{"id":432965,"date":"2026-11-23T11:40:16","date_gmt":"2026-11-23T10:40:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=432965"},"modified":"2026-11-23T11:40:18","modified_gmt":"2026-11-23T10:40:18","slug":"u-perjashtua-nga-ps-reagon-ndreca-asambleja-nje-turp","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/u-perjashtua-nga-ps-reagon-ndreca-asambleja-nje-turp\/","title":{"rendered":"U p\u00ebrjashtua nga PS, reagon Ndreca: Asambleja, nj\u00eb turp!\u00a0"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">Ish-deputeti socialist Plarent Ndreca, ka reaguar pas p\u00ebrjashtimit nga Partia Socialiste, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se, sipas tij, ka shkelur statutin e partis\u00eb dhe ka anashkaluar strukturat e saj, p\u00ebr t\u00eb imponuar vendimin politik ndaj tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb nj\u00eb reagim n\u00eb rrjetet sociale, Ndreca i cil\u00ebson mbledhjet e fundit t\u00eb Asambles\u00eb Komb\u00ebtare dhe Asambles\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs si \u201cnj\u00eb turp p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste\u201d, nd\u00ebrsa akuzon Ram\u00ebn se ka vendosur veten mbi partin\u00eb dhe ka fyer socialist\u00ebt q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb dakord me q\u00ebndrimet e tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Postimi i plot\u00eb i Ndrec\u00ebs:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb nderuar miq,<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb dashur socialist\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kush i ka ndjekur me kujdes daljet e mia publike, duhet ta ket\u00eb kuptuar se jam p\u00ebrpjekur ta mbaj t\u00eb ndar\u00eb pun\u00ebn time si avokat i Erion Veliajt nga q\u00ebndrimet e mia si socialist. Si avokat, kam p\u00ebrcjell\u00eb me besnik\u00ebri q\u00ebndrimet e ekipit mbrojt\u00ebs p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen Veliaj. Si socialist, si ish-deputet i Partis\u00eb Socialiste, si kandidat n\u00eb list\u00ebn e saj dhe si drejtues politik i Nj\u00ebsis\u00eb 14 n\u00eb Tiran\u00eb, kam zgjedhur t\u00eb p\u00ebrmbahem.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por p\u00ebrmbajtja e ka nj\u00eb kufi dhe ai u kalua kur Kryeministri p\u00ebrdori dy her\u00eb foltoren e kryetarit t\u00eb partis\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00eb nd\u00ebshkuar politikisht p\u00ebr q\u00ebndrimet q\u00eb kam mbajtur n\u00eb ushtrimin e profesionit tim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prandaj sot po ju flas edhe si socialist.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">S\u00eb pari, p\u00ebr partin\u00eb dhe statutin e saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mbledhjet e fundit t\u00eb Asambles\u00eb Komb\u00ebtare dhe t\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs ishin nj\u00eb turp p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Partia u kthye 35 vjet pas, fiks n\u00eb koh\u00ebn e fishk\u00ebllimave kund\u00ebr Drit\u00ebroit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Socialist\u00ebt e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb aty Edi Ram\u00ebn p\u00ebr t\u2019i udh\u00ebhequr, jo p\u00ebr t\u2019i fyer. Me qet\u00ebsin\u00eb dhe durimin q\u00eb i takojn\u00eb nj\u00eb kryetari, mund t\u2019i kishte d\u00ebgjuar arsyet pse nuk ishin me t\u00eb gjat\u00eb protestave. Por iu hak\u00ebrrye, i quajti \u201cm\u2026\u00ebr\u201d dhe e vuri veten mbi partin\u00eb. Po n\u00ebse e mban veten m\u00eb t\u00eb madh se partia, pse i mbledh asamblet\u00eb? Pse i th\u00ebrret socialist\u00ebt, kur i quan \u201cm\u2026\u00ebr\u201d dhe nuk ua d\u00ebgjon dot \u201cp\u2026dh\u00ebt\u201d? Pse nuk del vet\u00ebm n\u00eb zgjedhje? Pse nuk i merr vet\u00eb votat?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Foli p\u00ebr mua n\u00eb Asamblen\u00eb Komb\u00ebtare. Mori p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb ushtronte kompetenca q\u00eb nuk i takojn\u00eb dhe shkeli statutin q\u00eb, si kryetar i partis\u00eb, duhej ta respektonte i pari. Asambleja nuk mori asnj\u00eb vendim p\u00ebr p\u00ebrjashtimin tim nga \u201ckjo sht\u00ebpi\u201d, si\u00e7 e quan ai. T\u00eb shtun\u00ebn, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, Edi Rama u p\u00ebrpoq ta impononte vet\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb, duke anashkaluar strukturat q\u00eb jan\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb mbajtur \u00e7do socialist n\u00eb hullin\u00eb e statutit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po \u00e7far\u00eb shkeljeje statutore kam b\u00ebr\u00eb un\u00eb? Askush nuk artikuloi qoft\u00eb edhe nj\u00eb t\u00eb vetme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kam b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn time si avokat, duke p\u00ebrcjell\u00eb publikisht q\u00ebndrimet e ekipit mbrojt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Erion Veliajt, p\u00ebrfshir\u00eb pretendimet ndaj veprimeve t\u00eb Edi Ram\u00ebs si Kryeminist\u00ebr, t\u00eb paraqitura n\u00eb Gjykat\u00ebn e Strasburgut. Jan\u00eb pretendime juridike, mbi t\u00eb cilat vendos gjykata, jo Kryeministri apo Asambleja e Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por q\u00eb kur p\u00ebrkat\u00ebsia n\u00eb Partin\u00eb Socialiste kusht\u00ebzohet nga detyrimi p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb drejt\u00eb kryetarit? Q\u00eb kur mospajtimi me t\u00eb p\u00ebrb\u00ebn shkelje statutore dhe ushtrimi i profesionit t\u00eb avokatit b\u00ebhet shkak p\u00ebr nd\u00ebshkim politik? Edi Rama ka t\u00eb drejt\u00eb t\u2019i kund\u00ebrshtoj\u00eb pretendimet e mbrojtjes me argumente, por jo ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb p\u00ebrballjen me to n\u00eb goditje politike p\u00ebr avokatin q\u00eb i p\u00ebrcjell.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb nuk kam lejuar q\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsia ime politike t\u00eb m\u00eb diktoj\u00eb k\u00eb t\u00eb mbroj si avokat dhe nuk pranoj q\u00eb profesioni im t\u00eb m\u00eb diktoj\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb politike. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtja ime, por e \u00e7do socialisti q\u00eb beson se Partia Socialiste \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashkim njer\u00ebzish t\u00eb lir\u00eb, ku Statuti q\u00ebndron mbi vullnetin e kryetarit, jo e kund\u00ebrta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">S\u00eb dyti, p\u00ebr rolin tim n\u00eb raport me Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Meq\u00eb Kryeministri solli n\u00eb foltoren e partis\u00eb thashethemet q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb korridoret e tij politike dhe si\u00e7 duket, koh\u00ebt e fundit, ka shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb i fryjn\u00eb n\u00eb vesh informacione t\u00eb gabuara, nuk po them se \u201cg\u00ebnjen si derri\u201d, por nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt: asgj\u00eb nga ato q\u00eb tha nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Si drejtues politik i Nj\u00ebsis\u00eb 14, i kam p\u00ebrcjell\u00eb me shkresa Bashkis\u00eb dhe qeveris\u00eb problemet q\u00eb m\u00eb kan\u00eb ngritur qytetar\u00ebt e zon\u00ebs. E kam b\u00ebr\u00eb sepse e kam p\u00ebr detyr\u00eb t\u2019u jap z\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb m\u00eb drejtohen. P\u00ebr vijimin e k\u00ebsaj detyre vendosin strukturat e partis\u00eb, sipas statutit t\u00eb saj. Kur t\u00eb m\u00eb njoftohet vendimi sipas statutit, ose kur Partia Socialiste t\u00eb regjistrohet n\u00eb kadast\u00ebr si pron\u00eb private e Edi Ram\u00ebs, do ta respektoj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sa p\u00ebr em\u00ebrimet dhe shkarkimet n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, un\u00eb nuk kam em\u00ebruar e nuk kam shkarkuar ask\u00ebnd dhe as mund ta b\u00ebj, edhe po t\u00eb dua. Vendimet i ka marr\u00eb Erion Veliaj dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr to e mban ai. Por n\u00ebse Edi Rama do t\u00eb sigurohet p\u00ebr vullnetin e \u201cshokut\u201d t\u00eb tij (si\u00e7 e quan n\u00eb asamblen\u00eb e mbyllur), mund t\u00eb shkoj\u00eb e ta pyes\u00eb vet\u00eb. Jo nat\u00ebn e me kapele, por hapur, n\u00eb mes t\u00eb dit\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">S\u00eb treti, p\u00ebr \u201cg\u00ebnjeshtr\u00ebn\u201d time mbi takimin e Toni Gogut me Erion Veliajn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb Asamblen\u00eb Komb\u00ebtare, Edi Rama tha se kam g\u00ebnjyer dhe se kam shtremb\u00ebruar at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb takimin e Toni Gogut me Erion Veliajn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po \u00e7far\u00eb kam shtremb\u00ebruar? Erion Veliaj ma ka dh\u00ebn\u00eb rr\u00ebfimin e tij me shkrim. Un\u00eb e kam p\u00ebrcjell\u00eb publikisht, duke th\u00ebn\u00eb se ishte rr\u00ebfimi i tij. Nuk kam th\u00ebn\u00eb kurr\u00eb se isha aty apo se e d\u00ebgjova vet\u00eb bised\u00ebn. Meq\u00eb ra fjala, e besoj plot\u00ebsisht at\u00eb q\u00eb m\u00eb ka treguar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebse Edi Rama thot\u00eb se e kam shtremb\u00ebruar rr\u00ebfimin e klientit tim, le t\u00eb tregoj\u00eb cil\u00ebn fjal\u00eb kam shtuar, cil\u00ebn kam hequr ose cil\u00ebs ia kam ndryshuar kuptimin. N\u00ebse kund\u00ebrshton vet\u00eb rr\u00ebfimin e Erion Veliajt, le t\u00eb tregoj\u00eb mbi \u00e7\u2019prova mb\u00ebshtetet. A ishte vet\u00eb n\u00eb takim? A kishte dijeni paraprakisht? A i kishte dh\u00ebn\u00eb porosi ministrit? Ai q\u00eb flet me kaq siguri duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb na thot\u00eb nga i vjen kjo siguri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Erion Veliaj ka k\u00ebrkuar hetim p\u00ebr pretendimet e tij se ministri e ka shantazhuar dhe e ka k\u00ebrc\u00ebnuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Kryeministrit. Kryeministri mund t\u00eb nd\u00ebrmerrte nj\u00eb hetim qeveritar ose, si drejtues i shumic\u00ebs, t\u00eb mb\u00ebshteste nj\u00eb hetim parlamentar. Por p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e hetimit heshti.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe tani, p\u00ebr mua.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb jam socialist sepse besoj te demokracia, te shteti i s\u00eb drejt\u00ebs, te solidariteti dhe te progresi. Besoj te nj\u00eb familje politike me histori, q\u00eb jeton p\u00ebrmes njer\u00ebzve t\u00eb saj. Socialist\u00ebt q\u00eb e ngrit\u00ebn Edi Ram\u00ebn aty ku \u00ebsht\u00eb, un\u00eb i kam miq, shok\u00eb dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb. Ata nuk jan\u00eb as bujkrob\u00ebr, as skllev\u00ebr dhe as ushtar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sigurisht, jam edhe avokat dhe deri dje, n\u00eb syt\u00eb e Edi Ram\u00ebs, isha i papar\u00eb. Sot, q\u00eb rrethanat ndryshuan, jo p\u00ebr shkakun tim, nuk jam dhe aq. Me sa duket, edhe avokati i Erionit duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb rreshtin partiak. Madje edhe doktorin e Erionit duhet ta caktoj\u00eb partia dhe t\u2019i tregoj\u00eb se si t\u2019ia operoj\u00eb k\u00ebmb\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ia kam th\u00ebn\u00eb dhe po e p\u00ebrs\u00ebris. As m\u00eb l\u00ebkund, as m\u00eb dikton dhe as m\u00eb impresionon dot. P\u00ebr aq koh\u00eb sa Erion Veliaj d\u00ebshiron q\u00eb un\u00eb t\u00eb jem avokati i tij, do t\u2019i q\u00ebndroj pran\u00eb dhe do t\u2019i mbroj interesat me gjith\u00eb p\u00ebrkushtimin tim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshtu ma k\u00ebrkon betimi im profesional, solidariteti si socialist dhe thirrja njer\u00ebzore q\u00eb m\u00eb vjen nga t\u00eb gjall\u00ebt e t\u00eb vdekurit e atyre an\u00ebve ku i kam rr\u00ebnj\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por q\u00eb nga sot do t\u00eb jem edhe nj\u00eb socialist q\u00eb nuk hesht dhe q\u00eb nuk e braktis lirin\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn beson.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-deputeti socialist Plarent Ndreca, ka reaguar pas p\u00ebrjashtimit nga Partia Socialiste, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se, sipas tij, ka shkelur statutin e partis\u00eb dhe ka anashkaluar strukturat e saj, p\u00ebr t\u00eb imponuar vendimin politik ndaj tij. N\u00eb nj\u00eb reagim n\u00eb rrjetet sociale, Ndreca i cil\u00ebson mbledhjet e fundit t\u00eb Asambles\u00eb Komb\u00ebtare dhe Asambles\u00eb s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":13,"featured_media":432966,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":["post-432965","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-kryesore","category-lajme","category-politike","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/432965","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/13"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=432965"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/432965\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":432967,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/432965\/revisions\/432967"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/432966"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=432965"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=432965"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=432965"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}