob\u00ebsia kryesore e propozimit t\u00eb PS-s\u00eb \u00ebsht\u00eb se mund t\u00eb thelloj\u00eb problemin q\u00eb krijoi reforma e vitit 2014, bashki m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb hart\u00eb, por me sh\u00ebrbime, investime dhe vendimmarrje t\u00eb p\u00ebrqendruara n\u00eb qytetin qend\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot, 50 nj\u00ebsi administrative, ose rreth 16% e totalit, ndodhen m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb or\u00eb larg qendr\u00ebs m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt bashkiake. N\u00eb zona t\u00eb ve\u00e7anta malore, udh\u00ebtimi arrin n\u00eb dy ose tre or\u00eb. Reduktimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i numrit t\u00eb bashkive mund ta zgjeroj\u00eb k\u00ebt\u00eb distanc\u00eb.<br>Fush\u00eb-Arr\u00ebzi dhe Poli\u00e7ani ndodhen m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb or\u00eb larg qendrave ku teorikisht mund t\u00eb bashkohen.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Studimi i IDM-s\u00eb tregon se n\u00eb bashkit\u00eb e sotme t\u00eb zgjeruara \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsuar edhe p\u00ebrfaq\u00ebsimi politik i territoreve periferike. Nj\u00ebsit\u00eb administrative nuk kan\u00eb k\u00ebshilla t\u00eb zgjedhur dhe nuk administrojn\u00eb buxhetin e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Interesat e ish-komunave p\u00ebrfaq\u00ebsohen brenda nj\u00eb k\u00ebshilli bashkiak t\u00eb zgjedhur me lista partiake p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb territorin, pa garanci q\u00eb \u00e7do zon\u00eb do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e vet. N\u00ebse numri i bashkive ulet n\u00eb 46 pa ndryshuar k\u00ebt\u00eb sistem, qendrat e vogla dhe zonat rurale mund t\u00eb humbin edhe m\u00eb shum\u00eb ndikim mbi investimet dhe sh\u00ebrbimet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nj\u00ebsit\u00eb administrative, hallka q\u00eb PS k\u00ebrkon t\u00eb forcoj\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Reduktimi i numrit t\u00eb bashkive rrezikon ta largoj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb qendr\u00ebn e vendimmarrjes nga fshatrat dhe periferit\u00eb. P\u00ebr ta zbutur k\u00ebt\u00eb problem, platforma socialiste parashikon forcimin e nj\u00ebsive administrative q\u00eb sot funksionojn\u00eb kryesisht si zyra vart\u00ebse t\u00eb bashkive.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00ebsit\u00eb administrative nuk do t\u00eb riktheheshin si komuna t\u00eb pavarura, me buxhet dhe kryetar t\u00eb zgjedhur, por do t\u00eb merrnin m\u00eb shum\u00eb kompetenca t\u00eb deleguara. N\u00eb to mund t\u00eb ofroheshin sh\u00ebrbime t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta, t\u00eb administroheshin buxhete t\u00eb kufizuara dhe t\u00eb krijoheshin zyra t\u00eb p\u00ebrhershme p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshtu, modeli i PS-s\u00eb nd\u00ebrtohet mbi nj\u00eb bashki m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb nivel politik dhe financiar, por me pika m\u00eb t\u00eb shumta sh\u00ebrbimi n\u00eb territor. Digjitalizimi dhe sh\u00ebrbimet n\u00eb distanc\u00eb shihen gjithashtu si mjete p\u00ebr t\u00eb kompensuar larg\u00ebsin\u00eb nga qendra bashkiake.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Opozita propozon 100 bashki dhe rikthim<\/strong><strong>in<\/strong> <strong>e<\/strong><strong> af\u00ebrsis\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Opozita e konsideron reform\u00ebn e vitit 2014 si nj\u00eb konsolidim t\u00eb tepruar, q\u00eb nuk solli rezultatet e premtuara n\u00eb sh\u00ebrbime, autonomi financiare dhe zhvillim t\u00eb balancuar. Alternativa e saj \u00ebsht\u00eb rritja e numrit t\u00eb nj\u00ebsive n\u00eb rreth 100 bashki.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo nuk n\u00ebnkupton kthim te 373 bashkit\u00eb dhe komunat e dikurshme, por krijimin e nj\u00eb niveli t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm me m\u00eb shum\u00eb nj\u00ebsi se sot, por m\u00eb pak dhe m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme se p\u00ebrpara vitit 2015.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Argumenti themelor n\u00eb raportin e Opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb se bashkia duhet t\u00eb jet\u00eb fizikisht e arritshme dhe politikisht e kontrollueshme nga qytetari. Bashkia mesatare shqiptare ka sot rreth 471 kilometra katror\u00eb dhe afro 39 mij\u00eb banor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr nga sip\u00ebrfaqja, nj\u00ebsit\u00eb vendore shqiptare jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se komunat n\u00eb shumic\u00ebn e vendeve t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb Shqip\u00ebri, ku rreth dy t\u00eb tretat e territorit jan\u00eb kodrinore dhe malore, nj\u00eb bashki e madhe mund t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb komunitete q\u00eb kan\u00eb pak lidhje me nj\u00ebri-tjetrin dhe p\u00ebrdorin qendra t\u00eb ndryshme ekonomike dhe sh\u00ebrbimesh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Platforma e opozit\u00ebs propozon q\u00eb asnj\u00eb vendbanim t\u00eb mos jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 30 minuta larg qendr\u00ebs vendore n\u00eb zonat fushore dhe m\u00eb shum\u00eb se 60 minuta n\u00eb zonat malore. Bashkit\u00eb e m\u00ebdha q\u00eb konsiderohen t\u00eb pamenaxhueshme do t\u00eb ndaheshin, nd\u00ebrsa disa qytete t\u00eb vogla do t\u00eb rikthenin statusin e nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb pavarur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Af\u00ebrsia dhe zhvillimi policentrik<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrpar\u00ebsia e modelit t\u00eb opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb rikthimi i vendimmarrjes m\u00eb pran\u00eb komunitetit. Nj\u00eb bashki m\u00eb e vog\u00ebl mund t\u00eb njoh\u00eb m\u00eb mir\u00eb nevojat lokale, t\u00eb krijoj\u00eb lidhje m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nd\u00ebrmjet taksave dhe sh\u00ebrbimeve dhe t\u2019u jap\u00eb m\u00eb shum\u00eb pesh\u00eb politike qendrave q\u00eb sot jan\u00eb reduktuar n\u00eb nj\u00ebsi administrative.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Urbanisti Gent Kaprata e lidh propozimin me nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb zhvillim policentrik. Sipas tij, Shqip\u00ebria ka nj\u00eb rrjet qytetesh, por jo nj\u00eb sistem funksional policentrik. Tirana dhe korridori Tiran\u00eb-Durr\u00ebs p\u00ebrqendrojn\u00eb popullsin\u00eb, kapitalin, aktivitetin ekonomik, sh\u00ebrbimet dhe vendimmarrjen, nd\u00ebrsa qytetet e tjera humbin vazhdimisht banor\u00eb dhe funksione.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim, forcimi i qyteteve dyt\u00ebsore nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje e administrimit vendor, por lidhet me shp\u00ebrndarjen e investimeve, tregjet lokale t\u00eb pun\u00ebs dhe frenimin e p\u00ebrqendrimit t\u00eb zhvillimit n\u00eb zon\u00ebn qendrore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Propozimi i opozit\u00ebs ka p\u00ebrpar\u00ebsi edhe n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim, sipas tij. Nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb i madh bashkish do t\u00eb krijonte m\u00eb shum\u00eb kryetar\u00eb dhe k\u00ebshilla t\u00eb zgjedhur drejtp\u00ebrdrejt. Qendra q\u00eb sot nuk kan\u00eb z\u00eb politik t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb do t\u00eb rifitonin mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktonin buxhetin dhe p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Rreziku i bashkive pa financa<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, af\u00ebrsia nuk prodhon vetvetiu sh\u00ebrbime cil\u00ebsore pasi nj\u00eb bashki e vog\u00ebl mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pran\u00eb qytetarit, por pa ekspert\u00eb dhe pa buxhet nuk mund t\u00eb ket\u00eb efektivitet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Raporti i opozit\u00ebs pranon se bashkit\u00eb e vogla kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb rekrutimin e stafit dhe n\u00eb ushtrimin e funksioneve komplekse. Rikrijimi i nj\u00ebsive t\u00eb vogla pa nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb financimit mund t\u00eb shtoj\u00eb strukturat administrative dhe var\u00ebsin\u00eb nga buxheti qendror.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Aktualisht, 47 bashki gjenerojn\u00eb secila m\u00eb pak se 1% t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb veta vendore n\u00eb shkall\u00eb vendi. Shumica e nj\u00ebsive varen ndjesh\u00ebm nga transfertat. Rreth 36,6% e t\u00eb ardhurave tatimore vendore sigurohet nga taksa e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb, nj\u00eb burim q\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb zonat me nd\u00ebrtim dhe nuk siguron baz\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr bashkit\u00eb e vogla dhe rurale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebse krijohen 100 bashki pa nj\u00eb fond t\u00eb fort\u00eb barazimi fiskal, disa prej tyre mund t\u00eb ken\u00eb kryetar dhe k\u00ebshill t\u00eb zgjedhur, por t\u00eb mos ken\u00eb para p\u00ebr t\u00eb realizuar prioritetet e komunitetit. P\u00ebrfaq\u00ebsimi do t\u00eb rritej, nd\u00ebrsa kapaciteti real mund t\u00eb mbetej i dob\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Rajonet, kund\u00ebrpesha e PD-s\u00eb ndaj cop\u00ebzimit bashkiak<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shtimi i bashkive ngre menj\u00ebher\u00eb problemin e kostove dhe t\u00eb kapaciteteve, p\u00ebr shkak se nj\u00eb bashki e vog\u00ebl mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pran\u00eb qytetarit, por nuk mund t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb e vetme menaxhimin e mbetjeve, transportin nd\u00ebrvendor, uj\u00ebsjell\u00ebsit, planifikimin e gjer\u00eb territorial ose projektet e m\u00ebdha infrastrukturore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, modeli i PD-s\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb krijimin e rajoneve funksionale. Bashkit\u00eb do t\u00eb mbanin sh\u00ebrbimet e p\u00ebrditshme dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin politik, nd\u00ebrsa rajoni do t\u00eb administronte funksionet q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ekonomi shkalle dhe koordinim nd\u00ebrmjet disa bashkive.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rajonet mund t\u00eb merrnin p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr zhvillimin ekonomik, transportin rajonal, menaxhimin e integruar t\u00eb mbetjeve, infrastruktur\u00ebn mjedisore, turizmin, mbrojtjen civile dhe projektet q\u00eb kalojn\u00eb kufijt\u00eb e nj\u00eb bashkie. Ato do t\u00eb sh\u00ebrbenin gjithashtu p\u00ebr programimin dhe administrimin e fondeve t\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo krijon nj\u00eb sistem me disa nivele: bashki m\u00eb t\u00eb vogla p\u00ebr demokracin\u00eb dhe sh\u00ebrbimet e af\u00ebrta; rajone m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr zhvillimin, investimet dhe sh\u00ebrbimet komplekse; nd\u00ebrsa nj\u00ebsit\u00eb administrative ose strukturat komunitare do t\u00eb ruanin p\u00ebrfaq\u00ebsimin n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Qarqet: T\u00eb dyja pal\u00ebt pranojn\u00eb se modeli aktual nuk funksionon<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pavar\u00ebsisht dallimeve p\u00ebr numrin e bashkive, t\u00eb dyja platformat afrohen n\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebr qarqet. Shqip\u00ebria ka aktualisht 12 qarqe si nivel t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb qeverisjes vendore, por kompetencat, financimi dhe ndikimi i tyre jan\u00eb t\u00eb kufizuara.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Qarku nuk \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb institucion real t\u00eb zhvillimit rajonal. Ai nuk kontrollon burime t\u00eb konsiderueshme financiare, nuk administron shumic\u00ebn e sh\u00ebrbimeve nd\u00ebrbashkiake dhe nuk ka nj\u00eb rol t\u00eb fort\u00eb n\u00eb planifikimin ekonomik.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Shqip\u00ebria ka tri rajone statistikore t\u00eb nivelit NUTS II, por ato p\u00ebrdoren kryesisht p\u00ebr statistika dhe nuk jan\u00eb nivele t\u00eb zgjedhura t\u00eb qeverisjes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">PS propozon nd\u00ebrtimin e nj\u00eb niveli rajonal funksional mbi 12 qarqet ekzistuese. Kjo m\u00ebnyr\u00eb shmang nevoj\u00ebn p\u00ebr ndryshime t\u00eb thella kushtetuese dhe mund\u00ebson q\u00eb qarqet t\u00eb marrin gradualisht funksione t\u00eb reja. Ato do t\u00eb administronin sh\u00ebrbimet nd\u00ebrbashkiake, programimin e fondeve europiane dhe disa funksione q\u00eb bashkit\u00eb e vogla nuk kan\u00eb kapacitet t\u2019i ushtrojn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb model, 12 qarqet nuk zhduken, por transformohen n\u00eb struktura me p\u00ebrmbajtje m\u00eb t\u00eb qart\u00eb rajonale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Platforma e PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e hapur ndaj nj\u00eb riorganizimi t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb. Qarqet aktuale mund t\u00eb reformohen ose t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen nga rajone funksionale, kufijt\u00eb e t\u00eb cilave do t\u00eb bazoheshin m\u00eb shum\u00eb te lidhjet ekonomike, infrastrukturore dhe historike sesa te ndarja e sotme administrative.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, edhe n\u00eb platform\u00ebn e opozit\u00ebs, numri p\u00ebrfundimtar, kufijt\u00eb dhe m\u00ebnyra e zgjedhjes s\u00eb rajoneve nuk paraqiten ende si nj\u00eb hart\u00eb e mbyllur. \u00c7\u00ebshtja kryesore \u00ebsht\u00eb q\u00eb niveli i dyt\u00eb t\u00eb ket\u00eb kompetenca, financim dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi reale, jo t\u00eb mbetet nj\u00eb struktur\u00eb formale si qarku i sot\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>K\u00ebshillat bashkiak\u00eb, hallka q\u00eb mungon n\u00eb t\u00eb dyja platformat<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Studimi i IDM-s\u00eb tregon se as modeli me 46 bashki, as ai me 100 nuk mund t\u00eb funksionoj\u00eb pa ndryshuar balanc\u00ebn e pushtetit brenda bashkis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ligji i njeh k\u00ebshillit bashkiak 19 kompetenca kryesore q\u00eb lidhen me buxhetin, paket\u00ebn fiskale, pron\u00ebn, investimet, kontrollin e administrat\u00ebs dhe mbik\u00ebqyrjen financiare. N\u00eb praktik\u00eb, k\u00ebshillat shpesh funksionojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb si struktura miratuese t\u00eb propozimeve t\u00eb ekzekutivit sesa si institucione t\u00eb pavarura vendimmarr\u00ebse dhe kontrolluese.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Studimi i IDM-s\u00eb u mb\u00ebshtet n\u00eb 128 pyet\u00ebsor\u00eb me an\u00ebtar\u00eb dhe drejtues t\u00eb k\u00ebshillave bashkiak\u00eb, si dhe n\u00eb fokus-grupe me k\u00ebshilltar\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile. T\u00eb anketuarit i vler\u00ebsuan k\u00ebshillat m\u00eb pozitivisht p\u00ebr miratimin formal t\u00eb buxhetit dhe paket\u00ebs fiskale, por shum\u00eb m\u00eb dob\u00ebt p\u00ebr kontrollin e administrat\u00ebs, prokurimeve, investimeve dhe zbatimit t\u00eb vendimeve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mbi 70% deklaruan se raportet e Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, auditimit t\u00eb brendsh\u00ebm dhe pasqyrat financiare nuk paraqiten asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb k\u00ebshill ose paraqiten shum\u00eb rrall\u00eb. N\u00eb shum\u00eb raste, dokumentacioni u d\u00ebrgohet k\u00ebshilltar\u00ebve vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb para mbledhjes, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur analiz\u00ebn e plot\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Komisionet e k\u00ebshillave nuk kan\u00eb gjithmon\u00eb ekspertiz\u00eb, staf dhe burime financiare. Ligji p\u00ebrcakton kompetencat e k\u00ebshillit, por nuk nd\u00ebrton procedura t\u00eb plota p\u00ebr ushtrimin e tyre. Si pasoj\u00eb, kontrolli ndaj kryetarit mbetet shpesh formal dhe reaktiv.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dob\u00ebsia e k\u00ebshillave e prek n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme secil\u00ebn platform\u00eb. N\u00eb modelin me 46 bashki, k\u00ebshillat mund t\u00eb ken\u00eb m\u00eb shum\u00eb burime profesionale, por do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb territore m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe m\u00eb heterogjene.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb modelin me 100 bashki, p\u00ebrfaq\u00ebsimi mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i af\u00ebrt, por rrezikohet shum\u00ebfishimi i k\u00ebshillave t\u00eb vogla pa ekspertiz\u00eb dhe mb\u00ebshtetje administrative.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">IDM rekomandon krijimin e nj\u00eb sekretariati profesional dhe t\u00eb pavarur p\u00ebr \u00e7do k\u00ebshill, me ekspertiz\u00eb juridike dhe financiare, autonomi buxhetore dhe mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb angazhuar ekspert\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm. Raporti propozon q\u00eb Komisioni i Financave dhe Mbik\u00ebqyrjes t\u00eb jet\u00eb i detyruesh\u00ebm dhe q\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebt t\u00eb ken\u00eb akses t\u00eb plot\u00eb e n\u00eb koh\u00eb n\u00eb dokumentet e administrat\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por rekomandimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr reform\u00ebn territoriale \u00ebsht\u00eb krijimi i k\u00ebshillave lokal\u00eb n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb administrative. K\u00ebto struktura do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebheshin nga kryetar\u00ebt e fshatrave dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb komuniteteve dhe do t\u00eb p\u00ebrfshiheshin detyrimisht n\u00eb konsultimet p\u00ebr investimet, sh\u00ebrbimet dhe buxhetin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshillat lokal\u00eb mund t\u00eb kompensojn\u00eb humbjen e p\u00ebrfaq\u00ebsimit n\u00ebse bashkit\u00eb zvog\u00eblohen n\u00eb num\u00ebr. Por ato jan\u00eb t\u00eb nevojshme edhe n\u00eb modelin me 100 bashki, sepse \u00e7do bashki, pavar\u00ebsisht madh\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrmban zona periferike q\u00eb rrezikojn\u00eb t\u00eb mbeten jasht\u00eb vendimmarrjes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Modeli m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm, bashki t\u00eb arritshme dhe sh\u00ebrbime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrvoja europiane ofron modele t\u00eb ndryshme t\u00eb ndarjes territoriale, nisur nga historia dhe thyerja e terrenit. Franca, p.sh., ka ruajtur mbi 34 mij\u00eb komuna, por ka nd\u00ebrtuar struktura t\u00eb fuqishme bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrkomunal.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjermania, Austria, Italia dhe Spanja kan\u00eb gjithashtu shum\u00eb nj\u00ebsi t\u00eb vogla, nd\u00ebrsa funksionet q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ekonomi shkalle realizohen p\u00ebrmes bashk\u00ebpunimit, qarqeve, provincave ose rajoneve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, vendet nordike kan\u00eb ndjekur reforma konsoliduese, por bashkimin e kan\u00eb shoq\u00ebruar me standarde t\u00eb qarta t\u00eb aksesit, zyra lokale, decentralizim t\u00eb sh\u00ebrbimeve dhe nivele rajonale funksionale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, modeli m\u00eb i af\u00ebrt shihet me organizimin francez dhe spanjoll, me bashki relativisht t\u00eb arritshme p\u00ebr qytetarin, t\u00eb shoq\u00ebruara me bashk\u00ebpunim nd\u00ebrbashkiak t\u00eb detyruesh\u00ebm dhe nj\u00eb nivel rajonal me kompetenca t\u00eb forta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb model, bashkit\u00eb do t\u00eb mbanin sh\u00ebrbimet e af\u00ebrta me administrat\u00ebn civile, mir\u00ebmbajtjen lokale, hap\u00ebsirat publike, arsimin parashkollor, kujdesin social baz\u00eb dhe zhvillimin e komunitetit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sh\u00ebrbimet q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb territor m\u00eb t\u00eb madh dhe investime t\u00eb kushtueshme si trajtimi i mbetjeve, transporti rajonal, infrastruktura ujore, mbrojtja civile, planifikimi strategjik dhe fondet europiane do t\u00eb organizoheshin n\u00eb nivel nd\u00ebrbashkiak ose rajonal. Ky model anon m\u00eb shum\u00eb drejt ruajtjes ose shtimit t\u00eb moderuar t\u00eb numrit t\u00eb bashkive sesa drejt reduktimit n\u00eb 46.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Arsyeja \u00ebsht\u00eb gjeografia e Shqip\u00ebris\u00eb, territori malor, infrastruktura e pabarabart\u00eb dhe dob\u00ebsimi i p\u00ebrfaq\u00ebsimit pas vitit 2015.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por n\u00ebse reforma kufizohet te ndryshimi i kufijve, 46 bashki mund t\u00eb prodhojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrqendrim, nd\u00ebrsa 100 bashki m\u00eb shum\u00eb dob\u00ebsi financiare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Arritjet dhe d\u00ebshtimet n\u00eb reform\u00ebn aktuale<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndon\u00ebse buxheti i pushtetit vendor \u00ebsht\u00eb rritur me 212%, nd\u00ebrsa popullsia e vendit ka r\u00ebn\u00eb me mbi 15%, shkrirja e rreth 340 komunave dhe organizimi i qeverisjes vendore n\u00eb 61 bashki nuk kan\u00eb sjell\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e pritsh\u00ebm t\u00eb sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gerta Loku, an\u00ebtare e K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Mirdit\u00ebs, thot\u00eb se administrimi v\u00ebshtir\u00ebsohet nga territori i madh dhe numri i vog\u00ebl i banor\u00ebve. Bashkia e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb investoj\u00eb n\u00eb fshatra me m\u00eb pak se 30 banor\u00eb, por mungesa e infrastruktur\u00ebs nxit largimin e popullsis\u00eb dhe pengon familjet e reja t\u00eb vendosen n\u00eb k\u00ebto zona.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E nj\u00ebjta problematik\u00eb shfaqet edhe n\u00eb Shkod\u00ebr. Sipas Florian Bjankut, an\u00ebtar i K\u00ebshillit Bashkiak, qyteti p\u00ebrfiton m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje, nd\u00ebrsa nj\u00ebsit\u00eb administrative, nga Velipoja deri n\u00eb Theth, trajtohen shpesh si dyt\u00ebsore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Territori \u00ebsht\u00eb zgjeruar, por burimet mbeten t\u00eb kufizuara dhe decentralizimi fiskal nuk \u00ebsht\u00eb realizuar. Nj\u00ebsit\u00eb administrative nuk kan\u00eb kapacitete t\u00eb pavarura financiare apo vendimmarr\u00ebse dhe varen nga qendra e bashkis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pabarazia n\u00eb sh\u00ebrbime ka p\u00ebrshpejtuar boshatisjen e zonave rurale. Pa infrastruktur\u00eb funksionale, sh\u00ebrbime publike dhe p\u00ebrfaq\u00ebsim real n\u00eb vendimmarrje, shum\u00eb komunitete nuk shohin arsye p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrfaq\u00ebsimi formal p\u00ebrmes administrator\u00ebve dhe k\u00ebshilltar\u00ebve bashkiak\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb efektiv, pasi disa t\u00eb zgjedhur nuk jetojn\u00eb pran\u00eb zonave q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb dhe kan\u00eb pak bashk\u00ebpunim me banor\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjendja e shkollave n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb administrative Malzi n\u00eb Kuk\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. Besmiri, m\u00ebsues biologjie, p\u00ebrshkruan godina me dritare t\u00eb d\u00ebmtuara, mure t\u00eb \u00e7ara, ambiente t\u00eb ftohta dhe munges\u00eb laborator\u00ebsh shkencor\u00eb e t\u00eb teknologjis\u00eb. Sipas tij, n\u00eb disa shkolla t\u00eb nd\u00ebrtuara p\u00ebrpara vitit 1990 nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme prej dekadash, megjith\u00ebse mir\u00ebmbajtja e tyre \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e pushtetit vendor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Raporti i mazhoranc\u00ebs n\u00eb Kuvend ka pranuar se reforma territoriale e vitit 2014, p\u00ebrve\u00e7 konsolidimit dhe rritjes s\u00eb kapaciteteve financiare, ka pasur edhe problematika t\u00eb tilla si pabarazia territoriale n\u00eb rritje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPavar\u00ebsisht rritjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe investimeve, diferencat nd\u00ebrmjet bashkive mbeten t\u00eb thella: Tirana e vetme mblodhi n\u00eb vitin 2024 rreth 58% t\u00eb totalit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb veta vendore, gjasht\u00eb bashkit\u00eb e tjera t\u00eb m\u00ebdha rreth 19%, nd\u00ebrsa 54 bashkit\u00eb e mbetura vet\u00ebm 23%\u201d, thuhet n\u00eb raportin e qeveris\u00eb q\u00eb shoq\u00ebron projektin p\u00ebr reform\u00ebn territoriale n\u00eb Kuvend.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrsa t\u00eb ardhurat p\u00ebr frym\u00eb ndryshojn\u00eb deri n\u00eb 28 her\u00eb midis dhjet\u00ebsheve m\u00eb t\u00eb pasura e m\u00eb t\u00eb varfra t\u00eb bashkive. Disa bashki kan\u00eb arritur autonomi t\u00eb lart\u00eb financiare dhe kapacitet t\u00eb fort\u00eb investues, nd\u00ebrsa 29 bashki t\u00eb vogla, ose me baz\u00eb t\u00eb kufizuar fiskale, vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb mbuluar edhe kostot operative.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kufizimi i dyt\u00eb lidhet me hendekun midis kompetenc\u00ebs formale dhe ushtrimit real t\u00eb funksioneve, thot\u00eb qeveria. Rreth 40% e bashkive t\u00eb vogla dhe t\u00eb mesme nuk arrijn\u00eb t\u00eb mbulojn\u00eb me aktivitet buxhetor rreth gjysm\u00ebn e programeve t\u00eb lidhura me funksionet e tyre ligjore, nd\u00ebrsa disa funksione, zhvillimi ekonomik vendor, mb\u00ebshtetja e bujq\u00ebsis\u00eb, mbrojtja e biodiversitetit, mbeten praktikisht \u201cn\u00eb let\u00ebr\u201d, me m\u00eb pak se 1% t\u00eb zarfit buxhetor vendor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kufizimi i tret\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me arkitektur\u00ebn institucionale n\u00ebn dhe mbi nivelin bashkiak. Vler\u00ebsimi i zbatimit t\u00eb Ligjit nr. 139\/2015 evidenton nj\u00ebsit\u00eb administrative si hallk\u00ebn m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt t\u00eb sistemit, t\u00eb cilat funksionojn\u00eb kryesisht si zgjatime administrative t\u00eb bashkive, pa kompetenca, burime dhe nj\u00eb rol t\u00eb mir\u00ebp\u00ebrcaktuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, edhe roli i k\u00ebshillave t\u00eb qarqeve pas reform\u00ebs mbetet i paqart\u00eb dhe me efektivitet t\u00eb kufizuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kufizimi i kat\u00ebrt \u00ebsht\u00eb hendeku me standardet europiane: shpenzimet vendore p\u00ebr banor n\u00eb Shqip\u00ebri mbeten shum\u00ebfish m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se mesatarja e BE-s\u00eb, t\u00eb ardhurat vendore si pesh\u00eb e PBB-s\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebtat edhe n\u00eb krahasim me Ballkanin Per\u00ebndimor, nd\u00ebrsa formula e transfert\u00ebs s\u00eb pakusht\u00ebzuar vijon t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb tregues demografik\u00eb t\u00eb vjetruar q\u00eb nuk pasqyrojn\u00eb Censin 2023.\/ Monitor<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria po shkon drejt rishikimit t\u00eb ri t\u00eb hart\u00ebs territoriale, vet\u00ebm nj\u00eb dekad\u00eb pasi 373 bashkit\u00eb dhe komunat e m\u00ebparshme u bashkuan n\u00eb 61 bashki. N\u00eb tryez\u00ebn e Kuvendit jan\u00eb dy alternativa pothuajse t\u00eb kund\u00ebrta, propozimi i Partis\u00eb Socialiste, q\u00eb synon reduktimin e m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb 46 bashki, dhe platforma e opozit\u00ebs p\u00ebr krijimin e rreth [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":431052,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":["post-431051","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-kryesore","category-lajme","category-politike","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431051","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=431051"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431051\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":431053,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431051\/revisions\/431053"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/431052"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=431051"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=431051"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=431051"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}