{"id":431328,"date":"2026-09-30T10:41:11","date_gmt":"2026-09-30T08:41:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=431328"},"modified":"2026-09-30T10:41:13","modified_gmt":"2026-09-30T08:41:13","slug":"nga-dosjet-vip-te-siguria-kombetare-analiza-e-dw-zyrtare-te-larte-ne-hetim-pergjegjesi-individuale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/nga-dosjet-vip-te-siguria-kombetare-analiza-e-dw-zyrtare-te-larte-ne-hetim-pergjegjesi-individuale\/","title":{"rendered":"Nga \u201cDosjet VIP\u201d te siguria komb\u00ebtare\/ Analiza e DW: Zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb hetim, p\u00ebrgjegj\u00ebsi individuale?!"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb 22 shtator, drejtorja e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit, Vlora Hyseni, ndodhej n\u00eb Baku t\u00eb Azerbajxhanit, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare me drejtues t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb inteligjenc\u00ebs.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb, Gjykata e Posa\u00e7me vendosi ndaj saj mas\u00ebn e arrestit n\u00eb sht\u00ebpi dhe pezullim nga detyra, n\u00ebn dyshimin p\u00ebr p\u00ebrkrahje t\u00eb autorit t\u00eb krimit dhe zbulim t\u00eb sekretit hetimor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mes drit\u00ebhijeve p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb vendit, presidenti Bajram Begaj mblodhi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn (28.09.2026) K\u00ebshillin e Siguris\u00eb Komb\u00ebtare. \u201cHetimet e drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb zhvillohen t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb pavarura dhe t\u00eb respektohen nga t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7\u00ebshtjet individuale t\u00eb mos kthehen n\u00eb kriz\u00eb besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve t\u00eb siguris\u00eb\u201d- thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e shp\u00ebrndar\u00eb pas mbledhjes. Por rasti i ish- drejtueses s\u00eb SHISH-it nuk q\u00ebndron i vet\u00ebm. Ish-presidenti Ilir Meta ka kaluar pothuajse dy vjet n\u00eb paraburgim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ish-kryeministri Sali Berisha \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjyq. Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erjon Veliaj, ndodhet n\u00eb qeli prej fillimit t\u00eb vitit 2025. Dy ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministra t\u00eb qeverive Rama, Arben Ahmetaj dheBelinda Balluku, po p\u00ebrballen gjithashtu me procedime penale. Hetimet kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe drejtuesit e lart\u00eb t\u00eb AKSHI-t, ministra dhe ish-funksionar\u00eb t\u00eb tjere t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Dosjet \u201cVIP\u201d<\/strong><br>P\u00ebr vite me radh\u00eb, korrupsioni n\u00eb nivelet e larta nuk nd\u00ebshkohej. Ndaj, nj\u00eb nga pritshm\u00ebrit\u00eb kryesore t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, t\u00eb nisur n\u00eb vitin 2016, ishte q\u00eb zyrtar\u00ebt dhe politikan\u00ebt e nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb mos mbeteshin m\u00eb jasht\u00eb rrezes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. \u201cPritshm\u00ebria ishte q\u00eb institucionet e reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb fokusoheshin tek korrupsioni i nivelit t\u00eb lart\u00eb dhe tek \u00e7\u00ebshtjet \u2018VIP\u201d- thot\u00eb p\u00ebr DW Afrim Krasniqi, politolog dhe drejtor ekzekutiv i Institutit t\u00eb Studimeve Politike. \u201cKishte individ\u00eb q\u00eb q\u00ebndronin mbi ligjin dhe pand\u00ebshkueshm\u00ebria ishte e theksuar.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por rezultatet nga reforma nuk erdh\u00ebn menj\u00ebher\u00eb. Ngritja dhe konsolidimi i institucioneve t\u00eb reja k\u00ebrkoi vite, nd\u00ebrsa hetimi i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb vjetra ishte shpesh m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr Dorian Matlij\u00ebn, avokat dhe drejtor ekzekutiv i Res Publica-s, numri i zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb q\u00eb sot p\u00ebrballen me procedime penale nuk do t\u00eb thot\u00eb domosdoshm\u00ebrisht se korrupsioni \u00ebsht\u00eb m\u00eb i p\u00ebrhapur se m\u00eb par\u00eb. \u201cAjo q\u00eb ka ndryshuar ndjesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb reagimi institucional\u201d \u2013 thot\u00eb Matlija p\u00ebr DW. \u201cSot SPAK \u00ebsht\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb e specializuar, me m\u00eb shum\u00eb pavar\u00ebsi, kapacitete m\u00eb t\u00eb forta dhe mb\u00ebshtetje nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si dhe me vullnetin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hetime q\u00eb kan\u00eb thyer mitin e paprekshm\u00ebris\u00eb s\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kush e parandalon korrupsionin?<br>Dalja para drejt\u00ebsis\u00eb e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebra an\u00eb e funksionimit t\u00eb institucioneve. Sepse kur nj\u00eb rast korrupsioni mb\u00ebrrin n\u00eb prokurori, shkelja e dyshuar tashm\u00eb ka ndodhur. Sipas Dorian Matlij\u00ebs, pik\u00ebrisht k\u00ebtu rezultatet jan\u00eb m\u00eb pak bind\u00ebse. \u201cPo b\u00ebhemi m\u00eb efektiv\u00eb n\u00eb nd\u00ebshkimin e korrupsionit pasi ai ka ndodhur, por jemi shum\u00eb m\u00eb pak t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr ta parandaluar\u201d- thot\u00eb ai. Sipas tij parandalimi duhet t\u00eb nis\u00eb shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt, p\u00ebrmes kontrolleve administrative, auditimeve, rregullave p\u00ebr konfliktin e interesit dhe deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb. Por Matlija vler\u00ebson se k\u00ebto mekanizma shpesh nuk e kan\u00eb kryer funksionin e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe Komisioni Evropian arrin n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb ngjash\u00ebm n\u00eb raportin e vitit 2025 p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Ai vler\u00ebson se SPAK ka b\u00ebr\u00eb \u201cprogres t\u00eb preksh\u00ebm\u201d n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb. Por, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, korrupsioni mbetet i p\u00ebrhapur dhe mekanizmat p\u00ebr parandalimin e tij kan\u00eb pasur efekt t\u00eb kufizuar. P\u00ebrmasat e problemit shfaqen edhe n\u00eb kontaktet e qytetar\u00ebve me administrat\u00ebn. N\u00eb nj\u00eb sondazh t\u00eb SELDI-t t\u00eb vitit 2023, 52 % e t\u00eb anketuarve n\u00eb Shqip\u00ebri than\u00eb se ishin p\u00ebrballur me presion korruptiv nga zyrtar\u00eb publik\u00eb, nd\u00ebrsa 40 % deklaruan se kishin paguar ryshfet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Afrim Krasniqi e sheh problemin edhe n\u00eb raportet e pushtetit. Partia Socialiste qeveris Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb prej vitit 2013 dhe aktualisht ka shumic\u00ebn absolute n\u00eb Kuvend. Sipas tij, dominimi i zgjatur i nj\u00eb force politike ka dob\u00ebsuar mekanizmat q\u00eb duhet t\u00eb kontrollojn\u00eb pushtetin ekzekutiv. \u201cKemi nj\u00eb sistem t\u00eb deformuar\u201d \u2013 thot\u00eb Krasniqi p\u00ebr DW. \u201cKreu i ekzekutivit kontrollon ekzekutivin, parlamentin dhe institucionet.\u201d Sipas tij, p\u00ebrqendrimi i pushtetit \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar edhe me rrjete informale ndikimi, p\u00ebrmes t\u00eb cilave individ\u00eb jasht\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb vendimmarrjen politike, legjislacion dhe p\u00ebrdorimin e pasurive publike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kryeministri Rama thekson se p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale \u00ebsht\u00eb individuale sa her\u00eb q\u00eb hetimet kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Edhe p\u00ebr rastin Hyseni, q\u00ebndrimi i tij ishte i nj\u00ebjt\u00eb. \u201cKur nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb i ka hapur vetes nj\u00eb llogari me drejt\u00ebsin\u00eb, edhe kjo e ish-drejtueses s\u00eb Sh\u00ebrbimit Informativ, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje individuale mes saj dhe organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Nuk kam asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb shtuar rreth k\u00ebsaj teme n\u00eb vetvete\u201d \u2013 tha Rama.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Prova e rezultateve<\/strong><br>N\u00eb maj, BE-ja konfirmoi p\u00ebrmbushjen e kritereve t\u00eb nd\u00ebrmjetme p\u00ebr grupkapitullin \u201cThemeloret\u201d, ku p\u00ebrfshihet edhe sundimi i ligjit. Tani v\u00ebmendja zhvendoset te zbatimi dhe rezultatet e q\u00ebndrueshme. International, nga 33 pik\u00eb n\u00eb vitin 2012 n\u00eb 39 n\u00eb vitin 2025, por mbetet ende pas vendeve t\u00eb BE-s\u00eb. P\u00ebr avokatin Matlija, integrimi evropian ka ndihmuar n\u00eb forcimin e institucioneve si SPAK. \u201cBE-ja nuk k\u00ebrkon m\u00eb vet\u00ebm miratimin e ligjeve dhe reformave, por rezultate konkrete dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme\u201d \u2013 thot\u00eb ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr Afrim Krasniqin, pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron edhe prova e integrimit, jo vet\u00ebm te p\u00ebrparimi formal n\u00eb negociata, por te ndryshimi q\u00eb sjell n\u00eb vend. \u201cThelbi duhet t\u00eb jet\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria, shoq\u00ebria shqiptare dhe institucionet shqiptare t\u00eb ndryshojn\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr integrimin\u201d \u2013 thot\u00eb Krasniqi. Sipas tij, ky ndryshim duhet t\u00eb ndihet edhe nga qytetar\u00ebt, p\u00ebrmes siguris\u00eb sociale, mir\u00ebqenies dhe pavar\u00ebsis\u00eb, dhe jo t\u00eb mbetet vet\u00ebm nj\u00eb arritje n\u00eb let\u00ebr.\/DW<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 22 shtator, drejtorja e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit, Vlora Hyseni, ndodhej n\u00eb Baku t\u00eb Azerbajxhanit, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare me drejtues t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb inteligjenc\u00ebs.&nbsp; N\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb, Gjykata e Posa\u00e7me vendosi ndaj saj mas\u00ebn e arrestit n\u00eb sht\u00ebpi dhe pezullim nga detyra, n\u00ebn dyshimin p\u00ebr p\u00ebrkrahje t\u00eb autorit t\u00eb krimit dhe zbulim t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":431329,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":["post-431328","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-kryesore","category-lajme","category-politike","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431328","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=431328"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431328\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":431330,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431328\/revisions\/431330"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/431329"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=431328"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=431328"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=431328"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}