{"id":431289,"date":"2026-09-29T09:59:23","date_gmt":"2026-09-29T07:59:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=431289"},"modified":"2026-09-29T09:59:26","modified_gmt":"2026-09-29T07:59:26","slug":"dy-edi-ramat-ne-new-york-dhe-raporti-i-sikletshem-me-te-tashmen-e-te-shkuaren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/dy-edi-ramat-ne-new-york-dhe-raporti-i-sikletshem-me-te-tashmen-e-te-shkuaren\/","title":{"rendered":"Dy Edi Ramat n\u00eb New York dhe raporti i sikletsh\u00ebm me t\u00eb tashmen e t\u00eb shkuar\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga<strong> Genc Pollo<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fjalimi i KM Edi Rama para Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara mund t\u00eb mbahet mend p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb ai la pa th\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb tha. Ai nuk foli p\u00ebr gjeopolitik\u00ebn e rreziqet ndaj siguris\u00eb n\u00eb rajonin e af\u00ebrt si\u00e7 b\u00ebri kryeministri kroat (rreziku i Serbis\u00eb q\u00eb nderon Mladi\u00e7in) apo si\u00e7 b\u00ebri edhe kryeministri grek (tensionet n\u00eb detin Egje, konflikti n\u00eb Lindjen e Mesme), presidentja e Bullgaris\u00eb (tensionet n\u00eb Detin e Zi, lufta n\u00eb Ukrain\u00eb) e presidenti serb (synimi p\u00ebr t\u00eb rimarr\u00eb Kosov\u00ebn mori 70% t\u00eb koh\u00ebs); ai nuk foli as p\u00ebr \u201cdashurin\u00eb e pashtershme\u201d t\u00eb tij p\u00ebr marr\u00ebdhenien me BE si\u00e7 b\u00ebn\u00eb joromantikisht por mjaft konkretisht presidenti malazez e kryeminstri maqedonas.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rama nuk p\u00ebrkrahu ndonj\u00eb nism\u00eb konkrete n\u00eb OKB as shprehu kritik\u00eb konstruktive p\u00ebr k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb si\u00e7 b\u00ebri kryeminstri slloven. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebtyre temave konkrete e me interes direkt Rama foli p\u00ebr shanset e risqet me inteligjenc\u00ebn artificiale (IA) duke mos m\u00ebnuar t\u00eb sjell\u00eb si sukses \u201cministren digjitale Diella\u201d pavar\u00ebsisht nga skandalet rreth saj apo duke u rrekur t\u00eb delegjitimoj\u00eb si devijim algoritmi t\u00eb IA protest\u00ebn e p\u00ebrditshme 4-mujore kund\u00ebr tij. IA \u00ebsht\u00eb padyshim e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe ka nevoj\u00eb p\u00ebr rregulla. Por duke qen\u00eb se industria IA \u00ebsht\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb ShBA, Kin\u00eb e n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Europ\u00ebs dhe si pasoj\u00eb shtetet e Ballkanit nuk mund t\u00eb ken\u00eb ndonj\u00eb rol konkret p\u00ebrve\u00e7se k\u00ebshillimit teorik. Vet\u00ebm dy nga liderat rajonal\u00eb t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendur e trajtuan \u00e7\u00ebshtjen IA n\u00eb rubrik\u00ebn \u201ct\u00eb ndryshme\u201d t\u00eb fjalimit t\u00eb tyre. M\u00eb interesant ishte fjalimi i KM Rama dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmjen gala t\u00eb K\u00ebshillit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet ShqiptaroAmerikane po n\u00eb New York, po n\u00eb anglisht. Sidomos tre fjal\u00eb t\u00eb tij:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>1- BIDEN\/TRUMP TRADH\u00cbTAR\u00cb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb Tiran\u00eb e Prishtin\u00eb b\u00ebri buj\u00eb faj\u00ebsimi nga Rama i Presidentit Biden dhe i Amerik\u00ebs (this country) si tradh\u00ebtues i Kosov\u00ebs n\u00eb kontekstin e d\u00ebnimit t\u00eb lider\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb nga Gjykata Speciale. N\u00eb fakt Joe Biden si senator spikati me qendrime t\u00eb drejta p\u00ebr kriz\u00ebn e ish-Jugosllavis\u00eb; si president nuk spikati p\u00ebr ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb madhe edhe pse shumic\u00ebn e koh\u00ebs dukej se humbi kthjellt\u00ebsin\u00eb e mendimit dhe kontrollin ja mor\u00ebn funksionar\u00ebt rreth tij. Po t\u00eb besojm\u00eb nj\u00eb ish zyrtar t\u00eb Kongresit ishte presidenti Obama, i cili hyri n\u00eb nj\u00eb allishverish me Rusin\u00eb p\u00ebr Iranin, dhe e pranoi k\u00ebrkes\u00ebn e Mosk\u00ebs p\u00ebr ngritjen e k\u00ebsaj Gjykate. Shum\u00eb komentator\u00eb i shpjegojn\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb Ram\u00ebs si servilosje ndaj Presidentit Trump, i cili qes\u00ebndis me dhe pa vend Biden-in, paraardh\u00ebsin n\u00eb ofiq. Por komentator\u00ebt, me ose pa njohuri n\u00eb psikanaliz\u00eb, mund t\u00eb shohin sinjalin se Amerika tradh\u00ebton. Pra Amerika e Presidentit Trump q\u00eb i p\u00ebrmend si shum\u00eb shpesh Qeveris\u00eb Rama narkorrjetet kriminale transnacionale mund jet\u00eb tradh\u00ebtare; sidomos n\u00eb krahasim me Amerik\u00ebn e Administrat\u00ebs Biden t\u00eb cil\u00ebs Rama arrinte t\u2019ja p\u00ebrdorte zyrtar\u00ebt si mercenar\u00eb t\u00eb regjimit t\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>2- \u201cSUKSESIN NUK T\u2019A FALIN\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me shprehjen \u201csuksesin nuk t\u2019a falin\u201d, si shpjegim i kritikave e i protestave kund\u00ebr pushtetit t\u00eb tij, Rama ishte sa dramatik aq edhe jo-origjinal. Jo-origjinal sepse kjo ishte deklarata e kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs Veliaj n\u00eb prill 2024 pak dit\u00eb mbasi Prokuria ekspozoi skandalin 5D. N\u00eb vend t\u00eb merrte e t\u00eb mbante p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb q\u00eb i takonte Veliaj zgjodhi t\u00eb shpjegonte skandalin si vep\u00ebr e cmir\u00ebzinjve. Kjo paturp\u00ebsi nxiti, nd\u00ebr t\u00eb tjera, protestat e p\u00ebrjavshme para bashkis\u00eb, t\u00eb cilat zgjat\u00ebn deri sa vet\u00eb Veliaj u arrestua 11 muaj m\u00eb von\u00eb tok me t\u00eb shoqen nga SPAK\/GjKKO p\u00ebr vjedhje 1 milion euroshe. Rama ishte dramatik jo sepse parashikon detyrimisht p\u00ebrs\u00ebritjen e dram\u00ebs Veliaj, pra t\u00eb veprimit t\u00eb SPAK\/GjKKO kund\u00ebr tij. Por sepse, ashtu si dhe ish manari i tij dy vjet m\u00eb par\u00eb, d\u00ebshmon humbje t\u00eb sensit t\u00eb realitetit q\u00eb \u00ebsht\u00eb trondit\u00ebse p\u00ebr publikun dhe kontraproduktive p\u00ebr vet\u00eb Ram\u00ebn. \u00c7do qeveri ka si rregull arritjet e d\u00ebshtimet e veta. Por kontrasti midis dukjes e thelbit n\u00eb qeverin\u00eb Rama \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrballuesh\u00ebm. P\u00ebrshembull qeveria mund t\u00eb pretendoj\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb se ka sjell\u00eb samite europiane n\u00eb Tiran\u00eb; t\u00eb tilla ishin s\u00eb fundmi samiti BE\/Ballkan Per\u00ebndimor e ai i Komunitetit Politik Europian q\u00eb u mbajt\u00ebn pran\u00eb stadiumit t\u00eb madh e pran\u00eb sheshit qendror.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe pse n\u00eb k\u00ebto samite nuk u mor ndonj\u00eb vendim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm as p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e as n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi prania e lider\u00ebve europiane dhe mbulimi mediatik q\u00eb i pason ata i japin vizibilitet pozitiv vendit. Por nj\u00ebkoh\u00ebsisht duhet th\u00ebn\u00eb se Tirana \u00ebsht\u00eb i vetmi kryeqytet n\u00eb Evrop\u00eb me zero pastrim t\u00eb ujrave t\u00eb zeza dhe q\u00eb i shkarkon ato bruto n\u00eb lumin Lana.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb pellgun e Mesdheut kjo ndodh vet\u00ebm n\u00eb Tuniz e Kairo, kryeqytetet t\u00eb shteteve shum\u00eb m\u00eb t\u00eb varf\u00ebra se ne po t\u00eb krahasosh PBB p\u00ebr frym\u00eb. Por Bosnje-Hercegovina q\u00eb me k\u00ebt\u00eb indeks, \u00ebsht\u00eb aty-aty m\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe q\u00eb penges\u00eb kryesore ka munges\u00ebn e nj\u00eb qeverie qendrore funksionale (sipas kushtetut\u00ebs se Daytonit) ka nd\u00ebrtuar impiante pastruese dhe deri tashti vet\u00ebm 25% e ujrave t\u00eb zeza t\u00eb Sarajev\u00ebs derdhen n\u00eb lumin Miljacka q\u00eb p\u00ebrshkon kryeqytetin. Shtetet e tjera e kan\u00eb kapur 100%-shin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lipset t\u00eb jemi disi zem\u00ebrgjer\u00eb me qeverit\u00eb PD e PS n\u00eb dy dekadat e para t\u00eb demokracis\u00eb e t\u00eb mos i qortojm\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem sepse kan\u00eb patur edhe halle t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb ngutshme. Edhe Italia vet\u00ebm n\u00eb fillim t\u00eb v1970 arriti t\u00eb mbuloj\u00eb t\u00ebr\u00eb Rom\u00ebn me impiante pastrimi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb me Ram\u00ebn, KM prej 13 vitesh e kryebashkiak i Tiran\u00ebs prej 26 vitesh. Edhe nj\u00eb nism\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem q\u00eb daton nga v.2008, e mb\u00ebshtetur nga nj\u00eb hua e but\u00eb japoneze, u sabotua nga bab\u00ebzia qeveritare q\u00eb anulloi arbitrarisht kontrat\u00ebn duke sjell\u00eb edhe 13 milione euro gjob\u00eb n\u00eb arbitrazh, si edhe duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb ndryshken impiantet e nd\u00ebrtuara n\u00eb Kashar. U zgjata pak m\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje s\u00eb pari sepse merr v\u00ebmendje publike fatkeq\u00ebsisht minimale n\u00eb raport me r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka; s\u00eb dyti sepse ilustron bukur kontrastin dukje\/thelb. Ndonj\u00eb nga lider\u00ebt apo nga shpura e tyre gjat\u00eb samitit mund t\u00eb ket\u00eb dal\u00eb p\u00ebrjashta p\u00ebr nj\u00eb cigare a muhabet. N\u00eb se frynte pak er\u00eb n\u00eb drejtimin veri-jug do t\u00eb ken\u00eb ndjer\u00eb kut\u00ebrbimin e fekaleve tona nga Lana 400 metra larg e druaj e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjys\u00ebm cigaren a muhabetin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>3- \u201cERA E POSHT\u00cbRIMIT\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E treta fjal\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse e Ram\u00ebs me komunitetin shqiptaro-amerikan ishte pohimi se m\u00eb qeverin\u00eb Rama kishte mbaruar era e posht\u00ebrimit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Europ\u00eb e n\u00eb bot\u00eb. Sipas tij shqiptar\u00ebt n\u00eb periudh\u00ebn e demokracis\u00eb shiheshin si problem dhe bezdi madje me nj\u00eb far\u00eb p\u00ebr\u00e7mimi nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tashti kjo \u201cperiudh\u00eb posht\u00ebrimi\u201d n\u00eb saj\u00eb t\u00eb udh\u00ebheqjes personale t\u00eb tij ka mbaruar dhe shqiptar\u00ebt shihen e trajtohet me respekt si europian\u00ebt e tjer\u00eb bie fjala portugez\u00ebt apo estonez\u00ebt. S\u00eb pari \u00ebsht\u00eb interesante q\u00eb Rama k\u00ebsaj radhe huazon nj\u00eb slogan kinez t\u00eb lan\u00e7uar fillimisht nga Sun Jat Seni e \u00c7an Kai Sheku si Era e Posht\u00ebrimit q\u00eb filloi n\u00eb 1849 me imponinimin e kushteve t\u00eb r\u00ebnda nga Fuqit\u00eb Europiane e m\u00eb pas nga Japonia. Mao Ce Duni dhe Partia e Komuniste e Kin\u00ebs q\u00eb mor\u00ebn pushtetin n\u00eb v1949 fol\u00ebn p\u00ebr Shekullin e Posht\u00ebrimit (n\u00eb mandarin Bainian Guochi, 1849- 1949) si parulla qendrore legjitimuese e pushtetit t\u00eb ri q\u00eb u kishte rikthyer kinez\u00ebve sovranitetin e dinjitetin. Meq\u00eb Shqip\u00ebria kishte nj\u00eb histori t\u00eb ndryshme nga Kina Enver Hoxha dhe PKSh\/PPSh u mjaftuan me \u201cregjimet antipopullore\u201d. Sidoqoft\u00eb k\u00ebt\u00eb Kina e Shqip\u00ebria p\u00ebrjetuan nj\u00eb preje historike n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb viteve 1940.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por mbetet e pakuptueshme pse Rama, qoft\u00eb edhe retorikisht, mendon se sundimi i tij sh\u00ebnon nj\u00eb cezur\u00eb t\u00eb ngjashme. Emigrant\u00ebt e viteve 90 ishin p\u00ebrgjith\u00ebsisht shqiptar\u00eb t\u00eb varf\u00ebr si t\u00eb t\u00ebr\u00eb dhe pat\u00ebn v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e tyre me adaptimin e integrimin n\u00eb Greqi, Itali e gjetiu. Emigracioni po aq masiv gjat\u00eb qeveris\u00eb Rama preku m\u00eb shum\u00eb shtres\u00ebn e mesme e profesionist\u00ebt me aft\u00ebsi integruese m\u00eb t\u00eb larta por duke l\u00ebn\u00eb nj\u00eb vakum problematik n\u00eb Shqip\u00ebri. Nd\u00ebrkoh\u00eb si fenomen jo thjesht bashk\u00ebkohor por edhe si produkt i qeveris\u00eb Rama kemi narkorrjetet shqiptare q\u00eb kontrollojn\u00eb trafikun e kokain\u00ebs nga Amerika Latine n\u00eb Europ\u00eb dhe strehojn\u00eb fitimet n\u00eb atdhe me asistenc\u00ebn e qeveris\u00eb. A b\u00ebn kjo q\u00eb posht\u00ebrimi t\u00eb marr\u00eb fund? Pa folur p\u00ebr skandalet pa fund n\u00eb majat e pushtetit q\u00eb nuk i b\u00ebjn\u00eb shqiptar\u00ebt m\u00eb shum\u00eb krenar\u00eb dhe as europian\u00ebt m\u00eb pak posht\u00ebrues. Por nuk mendoj se Rama do t\u00eb jap\u00eb shpjegime p\u00ebr sa m\u00eb lart; ai ose do shk\u00ebmoqet e thithet nga vorbulla e problemeve q\u00eb ka shkaktuar ose, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb, do t\u00eb ket\u00eb ende koh\u00eb t\u00eb shpall\u00eb t\u00eb tjera hiperbola megalomaniake si n\u00eb New York.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Genc Pollo Fjalimi i KM Edi Rama para Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara mund t\u00eb mbahet mend p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb ai la pa th\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb tha. Ai nuk foli p\u00ebr gjeopolitik\u00ebn e rreziqet ndaj siguris\u00eb n\u00eb rajonin e af\u00ebrt si\u00e7 b\u00ebri kryeministri kroat (rreziku i Serbis\u00eb q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":431290,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":["post-431289","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-koment-opinion","category-kryesore","category-lajme","category-politike","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431289","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=431289"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431289\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":431291,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431289\/revisions\/431291"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/431290"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=431289"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=431289"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=431289"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}