{"id":431244,"date":"2026-09-25T14:54:18","date_gmt":"2026-09-25T12:54:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=431244"},"modified":"2026-09-25T14:54:20","modified_gmt":"2026-09-25T12:54:20","slug":"vezet-dhe-sharjet-hajdute-zemerimi-qe-po-e-ndjek-pushtetin-kudo-ne-rruge","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/vezet-dhe-sharjet-hajdute-zemerimi-qe-po-e-ndjek-pushtetin-kudo-ne-rruge\/","title":{"rendered":"Vez\u00ebt dhe sharjet \u201chajdut\u00eb\u201d\/ Zem\u00ebrimi q\u00eb po e ndjek pushtetin kudo n\u00eb rrug\u00eb"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhuna shtet\u00ebrore me t\u00eb cil\u00ebn Edi Rama ruan pushtetin po e merr kund\u00ebrp\u00ebrgjigjen n\u00eb rrug\u00eb nga qytetar\u00eb t\u00eb zem\u00ebruar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me vjedhjet galopante t\u00eb buxhetit, skandalet e korrupsionit dhe dep\u00ebrtimi i krimit n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore. Nd\u00ebrsa n\u00eb protesta dhuna shtet\u00ebrore deegradon tek p\u00ebrdorimi i shkopinjve t\u00eb gom\u00ebs, uji me presion, gazi lotsjell\u00ebs dhe arrestimet e paligjshme, p\u00ebrball\u00eb ka vez\u00eb ndaj zyrtar\u00ebve, sharje dhe ndjekje n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb deputet\u00ebve e ministrave me thirrjet \u201chajdut\u00eb\u201d dhe \u201ckriminel\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Revolta kaloi p\u00ebrtej rrug\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs k\u00ebt\u00eb jav\u00eb. Thirrjet \u201cfamilje mafioze\u201d dhe \u201ctradhtar\u201d, Edi Rama i d\u00ebgjoi edhe n\u00eb New\u00a0York, ku ndodhet p\u00ebr aktivitetet e Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb, i shoq\u00ebruar nga bashk\u00ebshortja Linda Rama. Nd\u00ebrsa po hynte n\u00eb godin\u00ebn ku zhvillohej nj\u00eb aktivitetet privat, Rama dhe Linda i shp\u00ebtuan p\u00ebr pak goditjes me vez\u00eb nga nj\u00eb grup shqiptar\u00ebsh q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb SHBA.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb filmim, duket q\u00eb Rama vazhdon t\u00eb ec\u00eb i patrazuar, por rojet e siguris\u00eb reagojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb kur nj\u00eb vez\u00eb fluturon pran\u00eb kok\u00ebs s\u00eb kryeministrit dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb dy nxitojn\u00eb t\u00eb futen brenda, nd\u00ebrsa pas tyre vazhdojn\u00eb thirrjet e protestuesve. Zem\u00ebrimi q\u00eb prej jav\u00ebsh po ndjek pushtetin n\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs, k\u00ebt\u00eb her\u00eb e ndoqi deri p\u00ebrtej Atlantikut.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por n\u00eb New York nuk u shp\u00ebtuan qytetar\u00ebve t\u00eb indinjuar me qeverisjen as Taulant Balla dhe ambasadori shqiptar n\u00eb SHBA, Ervin Bushati. \u201cNuk keni turp? Nuk keni turp, z. Bushati?\u201d, d\u00ebgjohet t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb qytetar q\u00eb i ndjek nga pas duke i filmuar me telefon. Balla vazhdon rrug\u00ebn me shpejt\u00ebsi, nd\u00ebrsa qytetari i drejtohet: \u201cTaulant, nuk ke turp? 15 mij\u00eb dollar\u00eb nata\u201d, duke iu referuar pretendimeve t\u00eb publikuara p\u00ebr koston e akomodimit t\u00eb kryeministrit n\u00eb New York.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr Taulant Ball\u00ebn nuk ishte hera e par\u00eb q\u00eb protesta e ndiqte p\u00ebrtej dyerve t\u00eb Kuvendit. Vet\u00ebm pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, kreu i grupit parlamentar t\u00eb PS-s\u00eb u detyrua t\u00eb largohej nga lokali ku po pinte kafe pasi disa protestues e pikas\u00ebn mes klient\u00ebve. Filmimi m\u00eb lart tregon se revolta e qytetar\u00ebve po i ndjek p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e mazhoranc\u00ebs edhe n\u00eb hap\u00ebsirat e zakonshme publike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr disa deputet\u00eb socialist\u00eb, sidomos gjat\u00eb or\u00ebve kur zhvillohen protestat, dalja n\u00eb rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb problem t\u00eb sikletsh\u00ebm. N\u00eb nj\u00eb prej rasteve m\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb rrjetet sociale, Belinda Balluku u p\u00ebrball me disa qytetar\u00eb t\u00eb irrituar nd\u00ebrsa dilte nga nj\u00eb bar-kafe pran\u00eb stadiumit \u201cSelman St\u00ebrmasi\u201d. Thirrjet \u201chajdute\u201d dhe \u201ckriminele\u201d e shoq\u00ebruan deri te makina, nd\u00ebrsa pamjet u shp\u00ebrndan\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb rrjet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E nj\u00ebjta atmosfer\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvendosur \u00e7do jav\u00eb p\u00ebrpara Kuvendit. Protestuesit kan\u00eb rrethuar godin\u00ebn dhe automjetet e deputet\u00ebve t\u00eb mazhoranc\u00ebs jan\u00eb goditur vazhdimisht me vez\u00eb. Mes tyre kan\u00eb qen\u00eb makinat e Erion Bra\u00e7es, Iva Gjuzit, Albana Ko\u00e7iut etj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me shtimin e tensioneve u ashp\u00ebrsua edhe nd\u00ebrhyrja e policis\u00eb, por vez\u00ebve nuk u shp\u00ebtuan as uniformat blu.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb prej drejtuesve t\u00eb policis\u00eb q\u00eb ra n\u00eb sy p\u00ebr metodat e dhunshme p\u00ebrball\u00eb protestuesve, Ilir Hasrama u kthye n\u00eb personazh t\u00eb rrjeteve sociale pasi u godit drejt n\u00eb fytyr\u00eb me nj\u00eb vez\u00eb. \u201cSi e ke synin?\u201d, u kthye m\u00eb pas n\u00eb thirrjen ironike q\u00eb e ndiqte n\u00eb tubimet e radh\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb tubimet p\u00ebrball\u00eb parlamentit, ai ishte vazhdimisht sh\u00ebnjest\u00ebr e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb sikletshme u gjend disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb deputetja Zegjine \u00c7aushi. Duke ecur n\u00eb rrug\u00eb, ajo u p\u00ebrball me Arvina Lleshin, nj\u00eb prej protestueseve m\u00eb aktive t\u00eb tubimeve t\u00eb fundit. P\u00ebrplasja verbale vazhdoi p\u00ebr disa \u00e7aste dhe, e v\u00ebn\u00eb n\u00eb siklet nga insistimi i protestueses, q\u00eb i p\u00ebrs\u00ebriste k\u00ebng\u00ebn e protest\u00ebs &#8220;Zegjine Zegjine, 3 milion jemi ne\/ ti nuk di t\u00eb num\u00ebrosh, shko n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb m\u00ebsosh&#8221;. \u00c7aushi iu kthye me fjal\u00ebt: \u201cNuk t\u00eb vjen turp?\u201d dhe &#8220;Sa t\u00eb paguajn\u00eb?&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Para Zegjines\u00eb, p\u00ebrballjen me Arvina Lleshin e pati deputetja Iris Luarasi, k\u00ebt\u00eb her\u00eb n\u00eb korridoret e nj\u00eb qendre tregtare q\u00eb p\u00ebrdoret edhe si rrug\u00ebkalim drejt zon\u00ebs s\u00eb Parlamentit. Luarasi paralajm\u00ebroi se do t\u2019i drejtohej drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr vajzat q\u00eb e ndoq\u00ebn dhe e quajt\u00ebn \u201chajdute\u201d. \u201cShpifjen, k\u00ebrc\u00ebnimin dhe dhun\u00ebn nuk i pranoj. Prandaj k\u00ebt\u00eb rast do ta denoncoj dhe do t\u2019ia l\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb veproj\u00eb\u201d, deklaroi deputetja e PS-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe m\u00eb par\u00eb, n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb ngjashme ishte gjendur T\u00ebrmet Pe\u00e7i. I rrethuar nga protestuesit dhe thirrjet e tyre, deputeti socialist zgjodhi nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb p\u00ebr ta kaluar situat\u00ebn: nxori dy telefonat e tij dhe i mbajti nj\u00ebkoh\u00ebsisht pran\u00eb vesh\u00ebve, duke vazhduar rrug\u00ebn sikur t\u00eb ishte duke zhvilluar dy biseda telefonike paralelisht me t\u00eb nj\u00ebjtin vesh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Brutale ka qen\u00eb edhe p\u00ebrballja e Eduart Shalsit dhe Ervin Hoxh\u00ebs me protestuesit. N\u00eb momentin q\u00eb po dilnin nga parlamenti t\u00eb shoq\u00ebruar nga badigard\u00ebt e tyre, dy deputet\u00ebt e PS nd\u00ebrruan rrug\u00eb t\u00eb gjendur n\u00ebn bresh\u00ebrin\u00eb e vez\u00ebve dhe t\u00eb sharjeve banale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I fundit q\u00eb e p\u00ebsoi ishte ish-ministri Bledi \u00c7u\u00e7i q\u00eb gjendej n\u00eb kafe me bashk\u00ebshorten e tij. E irrituar p\u00ebr thirrjet e protestuesve, Delina Fico duket q\u00eb q\u00ebllon me \u00e7&#8217;t\u00eb mundet, lug\u00eb dhe shishe n\u00eb drejtim t\u00eb atyre q\u00eb i em\u00ebrtojn\u00eb &#8220;hajdut\u00eb&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Irritimi ka shkuar edhe m\u00eb tej. Protestuesit kan\u00eb sjell\u00eb p\u00ebrpara Kuvendit edhe kazan\u00eb mbeturinash, p\u00ebr t\u00eb treguar se ku do t\u00eb p\u00ebrfundonin politikan\u00ebt q\u00eb i akuzojn\u00eb p\u00ebr korrupsion. Kordon\u00ebt e policis\u00eb, deri tani e kan\u00eb mbajtur p\u00ebrplasjen tek vez\u00ebt, sharjet dhe thirrjet &#8220;nuk na p\u00ebrfaq\u00ebsoni&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr shum\u00ebk\u00ebnd, ndjekja e politikan\u00ebve n\u00eb rrug\u00eb, goditja me vez\u00eb dhe posht\u00ebrimi publik jan\u00eb metoda t\u00eb papranueshme, q\u00eb e zhvendosin protest\u00ebn nga argumentat drejt lin\u00e7imit personal. Por k\u00ebto nuk lind\u00ebn papritur. P\u00ebr 13 vite t\u00eb &#8220;rilindjes&#8221; n\u00eb pushtet kan\u00eb ndodhur aferat m\u00eb t\u00eb paimagjinueshme t\u00eb korrupsionit, \u00ebsht\u00eb provuar kat\u00ebrcip\u00ebrisht dep\u00ebrtimi i krimit n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore, nd\u00ebrsa metodat policore jan\u00eb ashp\u00ebrsuar ndaj qytetar\u00ebve q\u00eb ngren\u00eb z\u00ebrin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prandaj zem\u00ebrimi nuk po u drejtohet m\u00eb godinave t\u00eb pushtetit. Ai po i ndjek p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e qeveris\u00eb n\u00eb kafene, n\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb qendra tregtare dhe, si\u00e7 treguan pamjet e fundit, edhe mij\u00ebra kilometra larg Tiran\u00ebs, deri n\u00eb New&nbsp;York.\/Lapsi.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dhuna shtet\u00ebrore me t\u00eb cil\u00ebn Edi Rama ruan pushtetin po e merr kund\u00ebrp\u00ebrgjigjen n\u00eb rrug\u00eb nga qytetar\u00eb t\u00eb zem\u00ebruar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me vjedhjet galopante t\u00eb buxhetit, skandalet e korrupsionit dhe dep\u00ebrtimi i krimit n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore. Nd\u00ebrsa n\u00eb protesta dhuna shtet\u00ebrore deegradon tek p\u00ebrdorimi i shkopinjve t\u00eb gom\u00ebs, uji me presion, gazi lotsjell\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":431245,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":["post-431244","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-kryesore","category-lajme","category-politike","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431244","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=431244"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431244\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":431246,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431244\/revisions\/431246"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/431245"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=431244"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=431244"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=431244"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}