{"id":431838,"date":"2026-10-19T14:06:22","date_gmt":"2026-10-19T12:06:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=431838"},"modified":"2026-10-19T14:06:27","modified_gmt":"2026-10-19T12:06:27","slug":"deputetja-koceku-leter-ambasadave-denoni-dhunen-kunder-studenteve-protestuesit-jane-marre-me-force-nga-civile","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/deputetja-koceku-leter-ambasadave-denoni-dhunen-kunder-studenteve-protestuesit-jane-marre-me-force-nga-civile\/","title":{"rendered":"Deputetja Ko\u00e7eku let\u00ebr ambasadave:\u00a0D\u00ebnoni dhun\u00ebn kund\u00ebr student\u00ebve! Protestuesit jan\u00eb marr\u00eb me forc\u00eb nga civil\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">Deputetja e pavarur, Marjana Ko\u00e7eku u ka drejtuar nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur p\u00ebrfaq\u00ebsive m\u00eb t\u00eb larta diplomatike dhe institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Shqip\u00ebri, duke ngritur shqet\u00ebsimin p\u00ebr dhun\u00ebn policore ndaj protestuesve, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb miturve, ndalimet arbitrare dhe nd\u00ebrhyrjet e personave me veshje civile, pa shenja identifikimi policor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Letra, e cila mban dat\u00ebn 16 tetor 2026, i \u00ebsht\u00eb drejtuar Delegacionit t\u00eb Bashkimit Evropian, Ambasad\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Prezenc\u00ebs s\u00eb OSBE-s\u00eb, Zyr\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, Koordinatorit t\u00eb P\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, si dhe drejtuesve t\u00eb misioneve diplomatike t\u00eb akredituara n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb dokumentin zyrtar, Ko\u00e7eku shpreh shqet\u00ebsimin p\u00ebr p\u00ebrdorimin e tepruar t\u00eb forc\u00ebs nga policia, goditjen e protestuesve t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb tok\u00eb, keqtrajtimin gjat\u00eb ndalimeve dhe raportimet p\u00ebr shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb personave t\u00eb shoq\u00ebruar n\u00eb komisariate.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c<em>Duke qen\u00eb personalisht e pranishme n\u00eb protesta, kam par\u00eb vendosm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb ndryshim, llogaridh\u00ebnie dhe nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, n\u00eb kushtet e pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrhapur ndaj korrupsionit, mund\u00ebsive t\u00eb kufizuara dhe d\u00ebshtimeve institucionale. Shqet\u00ebsimet e tyre meritojn\u00eb v\u00ebmendje serioze politike dhe institucionale. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, veprimet e fundit t\u00eb forcave t\u00eb rendit kan\u00eb ngritur pik\u00ebpyetje t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre themelore. Pamjet filmike, d\u00ebshmit\u00eb e personave t\u00eb pranish\u00ebm dhe raportimet mediatike dokumentojn\u00eb episode t\u00eb dhun\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00eb policore: goditje ndaj protestuesve t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb tok\u00eb, p\u00ebrdorim t\u00eb tepruar t\u00eb forc\u00ebs gjat\u00eb ndalimeve dhe trajtime q\u00eb cenojn\u00eb sigurin\u00eb dhe dinjitetin njer\u00ebzor. Dhuna ndaj t\u00eb miturve \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht alarmante. Gjithashtu, rastet e keqtrajtimit t\u00eb raportuar n\u00eb komisariate dhe kushtet e mbajtjes n\u00eb ndalim k\u00ebrkojn\u00eb hetim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm, t\u00eb pavarur dhe t\u00eb paansh\u00ebm<\/em>\u201d, thuhet ne leter.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb deputetja i kushton nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb personave me veshje civile, pa identifikim policor, t\u00eb cil\u00ebt, sipas saj, kan\u00eb marr\u00eb dhe larguar me forc\u00eb protestues nga tubimet publike. Ajo k\u00ebrkon sqarimin e identitetit t\u00eb k\u00ebtyre personave, kompetencave t\u00eb tyre, baz\u00ebs ligjore t\u00eb nd\u00ebrhyrjeve dhe zinxhirit t\u00eb komandimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c<em>Shqet\u00ebsim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe urgjent p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nd\u00ebrhyrjet e personave me veshje civile, pa shenja t\u00eb dukshme identifikimi policor, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb rr\u00ebmbyer dhe larguar me forc\u00eb protestues nga tubimet publike. Mungesa e identifikimit n\u00eb k\u00ebto nd\u00ebrhyrje \u00ebsht\u00eb e papranueshme dhe duhet t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb qarta institucionale. Kur personat q\u00eb ushtrojn\u00eb kompetenca policore nuk identifikohen dhe nuk e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb qart\u00eb statusin e tyre zyrtar, protestuesit dhe kalimtar\u00ebt mund t\u00eb mos jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb dallojn\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb ligjshme t\u00eb forcave t\u00eb rendit nga nj\u00eb rr\u00ebmbim i paligjsh\u00ebm. Kjo krijon rreziqe serioze frike, p\u00ebrshkall\u00ebzimi dhe abuzimi. Autoritetet kompetente duhet t\u00eb sqarojn\u00eb n\u00ebse k\u00ebta persona ishin punonj\u00ebs policie t\u00eb autorizuar, mbi \u00e7far\u00eb baze ligjore vepruan, kush i drejtoi operacionet e tyre dhe ku u mbajt\u00ebn m\u00eb pas personat e privuar nga liria\u201d<\/em>, thuhet ne letren e deputetes Ko\u00e7eku.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>LET\u00cbR E HAPUR DREJTUAR KOMUNITETIT DIPLOMATIK ND\u00cbRKOMB\u00cbTAR N\u00cb SHQIP\u00cbRI<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Drejtuar:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kreut t\u00eb Delegacionit t\u00eb Bashkimit Evropian n\u00eb Shqip\u00ebri<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ambasadorit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kreut t\u00eb Prezenc\u00ebs s\u00eb OSBE-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kreut t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Koordinatorit t\u00eb P\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Shqip\u00ebri<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Drejtuesve t\u00eb misioneve diplomatike t\u00eb akredituara n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">L\u00ebnda: Dhuna policore, personat me veshje civile pa identifikim dhe mbrojtja e t\u00eb drejtave themelore gjat\u00eb protestave n\u00eb Shqip\u00ebri<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shk\u00eblqesi,<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb time si deputete e pavarur e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, po i drejtohem me k\u00ebt\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur komunitetit diplomatik nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb shprehur shqet\u00ebsimin tim t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr dhun\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb policore ndaj protestuesve, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb miturve, ndalimet arbitrare dhe nd\u00ebrhyrjet e personave me veshje civile, pa identifikim policor, gjat\u00eb protestave t\u00eb fundit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duke qen\u00eb personalisht e pranishme n\u00eb protesta, kam par\u00eb vendosm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb ndryshim, llogaridh\u00ebnie dhe nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, n\u00eb kushtet e pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrhapur ndaj korrupsionit, mund\u00ebsive t\u00eb kufizuara dhe d\u00ebshtimeve institucionale. Shqet\u00ebsimet e tyre meritojn\u00eb v\u00ebmendje serioze politike dhe institucionale. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, veprimet e fundit t\u00eb forcave t\u00eb rendit kan\u00eb ngritur pik\u00ebpyetje t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre themelore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pamjet filmike, d\u00ebshmit\u00eb e personave t\u00eb pranish\u00ebm dhe raportimet mediatike dokumentojn\u00eb episode t\u00eb dhun\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00eb policore: goditje ndaj protestuesve t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb tok\u00eb, p\u00ebrdorim t\u00eb tepruar t\u00eb forc\u00ebs gjat\u00eb ndalimeve dhe trajtime q\u00eb cenojn\u00eb sigurin\u00eb dhe dinjitetin njer\u00ebzor. Dhuna ndaj t\u00eb miturve \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht alarmante. Gjithashtu, rastet e keqtrajtimit t\u00eb raportuar n\u00eb komisariate dhe kushtet e mbajtjes n\u00eb ndalim k\u00ebrkojn\u00eb hetim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm, t\u00eb pavarur dhe t\u00eb paansh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shqet\u00ebsim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe urgjent p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nd\u00ebrhyrjet e personave me veshje civile, pa shenja t\u00eb dukshme identifikimi policor, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb rr\u00ebmbyer dhe larguar me forc\u00eb protestues nga tubimet publike. Mungesa e identifikimit n\u00eb k\u00ebto nd\u00ebrhyrje \u00ebsht\u00eb e papranueshme dhe duhet t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb qarta institucionale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur personat q\u00eb ushtrojn\u00eb kompetenca policore nuk identifikohen dhe nuk e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb qart\u00eb statusin e tyre zyrtar, protestuesit dhe kalimtar\u00ebt mund t\u00eb mos jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb dallojn\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb ligjshme t\u00eb forcave t\u00eb rendit nga nj\u00eb rr\u00ebmbim i paligjsh\u00ebm. Kjo krijon rreziqe serioze frike, p\u00ebrshkall\u00ebzimi dhe abuzimi. Autoritetet kompetente duhet t\u00eb sqarojn\u00eb n\u00ebse k\u00ebta persona ishin punonj\u00ebs policie t\u00eb autorizuar, mbi \u00e7far\u00eb baze ligjore vepruan, kush i drejtoi operacionet e tyre dhe ku u mbajt\u00ebn m\u00eb pas personat e privuar nga liria.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb ndjekin rezultatet e hetimeve dhe \u00e7do mas\u00eb p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsive, p\u00ebrmes dialogut ekzistues diplomatik dhe mekanizmave nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb monitorimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian dhe partneritetet e saj me aleat\u00ebt demokratik\u00eb mb\u00ebshteten n\u00eb respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, parimeve demokratike dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. K\u00ebto angazhime duhet t\u00eb pasqyrohen n\u00eb veprimtarin\u00eb e institucioneve shtet\u00ebrore, ve\u00e7an\u00ebrisht kur qytetar\u00ebt kund\u00ebrshtojn\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Reagimi institucional ndaj dhun\u00ebs policore dhe nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb personave t\u00eb paidentifikuar do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb tregues i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i p\u00ebrkushtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ndaj standardeve q\u00eb priten nga nj\u00eb shtet demokratik dhe nj\u00eb vend kandidat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">V\u00ebmendja e vazhdueshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb p\u00ebrputhje me sovranitetin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe detyrimet e saj nd\u00ebrkomb\u00ebtare, mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb mbrojtjen e lirive themelore dhe t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb askush q\u00eb ushtron autoritet publik t\u00eb mos c\u00ebnoj\u00eb t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e qytetar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr v\u00ebmendjen dhe konsiderat\u00ebn Tuaj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me respekt,<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Marjana Ko\u00e7eku<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Deputete e pavarur<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e pavarur, Marjana Ko\u00e7eku u ka drejtuar nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur p\u00ebrfaq\u00ebsive m\u00eb t\u00eb larta diplomatike dhe institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Shqip\u00ebri, duke ngritur shqet\u00ebsimin p\u00ebr dhun\u00ebn policore ndaj protestuesve, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb miturve, ndalimet arbitrare dhe nd\u00ebrhyrjet e personave me veshje civile, pa shenja identifikimi policor. Letra, e cila mban dat\u00ebn 16 tetor 2026, i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":431839,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":["post-431838","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-koment-opinion","category-kryesore","category-lajme","category-politike","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431838","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=431838"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431838\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":431840,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431838\/revisions\/431840"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/431839"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=431838"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=431838"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=431838"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}