{"id":432009,"date":"2026-10-26T12:54:23","date_gmt":"2026-10-26T11:54:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=432009"},"modified":"2026-10-26T12:54:25","modified_gmt":"2026-10-26T11:54:25","slug":"shembja-e-vucicit-manual-perdorimi-per-ne-ne-tirane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/shembja-e-vucicit-manual-perdorimi-per-ne-ne-tirane\/","title":{"rendered":"Shembja e Vu\u00e7i\u00e7it, manual p\u00ebrdorimi p\u00ebr ne n\u00eb Tiran\u00eb"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga <strong>Andi Bushati<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Goditja e fort\u00eb q\u00eb mori partia shtet e Aleksndar Vu\u00e7i\u00e7it n\u00eb zgjedhjet e t\u00eb diel\u00ebs n\u00eb Serbi ka rihapur nj\u00eb debat q\u00eb g\u00eblon prej koh\u00ebsh edhe k\u00ebtej n\u00eb an\u00ebt tona, at\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb me an\u00eb t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb hiqet qafe nj\u00eb regjim autokratik. Lista laramane e student\u00ebve serb\u00eb, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga profesor\u00eb, sportist\u00eb, buq dhe mjek\u00eb mendohet se ka fituar 135-140 deputet\u00eb n\u00eb nj\u00eb parlament me 250 ul\u00ebse, duke krijuar k\u00ebshtu iluzionin se hesapet me nj\u00eb klik\u00eb uzurpator\u00ebsh mund t\u00eb lahen p\u00ebrmes kutive t\u00eb votimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pushteti 13 vje\u00e7ar i progresist\u00ebve serb\u00eb i kishte t\u00eb gjitha mjetet n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos e b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur rotacionin. Ata kontrollonin jet\u00ebn ekonomike t\u00eb vendit dhe kishin n\u00eb dispozicion ku e ku m\u00eb tep\u00ebr para sesa konkurent\u00ebt e tyre q\u00eb ndoq\u00ebn taktik\u00ebn e takimit der\u00eb m\u00eb d\u00ebr\u00eb me zgjedh\u00ebsit. Ata kishin lidhje t\u00eb forta me grupet kriminale, t\u00eb cil\u00ebt i pat\u00ebn p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb luftuar me maska dhe hunj kund\u00ebr protestuesve q\u00eb marshuan pa u lodhur prej dy vitesh n\u00eb rrug\u00ebt e Beogradit, Novi Sadit e t\u00eb qyteteve m\u00eb t\u00eb vogla. Ata dominonin nj\u00eb apparat mediatik TV=sh e gazetash, publike dhe private, q\u00eb b\u00ebnte nga m\u00ebngjesi n\u00eb dark\u00eb propagand\u00ebn e autokratit. Ata pat\u00ebn v\u00ebn\u00eb n\u00ebn thund\u00ebr kompanit\u00eb e sondazheve shumica prej t\u00eb cilave, deri n\u00eb dit\u00ebt e fundit, kishin parashikuar nj\u00eb gar\u00eb me foto finish dhe jo rezultatin e qart\u00eb q\u00eb kemi para syve sot.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">At\u00ebher\u00eb pyetja ngrihet: Si u b\u00eb e mundur shembja e Vu\u00e7i\u00e7it? A mjafton nj\u00eb opozit\u00eb e re, e besueshme, nj\u00eb mobilizim popullor q\u00eb t\u00eb ngadh\u00ebnj\u00ebsh n\u00eb zgjedhje jo t\u00eb lira, jo t\u00eb drejta dhe jo t\u00eb barabarta, ashtu si\u00e7 jan\u00eb kurdoher\u00eb n\u00ebn nj\u00eb regjim autokratik? Natyrisht q\u00eb jo! Serbia p\u00ebrb\u00ebn shembullin tipik p\u00ebr t\u00eb treguar se si ky lloj pushteti nuk mund t\u00eb mposhtet n\u00eb rrug\u00eb normale, se metoda p\u00ebr tu ndeshur me t\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb rendja pas zgjedhjeve, si demi pas coh\u00ebs s\u00eb kuqe, por dob\u00ebsimi, delegjitimimi dhe legenosja e tij, p\u00ebrmes metodash q\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e tyre m\u00eb t\u00eb madhe konsiderohen t\u00eb paligjshme ose t\u00eb dhunshme nga kasta n\u00eb fuqi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fakt, p\u00ebr t\u00eb kuptuar mrekullin\u00eb e k\u00ebtij 25 tetori, nuk mjafton t\u00eb shoh\u00ebsh vet\u00ebm rezultatin q\u00eb po del nga kutit\u00eb, por gjith\u00eb trajektoren dyvje\u00e7are t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasjeje epike. Q\u00eb kur n\u00eb n\u00ebntorin e 2024-\u00ebs, r\u00ebnia e nj\u00eb strehe stacioni treni n\u00eb Novi Stad shkaktoi 16 viktima, vendi yn\u00eb fqinj nuk gjeti paqe. Student\u00ebt t\u00eb mb\u00ebshtetur m\u00eb pas edhe nga qytetar\u00ebt bllokuan akset kryesore t\u00eb vendit, u treguan t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrleshen me policin\u00eb, poushtuan universitetet, dogj\u00ebn selit\u00eb e partis\u00eb n\u00eb pushtet. Ata iu rezistuan persioneve t\u00eb shumta, shkopave t\u00eb gom\u00ebs, gazit lot\u00ebsjell\u00ebs, makinave me uj\u00eb dhe topave shurdhues. Ata u kacafyt\u00ebn me paramilitar\u00ebt e maskuar dhe iu p\u00ebrgjigj\u00ebn dhun\u00ebs s\u00eb tyre me dhun\u00eb. Ata i p\u00ebrqesh\u00ebn etiketimet e Vu\u00e7i\u00e7it, q\u00eb ngjajn\u00eb si dy pika uji me ato t\u00eb Edi Ram\u00ebs sot. Edhe autokrati serb i akuzoi kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij si nazist\u00eb, pastaj se i sh\u00ebrbejn\u00eb interesave t\u00eb huaja, m\u00eb tej se po duan t\u00eb zbrapsin p\u00ebrparimin e vendit, duke i tallur se jan\u00eb pak dhe t\u00eb pa organizuar. P\u00ebrgjigjja q\u00eb ata shtruan para shoq\u00ebris\u00eb qe e qart\u00eb, ose zgjidhni t\u00eb ardhmen e Serbis\u00eb, ose zgjidhni mafien.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky dyluftim i fort\u00eb, her\u00eb paq\u00ebsor e her\u00eb i dhunsh\u00ebm, her\u00eb masiv e her\u00eb m\u00eb pak i till\u00eb, filloi ta gryej\u00eb pushtetin e autokratit serb. Vu\u00e7ic u b\u00eb i pabesuesh\u00ebm pasi vendosi ta identifikoj\u00eb veten me kombin dhe ta shiste si t\u00eb vetmin p\u00ebrparim p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tij. Ai u b\u00eb qesharak kur i vizatoi ata student\u00eb xhenuin\u00eb si \u201cterroris\u00eb\u201d, \u201cfashist\u00eb\u201d, \u201ctradh\u00ebtar\u00eb\u201d. Ai e humbi besimin si faktor stabiliteti kur nuk arriti ti mposht\u00eb dot, as me dhun\u00ebn e policis\u00eb, as me shkopat e paramilitar\u00ebve q\u00eb dilnin n\u00eb qytet p\u00ebr t\u00eb goditur t\u00eb rinjt\u00eb. Atij iu rr\u00ebnua kulti i pathyeshm\u00ebris\u00eb, kur demostruesit guxuan ti digjnin selit\u00eb e PSP-s\u00eb dhe kur ata pushtuan universitetet duke u bashkuar dhe me pedagog\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pra, po ta ndjek\u00ebsh hap pas hapi trajektoren e k\u00ebtij revolucioni serb ajo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb historia e nj\u00eb autokrati q\u00eb rr\u00ebzohet p\u00ebrmes zgjedhjesh, por p\u00ebrpjekja e nj\u00eb beteje t\u00eb p\u00ebrditshme, shpesh t\u00eb ashp\u00ebr dhe t\u00eb dhunshme, shpesh inteligjente dhe paq\u00ebsore, p\u00ebr ta grryer, mpakur, tkurur e telendisur pushtetin e tij. N\u00eb 25 tetorin e tanish\u00ebm u arrit vet\u00ebm pas k\u00ebtij procesi dy vje\u00e7ar q\u00eb u desh, po aq sa p\u00ebr t\u00eb grisur p\u00ebrfundimisht kartolin\u00ebn e propagand\u00ebs s\u00eb Vu\u00e7i\u00e7it edhe sa p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb frik\u00ebn duke rr\u00ebzuar mitin e njeriut q\u00eb mb\u00ebshtetet nga t\u00eb fort\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, mrekullia serbe mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb manual p\u00ebrdorimi p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb ka p\u00ebrqafuar, k\u00ebtu tek ne, fillimisht revolucionin e flamingove, e m\u00eb pas kthes\u00ebn e tij t\u00eb pashmangshme radikale. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e duan suksesin e tij nuk kan\u00eb pse joshen nga sirenat mashtruese t\u00eb atyre q\u00eb predikojn\u00eb se, student\u00ebt duhet t\u00eb krijojn\u00eb parti, se flamingot duhet t\u00eb zgjedhin p\u00ebrfaq\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb dialoguar me pushtetin, pasi n\u00eb demokraci gjith\u00e7ka vendoset vet\u00ebm me zgjedhje. Shembulli q\u00eb na vjen nga Beogradi \u00ebsht\u00eb se, po gjith\u00ebsei, tek zgjedhjet do t\u00eb arrihet nj\u00eb dit\u00eb, por se pik\u00eb s\u00eb pari duhet vijuar me rrug\u00ebn e nisur n\u00eb Tiran\u00eb. At\u00eb t\u00eb tronditjes s\u00eb dit\u00ebpasditshme t\u00eb regjimit, at\u00eb t\u00eb provokimit p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrfaqur n\u00eb sy t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve an\u00ebn m\u00eb kriminale dhe t\u00eb \u00e7mendur t\u00eb tij, at\u00eb t\u00eb p\u00ebrplasjes, p\u00ebr ta dob\u00ebsuar sa m\u00eb tep\u00ebr, p\u00ebrpara s\u00eb t\u00eb mb\u00ebrihet tek kutit\u00eb e votimit. Autokrati yn\u00eb, q\u00eb prej vitesh paguan t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt spin doctors-a si v\u00ebllu i tij sllav, deri m\u00eb tani ka ndjekur po ato kund\u00ebrp\u00ebrgjigje t\u00eb gabuara si Vu\u00e7i\u00e7. Ai e ka barabitur veten me shtetin, ka p\u00ebrqafuar teorit\u00eb e komplotit t\u00eb nj\u00eb dore t\u00eb huaj, i ka denigrur protestuesit dhe ka p\u00ebrdorur mjetet m\u00eb t\u00eb dhunshme q\u00eb disponon p\u00ebr t\u00eb mpshtur demostruesit. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por kjo ka prodhuar vet\u00ebm nj\u00eb efekt, rr\u00ebnimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb fasad\u00ebs si demokrat dhe nga ana tjet\u00ebr, vrasjen e frik\u00ebs prej dhun\u00ebs s\u00eb tij. Prandaj, ne jemi sot, pak a shum\u00eb si Sebia e gati nj\u00eb apo dy viteve m\u00eb par\u00eb dhe n\u00ebse dim\u00eb t\u00eb ndjekim m\u00eb vendosm\u00ebri t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb, at\u00ebhere dhe regjimi yn\u00eb mund t\u00eb shembetet vetvetiu, pa pasur parti q\u00eb e konkurojn\u00eb n\u00eb zgjedhje, por thjesht\u00eb nga nj\u00eb list\u00eb profesor\u00ebsh, mjek\u00ebsh, apo zanat\u00e7injsh t\u00eb zgjedhur thjesht\u00ebsisht nga p\u00ebrfaq\u00ebsi student\u00ebsh, merita e t\u00eb cil\u00ebve qe se e telendis\u00ebn aq shum\u00eb klik\u00ebn e Vu\u00e7i\u00e7it, sa i shnd\u00ebrruan votimet pothuajse n\u00eb formalitet.\/Lapsi.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Andi Bushati Goditja e fort\u00eb q\u00eb mori partia shtet e Aleksndar Vu\u00e7i\u00e7it n\u00eb zgjedhjet e t\u00eb diel\u00ebs n\u00eb Serbi ka rihapur nj\u00eb debat q\u00eb g\u00eblon prej koh\u00ebsh edhe k\u00ebtej n\u00eb an\u00ebt tona, at\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb me an\u00eb t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb hiqet qafe nj\u00eb regjim autokratik. Lista laramane e student\u00ebve serb\u00eb, e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":432010,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,235],"tags":[],"class_list":["post-432009","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-koment-opinion","category-kryesore","category-lajme","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/432009","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=432009"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/432009\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":432011,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/432009\/revisions\/432011"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/432010"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=432009"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=432009"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=432009"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}