{"id":431437,"date":"2026-10-03T14:01:17","date_gmt":"2026-10-03T12:01:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=431437"},"modified":"2026-10-03T14:01:20","modified_gmt":"2026-10-03T12:01:20","slug":"keqkuptimi-kryeministror-mbi-anti-korrupsionin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/keqkuptimi-kryeministror-mbi-anti-korrupsionin\/","title":{"rendered":"Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga<strong> Blendi Kajsiu<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dy jan\u00eb q\u00ebndrimet e kryeministrit Rama p\u00ebrball\u00eb cdo skandali q\u00eb ka njollosur qeverisjen e tij. S\u00eb pari, p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr korrupsionin \u00ebsht\u00eb personale dhe jo institucionale (kupto e kryeministrit). S\u00eb dyti, qeverisja e tij po e lufton anti-korrupsionin sepse lejon q\u00eb SPAK t\u00eb hetoj\u00eb nivelet e larta t\u00eb pushtetit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo llogjik\u00eb supozon nj\u00eb ndarje t\u00eb qart\u00eb pune n\u00eb luft\u00ebn anti-korrupsion. Administrata e prodhon korrupsionin nd\u00ebrsa SPAK e lufton at\u00eb. Ndaj detyra e kryeministrit dhe e qeveris\u00eb n\u00eb luft\u00ebn anti-korrupsion \u00ebsht\u00eb thjesht ti hap\u00eb krahun drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebtu q\u00ebndron keqkuptimi themelor i kryeministrit p\u00ebrsa i p\u00ebrket luft\u00ebs anti-korrupsion; delegimi i saj thjesht dhe vet\u00ebm tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb. \u00cbsht\u00eb sa absurde politikisht aq edhe e pamundur praktikisht q\u00eb sistemi gjyq\u00ebsor n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, dhe SPAK me nja 30 prokuror\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti, t\u00eb pastroj\u00eb ahuret e nj\u00eb administrat\u00eb publike me qind\u00ebra mij\u00ebra punonj\u00ebs dhe me dhjet\u00ebra mij\u00ebra kontrata abuzive.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Aq m\u00eb tep\u00ebr kur sistemi gjyq\u00ebsor dhe SPAK e kap korrupsionin shum\u00eb von\u00eb, kur ai \u00ebsht\u00eb konsumuar. Jan\u00eb institucione q\u00eb nuk kan\u00eb as kapacitetin dhe as mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta parandaluar korrupsionin masiv, por vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb penalizuar nj\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb vog\u00ebl zyrtar\u00ebsh pasi ata jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndaj institucionet kryesore n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, dhe sidomos n\u00eb parandalimin e tij, jan\u00eb pushteti ekzekutiv dhe administrata publike. Sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb dhe SPAK jan\u00eb korrektuesit por jo ndaluesit kryesor t\u00eb praktikave korruptive n\u00eb administrat\u00eb. Ata jan\u00eb filtri i fundit q\u00eb kap ato pak mbetje q\u00eb i shp\u00ebtojn\u00eb sit\u00ebs anti-korrupsion t\u00eb ekzekutivit dhe administrat\u00ebs publike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim ekziston nj\u00eb arkitektur\u00eb e t\u00ebr\u00eb drejtorish, inspektoriatesh, bordesh mbik\u00ebqyerje, dhe zyrash anti-korrupsion, q\u00eb pun\u00ebsojn\u00eb me qindra, n\u00eb mos mij\u00ebra punonj\u00ebs, q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb parandalimin dhe penalizimin e akteve korruptive n\u00eb administrat\u00eb. Vet\u00ebm para dy vitesh kryeministri Rama firmosi krijimin e Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjith\u00ebshme Anti-Korrupsion (DPAK) me kordinator\u00eb n\u00eb 26 institucione q\u00eb kishin p\u00ebr detyr\u00eb parandalimin e korrupsionit n\u00eb administrat\u00eb. (shiko: https:\/\/shqiptarja.com\/lajm\/krijohet-drejtoria-e-pergjithshme-antikorrupsion-si-do-funksionoje-dhe-hapat-per-zgjidhjen-e-drejtuesit). Kjo \u00ebsht\u00eb sita anti-korrupsion q\u00eb ka shteti.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb krye t\u00eb k\u00ebsaj arkitekture institucionale anti-korrupsion \u00ebsht\u00eb vet\u00eb kryeministri Rama, q\u00eb \u00e7udit\u00ebrisht q\u00eb nga themelimi i SPAK-ut ka arritur n\u00eb konkluzionin se detyra e qeveris\u00eb s\u00eb tij kufizohet tek prodhimi i l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb par\u00eb (zyrtar\u00ebve t\u00eb korruptuar) p\u00ebr sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Krenaria e Ram\u00ebs p\u00ebr suksesin e SPAK-ut n\u00eb zbulimin e korrupsionit t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb lart\u00eb mund t\u00eb shpjegohet vet\u00ebm n\u00ebse ai mendon se detyra e ekzekutivit \u00ebsht\u00eb t\u00eb furnizoj\u00eb SPAK-un me korrupsion t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb. N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj alkimie politike kryeministri e transformon \u00e7do skandal madhor t\u00eb qeverisjes Rama n\u00eb nj\u00eb sukses akoma m\u00eb ta madh anti-korrupsion t\u00eb kryeministrit Rama.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb nj\u00eb llogjik\u00eb perverse q\u00eb e vendos ekzekutivin dhe administrat\u00ebn publike n\u00eb rolin e institucioneve pasive q\u00eb vet\u00ebm e prodhojn\u00eb por nuk e luftojn\u00eb korrupsionin. Nd\u00ebrkoh\u00eb k\u00ebto jan\u00eb dy institucionet me m\u00eb shum\u00eb burime financiare, njer\u00ebzore dhe me m\u00eb shum\u00eb kapacitete p\u00ebr t\u00eb parandaluar dhe reduktuar abuzimin n\u00eb qeverisje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ato e kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb kushtetuese dhe ligjore eleminimin dhe reduktimin e korrupsionit n\u00eb t\u00eb gjitha proceset administrative. Organizimi i tenderave me konkurrenc\u00eb t\u00eb ndershme, dh\u00ebnia e lejeve pa marr\u00eb ryshfet apo para n\u00ebn dor\u00eb, mos-fshehja e kriminel\u00ebve nga policia dhe SHISH, mosnxjerrja e sekretit shtet\u00ebror jan\u00eb detyrime ligjore, jo thjesht politika anti-korrupsion. Pra anti-korrupsioni n\u00eb administrat\u00eb \u00ebsht\u00eb thjesht zbatimi i ligjit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ama k\u00ebt\u00eb e garanton mbi t\u00eb gjitha Kryeministri dhe jo SPAK. Koka e pushtetit ekzekutiv dhe e administrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb kryeministri dhe jo SPAK-u. \u00cbsht\u00eb detyra e kok\u00ebs t\u00eb garantoj\u00eb q\u00eb gjymtyr\u00ebt apo bishtat zbatojn\u00eb ligjin dhe nuk jan\u00eb t\u00eb zhytur n\u00eb korrupsion. P\u00ebrndryshe i bie q\u00eb peshku qelbet nga bishti.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prandaj skandalet madhore korruptive n\u00eb administrat\u00ebn Rama jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi direkte e tij. Ato tregojn\u00eb se aty ligji p\u00ebrdoret si let\u00ebr higjenike. Se nuk funksionon as etika dhe as arkitektura institucionale q\u00eb garanton zbatimin e ligjit dhe p\u00ebr pasoj\u00eb parandalimin e korrupsionit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fakti q\u00eb asnj\u00eb institucion i administrat\u00ebs son\u00eb publike nuk vuri re se u investuan miliona euro n\u00eb incenerator\u00eb fantaz\u00ebm, se AKSHI kontrollohej nga nj\u00eb kriminel ordiner, se drejtor\u00ebt e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policis\u00eb dhe drejtoresha e SHISH punonin p\u00ebr Gysin, tregon se nuk kemi administrat\u00eb publike dhe shtet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ama kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e Kryeministrit dhe jo e SPAK-ut. Korruptimin dhe injorimin masiv t\u00eb ligjit n\u00eb administrat\u00ebn ton\u00eb nuk e zgjidh dot SPAK. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion thjesht korrektues dhe penalizues, por jo qeveris\u00ebs apo shtet-formues.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndaj n\u00eb konferencat e tij p\u00ebr shtyp \u00ebsht\u00eb e nevoj\u00ebshme q\u00eb kryeministri t\u00eb sqaroj\u00eb qytetar\u00ebt se si dhe pse d\u00ebshtuan institucionet e administrat\u00ebs publike p\u00ebr t\u00eb parandaluar k\u00ebt\u00eb lum skandalesh korruptive. Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb asnj\u00eb institucion shtet\u00ebror apo qeveritar nuk e dinte se Gysi kontrollonte kreun e policis\u00eb, t\u00eb SHISH dhe t\u00eb AKSHI-it?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kryeministri t\u00eb pakt\u00ebn duhet t\u00eb na thot\u00eb masat q\u00eb ka marr\u00eb q\u00eb skandale t\u00eb tilla mos t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten m\u00eb, sepse nuk kemi d\u00ebgjuar asgj\u00eb t\u00eb till\u00eb. P\u00ebrndryshe refreni \u201ckorrupsionin e prodhojm\u00eb ne por e lufton SPAK-u\u201d do sh\u00ebrbej\u00eb thjesht p\u00ebr justifikuar transformimin qeverisjes dhe Administrat\u00ebs Publike n\u00eb punishte t\u00eb korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb.\u00a0<strong><a href=\"https:\/\/lapsi.al\/blendi-kajsiu-keqkuptimi-kryeministror-mbi-anti-korrupsionin-i1094965\"> <\/a>\/Lapsi.al<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Blendi Kajsiu Dy jan\u00eb q\u00ebndrimet e kryeministrit Rama p\u00ebrball\u00eb cdo skandali q\u00eb ka njollosur qeverisjen e tij. S\u00eb pari, p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr korrupsionin \u00ebsht\u00eb personale dhe jo institucionale (kupto e kryeministrit). S\u00eb dyti, qeverisja e tij po e lufton anti-korrupsionin sepse lejon q\u00eb SPAK t\u00eb hetoj\u00eb nivelet e larta t\u00eb pushtetit. Kjo llogjik\u00eb supozon nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":431438,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":["post-431437","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-kryesore","category-lajme","category-politike","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431437","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=431437"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431437\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":431439,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431437\/revisions\/431439"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/431438"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=431437"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=431437"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=431437"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}