{"id":432431,"date":"2026-11-02T13:23:58","date_gmt":"2026-11-02T12:23:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=432431"},"modified":"2026-11-02T13:24:00","modified_gmt":"2026-11-02T12:24:00","slug":"rama-ne-burg-berisha-ne-burg-sherr-brenda-opozites-per-thirrjet-e-protestes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/rama-ne-burg-berisha-ne-burg-sherr-brenda-opozites-per-thirrjet-e-protestes\/","title":{"rendered":"&#8220;Rama n\u00eb burg, Berisha n\u00eb burg&#8221;\/ Sherr brenda opozit\u00ebs p\u00ebr thirrjet e protest\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb ndarje e hershme brenda opozit\u00ebs, q\u00eb ka qen\u00eb gjithnj\u00eb aty por q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00ebn kontroll, u&nbsp;shnd\u00ebrrua papritur dit\u00ebt e fundit n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb ashp\u00ebr, me akuza t\u00eb nd\u00ebrsjella. Sali Berisha dhe Arlind Qori kan\u00eb dal\u00eb hapur kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit me akuza p\u00ebr bashk\u00ebpunim me Edi Ram\u00ebn dhe p\u00ebr sabotimin e protestave kund\u00ebr qeveris\u00eb. Kreu i Partis\u00eb Demokratike sulmoi s\u00ebrish k\u00ebt\u00eb t\u00eb diel drejtuesin e L\u00ebvizjes Bashk\u00eb, duke e cil\u00ebsuar pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb opozite q\u00eb punon p\u00ebr interesat e kryeministrit. Nga ana tjet\u00ebr, Qori, n\u00eb nj\u00eb video t\u00eb publikuar t\u00eb shtun\u00ebn nga protesta, e kishte akuzuar Berish\u00ebn se \u00ebsht\u00eb partner n\u00eb krim i Ram\u00ebs dhe se po p\u00ebrpiqet t\u00eb mbijetoj\u00eb politikisht.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shkak i shp\u00ebrthimit t\u00eb Berish\u00ebs ndaj Arlind Qorit kan\u00eb qen\u00eb thirrjet q\u00eb nga qershori n\u00eb protesta &#8220;Rama n\u00eb burg, Berisha n\u00eb burg&#8221;, sherret e simpatizant\u00ebve t\u00eb PD q\u00eb lind\u00ebn n\u00eb momentin kur k\u00ebta iu bashkuan protestave t\u00eb flamingove dhe refuzimi kategorik q\u00eb iu \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00eb tubime, deri n\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime dhe dhun\u00eb p\u00ebr t&#8217;i larguar.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">Akuzat e Berish\u00ebs p\u00ebr Qorin: Jago i Ram\u00ebs n\u00eb protesta<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Berisha pretendon se sloganet q\u00eb barazojn\u00eb PD me PS synojn\u00eb t\u00eb pengojn\u00eb pjes\u00ebmarrjen e demokrat\u00ebve n\u00eb protesta. Ai tha se prej koh\u00ebsh, Partia Demokratike kishte heshtur, p\u00ebr t\u00eb mos e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb protest\u00ebn, por tani ka kuptuar se ajo ishte e tradhtuar nga &#8220;bes\u00ebprer\u00eb&#8221; dhe &#8220;Jago&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>\u201cMir\u00ebpo ajo protest\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkaqesh q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb momenti tani, me gjith\u00eb mb\u00ebshtetjen ton\u00eb dhe vendimin ton\u00eb, s\u00eb pari p\u00ebr t\u00eb mos e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, s\u00eb dyti p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb n\u00eb protest\u00eb, s\u00eb treti duke ftuar nj\u00eb bashk\u00ebpunim sa m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, ajo protest\u00eb me gjith\u00eb kulmet e saj t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme, kreativitetin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb dekorit dhe skenarit t\u00eb saj, p\u00ebr fat t\u00eb keq u tradhtua nga Jago dhe bes\u00ebprer\u00eb t\u00eb cil\u00ebve historia s\u2019do t\u2019ua fal\u00eb kurr\u00eb\u201d<\/em>, deklaroi Berisha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas tij, p\u00ebrgjegj\u00ebsia bie mbi at\u00eb q\u00eb e quan \u201copozita e opozit\u00ebs\u201d, e cila, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendrohej te rr\u00ebzimi i qeveris\u00eb, k\u00ebrkoi t\u00eb konkurronte Partin\u00eb Demokratike p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin e pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb qytetare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>\u201cNj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebta ishte opozita e opozit\u00ebs. Q\u00eb mendoi se tani do b\u00ebhej opozita e madhe duke harruar se aty ishte nj\u00eb popull n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, dhe u hodh\u00ebn sloganet, u krahasua Partia Demokratike, lokomotiva e v\u00ebrtet\u00eb e t\u00eb gjitha protestave dhe opozitarizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, lokomotiva e betej\u00ebs kund\u00ebr narkoshtetit dhe narkodiktatur\u00ebs, e dokumentuar me qindra e qindra akte e dokumente, u krahasua me Partin\u00eb Socialiste dhe u b\u00eb lajtmotiv pik\u00ebrisht p\u00ebr ta d\u00ebshtuar protest\u00ebn. \u00c7ka s\u2019ishte fare n\u00eb k\u00ebrkesat e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve\u201d<\/em>, tha ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Berisha e konsideron kund\u00ebrshtimin e tij nga protestuesit si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar opozit\u00ebn kryesore, duke e lidhur k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim me interesa q\u00eb, sipas tij, i sh\u00ebrbejn\u00eb Ram\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>\u201cSlogani i ekstremist\u00ebve t\u00eb majt\u00eb dhe sorosian\u00ebve q\u00eb s\u2019ia falim kurr\u00eb Sali Berish\u00ebs, \u2018Rama ik, Berisha ik\u2019 ose \u2018opozit\u00eb e shitur\u2019, slogane q\u00eb kishin si q\u00ebllim bllokimin e popullit opozitar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb protest\u00eb&#8221;,<\/em> deklaroi Berisha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb pas, ai e p\u00ebrq\u00ebndroi sulmin personalisht ndaj Arlind Qorit, duke e akuzuar se nuk synon largimin e Ram\u00ebs, por vet\u00ebm korrigjimin e politikave t\u00eb qeveris\u00eb. Berisha shkoi m\u00eb tej, duke ngritur edhe akuza p\u00ebr p\u00ebrfitime t\u00eb paligjshme financiare, pa paraqitur prova q\u00eb t\u2019i mb\u00ebshtesin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>\u201cMerrni intervist\u00ebn e Qorrit t\u00eb Ram\u00ebs tek Ne\u00ebs24 ku thot\u00eb se ne protestojm\u00eb dhe Rama na d\u00ebgjon dhe korrigjon gabimet. Faktikisht pra, ai ishte nj\u00eb hipokrit i posht\u00ebr q\u00eb mashtronte, gjoja k\u00ebrkonte largimin e Ram\u00ebs n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ai k\u00ebrkonte korrigjimin e tij sepse mbahet me miliona t\u00eb destinuara p\u00ebr taksapaguesit shqiptar\u00eb, por n\u00eb m\u00ebnyrat m\u00eb t\u00eb paligjshme i kalojn\u00eb n\u00eb kontot e tij e b\u00ebhen si\u00e7 b\u00ebhen me to. Po, kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta\u201d<\/em>, u shpreh kreu i PD.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">Qori: Berisha, partner n\u00eb krim i Ram\u00ebs<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sulmeve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb Berish\u00ebs dit\u00ebt e fundit u kund\u00ebrshtuan nga nj\u00eb video e Arlind Qorit t\u00eb shtun\u00ebn n\u00eb Facebook, gjat\u00eb protest\u00ebs. Ai e cil\u00ebsoi kreun e PD nj\u00eb politikan q\u00eb po p\u00ebrpiqet t\u00eb mbijetoj\u00eb duke mashtruar qytetar\u00ebt. P\u00ebr Qorin, Rama dhe Berisha nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb dy alternativa t\u00eb kund\u00ebrta, por dy figura t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs klas\u00eb politike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>\u201cN\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e sotme nuk ka tragjedi q\u00eb t\u00eb mos shoq\u00ebrohet me nj\u00eb komedi. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb kemi Edi Ram\u00ebn, nj\u00eb persona q\u00eb po ua nxin jet\u00ebn p\u00ebrdit\u00eb shqiptar\u00ebve. Po i vjedh, bashk\u00eb me oligark\u00ebt, bashk\u00eb me kriminel\u00ebt. Po u shet atdheun, po u shkat\u00ebrron natyr\u00ebn, si n\u00eb Zv\u00ebrnec, n\u00eb Sazan, n\u00eb Rrjoll e kudo tjet\u00ebr\u201d<\/em>, deklaroi Qori.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duke e vendosur Berish\u00ebn n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn an\u00eb me kryeministrin, drejtuesi i L\u00ebvizjes Bashk\u00eb e akuzoi at\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb d\u00ebm t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>\u201cMir\u00ebpo n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr kemi nj\u00eb personazh qesharak, Sali Berish\u00ebn i cili \u00ebsht\u00eb partneri n\u00eb krim i Edi Ram\u00ebs n\u00eb sa e sa mbrapshti. Mir\u00ebpo q\u00eb ka pafytyr\u00ebsin\u00eb t\u00eb g\u00ebnjej\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7far\u00ebdolloj piruete politike vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbijetuar politikisht\u201d,<\/em> u shpreh ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Qori pretendoi gjithashtu se mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb Berish\u00ebs kan\u00eb ushtruar presion dhe kan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar qytetar\u00ebt, por sipas tij kjo thirrje nuk vinte nga L\u00ebvizja Bashk\u00eb, por &#8220;vjen nga shpirti i \u00e7do qytetari q\u00eb ka 35 vite q\u00eb vidhet&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>\u201cSali Berisha dhe t\u00eb tijt\u00eb kan\u00eb dit\u00eb q\u00eb akuzojn\u00eb \u00e7dok\u00ebnd, \u00e7do njeri, madje k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb edhe fizikisht pse qytetari th\u00ebrret \u2018Rama n\u00eb burg, Berisha n\u00eb burg\u2019 gjat\u00eb protest\u00ebs. Kjo thirrje nuk lind nga L\u00ebvizja Bashk\u00eb, megjith\u00ebse ne jemi dakort 100% me nj\u00eb thirrje t\u00eb till\u00eb. Vjen nga shpirti i \u00e7do qytetari q\u00eb ka 35 vite q\u00eb vidhet dhe posht\u00ebrohet nga kjo dyshe mujshar\u00ebsh, Edi Rama dhe Sali Berisha\u201d<\/em>, deklaroi Qori.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">Pse u p\u00ebrshkall\u00ebzua konflikti Berisha-Qori<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrplasja mes Berish\u00ebs dhe Qorit e ka zanafill\u00ebn n\u00eb protestat q\u00eb nis\u00ebn n\u00eb qershor kund\u00ebr projektit turistik n\u00eb zon\u00ebn e Zv\u00ebrnecit, ku kund\u00ebrshtimi i nd\u00ebrhyrjeve n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi mjedisore u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb qytetare. Tubimet, t\u00eb njohura edhe si protestat e flamingove, u p\u00ebrqendruan fillimisht te mbrojtja e natyr\u00ebs dhe kund\u00ebrshtimi i projekteve t\u00eb lidhura me interesa t\u00eb m\u00ebdha ekonomike, por k\u00ebto nuk pat\u00ebn mb\u00ebshtetjen e Partis\u00eb Demokratike q\u00eb n\u00eb gjenez\u00eb duke i l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb thirrjeve &#8220;Rama n\u00eb burg, Berisha n\u00eb burg&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me kalimin e koh\u00ebs, mobilizimi u zgjerua, duke p\u00ebrfshir\u00eb qytetar\u00eb q\u00eb ngrit\u00ebn k\u00ebrkesa p\u00ebr arsimin, koston e jetes\u00ebs, gjendjen n\u00eb spitale, munges\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb, korrupsionin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e qeveris\u00eb mbi k\u00ebto fenomene. N\u00eb tetor, protestat u p\u00ebrshkall\u00ebzuan n\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb dhunshme me policin\u00eb, nd\u00ebrsa pati raste kur deputet\u00ebt demokrat\u00eb u p\u00ebrzun\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Karakteri fillimisht qytetar i l\u00ebvizjes dhe refuzimi p\u00ebr t&#8217;u identifikuar me nj\u00eb parti, sidomos me partit\u00eb tradicionale kan\u00eb krijuar nj\u00eb frustrim tek Partia Demokratike q\u00eb iu bashkua me vones\u00eb protest\u00ebs s\u00eb flamingove n\u00eb bulevard dhe asaj t\u00eb student\u00ebve n\u00eb jav\u00ebt e fundit. N\u00eb protest\u00ebn e fundit q\u00eb thirr n\u00eb bulevard, gjithsesi deputet\u00ebt e PD dol\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb protest\u00ebs p\u00ebr t&#8217;u identifikuar hapur me tubimin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por p\u00ebrtej interesave t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs apo tjetr\u00ebs forc\u00eb politike, ajo q\u00eb mbetet n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, \u00ebsht\u00eb beteja e hapur brenda opozit\u00ebs q\u00eb nis rreth gjasht\u00eb muaj p\u00ebrpara zgjedhjeve lokale. Mbetet p\u00ebr t&#8217;u par\u00eb n\u00ebse p\u00ebrplasja Berisha-Qori ia b\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb Ram\u00ebs p\u00ebrballjen me opozit\u00ebn apo e orienton vot\u00ebn e t\u00eb pak\u00ebnaqurve me Ram\u00ebn drejt L\u00ebvizjes Bashk\u00eb.\/Lapsi.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb ndarje e hershme brenda opozit\u00ebs, q\u00eb ka qen\u00eb gjithnj\u00eb aty por q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00ebn kontroll, u&nbsp;shnd\u00ebrrua papritur dit\u00ebt e fundit n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb ashp\u00ebr, me akuza t\u00eb nd\u00ebrsjella. Sali Berisha dhe Arlind Qori kan\u00eb dal\u00eb hapur kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit me akuza p\u00ebr bashk\u00ebpunim me Edi Ram\u00ebn dhe p\u00ebr sabotimin e protestave kund\u00ebr qeveris\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":432432,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":["post-432431","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-koment-opinion","category-kryesore","category-lajme","category-politike","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/432431","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=432431"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/432431\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":432433,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/432431\/revisions\/432433"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/432432"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=432431"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=432431"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=432431"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}